Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 23.10.2018

Putin dhe Bolton diskutojnë mbajtjen e samitit të dytë SHBA-Rusi

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë këshilltarit amerikan për siguri kombëtare, John Bolton se ai dëshiron të vazhdojë dialogun me presidentin Donald Trump. Putin i bëri këto komente pas një takimi me Boltonin në Moskë, që zgjati 90 minuta, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Rusisë dhe SHBA-së, pavarësisht dallimeve që kanë këto shtete. Putini ka përmendur një takim të mundshëm me Trumpin më 11 nëntor, kur të dy liderët do të jenë në Paris për të marrë pjesë në shënimin... Читать дальше...

SHBA fut në listë të zezë nëntë persona për financim të terrorizmit

Evropaelire.org 

Grupi prej shtatë shteteve që lufton financimin ndërkombëtar të terroristëve ka futur në listë të zezë nëntë persona që janë të lidhur me talibanët e Afganistanit, përfshirë këtu dy zyrtarë të ushtrisë iraniane dhe disa persona që akuzohen se “lehtësojnë mbështetjen iraniane të grupeve terroriste”. Në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit thuhet se ka futur këta persona në listën e zezë me qëllim që të “ekspozojë dhe të pengojë talibanët... dhe sponsorët e tyre iranianë që kërkojnë të minojnë sigurinë e qeverisë afgane”. Читать дальше...

Projektligjet për tranzicionin e FSK-së në shqyrtim dhe dëgjim publik

Evropaelire.org 

Tri projektligjet e miratuara në parim për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet t’i nënshtrohen dëgjimit publik dhe rishikimit, para se të shkojnë në Kuvend për miratim përfundimtar. Dëgjimet publike pritet të organizohen në Prizren dhe në Graçanicë. Bëhet fjalë për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës... Читать дальше...



Halil Kastrati, myslimani që ndihmon të krishterët

Evropaelire.org 

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit ka bërë me shtëpi e banesa qindra familje në Kosovë. Këtë herë Kastrati ka ndihmuar dy familje katolike në fshatin Zym të Hasit.

Policia po heton sulmin ndaj pelegrinëve serbë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës po heton sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut, të cilët ishin nisur për të vizituar disa objekte fetare. Policia thotë se ka intervistuar 11 persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Pesë prej tyre janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në një komunikatë për media. Më 21 tetor, rreth 170 pelegrinë serbë ishin nisur me autobusë për të vizituar disa tempuj fetar. Autobusët me të cilët ata po udhëtonin ishin sulmuar me gurë. Читать дальше...

Medvedev: Do të ndalojmë importin e disa produkteve ukrainase 

Evropaelire.org 

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev thotë se Moska po përgatit sanksione për të ndaluar disa produkte ukrainase në Rusi. Medvedev po ashtu tha se në listën e sanksioneve që po përgatisin autoritetet ruse do të përfshihen edhe qytetarë dhe kompanitë ukrainase. “Sanksionet do të prekin shumë njerëz të njohur në Ukrainë dhe disa produkte ukrainase do të ndalohen që të importohen në Federatën Ruse”, tha Medvedev, duke shtuar se ai planifikon që ta nënshkruajë dokumentin e sanksioneve ndaj Ukrainës “në një periudhë të shkurtër kohore”. Читать дальше...

Nis rigjykimi për korrupsion ndaj ish-kryeministrit të Kroacisë

Evropaelire.org 

Në Kroaci ka nisur rigjykimi ndaj ish-kryeministrit të vendit Ivo Sander. Në fillim të seancës gjyqësore ai është deklaruar i pafajshëm. Sander po akuzohet se ka pranuar ryshfet nga kompania hungareze MOL, në këmbim që kjo kompani të bëhet aksionari më i madh në firmën kroate për energji INA, raporton Reuters. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Koracisë kishte udhëruar që dy raste për korrupsion ndaj Sander të kthehen në rigjykim, pasi kishte gjetur se ka pasur gabime procedurale në gjykimet e para. Читать дальше...

Pashinian nominohet për postin e kryeministrit

Evropaelire.org 

Aleanca politike Yelk ka nominuar në parlamentin armen për postin e kryeministrit, Nikol Pashinianin, i cili aktualisht është kryeministër në detyrë. Ky vendim vjen vetëm pak kohë para skadimit të afatit që grupet parlamentare të mund të nominojnë kandidatin e tyre për postin e kryeministrit. Fraksionet e tjera në parlament kanë thënë se nuk do të nominojnë asnjë kandidatë. Ligjvënësit pritet që të mbajnë raundin e parë të votimeve për postin e kryeministrit më 24 tetor. Pashinian, ka njoftuar... Читать дальше...



Ndryshimet kushtetuese përçajnë VMRO-DPMNE-në

Evropaelire.org 

Pas përjashtimit të shtatë deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese, VMRO-DPMNE-ja ka shkarkuar nga të gjitha funksionet edhe nënkryetarin e partisë, Mitko Jançev, si dhe anëtarin e kryesisë, Konstadin Bogdanovski, të cilët kishin qëndrime të kundërta nga kreu partiak për të mos votuar ndryshimet kushtetuese dhe për të mos marr pjesë në referendumin më 30 shtator. Veç kësaj, komitetit ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së opozitare ka vendosur t’i kërkojë organeve tjera të partisë shkarkimin edhe të Sasho... Читать дальше...

Buxheti i vitit 2019 pritet të jetë në vlerë prej 2.3 miliardë euro

Evropaelire.org 

Buxheti i Kosovës për vitin 2019, sipas projektimit aktual të tij, pritet të arrijë vlerën 2.3 miliardë euro. Ky pritet të jetë buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Kosova, thonë zyrtarë të Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës. Buxheti prej 2.3 miliardë euro, nga zyrtarët e qeverisë konsiderohet të jetë i realizueshëm, i qëndrueshëm dhe që ruan stabilitetin fiskal. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke u punuar... Читать дальше...

Gjendet mjet shpërthyes në shtëpinë e Sorosit në Nju Jork

Evropaelire.org 

Autoritetet amerikane thonë se kanë shkatërruar një letër-bombë të gjetur jashtë shtëpisë së miliarderit George Soros në Nju Jork, Pakoja ishte gjetur më 22 tetor në kutinë postare nga një punëtor i Sorosit i cili kishte lajmëruar autoritetet. Policia thotë se një ekip i specializuar më pas ka shpërthyer bombën në mënyrë të sigurt në një pjesë malore aty pranë. New York Times ka raportuar se Soros nuk gjendej në shtëpi në momentin e incidentit, i cili tashmë po hetohet nga FBI. Biznesmeni dhe filantropi 88-vjeçar Soros... Читать дальше...

Thaçi e Haradinaj thonë se Palmer rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Evropaelire.org 

Zëvëndësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Metthew Palmer siguroi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, se SHBA-ja mbështetë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zyrtari i lartë amerikan qëndroi sot në Prishtinë, në kuadër të një turi në vendet Ballkanit, ku paraprakisht vizitoi Serbinë e më pas edhe Maqedoninë. Takimet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj ishin të mbyllura dhe nuk kishte deklarata për media, mirëpo detajet e bisedimeve u bën të ditura një komunikatë nga Zyra e Presidentit të Kosovës. Читать дальше...

Trump përmend armët kineze në prag të braktisjes së paktit me Rusinë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se vendimi i tij për t’u larguar nga Traktati Bërthamor, i nënshkruar me Rusinë dekada më parë, është nxitur jo vetëm nga pretendimet se Moska është duke shkelur këtë pakt, mirëpo edhe nga nevoja për t’iu përgjigjur Kinës në aspektin e krijimit të armëve bërthamore. “Rusia nuk ka vepruar në përputhje me marrëveshjen”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 22 tetor. “Ne kemi të holla më shumë se askush tjetër. Ne do të ndërtojmë armë derisa ata të vetëdijësohen”, ka thënë ai. Читать дальше...

BE kërkon gjithpërfshirje në transformimin e FSK-së

Evropaelire.org 

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijanciç, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian është i interesuar për një proces gjithpërfshirës në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. "Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës si pjesë integruese e agjendës së Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian ka bërë gjithmonë thirrje për një proces gjithpërfshirës që çon drejt harmonizimit të legjislacionit në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës... Читать дальше...

Erdogan: Zyrtarët sauditë kanë planifikuar vrasjen e Khashoggit

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Arabia Saudite e ka planifikuar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Ai ka thënë në një fjalim parlamentar se një ekip saudit prej tre personash kanë hyrë në Stamboll një ditë para vrasjes së gazetarit. Sipas tij, kamerat e sigurisë në konsullatën saudite janë larguar, derisa në pamjet tjera të siguruara shihet se ai nuk ka dalë nga konsullata prej kur ka hyrë më 2 tetor. Përveç tjerash, lideri turk ka deklaruar t’i ketë thënë mbretit saudit... Читать дальше...

Maqedoni: Policia mbron deputetët që votuan pro ndryshimeve kushtetuese

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë në mbrojtje deputetët e VMRO-DPMNE-së që votuan për ndryshimet kushtetuese. Që nga votimi i 19 tetorit patrulla policore po qëndrojnë në afërsi të shtëpive të shtatë deputetëve ndërsa ata po sigurohen edhe gjatë lëvizjeve jashtë banesave të tyre. Një vendim i tillë është marrë pas kërcënimeve në rrjetet sociale se “deputetët që do të votonin për ndërrimin e emrit të shtetit do të tradhtonin idealin e atdheut dhe parimet e partisë VMRO-DPMNE... Читать дальше...

Trump paralajmëron nisje të ndaljes së ndihmave në A.Qendrore

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të nisin ndaljen e ndihmave për tri shtete të Amerikës Qendrore, teksa mijëra persona, kryesisht nga Hondurasi, janë afruar te kufiri amerikan. Kombet e Bashkuara kanë thënë që më shumë se 7,000 persona janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara dhe numri i tyre është duke u rritur në vazhdimësi, transmeton AFP. Trump në anën tjetër përmes një postimi në Twitter ka dënuar aktin duke e cilësuar këtë gjendje të jashtëzakonshme... Читать дальше...

Stuhia Uilla i afrohet bregut të Paqësorit në Meksikë

Evropaelire.org 

Uilla, stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme, që ka arritur në kategorinë e katërt është dobësuar teksa i është afruar zonës turistike në bregun e Paqësorit në Meksikë, duke detyruar Qeverinë t’iu nisë banorëve paralajmërime që të largohen nga zonat e tyre edhe të kenë kujdes. Autoritetet meksikane u kanë thënë thirrje banorëve të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që janë mbyllur edhe shkollat dhe janë anuluar një varg aktivitetesh tjera. Stuhia pritet të arrijë në brigjet e plazhit Mazatlan në pasditën e së martës. Читать дальше...

Kina hap një ndër urat më të gjata në botë

Evropaelire.org 

Kina ka hapur një prej urave më të gjata në botë që kalojnë përmes detit, pas gati 10 vjetësh prej kur kanë nisur punimet. Presidenti kinez, Xi Jinping ka qenë pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes që ka ndodhur në qytetin Zhuhai më 23 tetor. Ura përfshin 55 kilometra, duke përfshirë qasje në rrugë, tunele dhe lidhë tri qytete bregdetare në jug të Kinës: Hong Kongun, Macaun dhe Zhuhain. Kjo urë do të jetë e qasshme për trafik më 24 tetor. Ura është projektuar për t’iu rezistuar tërmeteve dhe stuhive... Читать дальше...

Palmer u takua me udhëheqësit e Kosovës

Evropaelire.org 

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer u takua sot në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Takimet kanë qenë të mbyllura dhe nuk ka pasur deklarata për media. Mirëpo, kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi se ka biseduar me Palmer për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës sa i përket bisedimeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Читать дальше...

Delegacioni amerikan takon princin saudit pavarësisht kritikave

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Steven Mnuchin ka takuar trashëgimtarin e fronit saudit, Mohammed bin Salman në Riad, pavarësisht rritjes së shqetësimeve për rolin e sauditëve në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi. Në takimin me dyer të mbyllura, një zëdhënës i Departamentit të Thesarit ka thënë se Mnuchin dhe Salman kanë diskutuar çështje ekonomike dhe ato kundër-terrorizmit, si për vdekjen e Khashoggit. Mediat shtetërore saudite kanë raportuar se ata kanë përmendur “rëndësinë e partneritetit strategjik Arabi Saudite-SHBA”. Читать дальше...

Ligjet joefikase përballë kriminalitetit të profilit të lartë

Evropaelire.org 

Kodi i ri Penal dhe Kodi i ri i Procedurës Penale, pritet që të futen për zbatim vitin e ardhshëm, thonë zyrtarë të Kuvendit të Kosovës, por për sa i përket sanksionimeve të veprave penale kundër detyrës zyrtare, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në krahasim me kodet aktuale penale dhe të procedurës penale, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike. Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit parlamentar për legjislacion, mandate, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsion,... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время движения поездов от Москвы до курортов Черноморского побережья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Филипп Киркоров

Киркоров оштрафован на 6 тыс. рублей за неуплату другого штрафа



Москва

Петербург планирует перенести опыт выставки "Россия" на региональный уровень

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net