Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 12.10.2018

Rusia pezullon nisjen e anijeve në hapësirë

Evropaelire.org 

Agjencia ruse e hapësirës tha se ka pezulluar të gjitha nisjet e anijeve Soyuz, derisa të kryhen hetimet e një problemi që çoi në një aterim urgjent këtë javë. Roskosmos e bëri njoftimin një ditë pasi astronauti amerikan, Nick Hague, dhe kozmonauti rus, Aleksei Ovchinin, u kthyen shëndosh në Tokë, pasi fluturimi i tyre u ndërpre pas nisjes nga objekti Baikonur në Kazakistan, një ditë më parë.   Agjencia tha se emergjenca është shkaktuar nga një përplasje e fazës së parë dhe të dytë të anijes kozmike. Читать дальше...

Ushtria siriane paralajmëron banorët e Idlibit: Rrini larg xhihadistëve!

Evropaelire.org 

Ushtria e Sirisë i paralajmëroi të premten banorët në Idlib - bastionin e fundit që kontrollohet nga rebelët - që të qëndrojnë larg xhihadistëve, që duhet të ikin nga zona e sigurt, përpara se të skadojë afati. Muajin e kaluar, Rusia, aleate e regjimit sirian, dhe Turqia, aleate e disa fraksioneve rebele, kanë krijuar një zonë të çmilitarizuar përreth Idlibit, për të shmangur një ofensivë masive të forccave qeveritare në provincën me rreth tre milionë banorë.  Zona e çmilitarizuar është thënë se synon të shmangë katastrofën humanitare. Читать дальше...

Uragani Michael në SHBA si "nëna e të gjitha bombave"

Evropaelire.org 

Uragani Michael ka shkatërruar qytetin Mexico Beach në veriperëndim të Floridas në SHBA, thanë zyrtarët. Stuhia ka zbarkuar atje të mërkurën, me erëra deri në 250 kilometra në orë. Mbi 1.4 milion shtëpi kanë qenë pa energji elektrike në Florida, Alabama Xhorxhia dhe Virxhinia, mëngjesin e së premtes. Michael, njëri nga uraganet më të fuqishme në historinë e Shteteve të Bashkuara, la të vrarë së paku 11 njerëz, ndërsa kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë. Personeli i ushtrisë amerikane përdori... Читать дальше...



E paqartë e ardhmja e Termocentralit “Kosova e Re”

Evropaelire.org 

Rreth 20 milionë euro do të paguante Qeveria e Kosovës në rast të dështimit apo tërheqjes nga marrëveshja me kompaninë “ContourGlobal” për ndërtimin e Termocentralit "Kosova e Re". Kjo pagesë do të ishte një penalizim ndaj Kosovës në rast se nuk e respekton marrëveshjen tashmë të nënshkruar me kompaninë amerikane. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, thonë se Termocentrali “Kosova e Re”, do të jetësohet. Këshilltari për ekonomi në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se... Читать дальше...

Drejtësia turke liron pastorin amerikan

Evropaelire.org 

Pastori amerikan, Andrew Brunson, i cili ka qenë në paraburgim në Turqi për më shumë se dy vjet, u lirua të premten nga gjykata e qytetit të Izmirit. Gjykata tha se ai nuk do të kalojë më asnjë ditë në paraburgim. Brunson është arrestuar nën dyshimet se ka pasur lidhje me grupe të caktuara politike, pas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në korrik të vitit 2016. Rasti ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë. Për shkak të tij, SHBA i ka vënë sanksione ministrit turk të Drejtësisë... Читать дальше...

Turqia "ka regjistrime që dëshmojnë vrasjen e gazetarit saudit"

Evropaelire.org 

Zyrtarët turq kanë siguruar prova me zë dhe video që tregojnë se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, është torturuar dhe vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll, raportojnë mediat amerikane. Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës më 2 tetor. Turqia raportohet t'iu ketë thënë zyrtarëve amerikanë se audio-incizimet japin disa nga provat më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes. Arabia Saudite i mohon akuzat. Читать дальше...

Gjermania vazhdon kontrollet në kufirin austriak edhe për 6 muaj

Evropaelire.org 

Gjermania do t'i vazhdojë edhe për gjashtë muaj kontrollet e përkohshme në kufirin me Austrinë, për shkak të shqetësimeve se kufijtë e jashtëm të BE-së nuk janë mjaftueshëm të mbrojtur, tha Ministria e Brendshme gjermane. Gjermania e koordinoi këtë vendim me Austrinë, Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë, tha një zëdhënëse e ministrisë. Qeveria daneze dha një njoftim të ngjashëm të premten, duke përmendur kërcënimin nga terrorizmi. Gjermania dhe vendet e tjera që bëjnë pjesë në zonën e lëvizjes së lirë të BE-së... Читать дальше...

A po kërcënohen deputetët që e mbështesin Marrëveshjen me Greqinë?

Evropaelire.org 

Partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE kërkon që të hetohen të gjitha dyshimet se deputetë të caktuar nga kjo parti kanë marrë kërcënime, pasi janë shprehur se dëshirojnë të votojnë për ndryshimet kushtetuese, që janë të domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. “Të gjitha instrumentet janë në duart e pushtetit, edhe ato që kanë të bëjnë me sigurinë e deputetëve, por edhe instrumentet sa i përket verifikimit të informacioneve. Pra, duhet të verifikohen këto informacione... Читать дальше...



Një agjent serb në mesin e të akuzuarve për mashtrim në futbollin belg

Evropaelire.org 

Një agjent sportiv me ndikim nga Serbia është në mesin e 19 të ndaluarve në Belgjikë, nën akuzat për mashtrim financiar dhe kurdisje të ndeshjeve. Dejan Velkoviq, agjent i klubit belg të futbollit Sporting Lokeren, u arrestua të premten. Velkoviq akuzohet për mashtrim financiar dhe përpjekje për të kurdisur një ndeshje, për të shpëtuar ekipin KV Mechelen nga rënia në ligë, sezonin e kaluar, por pa sukses.  Ai ka pasur kontrata me shumë klube futbolli në Belgjikë, përfshirë Anderlecht, Club Brugge dhe Standard Liege. Читать дальше...

Uragani Majkëll nuk lë asgjë mbrapa vetes

Evropaelire.org 

Uragani Majkëll ka shkaktuar “dëme të paimagjinueshme” pasi ka përfshirë zonat bregdetare të Floridas, ka thënë Guvernatori i këtij shteti, Rick Scott. Në zonat më të prekura nga ky Uragan në Florida janë parë shtëpi pa kulme, drunj të rrëzuar dhe kabllot e energjisë elektrike në rrugë.Majkëll ka përfshirë fillimisht këto zona të mërkurën me shpejtësi të erës deri në 155 kilometra në orë.

"Mjafton të dyshosh" - arma e Rusisë

Evropaelire.org 

Shumë e imagjinojnë luftën në aspektin e plumbave dhe shpërthimeve. Por, epoka e re e saj nuk përbëhet vetëm nga armatimi i avancuar. Teknologjia kibernetike është një tjetër armë që ka rritur tensionet, sidomos midis Rusisë dhe Perëndimit.

Thaçi dhe presidenti armen diskutuan për gjenocidet

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u prit të premten nga presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian. Thaçi ndodhet në Jerevan si udhëheqës i një vendi të bashkuar me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Zyra për shtyp e presidentit armen tha se Sarkissian dhe Thaçi "kanë folur në mënyrë specifike për gjenocidet" dhe kanë theksuar se "pranimi dhe dënimi i tyre janë mënyra më e mirë për t'i parandaluar ato". Në Jerevan, Thaçi mori pjesë në samitin e 17-të të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Читать дальше...

Diplomacia në zbehje

Evropaelire.org 

Diplomacia e Kosovës po shënon zbehje të vazhdueshme, qoftë në aktivitete, përfaqësim të vendit apo edhe në fushën e politikave të kultivimit të marrëdhënieve me vendet tjera, thonë njohësit e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare. Sipas tyre, viteve të fundit, Kosova ka shënuar një rënie me shërbimin e vet diplomatik si dhe me aktivitetet diplomatike. Profesori Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, tha për Radion Evropa e Lirë, se kjo zbehje e diplomacisë së Kosovës... Читать дальше...

Ateron avioni që bëri fluturimin më të gjatë në botë

Evropaelire.org 

Avioni që realizoi fluturimin më të gjatë në botë, ateroi në Nju Jork. Ai u nis nga Singapori dhe ateroi mëngjesin e sotëm, në orën 5:29, sipas kohës lokale. Fluturimi i kompanisë Singapore Airlines u realizua pa ndërprerje për 17 orë e 52 minuta dhe mbuloi mbi 15,000 kilometra distancë. Në bordin e aeroplanit kanë qenë 150 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit. Singapore Airlines e rinisi shërbimin pesë vjet pasi e pezulloi, pasi ishte bërë shumë i shtrenjtë. Kompania Qatar Airways ka... Читать дальше...

A do të ndikojë zhdukja e gazetarit Khashoggi në lidhjet SHBA-A.Saudite?

Evropaelire.org 

Valltare me shpata, pallate madhështore dhe aeroplanë që kanë ngritur në ajër ngjyrën e kuqe, të bardhë e të kaltër. Presidenti amerikan, Donald Trump ishte nisur drejt Arabisë Saudite në udhëtimin e tij të parë jashtë SHBA-së, si president, duke përmendur përfitimet e mëdha në kuadër të ndërtimit të lidhjeve të ngushta mes këtyre dy vendeve. Mirëpo, marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me Riadin janë tensionuar pas zhdukjes misterioze të shkrimtarit saudit, Jamal Khashoggi, por edhe në mes të administratës... Читать дальше...

Vrasja e gazetares bullgare, Gjermania do të ekstradojë të dyshuarin

Evropaelire.org 

Një gjykatë gjermane tha të premten se i dyshuari për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova, do të ekstradohet në Bullgari në ditët e ardhshme. "Ekstradimi i të akuzuarit mund të pritet shpejt", tha përmes një deklarate gjykata në qytetin Celle. Sipas saj, i dyshuari, 20 vjeç, i cili është arrestuar të martën në Gjermani në bazë të një urdhërarresti evropian, ka thënë gjatë marrjes në pyetje se "nuk ka dashur ta vrasë viktimën" dhe ka mohuar se e ka përdhunuar. "I... Читать дальше...

Bosnja nuk mund të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës

Evropaelire.org 

I sapozgjedhuri në presidencën tripalëshe të Bosnje Hercegovinës, Sefik Xhaferoviq nga Partia për Aksion Demokratik, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se pa pasur një konsensus të të gjithë anëtarëve të presidencës, Bosnja nuk mund të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës. “Bosnje dhe Hercegovina e ka qëndrimin  zyrtar kur është në pyetje kjo çështje, i cili thotë se për çfarëdo vendimi është i nevojshëm konsensusi i të gjithë anëtarëve të Presidencës, dhe këtë konsensus... Читать дальше...

Thaçi takon homologun e tij armen në Jerevan

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të premten me presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian, në kryeqytetin e këtij shteti Jerevan. Thaçi, i cili po qëndron në këtë shtet, pasi është duke marrë pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë, ka thënë se me presidentin Sarkissian ka diskutuar “për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet popujve dhe vendeve tona. “Ky ishte takimi ynë i parë dhe u dakorduam që komunikimin e ndërsjellë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë presidenti Thaçi. Читать дальше...

Lideri jugkorean është optimist për përfundim të Luftës Koreane

Evropaelire.org 

Presidenti jugkorean, Moon Jae-in i ka thënë BBC-së, se është çëshje kohe para se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore të shpallin fundin e gjendjes së luftës në Gadishullin Korean. Lufta në këtë Gadishull ka përfunduar më 1953 mirëpo traktati i paqes nuk është nënshkruar kurrë. Moon, ka thënë se mund të ketë më shumë “plagë e dhimbje” diplomatike, teksa tenton të bindë liderin verikorean, Kim Jong-un për të hequr dorë nga armët bërthamore. Megjithatë, ai e ka përshkruar Kimin si njeri të “sinqertë”. Читать дальше...


Музыкальные новости
Александр Розенбаум

Певец Розенбаум похвастался возрождением сети советских пивных в Петербурге





Персональные новости
Владимир Путин

Владимир Путин поздравил ветеранов с 50-летием начала строительства Байкало-Амурской магистрали





Rruga e gjatë për ta bërë ushtrinë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka iniciuar tri ligje për t’u aprovuar në kuvend përmes të cilave Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë kompetenca të njëjta si një ushtri e rregullt. Ky vendim është marr, pasi deputetët serbë thanë se nuk do ta votojnë ushtrinë e ardhshme të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese. Sa është e vështirë për Kosovën ta krijojë ushtrinë pa ndryshime kushtetuese?

Rifillon gjykimi kundër pastorit amerikan në Turqi

Evropaelire.org 

Pastori amerikan, Andrew Brunson, i cili konsiderohet qendra e konfliktit në mes të Ankarasë dhe Uashingtonit, ka arritur në gjykatën e Turqisë për rifillim të gjykimit, pas akuzave të lidhura me terrorizëm. Vëzhguesit janë duke pritur nëse ai do të lirohet meqë Shtetet e Bashkuar kanë kërcënuar me sanksione shtesë të rast të mbajtjes së Brunsonit në Turqi. Seanca e katërt në rastin kundër pastorit amerikan mbahet të premten në qytetin Izmir. Brunson, 50 vjeçar, mund të dënohet me 35 vjet burgim... Читать дальше...

Serbia shfuqizon vendimin e udhëtimit pa viza për iranianët

Evropaelire.org 

Serbia ka pezulluar udhëtimin pa viza për iranianët, pak pasi është shënuar përvjetori i parë prej kur iranianëve u ishte ofruar kjo mundësi. Duke cituar shqetësimet se banorët e Iranit janë duke shfrytëzuar këtë shtet si lokacion për të qëndruar përgjithmonë në Evropë, Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për shfuqizim të këtij vendimi. Më shumë se 15,000 iranianë kanë vizituar Serbinë prej kur u janë hequr vizat më 17 gusht të vitit të kaluar. Mediat serbe kanë raportuar se fluturimet direkte... Читать дальше...

Powell mund të ketë refuzuar emërimin si ambasadore e SHBA-së në OKB

Evropaelire.org 

Shefja ekzekutive në Wall Street, Dina Powell, të cilën Shtëpia e Bardhë e ka përmendur si kandidate të mundshme për ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara, është tërhequr vetë nga përzgjedhja potenciale, kanë raportuar agjencitë e lajmeve. Udhëheqësja e bankës për investime, Goldman Sachs është tërhequr si kandidate potenciale për të zëvendësuar ambasadoren amerikane, Nikki Haley në OKB, kanë raportuar Reuters dhe AP, duke cituar zyrtarë anonimë. Këto agjenci kanë raportuar se Powell i ka thënë presidentit amerikan... Читать дальше...

Një tjetër dimër me ndotje të ajrit

Evropaelire.org 

Autoritetet e Kosovës ende nuk kanë një pasqyrë të saktë rreth ndotësve më të mëdhenj të ajrit. Viteve të fundit, stina e dimrit për disa qytete të Kosovës, sidomos për Prishtinën, është karakterizuar me nivel të lartë dhe të rrezikshëm të ndotjes së ajrit. Rezultatet rreth ndotësve që po hulumtohen nga një kompani japoneze në fushën e ajrit, do të dalin në fillim të muajit nëntor, thonë përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Por, pa këtë hulumtim institucionet... Читать дальше...

Uragani Majkëll shkakton "dëme të paimagjinueshme"

Evropaelire.org 

Uragani Majkëll ka shkaktuar “dëme të paimagjinueshme” pasi ka përfshirë zonat bregdetare të Floridas, ka thënë Guvernatori i këtij shteti, Rick Scott. “Jeta e shumë personave ka ndryshuar përgjithmonë”, ka thënë ai. “Shumë familje kanë humbur gjithçka”. Në zonat më të prekura nga ky Uragan në Florida janë parë shtëpi pa kulme, drunj të rrëzuar dhe kabllot e energjisë elektrike në rrugë. Majkëll ka përfshirë fillimisht këto zona të mërkurën me shpejtësi të erës deri në 155 kilometra në orë. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время движения поездов от Москвы до курортов Черноморского побережья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Барыкин

«Летели с девятого этажа»: Александр Барыкин чуть не погиб при падении лифта



Москва

Пыль из пустыни Сахара добралась до улиц Москвы

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net