123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 08.10.2018

Bie popullariteti i Putinit në mesin e rusëve

Evropaelire.org 

Një sondazh i ri, i publikuar të hënën, tregoi se numri i rusëve që e konsiderojnë presidentin Vladimir Putin si politikanin më të besueshëm të Rusisë, ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Sondazhi i kryer në periudhën 20-26 shtator nga qendra e pavarur Levada, ka kërkuar nga të anketuarit të listojnë pesë ose gjashtë politikanë që iu besojnë më së shumti.  Putini ka dalë i pari me 39%, i pasuar nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovski dhe ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu - të dy me nga 15% mbështetje. Читать дальше...

Ukraina nisi ushtrime ajrore me vendet e NATO-s

Evropaelire.org 

Forca Ajrore e Ukrainës nisi të hënën stërvitje të shkallës së gjerë me Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera të NATO-s. Lojërat e luftës, të koduara si "Qielli i pastër 2018", do të zgjasin 12 ditë dhe do të zhvillohen në perëndim të Ukrainës, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi. Në to po marrin pjesë rreth 700 trupa, gjysma e tyre nga vendet anëtare të NATO-s: Shtetet e Bashkuara, Britania, Holanda, Belgjika, Danimarka, Estonia, Polonia dhe Rumania. "Qëllimi është të... Читать дальше...

Qeveria miraton ndryshimet kushtetuese

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme të mbajtur të hënën, miratoi ndryshimet kushtetuese, që janë pjesë e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, të njohur si Marrëveshja e Prespës. Me këto ndryshime parashihet që emri i shtetit të ndryshohet nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore. Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakoski theksoi se ndryshimet kushtetuese përfshijnë edhe ndryshimin e preambulës së Kushtetutës. Ndryshimet... Читать дальше...



Qeveria procedon në kuvend ndryshimet kushtetuese

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të hënën, ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Kuvendit ndryshimet kushtetuese, që janë pjesë e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, të njohur si Marrëveshja e Prespës. Me ndryshimet kushtetuese, që duhet të miratohen bazuar në Marrëveshjen me Greqinë, emri i shtetit ndryshohet nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore. Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakoski theksoi se ndryshimet... Читать дальше...

Trump "nuk planifikon" të shkarkojë Rosensteinin

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se nuk planifikon të shkarkojë zëvendësprokurorin e përgjithshëm amerikan, Rod Rosenstein. Rosenstein është zyrtari i Departamentit amerikan të Drejtësisë i ngarkuar me hetimin federal të ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. "Jo, nuk kam", tha Trump pasi u pyet nga gazetarët nëse ka plane për shkarkimin e zyrtarit numër 2 të Departamentit të Drejtësisë. Ditë ma parë ka pasur spekulime se Trump... Читать дальше...

Opozita nuk e mbështet rezolutën e koalicionit 

Evropaelire.org 

Edhe një draft-rezolutë e hartuar kësaj radhe nga liderët e partive të koalicionit qeverisës në lidhje me platformën për dialogun me Beogradin, mund të ketë fatin e rezolutave tjera, të cilët nuk arritën të miratohen nga Kuvendi i Kosovës. Partitë politike opozitare thotë se nuk do ta përkrahin në asnjë formë rezolutën e re të propozuar nga liderët e partive në pushtet. Opozitarët konsiderojnë se rezoluta e re është një përpjekje e udhëheqësve të vendit dhe partnerëve të koalicionin qeverisës... Читать дальше...

Thaçi i kërkon Haradinajt t'i korrigjojë deklaratat për dialogun

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një konferencë për media se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur dhe se është në një fazë të rëndësishme. Thaçi në këtë mënyrë iu kundërpërgjigj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili më herët tha se “ideja për ndryshimin e kufijve ka vdekur”. Duke e komentuar këtë deklaratë, Thaçi tha se kryeministri “është në humor të mirë ose ndihet tepër komod në karrigen e vet”. Ai theksoi se ka pritur që kryeministri të... Читать дальше...

Britani: Një në tri vajza ngacmohet kur është me uniformë shkolle

Evropaelire.org 

Një në tri vajza në Britani, e veshur me uniformë shkolle, është ngacmuar seksualisht në publik, bën të ditur një raport i degës britanike i organizatës globale për fëmijë Plan International. Organizata autorizoi një anketë me 1,000 adoleshente dhe vajza të moshës 14 deri në 21 vjeç në gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe kreu intervista me vajza dhe akademikë. Sipas rezultateve, rreth dy të tretat e vajzave të anketuara kanë përjetuar vëmendje të padëshirueshme seksuale në publik. Po sipas tyre... Читать дальше...



NATO mbështet dialogun Prishtinë – Beograd 

Evropaelire.org 

NATO mbështet plotësisht normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes procesit të dialogut, ka deklaruar sot në Beograd, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg. Këto komente, ai i bëri pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me këtë rast, Stoltenberg tha se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është platforma e vetme për të gjetur zgjidhje që respekton të drejtat e gjitha palëve. “Misioni ynë i KFOR-it mban një ambient të qetë dhe sigurt në Kosovë. Читать дальше...

Çmimi Vaclav Havel i ndahet aktivistit të burgosur rus

Evropaelire.org 

Oyub Titiyev, aktivist rus, i cili ndodhet në burg në Çeçeni për shkak të, siç thotë ai, akuzave të fabrikuara për posedim droge, u shpërblye me Çmimin për të Drejtat e Njeriut "Vaclav Havel". Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ndau çmimin të hënën, në hapje të sesionit vjeshtor. Titiyev, i cili në vitin 2009 ka pasuar aktivisten e vrarë, Natalya Estemirova, si udhëheqës i zyrës në Çeçeni të Qendrës ruse për të Drejtat e Njeriut "Memorial", është arrestuar në Çeçeni në muajin janar. Читать дальше...

Sa kushton transformimi i FSK-së?

Evropaelire.org 

Transformimi dhe ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës nga 55 milionë euro në vit, sa është tani, në afër 100 milionë euro në vit, diku pas 5 apo 6 vjetësh. Nga 1.8 miliard euro të buxhetit të Kosovës për vitin 2018, për FSK-në, këtë vit janë ndarë 55 milionë euro. Por, për transformimin e FSK-së, është planifikuar që buxheti për çdo vit të rritet me nga 5 deri në 6 milionë euro. Sidoqoftë, kostoja e gjithë procesit të transformimit të... Читать дальше...

Turqia kërkon përgjigje nga Arabia S. për zhdukjen e gazetarit

Evropaelire.org 

Turqia kërkoi të bëhet një kontroll i konsullatës saudite në Stamboll, pasi tha se një gazetar është vrarë brenda mureve të saj. Gazetari i zhdukur, Jamal Khashoggi, shtetas saudit, është parë për herë të fundit duke vizituar konsullatën, të martën e kaluar. Zyrtarët turq thanë se hetuesit kanë "prova konkrete" të vrasjes, e cila, sipas tyre, është kryer nga një ekip saudit prej 15 vetash, që ka arritur në Turqi javën e kaluar. Provat nuk u paraqitën, ndërsa Arabia Saudite i cilësoi akuzat si të pabaza. Читать дальше...

Lavrov: Rusët e dëbuar nga Holanda ishin në "udhëtim rutinë"

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të hënën se dëbimi i katër agjentëve të dyshuar rusë nga Holanda, në muajin prill, ka qenë "keqkuptim" dhe se vizita e tyre ka qenë "udhëtim rutinë". "Nuk kishte asnjë sekret në lidhje me udhëtimin e specialistëve tanë në Holandë, ka qenë një udhëtim rutinë. Ata nuk janë fshehur kur janë regjistruar në hotel, ose kur kanë shkuar në aeroport, ose kur kanë shkuar në ambasadën tonë", tha Lavrov në një konferencë për media. "Ata janë arrestuar pa shpjegim dhe u është kërkuar të largohen. Читать дальше...

"Nuk ka prova" se gazetarja bullgare u vra për punën e saj

Evropaelire.org 

Zyrtarët në Bullgari thanë se, deri më tash, nuk ka prova që sugjerojnë se vrasja e një gazetareje televizive, që tronditi këtë vend, lidhet me punën e saj. "Bëhet fjalë për përdhunim dhe vrasje", tha ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Mlladen Borisov, i cili udhëtoi drejt qytetit Ruse për të mbikëqyrur hetimet në lidhje me vrasjen e Victoria Marinovas. Trupi i Marinovas, 30 vjeçe, u gjet të shtunën në një park në Ruse, pranë Lumit Danub. Policia tha se ajo është rrahur brutalisht, përdhunuar... Читать дальше...

Gordana Jankullovkska dënohet me 6 vjet burgim

Evropaelire.org 

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, u dënua me 6 vjet burgim për shpërdorim të detyrës në aferën e njohur me emrin “Tanku”. Gjykata Penale e Shkupit e shpalli fajtore Jankullovskën për shkelje të procedurës së blerjes së një makine të blinduar për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në vlerë prej 600 mijë eurosh. Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se makina është blerë nga MPB-ja, por nga dëshmitë e siguruara ka rezultuar se, në fakt, ajo "është blerë për ish-kryeministrin Gruevski". Читать дальше...

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi

Evropaelire.org 

Ekonomistët amerikanë, William Nordhaus dhe Paul Romer, fituan Çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike për integrimin e ndryshimeve klimatike dhe të inovacionit teknologjik në analizën makroekonomike. "Gjetjet e tyre e kanë zgjeruar fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë se si ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe ndërgjegjësimin", tha përmes një deklarate Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Nordhaus nga Universiteti Yale dhe Romer nga Universiteti i Nju Jorkut... Читать дальше...

Haradinaj: Kosova nuk do të eksportojë azilkërkues në Evropë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me liberalizimin e vizave, Kosova nuk do të eksportojë azilkërkues, kriminelë apo pasiguri në Evropë, por qytetarë të ndershëm që duan të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë evropianë. Këto komente, Haradinaj i bëri gjatë Takimit të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, i cili mbledh krerët e të gjitha institucioneve të Kosovës nga fusha e sundimit të ligjit, përfshirë edhe përfaqësues ndërkombëtarë. Në këtë takim u diskutua për rastet e shënjestruara... Читать дальше...

NATO dhe Serbia me ushtrime të përbashkëta të emergjencave civile

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjeve të emergjencave civile në qytetin Mlladenovac, 50 kilometra larg Beogradit. “Është shumë kënaqësi të gjendem këtu dhe të shoh se si Serbia dhe NATO-ja punojnë së bashku. Ky është ushtrimi më i madh i këtij lloji dhe hera e parë që po mbahet në Serbi”, tha Stoltenberg. Stërvitjet “Serbia 2018” organizohen bashkërisht nga NATO, Qendra Evropiane... Читать дальше...

Ndërron jetë gazetari Ibrahim Rexhepi

Evropaelire.org 

Në moshën 64-vjeçare, ka ndërruar jetë gazetari i njohur nga Kosova, Ibrahim Rexhepi. Lajmi është konfirmuar nga familjarë dhe kolegë të tij, përmes rrjeteve sociale. Ibrahim Rexhepi ka punuar për shumë vite në gazetën Rilindja, pastaj në atë Bujku si dhe në Kosova Sot, Koha Ditore, Lajm, Express dhe Revista Ekonomia. Ai ishte ndër gazetarët më të vlerësuar si ekspertë i çështjeve nga fusha e ekonomisë. Viteve të fundit, ai ishte angazhuar edhe në politikë, në kuadër të Aleancës Kosova e Re.


Музыкальные новости
Артур Пирожков

Певец Александр Ревва попросил не трогать его семью после слухов об эмиграции





Персональные новости
Дмитрий Песков

Песков: в РФ безостановочно ведут работу по борьбе с коррупцией





Nacionalisti serb, Millorad Dodik fiton ulëse në presidencën e Bosnjës

Evropaelire.org 

Nacionalisti, Millorad Dodik është shpallur fitues për ulësen e serbëve në presidencën tripalëshe të Bosnjës, derisa priten rezultatet përfundimtare më vonë gjatë ditës së hënë. Ngritja e liderit të linjës së ashpër në zyrën kryesore, pozitë të cilën do ta ndajë me liderin mysliman dhe atë kroat, mund të shtrijë nacionalizmin në Bosnjën e cila është përballur me luftë dy dekada më parë. Dodik, lideri prej kohësh i serbëve të Bosnjës në Republikën Serbe, ka kërcënuar më herët se do të organizojë votime për të ndarë këtë rajon... Читать дальше...

Japonia mirëpret marrëveshje tregtare me Britaninë pas Brexitit

Evropaelire.org 

Britania do të ishte e mirë se ardhur në marrëveshjen tregtare, Partneriteti Trans-Paqësor, pasi të largohet nga Bashkimi Evropian, ka thënë kryeministri japonez, Shinzo Abe. Abe ka thënë për Financial Times, se derisa Mbretëria e Bashkuar do të humbiste rolin e saj si portë drejt Evropës pas Brexitit, kjo marëveshje do t’i mundësonte “fuqi globale”. Ai po ashtu u ka bërë thirrje Britanisë dhe Bashkimit Evropian të veprojnë me “mençuri” për të anashkaluar një Brexit pa marrëveshje. Marrëveshja... Читать дальше...

Dodik, Gjaferoviq dhe Komsiq shpallin fitore në zgjedhjet presidenciale të Bosnjës

Evropaelire.org 

Nacionalisti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik ka fituar udhëheqësinë në votimet për ulëse të komunitetit të tij në presidencën tripalëshe të Bosnje Hercegovinës, ndonëse rezultatet përfundimtare pritet të bëhen pubike më vonë gjatë ditës së hënë. Partia kryesore e myslimanëve boshnjakë, ka thënë se kandidati i saj, Sefik Gjaferoviq, do të përfaqësojë këtë parti në presidencë. Sa i përket votuesve kroatë, Zheljko Komsiq është kthyer sërish në ulësen presidenciale. Bosnja është e ndarë në tri etni... Читать дальше...

Dodik, Xhaferoviq dhe Komshiq shpallin fitore në zgjedhjet presidenciale të Bosnjës

Evropaelire.org 

Nacionalisti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik ka fituar udhëheqësinë në votimet për ulëse të komunitetit të tij në presidencën tripalëshe të Bosnje Hercegovinës, ndonëse rezultatet përfundimtare pritet të bëhen pubike më vonë gjatë ditës së hënë. Partia kryesore e myslimanëve boshnjakë, ka thënë se kandidati i saj, Sefik Xhaferoviq, do të përfaqësojë këtë parti në presidencë. Sa i përket votuesve kroatë, Zheljko Komshiq është kthyer sërish në ulësen presidenciale. Bosnja është e ndarë në tri etni... Читать дальше...

Kina konfirmon ndalimin e shefit të INTERPOL-it

Evropaelire.org 

Kina ka konfirmuar se është duke mbajtur presidentin e zhdukur të Interpolit, Meng Hongwei. Pekini ka thënë se ai është nën hetime nga një trup shtetëror kundër korrupsionit për shkelje të paspeficikuara të ligjit. Meng, po ashtu zëvendës-ministër i Sigurisë Publike në Kinë, është raportuar i zhdukur, pasi ka udhëtuar nga qyteti Lion i Francës, vend ku gjendet selia e INTERPOL-it, drejt Kinës më 25 shtator. INTERPOL ka thënë më herët se ka pranuar dorëheqjen e tij nga presidenca të dielën, duke kërkuar zbatim të menjëhershëm. Читать дальше...

Shkencëtarët kërkojnë veprim për të ngadalësuar ngrohjen globale

Evropaelire.org 

Studiuesit për klimë kanë paralajmëruar për nevojën e ndryshimeve “të shpejta”, ashtu që të mënjanohet një rritje e rrezikshme e ngrohjes globale. Sipas tyre, nivelet aktuale të gazrave serrë, mund të ndikojnë në rritjen e temperaturës së Tokës për 1.5 gradë Celsius deri më 2030.  “Ngrohja globale pritet të rritet për 1.5 gradë Celsius në periudhën 2030-2052, nëse vazhdon të rritet norma aktuale”, ka thënë Paneli për Ndryshime Klimatike, që ka fituar më parë Çmim Nobel, në raportin e fundit të prezantuar në një konferencë në Korenë Jugore. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В хоккейном ЦСКА сменился главный тренер


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о том, что не играла в Индиан-Уэллс из-за болезни: «К сожалению, восстановление заняло много времени»


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о создании информационной системы состояния окружающей среды





Путин в России и мире
Москва

Мособлдума выступила за присвоение Красноармейску высокого звания


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

«С какой целью вы пришли почтить память? Он вам родственник?» В Москве осудили девушку, которая пришла возложить цветы в память о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт группы «Пикник» в Петербурге начался с минуты молчания о жертвах теракта



Москва

В апреле дважды случится "Нирвана" на сцене театра "Модерн"

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net