Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 09.10.2018

Policëve në Indi u ndalohet buzëqeshja e tepërt

Evropaelire.org 

Zyrtarëve policorë në Aeroportin e Indisë u është kërkuar të qeshin më pak. Ky vendim është marrë duke u arsyetuar se atmosfera festive mund të krijojë idenë e mungesës së sigurisë dhe është kërcënim për sulme terroriste. Forca Industriale e Sigurisë së këtij shteti, e cila është përgjegjëse për sigurinë e fluturimeve, ka kërkuar nga stafi që të jenë “më vigjilentë sesa të shoqërueshëm”. Ata do të kalojnë nga një “një sistem i buzëqeshjeve të shpeshta” në “sistem të buzëqeshjeve të mjaftueshme”, ka njoftuar Indian Express. Читать дальше...

Edhe i dyshuari i dytë në rastin Skripal është nderuar nga Putini

Evropaelire.org 

Ueb-faqja hulumtuese, Bellingcat ka thënë se ka gjetur që dy burrat, për të cilët Britania dyshon se kanë helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia janë shpërblyer me medalje heroike të Federatës Ruse nga presidenti i këtij shteti, Vladimir Putin, disa vjet më parë. Duke publikuar detaje rreth të gjeturave të fundit më 9 tetor, Bellingcat ka thënë se Aleksandr Mishkin është dekoruar pothuajse në kohën e njëjtë sikur Anatoly Chepiga më 2014, vitin që Rusia ka aneksuar Krimenë... Читать дальше...

Thaçit i kërkohet të kthejë procesin e listave të veteranëve në pikën zero

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  është takuar të martën me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka njoftuar se përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së, kanë kërkuar nga ai, që i tërë procesi i listës së veteranëve të kthehet në pikën zero. “Përfaqësuesit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së dhe kërkuan që të ushtroj autoritetin tim, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero... Читать дальше...



Trump: Është duke u organizuar samiti i dytë me Kimin

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se takimi i tij i radhës me liderin verikorean, Kim Jong Un do të ndodhë se dhe zyrtarët janë duke punuar në çështje organizative, transmeton Reuters. Duke folur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, pasi ka njoftuar për dorëheqjen e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, Trump ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka pasur takim fantastik me  Kimin dhe se aktualisht është duke u diskutuar për tri apo katër lokacione se ku mund të takohen të dy liderët. Читать дальше...

“Telekom Serbia” nuk mirëpritet në Shqipëri

Evropaelire.org 

Operatori telefonik serb “Telekom Serbia” ka bërë zyrtarisht të ditur se është në bisedime për të blerë operatorin e dytë më të madh në Shqipëri, “Telekom Albania”. Ata përmes një deklarate në mediat e Serbisë kanë thënë se “‘Telekom Serbia’ synon që të pozicionohet si një lider rajonal në fushën e telekomunikacioneve. Ne e kemi dorëzuar një ofertë e cila është në shqyrtim”. Megjithatë, në Shqipëri, edhe pse operatori serb besohet të jetë ofertuesi më i lartë nga tre sa janë gjithsej, një transaksion... Читать дальше...

Siguria në punë

Evropaelire.org 

Në pesë vjetët e fundit në Kosovë kanë vdekur 93 punëtorë gjatë punës në ndërtimtari. Me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona” është protestuar në Prishtinë për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e ndërtimtarisë.

Thaçi e Haradinaj ashpërsojnë polemikat

Evropaelire.org 

Raportet ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj, janë acaruar kohëve të fundit si pasojë e qëndrimeve të kundërta rreth idesë për ndryshimin e kufijve që buron nga tavolina e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të hënën se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur dhe se është në një fazë të rëndësishme. Thaçi në këtë mënyrë iu kundërpërgjigj deklaratave të kryeministrit të Kosovës... Читать дальше...

Jep dorëheqje ambasadorja e SHBA-së në OKB

Evropaelire.org 

Mediat amerikane kanë raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. Largimi i ish-guvernatores së Karolinës Jugore ka qenë befasues për zyrtarët e administratës së Trumpit, është thënë në disa raporte. Trump u ka thënë gazetarëve në Zyrën Ovale se Haley do të largohet nga detyra në fund të vitit, pasi ka bërë një “punë të mrekullueshme”. Trump e ka ftuar ish-ambasadoren që të kthehet sërish në detyrë në ndonjë post që do ta zgjedhte ajo. Читать дальше...



Uragani me "fuqi përbindëshi" i afrohet Floridas

Evropaelire.org 

Uragani Majkëll është fuqizuar në kategorinë e dytë, pasi erërat kanë arritur në 155 kilometra katrorë, teksa ai i afrohet bregdetit të Floridas. Uragani pritet të arrijë në kategorinë e tretë para se të dobësohet ditën e mërkurë. Parashikuesit e motit kanë thënë se në disa rajone sasia e ujit nga shiu mund të arrijë deri në 30 centimetra. Guvernatori, Rick Scott ka paralajmëruar banorët të largohen nga rrugët duke thënë se ky është “uragan me fuqi të përbindëshit”. Majkëll pritet pritet... Читать дальше...

Pjesëtarët e komunitetit LGBT shfaqin shqetësime për sigurinë e tyre

Evropaelire.org 

Pjesëtarët e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), thonë se po ndihen të diskriminuar dhe të kërcënuar në vazhdimësi. Një hulumtim i bërë nga Instituti Kombëtar Demokratik (IKD), ka rezultuar se vetëm 3 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta pranonin fëmijën si anëtar të komunitetit LGBT, derisa 97 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk do t’i lejonin të jetojnë në shtëpi anëtarët e këtij komuniteti. Diskriminimi i pjesëtarëve të këtij komuniteti fillon nga familja... Читать дальше...

Haradinaj rithekson se tema e ndryshimit të kufijve është e vdekur

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qëndron prapa deklaratave të tij se opsioni i ndryshimit të kufijve është i vdekur. Një ditë më herët, Haradinaj është kritikuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për këto deklarata duke thënë se Haradinaj duhet t’i korrigjojë këto deklarata. Në të kundërtën, Thaçi kishte thënë se krerët e institucioneve edhe mund të largohen.     Por, Haradinaj tha se nuk pret që deklaratat e tilla të ndikojnë në rrëzimin e Qeverisë që ai drejton. “Kush e ka ndërmend ta rrëzojë Qeverinë nuk flet... Читать дальше...

Zaev optimist për ndryshime kushtetuese në Kuvend

Evropaelire.org 

Partitë e koalicionit qeveritar vazhdojnë përpjekjet për të siguruar dy të tretat e votave në Kuvend për të miratuar ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Ndryshimet janë proceduar të hënën nga qeveria dhe kanë të bëjnë me ndryshimin e preambulës dhe përshtatjen e pjesëve tjera me marrëveshjen që dy vendet kanë arritur më 17 qershor në Prespë të Greqisë. Kryeministri, Zoran Zaev javën e kaluar kishte deklaruar se deri nga 10 tetori... Читать дальше...

Të paktën 8 persona të vdekur pas sulmit në një marsh zgjedhor në Afganistan

Evropaelire.org 

Një sulm i dyshuar vetëvrasës në një marsh zgjedhor në jug të Afganistanit ka lënë të vdekur të paktën tetë persona, kanë thënë zyrtarët, teksa militantët po rrisin sulmet në këtë shtet pak para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme këtë muaj. Zëdhënësi i provincës Helmand, Umar Shakti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 11 persona po ashtu janë plagosur në këtë sulm, i cili ka ndodhur në kryeqytetin e kësaj province, Lashkar Gah. Bomba ka shpërthyer para zyrës së kandidatit presidencial, Saleh Mohammad Khan Achakzai. Читать дальше...

Vigjilje për gazetaren e vrarë bullgare

Evropaelire.org 

Qindra njerëz morën pjesë në një vigjilje më 8 tetor, në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, për të nderuar gazetaren e vrarë, Viktoria Marinova. Policia tha se Marinova u vra në një sulm brutal dy ditë më parë, në të cilin u rrah, u përdhunua dhe u mbyt. Autoritetet thanë se po hetojnë vrasjen dhe nuk është ende e qartë nëse sulmi është i lidhur me punën e Marinovas si gazetare.

Shqipëria synon masa të rrepta për siguri dhe krim të organizuar

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë të martën, në një konferencë për media u deklarua për pesë vendimet dhe masat e marra nga qeveria për ndryshimet ligjore, sa i përket sigurisë dhe krimit të organizuar. Ai tha se qeveria ka marrë iniciativë të forcojë sigurinë në shkolla, duke shtuar oficerë sigurie në 150 shkolla, duke siguruar një hallkë të munguar në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike deri në funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës apo bullizmit. Читать дальше...

Turqia do të nisë hetime në konsullatën saudite pas zhdukjes së gazetarit Khashoggi

Evropaelire.org 

Turqia ka thënë se do të nisë hetime në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, lidhur me zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Ministria e Jashtme turke ka thënë se Arabia Saudite është “e hapur për të bashkëpunuar” dhe ka kërkuar hetime në ndërtesë në kuadër të procesit hetimor. Khashoggi është parë teksa ka vizituar konsullatën javën e kaluar andaj Turqia ka thënë se ai mund të jetë vrarë aty. Arabia Saudite në anën tjetër ka mohuar këto akuza. Kjo Ambasadë ka thënë se gazetari... Читать дальше...

Pritje të gjata për bileta

Evropaelire.org 

Qytetarë të shumtë kanë pritur me orë të tëra në radhë, nga dita e hënë, kur ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e futbollit Kosova - Malta që do të zhvillohet të enjten. Federata e Futbollit të Kosovës ka dështuar të krijojë një sistem online për të lehtësuar qasjen në blerjen e biletave. (Video: Bujar Tërstena)

Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Kosova që shkoi në Siri

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit M.D, i cili dyshohet se në vitin 2013 kishte shkuar në Siri dhe i ishte bashkuar organizatave terroriste. Përmes një njoftimi për media, kjo Gjykatë ka bërë të ditur se ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurit M.D. “Të pandehurit M.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.D që nga muaji mars të vitit 2013... Читать дальше...

Në Bullgari arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetares Marinova

Evropaelire.org 

Policia bullgare ka ndaluar të dyshuarin në lidhje me vrasjen e gazetares së televizionit, Viktoria Marinova, rast i cili ka tërhequr vëmendje dhe dënim ndërkombëtar. “Ne mund të njoftojmë se një i dyshuar është ndaluar”, ka thënë agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim qeveritar që ka njohuri me hetimet për vrasjen e Marinovas. Radioja kombëtare në Bullgari, duke cituar informacione të pakonfirmuara nga ministria e Brendshme, ka raportuar se i dyshuari është një “qytetar rumun me pasaportë nga Moldavia”. Читать дальше...


Музыкальные новости
Песня

Рассылка Песни или Музыки на все Радиостанции России, СНГ и Мира, а также по всем СМИ России.





Персональные новости
Росгвардия

Представители Росгвардии приняли участие в военно-патриотической игре «Я патриот»





Kryeministri Rama refuzon ofertën serbe për blerjen e Telekomit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk është në preferencën e Qeverisë Shqiptare investimi në Telekom Albania nga ana e Kompanisë serbe të Telekomit. “Qëndrimi i Qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe i qartë: bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, ka thënë Rama në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë. Telekomi i Serbisë kishte shfaqur interesimin për blerjen e Telekom Albania, të cilën e ka nxjerrë në shitje Deutche Telekom.

Lufta me rezoluta të pazbatueshme

Evropaelire.org 

Qytetarët e Kosovës nuk e kanë asnjë arsye që t’i marrin seriozisht rezolutat të cilat miratohen në Kuvendin e Kosovës, për faktin se deri më tash asnjë nga rezolutat e miratuara nuk është zbatuar, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike ne vend. Rezolutat janë shprehje e vullnetit politik të Kuvendit për çështje të caktuara, por të cilat nuk kanë karakter obligues. Së fundmi, është ofruar një draft-rezolutë e hartuar nga liderët e partive të koalicionit qeverisës në lidhje me platformën për dialogun me Beogradin. Читать дальше...

Kim fton Papa Françeskun në Phenjan

Evropaelire.org 

Lideri verikorean, Kim Jong-un ka ftuar Papa Françeskun për të vizituar Korenë Veriore, ka njoftuar zyra presidenciale e Koresë Jugore. Ftesa për të vizituar Phenjanin do të dërgohet nga presidenti jugkorean, Moon Jae-in, i cili do të qëndrojë në Vatikan javën e ardhshme në kuadër të udhëtimit të tij në Evropë. Asnjë Papë nuk ka vizituar ndonjëherë Korenë Veriore, ndonëse Papa Gjon Pali II është ftuar një herë. Koreja Veriore dhe Vatikani nuk kanë zyrtarisht marrëdhënie diplomatike. “Gjatë takimit me Papa Françeskun... Читать дальше...

Arrestohen sulmuesit e dyshuar të shqiptarëve në Novi Sad

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se policia e Novi Sadit ka arrestuar katër persona të dyshuar për sulm ndaj dy të rinjve shqiptarë, të cilët janë rrahur në natën midis së shtunës dhe të dielës në këtë qytet. "Policia, pas hetimeve intensive disaorëshe, i ka identifikuar të gjithë sulmuesit që kanë rrahur dy të rinjtë dhe ka arrestuar katër të dyshuar për këtë vepër penale", tha Stefanoviq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Stefanoviq tha se... Читать дальше...

FMN: Lufta tregtare mund ta bëjë botën "vend më të varfër"

Evropaelire.org 

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vlerësimin e fundit të ekonomisë globale, paralajmëroi se lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës rrezikon ta bëjë botën "një vend më të varfër dhe më të rrezikshëm". FMN-ja e uli parashikimin e saj për rritjen globale këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Ajo tha se lufta e plotë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës do të bëjë dëm të konsiderueshëm në rimëkëmbjen ekonomike. Ekonomisti kryesor i FMN-së, Maurice Obstfeld, tha se barrierat e mëtejshme tregtare do të godasin familjet... Читать дальше...

Trump i kërkon falje gjykatësit Kavanaugh

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i kërkoi falje gjykatësit të ri të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh, për, siç tha, "fushatën e gënjeshtrave" gjatë seancave të konfirmimit. Trump iu referua debatit të ashpër lidhur me emërimin e Kavanaugh, pas akuzave për sulm seksual që u bënë kundër tij. Kavanaugh tha se nuk është i hidhëruar pavarësisht konfirmimit "të diskutueshëm". Ai i mohoi akuzat e ngritura nga disa gra. Gjykatësi u konfirmua nga Senati të shtunën, me 50 vota për dhe 48 kundër. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В поселке Калининец состоялся этап Чемпионата и Первенства Москвы и МО по кроссу «Кубок Kramar Motorsport»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Подмосковье примет участие во всероссийском экологическом форуме





Путин в России и мире
Москва

В Москве усилят ПВО и установят сверхмощные "глушилки" для дронов в день инаугурации Путина


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

«Время бежит быстро»: Тимати показал фотографии повзрослевшего сына Ратмира



Москва

Третьего участника стрельбы в Москве ищут в районе Талдомской и Ангарской улиц

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net