123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 05.10.2018

Katër civilë janë vrarë nga sulmet ajrore në Afganistan

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën katër civilë janë vrarë gabimisht, si pasojë e sulmeve të kryera nga forcat ajrore të Afganistanit, që kanë shënjestruar militantët talibanë në jug të Afganistanit. Shefi policor i provincës, Kandahar, Abdul Raziq, ka thënë se talibanët kanë kryer një sulm në distriktin Maruf, të cilit i janë kundërvënë forcat e sigurisë me sulme ajrore më 4 tetor. Raziq ka thënë se militantët kanë tentuar të “ikin duke u përzier me disa fshatarë në një dasëm”, duke lënë të vdekur një fëmijë... Читать дальше...

Në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë mund të diskutohet anulimi i Brexitit

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka caktuar një seancë më 27 nëntor për të vendosur nëse Parlamenti Britanik mund të ndryshojë njëanshëm mendje për largim nga Bashkimi Evropian, i ka thënë një burim agjencisë së lajmeve, Reuters. Ligjvënësit skocezë që kanë kundërshtuar Brexitin, kanë nisur një peticion në Gjykatën Skoceze vitin e kaluar për të vërtetuar se Britania ka mundësi që njëanshëm të vendosë për të qëndruar në bllokun më të madh tregtar në botë. Sipas tyre, ende nuk ka asgjë dyshim ligjor... Читать дальше...

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve me inicialet: B.B; R.K; G.SH; A.A; L.M; dhe E.H. Prokuroria ka njoftuar përmes një komunikate se ndaj tre të pandehurve të parë  është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”. Për të pandehurin B.B është ngritur aktakuzë për veprën penale “lehtësim në kryerjen e terrorizmit, kurse për G.SH aktakuza... Читать дальше...



Kavanaugh edhe një hap më afër pozitës në Gjykatën Supreme

Evropaelire.org 

Senati amerikan ka votuar në të mirë të Brett Kavanaugh, të nominuarit të presidentit amerikan, Donald Trump, për gjykatës në Gjykatën Supreme, duke dërguar një hap më tej procesin e miratimit të tij. Ky votim është konsideruar test për mbështetjen që ka Kavanugh, i cili është përballur me akuza për sjellje të keqe seksuale nga disa gra. Tani vëmendja ka kaluar te katër senatorë, në votimin përfundimtar që zhvillohet të shtunën. Në votimin procedural, 51 senatorë kanë votuar për dhe 49 kundër gjyqtarit Kavanaugh. Читать дальше...

Ndërpriten kontratat “abuzive” për blerjen e barnave të shtrenjta

Evropaelire.org 

Më shumë se 20 milionë euro në vit ndahen për buxhetin e nevojshëm për barna dhe material shpenzues në sektorin publik shëndetësor në Kosovë. Ndonëse është potencuar nga zyrtarët shëndetësorë se ky buxhet cilësohet si i pamjaftueshëm, ata gjithashtu kanë theksuar faktin se Ministria e Shëndetësisë, prej vitesh ka blerë barna më të shtrenjta sesa çmimi real i tyre në treg. Prej pasluftës së fundit në Kosovë, lista esenciale me barna asnjëherë nuk ka arritur të përmbushet në tërësi. Këtë vit... Читать дальше...

Netanyahu merret në pyetje sërish në hetimet për korrupsion

Evropaelire.org 

Policia izraelite ka marrë në pyetje për të 12-ën herë, kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netanyahu, lidhur me një hetim të gjatë për korrupsionin, transmeton Reuters. Hetuesit i kanë bërë pyetje për orë të tëra Netanyahut në zyrën e tij në Jerusalem. Disa media lokale kanë thënë se pyetjet kanë qenë të lidhura me dy raste, për të cilat policia ka rekomanduar ngritjen e padive. Një rast lidhet me një dhuratë që supozohet t’i jetë dhënë familjes së Netanyahut, ndërsa në tjetrin besohet se... Читать дальше...

Prizreni i thotë lamtumirë KFOR-it gjerman

Evropaelire.org 

Pikërisht më 4 tetor, në ditën e Festës së Bashkimit të Gjermanisë, ushtarët gjermanë të KFOR-it, që kanë shërbyer në Prizren për gati dy dekada, kanë bërë parakalimin lamtumirës në qendër të qytetit historik. Ata nuk do të jenë më në këtë qytet dhe kampi i tyre ushtarak do të përdoret si park i inovacionit dhe trajnimeve.(Video: Arben Hoti)

E kaluara dhe e tashmja e një mësimdhënëseje

Evropaelire.org 

Më 5 Tetor, kur edhe shënohet Dita Botërore e Mësuesit, mësimdhënësja Fetie Tmava–Mehani nga fshati Mazgit i Ulët i komunës së Obiliqit, rrëfen momentet e vështira, nëpër të cilat ajo ka kaluar prej kur ushtron këtë profesion. Mungesa e kushteve elementare për punë, rreziku gjatë viteve '90 e deri te puna pa pagë, janë disa nga sfidat me të cilat ajo është përballur që kur nisi punën si mësimdhënëse më 1988.



Sfidat e një mësimdhënëse të viteve '90

Evropaelire.org 

Sot, më 5 Tetor, kur shënohet Dita Botërore e Mësuesit, mësimdhënësja Fetie Tmava–Mehani nga fshati Mazgit i Ulët i komunës së Obiliqit, rrëfen momentet e vështira, nëpër të cilat ajo ka kaluar prej kur ushtron këtë profesion. Mungesa e kushteve elementare për punë, rreziku gjatë viteve '90 e deri te puna pa pagë, janë disa nga sfidat me të cilat ajo është përballur që kur nisi punën si mësimdhënëse më 1988.

Franca nis hetime pas zhdukjes së shefit të INTERPOL-it

Evropaelire.org 

Autoritetet franceze kanë nisur hetime, meqë presidenti i Agjencisë së Policisë Ndërkombëtare, INTERPOL, Meng Hongwei, është raportuar i zhdukur, pasi ka udhëtuar në shtetin e tij të origjinës, Kinë. Gruja e Hongwei ka kontaktuar policinë në Lion, qytetin francez ku ka selinë kjo agjenci, pasi burri i saj nuk është lajmëruar prej kur ka arritur në Kinë më 29 shtator, kanë thënë burime nga policia dhe gjyqësori. INTERPOL-i ende nuk ka komentuar asgjë rreth këtij rasti. Funksioni kyç i kësaj... Читать дальше...

BE nënshkruan pakt me Shqipërinë për kontrollet e migrantëve

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka thënë se ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë, duke iu lejuar rojeve kufitare të Bashkimit Evropian të kenë qasje në këtë shtet, për të ndihmuar në kontrollet e migrantëve. Ky rast njëherësh shënon paktin e parë të këtij lloji që është arritur në mes të BE-së dhe një vendi që nuk është pjesë e bllokut evropian. Nga selia e BE-së është thënë të premten se marrëveshja synon “të luftojë migrimin joligjor, në veçanti ndryshimet në valët e migrimit dhe krimet e lidhura me kalime kufitare”. Читать дальше...

Në hall për të gjetur punëtorë

Evropaelire.org 

Një vend ku papunësia arrin normën e rreth 30 për qind, e kompanitë ankohen se nuk po gjejnë punëtorë mund të tingëllojë si paradoks, por kjo po e përcjell Kosovën muajve të fundit. Kompani në sektor të ndryshëm në Kosovë flasin për mungesë të madhe të punëtorëve. Shumë prej tyre thonë se po detyrohen që të kërkojnë punëtorë nga vendet fqinje, pasi që nuk arrijnë që të gjejnë punëtorë në vend. Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se me këtë problem po përballen kompanitë prodhuese, ndërtimore dhe ato të tregtisë. Читать дальше...

Incidenti me makinë në Berlin nuk ka shenja të terrorizmit

Evropaelire.org 

Një burrë ka drejtuar makinën në një kafe në Charlottenburg të Berlinit, duke plagosur disa persona, mirëpo nuk ka shenja se incidenti ka lidhje me terorizëm, ka njoftuar policia gjermane, transmeton Reuters. “Sipas të gjeturave fillestare të kolegëve tanë në skenën e sulmit, drejtuesi i makinës ka pasur probleme me shëndet”, ka thënë Policia e Berlinit përmes një njoftimi në Twitter, pa dhënë detaje tjera. “Nuk ka shenja të terrorizmit”, ka thënë zëdhënësi i policisë, duke shtuar se ka shumë... Читать дальше...

E kaluara dhe e tashmja e një mësueseje nga Kosova

Evropaelire.org 

Fetie Tmava-Mehani nga fshati Mazgit i Ulët i komunës së Obiliqit, është mësimdhënëse në lëndën e Teknologjisë. Për herë të parë, ajo filloi të japë mësim në vitin 1988. Ndonëse kishte vullnet të madh për punë, ajo rrëfen fillimin e saj të vështirë. “Prej Mazgitit deri në Obiliq është dashur të shkohet në këmbë, pastaj Obiliq–Prishtinë, Prishtinë-Bardh i Madh. Në orën pesë të mëngjesit është dashur të zgjohem për të arritur në ora 08.00 në punë”, thotë Tmava-Mehani. Si shumë mësimdhënës të tjerë... Читать дальше...

Ish-presidenti i K.Jugore dënohet me 15 vjet burgim

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-bak është dënuar me 15 burgim për korrupsion. Lee është ndëshkuar në një seancë në Seul të premten nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe abuzim me pushtetin, duke u udhëruar që të paguajë edhe 11.5 milionë dollarë gjobë. Ish-presidenti në anën tjetër ka pretenduar se akuzat janë të motivuara politikisht. Ai është bërë ish-lideri i katërt jugkorean që është burgosur, duke pasuar burgimin e paraardhësit të tij në muajin prill. Park Geun-hye është dënuar... Читать дальше...

Gjykata e Apelit i konfirmon dy vjet burgim Nikolla Gruevskit

Evropaelire.org 

Gjykata e Apelit në Shkup ka fuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore për dënimin me ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski me dy vjet burgim. Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Tanku” që ka bëjë me keqpërdorimet për blerjen e një makine të llojit Mercedes për afër 600 mijë euro. Për të njëjtën vepër me 4 vjet e gjysmë burgim është dënuar edhe ndihmës-ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovsi ndërsa një proces i veçantë po zhvillohet edhe ndaj ish -ministres, Gordana Jankullovska. Читать дальше...

Maqedonia në "prapa kthehu"

Evropaelire.org 

Referendumi për ndryshimin e emrit në Maqedoni ishte vetëm pikënisja e rrugëtimit të këtij vendi drejt anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Tani që dështoi, cilët janë skenarët e mundshëm?

India nënshkruan pakt miliardësh me Rusinë për mbrojtje

Evropaelire.org 

India ka nënshkruar marrëveshje në vlerë të 5 miliardë dollarëve për të blerë sisteme ajrore të mbrojtjes nga Rusia, S-400, pavarësisht rreziqeve nga sanksionet amerikane, të cilat mund të prekin shtetet që bëjne tregti me Rusinë në sektorin e mbrojtjes dhe atë të inteligjencës, transmeton AP. Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri indian, Narendra Modi kanë nënshkruar marrëveshjen të premten në Nju Delhi dhe kanë diskutuar edhe për energjinë bërthamore, sektorin hapësinor dhe ekonominë. Читать дальше...

Opozita maqedonase paralajmëron mbi 200 padi për referendumin

Evropaelire.org 

Opozita në Maqedoni konsideron se dalja në referendumin e së dielës ka qenë edhe më e ulët se 36 për qind sikur të mos manipulohej me votimin. VMRO DPMNE-ja do të ngrejë padi kundër më shumë se 200 anëtarëve të këshillave zgjedhore nga disa qytete të banuara me shqiptarë, si Struga, Kërçova, disa zona të Tetovës dhe të Shkupit. Ajo pretendon në falsifikimin e të paktën 50 mijë votave, edhe pse KSHZ-ja që drejtohet nga kuadër i VMRO-së, procesin zgjedhor e kishte vlerësuar si kryesisht demokratik... Читать дальше...


Музыкальные новости
Борис Гребенщиков

Борис Гребенщиков сообщил, что не знает, кто такой Богомолов





Персональные новости
МТС

МТС Travel рассказал, куда туристы из Чувашии поедут на майские праздники





Mukwege dhe Murad fitues të Nobelit për Paqe

Evropaelire.org 

Gjinekologu Denis Mukwege, që trajton viktimat e dhunës seksuale në Kongo dhe Nadia Murad, aktiviste nga Jazidi për të drejtat e njeriut dhe e mbijetuar e skllavërisë seksuale nga Shteti Islamik në Irak, janë fitues të çmimit Nobel për Paqe të vitit 2018. Nga Komiteti norvegjez i Nobelit thanë se kanë ndarë këtë çmim për shkak të kontributit të tyre për t'i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë e luftës. “Të dy laureatët kanë dhënë kontribut të madh në tërheqjen e vëmendjes dhe luftimin e këtij krimi të luftës", u tha në njoftim.

Protesta në SHBA kundër gjykatësit Kavanaugh

Evropaelire.org 

Qindra protestues kundër të emëruarit të presidentit amerikan, Donald Trump, për gjykatës të Gjykatës Supreme u arrestuan në Uashington. Komediania Amy Schumer dhe modelja Emily Ratajkowski qenë në mesin e 302 grave që u ndaluan për protestën kundër gjykatësit Brett Kavanaugh. Protesta nisi pasi republikanët thanë se një raport i FBI-së e ka shfajësuar atë nga akuzat për sulm seksual. Por, demokratët thanë se hetimi pesëditësh “nuk është i plotë” sepse, sipas tyre, është kufizuar nga Shtëpia e Bardhë. Читать дальше...

Pakistani dëbon disa organizata të huaja bamirëse

Evropaelire.org 

Pakistani urdhëroi organizatën bamirëse ActionAid dhe 17 agjenci të tjera ndërkombëtare të ndihmës t'i mbyllin operacionet dhe të largohen nga ky vend. ActionAid, organizatë me seli në Afrikën e Jugut, e cila përqendrohet në shkollim, zbutje të varfërisë dhe të drejta të njeriut, tha se ka marrë urdhrin për dëbim nga Ministria e Brendshme e Pakistanit. "Vendimi i Pakistanit për mbylljen e ActionAid dhe të OJQ-ve të tjera ndërkombëtare është një përshkallëzim shqetësues i sulmeve ndaj shoqërisë civile... Читать дальше...

Sponsori kryesor i Ronaldos ngre shqetësime për lojtarin

Evropaelire.org 

Gjiganti amerikan i veshjeve sportive Nike tha se është "thellësisht i shqetësuar" me akuzat për përdhunim kundër yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo. Kompania që ka kontratë në vlerë prej një miliard dollarësh me Ronaldon, tha se "do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër situatën". EA Sports, që po ashtu ka kontratë me Ronaldon, bëri komente të ngjashme. Ronaldo, 33 vjeç, ka mohuar se ka sulmar Kathryn Mayorgan në një hotel në Las Vegas më 2009. Mayorga, 34 vjeçe, është frymëzuar të flasë nga lëvizja #MeToo (Edhe unë), tha avokatja e saj.

Rusia: SHBA është në "rrugë të rrezikshme"

Evropaelire.org 

Zyrtarët rusë thanë se Shtetet e Bashkuara janë në një "rrugë të rrezikshme" dhe se "nxisin me dashje tensione në marrëdhëniet midis fuqive bërthamore". Komentet vijnë pasi SHBA akuzoi të enjten inteligjencën ushtarake ruse për fushatë globale të piraterimit kundër institucioneve perëndimore. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, u bëri thirrje aleatëve amerikanë: Britanisë, Australisë, Kanadasë dhe Holandës - që i janë bashkuar SHBA-së në akuzat e tilla - që t'i rishqyrtojnë pozicionimet e tyre. Читать дальше...

Ministrat me aktakuzë fshihen pas zbrazëtive ligjore

Evropaelire.org 

Gjashtë nga 22 ministrat e Qeverisë së Kosovës janë me aktakuza nga organet e drejtësisë, nën dyshime të ndryshme si, keqpërdorim i detyrës, posedim i armëve dhe punësime të paligjshme. Ka më gjatë se një vit që kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte iniciuar miratimin e një kodi, me të cilin do të ndalohej ushtrimi i funksioneve publike në rast se personat e caktuar kanë aktakuzë. Kryeministri Ramush Haradinaj është arsyetuar para mediave se ministrat nuk i cakton ai, por partitë me të cilat është në koalicion. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Олимпиада по финансовой грамотности МГУ проходит при поддержке СберСтрахования жизни


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Кудерметова выиграла турнир WTA в Штутгарте в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Результативность, вовлечённость, трудоголизм — где грань? Книга от автора российской модели факторов вовлечённости персонала.





Путин в России и мире
Москва

Тема дня: Путин назвал сохранение духовных ценностей условием укрепления суверенитета


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко убежден, что белорусы «никогда еще так хорошо не жили»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Священнику, отпевавшего Навального, запретили носить рясу и крест



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Розенбаум

Певец Розенбаум похвастался возрождением сети советских пивных в Петербурге



Москва

Теплая погода и кратковременные дожди придут в Московский регион на выходных

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net