Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 30.10.2018

Erdogan kërcënon me sulme të reja kundër kurdëve sirianë

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të martën se shteti i tij ka finalizuar planet për një “operacion efektiv” që do të shënjestrojë milicinë kurde të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në lindje të Lumit Eufrat, hap i cili mund të rrisë edhe më shumë tensionet në zonën ku gjendet baza e forcave të udhëhequra nga SHBA-ja, transmeton Reuters. Deklaratat e Erdoganit vijnë ditë ditë pasi ushtria turke ka nisur sulme në pozicionet e  Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) dhe ka përsëritur... Читать дальше...

Ministri Tahiri takohet me kryeprokurorin e Gjykatës së Posaçme

Evropaelire.org 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur sot në takim prokurorin e specializuar të Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte në Kosovë, Jack Smith. Në këtë takim, ministri Tahiri, siç thuhet në një komunikatë për media, ka shprehur “gatishmërinë e institucione të Kosovës që të përmbushin të gjitha obligimet ndaj Dhomave të Specializuara”. Ministri Tahiri ka kërkuar nga prokurori Smith që “qytetarët që potencialisht mund të jenë subjekt i paraqitjes pranë këtyre Dhomave, të trajtohen në përputhje... Читать дальше...

Rusia i përgjigjet stërvitjeve të NATO-s me testime raketore

Evropaelire.org 

Rusia planifikon të kryejë testime të reja raketore në Norvegji këtë javë, në zonën ku NATO-ja është duke kryer stërvitjet më të mëdha ushtarake prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, një hap që është cilësuar si përshkallëzim i tensioneve në Veri të Largët. “Ne jemi njoftuar javën e kaluar për testimet raketore të planifikuara nga Rusia jashtë bregut të këtushëm”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në perëndim të Norvegjisë, ku është duke zhvilluar stërvitjet aleanca veri-atlantike. Читать дальше...



Beogradi nuk dëshiron të shohë pjesëtarë serbë në FSK

Evropaelire.org 

Më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK], kanë braktisur radhët e kësaj Force pas presioneve të shumta të raportuara ndaj tyre, përmes qarqeve të caktuara në Serbi.  Përfaqësuesit më të lartë politikë në Beograd kanë deklaruar se nuk do të donin që t’i shohin pjesëtarët e komunitetit serb pjesë të FSK-së, sidomos tani, kur kjo forcë po i shton kapacitetet e saj dhe po merr “rrugën” e transformimit drejt krijimit të ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Читать дальше...

Thaçi demanton Vuçiqin

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se gjatë inaugurimit të aeroportit të ri në Stamboll, shteti i Kosovës është prezantuar njësoj si shtetet e tjera, me simbolet që ka. Këto komente vijnë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se gjatë inaugurimit të aeroportit më të ri në Stamboll të Turqisë, kishte kërkuar nga organizatorët që të hiqet flamuri i Kosovës. Erdogan hapi aeroportin më të madh në Evropë “Kam kërkuar që të hiqet flamuri i Kosovë dhe ashtu është vepruar”, ka thënë Vuçiq. Читать дальше...

Irani: Sanksionet e SHBA-së do të kenë "pasoja të rënda" për rendin botëror

Evropaelire.org 

Sanksionet amerikane kundër Iranit do të kenë “pasoja të rënda” për rendin botëror, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, disa ditë para se sanksionet amerikane të godasin eksportin e naftës së Teheranit. Uashingtoni ka rikthyer sanksionet kundër valutës, metaleve dhe sektorit të automjeteve në muajin gusht, pasi është tërhequr nga pakti bërthamor i vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore. Vala e dytë e sanksioneve që shënjestrojnë sektorin bankar dhe atë... Читать дальше...

Serbia premton investime milionëshe në Kosovë

Evropaelire.org 

Më 18 muajt e ardhshëm, Serbia do të investojë më shumë se 50 milionë euro në objektet infrastrukturore në Kosovë, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë me gazetarë, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, presidenti Vuçiq dhe ministrat e Qeverisë serbe kanë nisur bisedimet me delegacionin e serbëve të Kosovës, të cilët i udhëheqin zyrtarët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq. Vuçiq... Читать дальше...

Opozita shqiptare kërkon amnisti për të gjithë

Evropaelire.org 

Partitë e opozitës shqiptare në Maqedoni kanë kundërshtuar propozim-ligjin e amnistisë të VMRO-DPMNE-së për ngjarjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të vitit të kaluar. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se në rast të një amnistie të mundshme, atëherë ajo duhet të përfshijë edhe rastet tjera që janë të ndërlidhura me pushtetin e kaluar, e ku viktima apo të dënuar me burg janë shqiptarët. “Konsiderojmë se të gjitha rastet e montuara të regjimit të kaluar të përfshihen në një ligj eventual të amnistisë. Читать дальше...



Haradinaj: Do të gjejmë gjuhë të përbashkët për mbrojtjen e territorit dhe kufijve

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në Kuvendin e Kosovës ditën e mërkurë, ku pritet të diskutohet dialogu me Serbinë, grupet parlamentare në pushtet dhe opozitë do të gjejnë gjuhë të përbashkët, për siç tha ai, “mbrojtjen e territorit, kufijve dhe kushtetutshmërisë”. “Unë besoj se nesër (e mërkurë) do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Nuk besoj se ka një subjekt politik në Parlament që është kundër ruajtjes së territorit... Читать дальше...

Ish-infermieri gjerman pranon se ka vrarë 100 pacientë

Evropaelire.org 

Një ish-infermier ka pranuar se ka vrarë 100 pacientë gjatë ditës së parë të gjykimit, duke e kthyer këtë person në një nga vrasësit më të mëdhenj serial të periudhës së pasluftës në Gjermani. Hetuesit kanë thënë se Niels Högel, 41 vjeçar, u ka dhënë doza fatale të ilaçeve personave për të cilët ka pasur detyrë të përkujdeset në dy spitale në veri të Gjermanisë. Prokurorët kanë thënë se qëllimi tij ka qenë për t’iu lënë përshtypje kolegëve duke ringjallur pacientët që ka sulmuar. Högel aktualisht... Читать дальше...

Vuçiq serbëve: Mos u bëni pjesë e ushtrisë së Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Ai i ka bërë këto komente pas një takimi në Beograd me udhëheqësit e Listës Serbe, e cila është partia kryesore e serbëve në Kosovë. “Edhe një herë, u bëj thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e saj. Publikisht dhe hapur, u bëj thirrje që të mos marrin pjesë sepse Kosova po e formon atë ushtri për asgjë tjetër përveçse t’i shfrytëzojë ata serbë që një ditë të qëllojnë mbi serbët. Читать дальше...

Nga viti 2019, ndalohet qarkullimi i veturave që ndotin ambientin

Evropaelire.org 

Nga janari i vitit 2019, veturat të cilët shkarkojnë gazra jashtë normave të lejuara do t'ju ndalohet qarkullimi, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës. Kjo ministri ka nxjerrë një udhëzim administrativ për procedurat e licencimit të kontrolleve teknike, ku parashihet që një veturë e cila i nënshtrohet kontrollit teknik duhet t’i plotësojë edhe disa standarde të caktuara sa i përket ndotjes së ambientit. ​Një iniciativë e tillë... Читать дальше...

Trump synon t'i japë fund dhënies së shtetësisë për foshnjat e lindura në SHBA

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund të drejtës së fitimit të shtetësisë për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk janë shtetas amerikanë apo janë migrantë të paligjshëm. Amendamenti i 14-të i Kushtetutës Amerikane u garanton të drejtën për shtetësi të gjithë fëmijëve që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për Axios në HBO, një pjesë e së cilës është bërë publike më 30 tetor, Trump ka thënë se “ne jemi shteti i vetëm në botë ku një person vjen... Читать дальше...

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme në Itali

Evropaelire.org 

Nëntë persona kanë vdekur në Itali teksa stuhitë e fuqishme kanë përfshirë këtë shtet për ditën e tretë me radhë, derisa edhe rajone tjera mund të përballen me këtë mot. “Vala e motit të keq ka rezultuar me shifra dramatike: nëntë të vdekur, katër persona të plagosur rëndë dhe një person të zhdukur”, ka thënë ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini. Agjencia për Mbrojtje Civile e Italisë ka thënë se personi i fundit i vdekur është gjetur në qytetin Katolika. Kjo agjenci ka shpallur të... Читать дальше...

FMN shpreh shqetësim për skemat e reja sociale në Kosovë

Evropaelire.org 

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për rritjen e skemave sociale dhe pagesave për veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu është shprehur udhëheqësja e misionit të FMN-së për Kosovën, Stephanie Eble gjatë konferencës për media me ministrin e Financave, Bedri Hamza. “Sa i përket shpenzimeve, që të mbahet presioni i shpenzimeve sociale do të jetë thelbësore që të vazhdohet tutje me reformën për veteranët e luftës dhe të frenohen skemat e reja dhe të mirëmbahen si duhet shtesat e fëmijëve... Читать дальше...

Turqia hedh poshtë akuzat e Sirisë për paktin rreth Idlibit

Evropaelire.org 

Turqia ka hedhur poshtë akuzat e Qeverisë Siriane të martën se nuk është duke kryer obligimet e parapara sipas marrëveshjes, e cila përcakton krijimin e zonave të demilitarizuara rreth rajonit Idlib që kontrollohet nga kryengritësit, transmeton Reuters. Pakti, i arritur në muajin shtator në mes të Rusisë, aleatit të fuqishëm të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe Turqisë që mbështet rebelët, pati ndalur një operacion masiv qeveritar në veri të Sirisë. Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë... Читать дальше...

Myslimanët më të mirëpritur në Evropën Perëndimore

Evropaelire.org 

Perdja e Hekurt që dikur ndante Evropën mund të jetë zhdukur kohë më parë, por kontinenti sot është i ndarë nga dallimet e mëdha në qëndrimet e publikut ndaj fesë, pakicave dhe disa çështjeve sociale, si martesat e homoseksualëve apo aborti. Krahasuar me evropianët perëndimorë, më pak banorë të Evropës Qendrore dhe Lindore do t'i mirëprisnin myslimanët ose hebrenjtë në familjet ose lagjet e tyre, thuhet në një studim të Qendrës Amerikane të Kërkimeve Pew. Studimi u bë në periudhën 2015-2017 me... Читать дальше...

Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme viziton Kosovën

Evropaelire.org 

Zyra e Prokurorit Special në Hagë bëri të ditur përmes një komunikate për media se prokurori i specializuar i Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte në Kosovë, Jack Smith, ka filluar vizitën e tij të parë në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj ministrie. Prokurori amerikan, Jack Smith, është emëruar kryeprokuror... Читать дальше...

"Humbje masive e kafshëve të egra" për shkak të konsumit njerëzor

Evropaelire.org 

"Shpërthimi i konsumit njerëzor" ka shkaktuar humbje masive të kafshëve të egra në botë, tha Fondi Botëror për Natyrën. Në raportin e publikuar të martën, organizata ndërkombëtare me seli në Zvicër tha se 60% e kurrizorëve -  gjitarë, peshq, zogj dhe zvarranikë - janë zhdukur nga viti 1970 deri në vitin 2014. "Toka po humbet biodiversitetin në një nivel që shihet vetëm gjatë zhdukjeve masive", thuhet në raport. Ai u bën thirrje politikë-bërësve që të vendosin objektiva të reja për zhvillim të qëndrueshëm. Читать дальше...

Vazhdojnë kërkimet për aeroplanin e rrëzuar në Indonezi

Evropaelire.org 

Autoritetet në Indonezi po përdorin dronë dhe teknologji sonare për të kërkuar një aeroplan pasagjerësh, që u rrëzua të hënën në Detin Java. Aeroplani i kompanisë Lion Air u rrëzua pak minuta pas nisjes nga Xhakarta, me 189 njerëz në bord. Shenja për të mbijetuar nuk ka. Disa gjësende të pasagjerëve u gjetën. Po ashtu nuk dihet ende se cili është shkaku i incidentit. Zyrtarët thanë se piloti ka kërkuar të kthehet në tokë, përpara se të humbiste kontaktet me kontrollorët e trafikut ajror. Kreu i Agjencisë së Fatkeqësive në Indonezi... Читать дальше...

"Pasoja serioze për Evropën" nëse SHBA tërhiqet nga traktati bërthamor

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se planet e Uashingtonit për t'u tërhequr nga një marrëveshje për armët bërthamore do të kenë "pasoja serioze" për Evropën. Shoigu tha se Bashkimi Evropian dhe NATO duhet t'i peshojnë pasojat e largimit të SHBA-së nga Traktati për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme. Ky traktat është nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan, dhe atëbotë lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev. "Ne kemi përshtypjen se... Читать дальше...

SHBA dërgon mbi 5,000 trupa në kufi me Meksikën

Evropaelire.org 

Pentagoni do të shpërndajë mbi 5,200 ushtarë në kufi me Meksikën, deri në fund të kësaj jave, për t'u përballur me një fluks të pritshëm të migrantëve nga Amerika Qendrore. Gjenerali Terrence O'Shaughnessy, komandant i Njësisë për Mbrojtjen e Hapësirës së Amerikës së Veriut, tha se operacioni do të përqendrohet në Teksas, Arizona dhe Kaliforni. Zyrtarët thanë se trupat do të jenë të armatosura. Rreth 800 ushtarë tashmë janë dërguar në Teksas në rol mbështetës, tha Kevin McAleenan, komisionar i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit. Читать дальше...

Kompromiset, mundësi të vetme për konsensus për dialogun

Evropaelire.org 

Çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka polarizuar skajshëm pozicionet e partive politike në Kosovë dhe ajo ende mbetet “mollë sherri” ndërmjet partive në pushtet dhe opozitë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Sipas tyre, arritja e një konsensusi të spektrit politik lidhur me këtë temë është mjaft e vështirë, ndonëse jo e pamundur. Përderisa ditëve të fundit, liderët institucional dhe të partive politike, kryesisht të atyre në pushtet, kanë bërë thirrje për arritjen... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Московской области прошел чемпионат Центрального округа Росгвардии по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вторая ракетка Казахстана опустилась в чемпионской гонке WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Прикамье» провело свыше 3 тыс. экологических исследований в I квартале 2024 года





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Алсу

Алсу ире белән аерылышканмы?



Москва

Власти Польши подняли в воздух самолеты из-за «активности дальней авиации РФ»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net