123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 15.10.2018

Gashi shkarkohet; Mustafa, ministër i Brendshëm

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bejtush Gashin nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe në vend të tij ka emëruar Ekrem Mustafën, kanë konfirmuar zyrtarët e Aleancës Kosova e Re, subjekt ky brenda koalicionit qeverisës. Sipas tyre, shkarkimi i Gashit dhe emërimi i Mustafës është bërë me kërkesën e AKR-së. Ndërkaq, Fatmir Matoshi është emëruar ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ky i fundit, deri më tash, ka qenë ushtrues i detyrës së ministrit në këtë ministri.

Përmbytje vdekjeprurëse në rajonin Aude të Francës

Evropaelire.org 

Së paku 10 njerëz humbën jetën nga përmbytjet që sollën shirat në rajonin Aude të Francës. Autoritetet thanë të hënën se sasia e reshjeve që bie për më shumë se tre muaj, ra brenda orësh. Përveç vdekjeve, tetë vetë pësuan plagë serioze. Të gjitha shkollat në rajon u mbyllën dhe banorët u paralajmëruan të qëndronin në shtëpi. Sipas zyrtarëve francezë, Lumi Aude solli përmbytjet më të këqija në më shumë se një shekull. Përmbytjet arritën deri në 7 metra në qytetin Trebes, që është niveli më i lartë që nga viti 1891.

May: Marëveshja për Brexit "ende e arritshme"

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, kërkoi të veprohet "me koka të ftohta dhe të qeta", teksa tha se marrëveshja për Brexit "është ende e arritshme", përkundër dallimeve me Bashkimin Evropian. Me Brexit nënkuptohet procesi i daljes së Britanisë nga BE-ja, i cili duhet të përfundojnë deri në mars të vitit të ardhshëm. May tha para Parlamentit britanik se është "zhgënjyese" që dy palët nuk mund të bien dakord se si të garantojnë një kufi të butë me Irlandën e Veriut. Çështja nuk mund t'i "prishë" shanset për të arritur marrëveshjen... Читать дальше...



Lirohet gruaja e marrë peng në Këln të Gjermanisë

Evropaelire.org 

Policia gjermane tha se një sulmues i armatosur në stacionin kryesor hekurudhor të Këlnit "është vënë nën kontroll" dhe se gruaja që e mori peng, është dërguar për trajtim mjekësor. Ajo ka marrë plagë të lehta në incident, ndërsa ai raportohet të ketë plagë serioze. Policia e evakuoi plotësisht stacionin, i cili është një nga qendrat më të mëdha të transportit në Gjermani. Mediat lokale thanë se incidenti nuk duket se është i lidhur me terrorizëm. Më herët ka pasur raporte të pakonfirmuara për të shtëna me armë. Читать дальше...

Hoxha: Përkrahja e Gjermanisë për liberalizimin e vizave e domosdoshme

Evropaelire.org 

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se vendimi final për liberalizimin e vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së është sfidues për shkak të migrimit. Ajo thotë se Kosova dhe institucionet e saj kanë përfunduar të gjitha obligimet që kanë pasur për procesin e liberalizimit. Ministrja Hoxha thotë po ashtu se të gjitha institucionet janë të angazhuara për një lobim të fuqishëm te vendet e mëdha që mos të votojnë kundër liberalizmit për qytetarët e Kosovës. Читать дальше...

Mbyllet vendkalimi kufitar Afganistan-Pakistan pas përleshjeve

Evropaelire.org 

Një vendkalim i madh kufitar midis Pakistanit dhe Afganistanit u mbyll pas përleshjeve mdiis forcave të sigurisë së të dyja vendeve, që lanë qindra njerëz dhe automjete të bllokuara në të dyja anët. Vendkalimi kufitar Çaman - Spin Boldak u mbyll pas shkëmbimeve të zjarrit midis forcave pakistaneze dhe afgane që zgjatën për disa orë, thanë zyrtarët e të dyja vendeve.  Përleshjet shpërthyen kur trupat afgane hapën zjarr ndaj ushtarëve pakistanezë, të cilët po përpiqen të ngrenë një gardh përgjatë kufirit të kontestuar ndërmjet dy fqinjëve. Читать дальше...

Trump dërgon Pompeon në Arabinë Saudite për rastin Khashoggi

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të udhëtojë për në Arabinë Saudite për çështjen e gazetarit të zhdukur, Jamal Khashoggi. "Sapo kam biseduar me Mbretin e Arabisë Saudite, i cili mohon të ketë dijeni se çfarë ka ndodhur me shtetasin saudit", tha Trump në një postim në Twitter.  Ai shtoi se do të dërgojë menjëherë Pompeon për të takuar mbretin Salman. Khashoggi, i cili ka shkruar për gazetën Washington Post dhe ka qenë kritik i fuqishëm i Qeverisë saudite... Читать дальше...

Bojkoti si mjet politik apo mungesë përgjegjësie?

Evropaelire.org 

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës po përballet në vazhdimësi me mungesë të kuorumit. Numri më i madh i deputetëve, kryesisht ata nga partitë opozitare nuk po marrin pjesë në seancat parlamentare ku në rend dite janë edhe miratimi i projektligjeve të cilat konsiderohen se janë në interes të vendit dhe qytetarëve. Analistët e çështjeve politike e konsiderojnë mungesën e deputetëve në seancat parlamentare më shumë si bojkot politik sesa mungesë përgjegjësie. Artan Muhaxhiri, analist i... Читать дальше...



Marrëveshja me Maqedoninë lëkund koalicionin grek

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i një partie të krahut të djathtë në Greqi kërcënoi me tërheqje nga koalicioni qeverisës nëse marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë del para parlamentit. Kryeministri majtist, Alexis Tsipras, dhe Panos Kammenos, udhëheqës i Partisë së Grekëve të Pavarur, i kanë bashkuar forcat në vitin 2015, me qëllim tërheqjen e Greqisë nga kriza e atëhershme e borxhit. Por, marrëveshja që Qeveria e Tsipras ka arritur me Maqedoninë, e cila e ndryshon emrin e saj në Maqedoni të Veriut, e ka lëkundur koalicionin. Читать дальше...

Merkel zotohet se do ta rifitojë besimin e gjermanëve

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të hënën se humbja e madhe e aleatëve të saj konservatorë në rajonin e Bavarisë tregon se votuesit e kanë humbur besimin në qeveri dhe premtoi se do të luftojë për ta rifituar atë. "Mësimi im nga kjo është se unë, si kancelare, duhet të siguroj rikthimin e besimit. Do të punoj për këtë me gjithë energjinë që kam", tha Merkel në një ngjarje të përfaqësuesve të industrisë gjermane. Komentet vijnë pasi partia simotër e Merkelit pësoi të dielën humbje të madhe në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë... Читать дальше...

Tërheqja nga “Kosova e Re”, sinjal edhe për investitorët e huaj

Evropaelire.org 

Tërheqja e Bankës Botërore nga mbështetja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ka krijuar një situatë te re në tregun e Kosovës, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Megjithatë, ata e shohin në mënyra të ndryshme çështjen e ndikimit të vendimit të Bankës Botërore në dekurajimin eventual të investitorëve të huaj. Banka Botërore ka njoftuar javën e kaluar se nuk do ta mbështesë Termocentralin "Kosova e Re", të ndërtuar me thëngjill, mirëpo zyrtarë të kompanisë “Contour Global” dhe Qeveria... Читать дальше...

Rasti Khashoggi: Turqia do të bastisë konsullatën saudite

Evropaelire.org 

Zyrtarët turq që po hetojnë zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, do të bastisin konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, njoftojnë mediat. Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi është vrarë në konsullatë nga agjentët sauditë, rreth dy javë më parë, por Riadi e mohon fuqishëm një gjë të tillë. Presioni diplomatik mbi sauditët, për të dhënë më shumë shpjegime, po rritet. Të hënën, mbreti Salman i Arabisë Saudite urdhëroi hetime të rastit. "Mbreti urdhëroi prokurorin publik të hapë një hetim të brendshëm mbi çështjen Khashoggi... Читать дальше...

Meghan dhe Harry presin fëmijën e parë

Evropaelire.org 

Dukesha e Saseks-it, Meghan Markle, është shtatzënë dhe do të lindë në pranverën e ardhshme, bëri të ditur Pallati Kensington në Mbretërinë e Bashkuar. Njoftimi erdhi pasi Meghan, 37 vjeçe, dhe princi Harry, 34 vjeç, arritën në Sidnej për një turne 16-ditësh në Australi dhe Zelandë të Re. Pallati mbretëror tha se çifti, i cili u martua pesë muaj më parë, "ka kënaqësinë të ndajë lajmin e lumtur me publikun". Foshnja do të jetë e shtata në radhë për fron.

Kërkesat për pavarësi të Kishës Ortodokse barten në vendet e Ballkanit

Evropaelire.org 

Njohja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Ukrainës nga ana e Patriakanës Ekumenike të Stambollit, me në krye Patriarkun Ekumenik Bartholomew, dhe kundërshtimi i Kishës Ortodokse ruse, se një ndarje e tillë mund të çojë në shkatërrimin e botës ortodokse, ka vënë në fokus dy raste të ngjashme në Ballkan: kërkesat për pavarësi të Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe Kishës Ortodokse të Malit të Zi. Të dyja këto kisha janë nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Peshkopi i Dibrës dhe Kërçovës, Timotej, për... Читать дальше...

Ministrat e BE-së miratojnë sanksione të reja kundër përdorimit të armëve kimike

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja, të cilat shënjestrojnë personat që përdorin armë kimike në gjithë botën. Vendimi i 15 tetorit, do t’i lejojë Bashkimit Evropian të ngrijë asetet dhe të refuzojë vizat për personat dhe subjektet që zhvillojnë dhe përdorin armët kimike, pavarësisht kombësisë dhe vendit ku janë. Individët dhe subjektet e BE-së, po ashtu nuk kanë të drejtë të financojnë personat që përfshihen në këtë listë. Ky hap vjen pas përdorimit të shpeshtë të armëve kimike nga presidenti sirian... Читать дальше...

Trump: Putin “ndoshta” është përfshirë në vrasje

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë në një intervistë televizive se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin “ndoshta” është përfshirë në vrasje dhe ka pohuar sërish se Moska ka ndërhyrë në politikën amerikane. Trump po ashtu ka thënë se nuk e di nëse Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis është duke planifikuar të dorëhiqet, mirëpo se ai e konsideron gjeneralin si “lloj të demokratit” dhe se ai mund të largohet. Ai i ka bërë këto komente në një intervistë të realizuar paraprakisht për emisionin televiziv 60 Minuta në CBS... Читать дальше...

Aleati i Merkelit në Bavari përballet me "humbje të thellë"

Evropaelire.org 

Partia simotër e kancelares gjermane, Angela Merkel, Unioni Krisitan-Social (CSU) është përballur me humbje të madhe në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë, bazuar në rezultatet e parakohshme. Partia e qendrës së djathtë pritet të humbë shumicën absolute në parlamentin shtetëror. Partia e të Gjelbërve pritet të listohet në vendin e dytë, derisa partia me qasje kundër-migrantëve, Alternativa për Gjermaninë (AfD) pritet të jetë pjesë e parlamentit shtetëror për herë të parë. Anëtarët e partisë CSU... Читать дальше...

Aleatja e Merkelit në Bavari përballet me "humbje të thellë"

Evropaelire.org 

Partia simotër e kancelares gjermane, Angela Merkel, Unioni Krisitan-Social (CSU) është përballur me humbje të madhe në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë, bazuar në rezultatet e parakohshme. Partia e qendrës së djathtë pritet të humbë shumicën absolute në parlamentin shtetëror. Partia e të Gjelbërve pritet të listohet në vendin e dytë, derisa partia me qasje kundër-migrantëve, Alternativa për Gjermaninë (AfD) pritet të jetë pjesë e parlamentit shtetëror për herë të parë. Anëtarët e partisë CSU... Читать дальше...

OEAK: Ndërtimi i termocentralit "Kosova e Re", i domosdoshëm

Evropaelire.org 

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përkrah ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” , pasi sipas saj furnizimi stabil me energji elektrike është i domosdoshëm. Në një komunikatë për media kjo Odë “ka shprehur besimin që një pjesë e konsiderueshme e sfidave me të cilat bizneset janë përballur në fushën e energjisë do të gjente adresën e zgjidhjes përmes ndërtimit të termocentralit 'Kosova e Re', pasi bizneset në Kosovë që nga përfundimi i luftës, si pengesë të konsiderueshme në zhvillimin e tyre kanë identifikuar energjinë elektrike”. Читать дальше...


Музыкальные новости
Вячеслав Бутусов

Вячеслав Бутусов и Юлия Пересильд выступят фестивале «Дикая Мята» с 14 по 16 июня





Персональные новости
Россия

Случай на концерте Metallica в России





Britania dhe BE-ja dështojnë në arritjen e paktit për Brexit

Evropaelire.org 

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për Brexit, në bisedimet e paplanifikuara vetëm disa ditë para samitit vendimtar të BE-së. Në një takim më 14 tetor në mes të negociatorit të BE-së, Michel Barnier dhe Sekretarit britanik për Brexit, Dominic Raab, së bashku me 27 ambasadorë tjerë evropianë në Bruksel, është spekuluar arritja e një marrëveshjeje të mundshme për të vendosur kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja. Mirëpo Barnier ka thënë përmes një postimi... Читать дальше...

Koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja i kërkohet të pranojë numrin e viktimave civile në Raka

Evropaelire.org 

Organizata për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International ka dënuar atë që e ka quajtur “dështim të vazhdueshëm” të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të hetuar në mënyrë të duhur rolin e tij në vdekjet e civilëve në Raka, teksa ka luftuar me militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) për t’i larguar nga qyteti sirian. Në një raport të publikuar më 15 tetor, Amnesty ka thënë se hapat e koalicionit janë “shuplakë në fytyrë” për të mbijetuarit në këtë qytet që tentojnë të rindëtojnë jetën e tyre. Читать дальше...

Trump: Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë "agjendë politike"

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar shkencëtarët për ndryshime klimatike se kanë “agjendë politike”, duke vënë në dyshim nëse njerëzit janë përgjegjës për temperaturat e Tokës në rritje. Megjithatë, Trump ka thënë se nuk beson më që ndryshimet klimatike janë shaka. Ai i ka bërë këto komente, në një intervistë për një emision televiziv në CBS dhe vetëm pak kohë pasi shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë bërë thirrjen e fundit për ndalimin e rritjes së temperaturave. Sipas tyre,... Читать дальше...

Parlamenti i Maqedonisë pritet të debatojë sot për çështjen e emrit

Evropaelire.org 

Parlamenti maqedonas do të debatojë më 15 tetor rreth amandamenteve kushtetuese të propozuara lidhur me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, gjë që do të vendoste raportet e shumë dekadave me Greqinë. Në qershor të këtij viti, qeveritë e të dy vendeve arritën një marrëveshje, në bazë të së cilës, Athina u pajtua për tërheqjen e pengimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkim Evropian, në këmbim të ndryshimit të emrit në “Republika Veriore e Maqedonisë”. Më 30 shtator, maqedonasit dolën... Читать дальше...

Zaevi ofron falje për 27 prillin për sigurimin e votave për ndërrimin e emrit

Evropaelire.org 

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë ku ka nisur debati për ndryshimet kushtetuese është shprehur i gatshëm të falë të gjithë të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017, me qëllim sigurimin e dy të tretave në Kuvend për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin. Në mesin e të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme në institucionin ligjvënës janë edhe gjashtë deputet të VMRO DPMNE-së, mbështetjen e të cilëve synon shumica parlamentare. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Игра в футбол на каблуках: как блогеры резко стали футболистками и решили завоевать новые горизонты


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вторая ракетка Казахстана опустилась в чемпионской гонке WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Регоператор провел экологический телемост между школьниками Подольска и Москвы





Путин в России и мире
Москва

Площадь трех вокзалов в Москве получит новое имя


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко ограничил выплату дивидендов гражданам недружественных стран




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский взял Залужного в заложники? В Киеве начинается новый скандал


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Желдорреммаш

Команда АО "Желдорреммаш" стала призером СпортЛиги ТМХ



Москва

Генерал армии Виктор Золотов поздравил военнослужащих, сотрудников и ветеранов Сибирского округа Росгвардии с годовщиной создания объединения

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net