123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 18.10.2018

Sekretari amerikan i Thesarit bojkoton konferencën saudite

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë të enjten se ai nuk do të jetë pjesë e konferencës për investime që mbahet në Arabinë Saudite, teksa administrata e Trumpit është në pritje të rezultatit të hetimeve lidhur me gazetarin saudit, Jamal Khashoggi. Mnuchin ka bërë këtë ditur përmes një postimi në Twitter këtë vendim pas një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Thesarit, Mike Pompeo, i cili së fundmi është kthyer në SHBA, pas takimeve në Riad dhe Ankara. Читать дальше...

Papa merr ftesën për të vizituar K.Veriore

Evropaelire.org 

Papa Françesku ka pranuar të enjten një ftesë nga Koreja Veriore me ç’rast ka thënë se do të konsiderojë mundësinë që të realizojë një udhëtim historik në këtë vend, kanë thënë zyrtarët jugkoreanë, transmeton Reuters. Presidenti jugkorean, Moon Jae-in i ka treguar Papës për ftesën e nisur nga lideri verikorean, Kim Jong Un, gjatë një takimi 35 minutësh në Vatikan.  Një vizitë eventuale e Papës në këtë vend do të shënonte vizitën e parë të tillë në këtë shtet, i cili nuk lejon priftërinjtë të... Читать дальше...

Putin: Trump më dëgjon dhe dëshiron lidhje më të mira SHBA-Rusi

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë të enjten se presidenti amerikan, Donald Trump e ka dëgjuar atë dhe ka pasur gatishmëri për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi pavarësisht siç ka thënë ai situatës së komplikuar në politikën e brendshme në Shtetet e Bashkuara. Putin, i cili ka qenë pjesë e një forumi në Soçi, i ka bërë këto komente kur është pyetur nëse pajtohet që Trump dëgjon vetëm veten. Putin ka thënë se ai mendon që presidenti amerikan dëshiron të stabilizojë marrëdhëniet e... Читать дальше...



SHBA i jep edhe pak kohë për hetime A.Saudite lidhur me rastin Khashoggi

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Arabisë Saudite më shumë kohë për të hetuar zhdukjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, pasi hetuesit turq kanë kryer hetime në konsullatën e Riadit në Stamboll për herë të dytë. Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar më pak se një orë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka informuar presidentin për takimet e tij me zyrtarët sauditë dhe ata turq lidhur me rastin Khashoggi, teksa shqetësimet rriten se ai mund të jetë vrarë në konsullatë më 2 tetor. Читать дальше...

May: Mospajtimet për Brexit janë "të konsiderueshme"

Evropaelire.org 

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se vazhdon të ketë dallime në çështjet e Brexitit në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian mirëpo “disa janë të konsiderueshme” andaj ajo beson se të dyja palët do të arrijnë një marrëveshje. Liderët e BE-së janë pjesë e një samiti që është konsideruar si afat i fundit për arritjen e një pakti për Brexitin, mirëpo që nuk ka rezultuar i tillë. Duke përmendur çështjen e kufirit irlandez, të dyjat palët kanë thënë se iu duhen më shumë javë apo muaj për të punuar në marrëveshje. Читать дальше...

Rasti Khashoggi: Sekretari britanik nuk merr pjesë në samitin saudit

Evropaelire.org 

Sekretari britanik për Tregti Ndërkombëtare, Liam Fox ka anuluar pjesëmarrjen e tij në një konferencë për investime që do të mbahet në Arabinë Saudite javën e ardhshme, ka raportuar BBC. Ky vendim i Fox ka ardhur pas supozimeve se ky shtet është mbrapa vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Khashoggi nuk është parë i gjallë nga 2 tetori, pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, vendin në të cilin zyrtarët besojnë se është vrarë. Arabia Saudite, e cila mohon vrasjen, ka lejuar... Читать дальше...

Policia e Kosovës arreston 5 të dyshuar për trafikim të armëve

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka arrestuar pesë të dyshuar, të përfshirë në trafikim me armë. Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se gjatë operacionit janë bërë edhe kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse. Kontrollet sipas Policisë janë realizuar në rajonin e Prishtinës në atë  të Mitrovicës. Me vendim të Prokurorisë, Policia ka dërguar të dyshuarit në mbajtje.

Shefi i Policisë së Kandaharit vritet në një sulm me armë zjarri

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë dhe ata ndërkombëtarë kanë njoftuar për vdekjen e komandatit policor të provincës jugore të Afganistanit, Kandahar, Abdul Razeq. Ai ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me armë zjarri pasi ishte në një takim me disa zyrtarë të sigurisë. Talibanët kanë pretenduar se janë përgjegjës për këtë sulm. Një zyrtar i lartë i inteligjencës afgane i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sulmi ka ndodhur pas një takimi në mes të zyrtarëve amerikanë dhe afganë për çështje të sigurisë. Читать дальше...



Maqedonia nën ethet e votimit për ndryshimet kushtuese për emrin

Evropaelire.org 

Maqedonia ka nisur të enjten në Bruksel bisedimet për procesin e anëtarësimit të saj në Aleancën Veri-atlantike dhe ato pritet të zgjasin të paktën tre muaj para se të nënshkruhet protokolli i pranimit, i cili më pas duhet të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s. Por, bisedimet nisin në kohën kur Kuvendi ndodhet para sfidës shumë të rëndësishme, miratimit të ndryshimeve kushtetuese, në përputhje me marrëveshjen me Greqinë për emrin. Drejtuesit e NATO-s, qartë kanë bërë me dije... Читать дальше...

Largimi i UNMIK-ut do ta gëzonte Prishtinën e hidhëronte Beogradin

Evropaelire.org 

Prishtina dhe Beogradi mbajnë pozicione të kundërta në lidhje me mundësinë që misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i njohur me shkurtesën UNMIK, të mbyllet. Debatet rreth kësaj çështjeje, kanë pasuar një letër të publikuar nëpër rrjetet sociale të ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që t’i ndërpresë mandatin UNMIK-ut në Kosovë. Kjo kërkesë është mirëpritur nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq është kundërshtuar nga Qeveria e Serbisë. Читать дальше...

"Syri i Stambollit" vdes në moshën 90 vjeçare

Evropaelire.org 

Fotografi i mirënjohur armeno-turk, Ara Guler, i cili ka fituar famë për fotografitë e tij ikonike të Stambollit,  ka vdekur në moshën 90 vjeçare, kanë njoftuar mediat shtetërore. Guler njihet për fotografitë e tij të jashtëzakonshme bardhë e zi nëpër të cilët ka paraqitur historinë e Stambollit. Veprimtaria e tij e gjatë i ka falur epitetin e “Syrit të Stambollit”. Ai ka qenë një nga fotografët e paktë nga Turqia që janë njohur ndërkombëtarisht dhe që puna e tij është përfshirë në gazeta e revista të ndryshme në botë... Читать дальше...

Mistura jep dorëheqje nga pozita e të dërguarit të OKB-së në Siri

Evropaelire.org 

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de Misuta ka thënë të mërkurën se do të dorëhiqet në fund të muajit nëntor nga kjo pozitë, duke përmendur arsyet personale, teksa Qeveria Siriane e mbështetur nga Irani dhe Rusia kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe të territorit dhe arritja e ndonjë marrëveshjeje politike mbetet ende e paqartë. Pavarësisht hapave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, de Mistura ka thënë se marrëveshja politike është ende zgjidhja e vetme “pasi alternativë... Читать дальше...

Tri raste të reja me HIV-AIDS këtë vit në Kosovë

Evropaelire.org 

Tri raste të reja të prekura me virusin HIV/AIDS, janë diagnostikuar gjatë këtij viti në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Janë gjithsej mbi 30 raste me të prekur me këtë virus në Kosovë. Të prekurit nga ky virus, terapinë e marrin në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Kosova hyn në vendet me përqindje të ulët të personave të prekur nga virusi HIV/AIDS. Në aspektin global, gjatë vitit të kaluar, nga virusi HIV-AIDS-it kanë vdekur rreth një milion njerëz. Читать дальше...

Patriarku Irinej: Nuk guxojmë ta japim Kosovën

Evropaelire.org 

Patriarku serb Irinej ka thënë te enjten në Graçanicë se Kisha Ortodokse kurrë nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për çështjen e ndarjes së Kosovës. “Është qëndrim i saj- këtu jemi dhe këtu do të qëndrojmë sa ekzistojmë. Le të pushtojnë ashtu siç kanë pushtuar, le të marrin, le të përvetësojnë, por nuk guxojmë t’iu japim. Kjo është gjëja kryesore”, ka thënë Irinej gjatë një vizite në Manastirin e Graçanicës. “Asnjë ndarje. Unë nuk mund të kuptoj se si Prizreni, ku unë kam qenë mbi 15 vjet, të jetë në një shtet tjetër... Читать дальше...

Periudha tranzitore pas Brexitit mund të zgjatet

Evropaelire.org 

Kryeministrja britanike, Theresa May ka dhënë shenja të enjten se ajo do të konsiderojë zgjatjen e të ashtuquajturës periudhë tranzitore pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, transmeton Reuters. Kritikët e saj në anën tjetër e kanë konsideruar këtë deklaratë si tradhti ndaj Brexitit. Në më pak se gjashtë muaj para se Britania të largohet nga blloku evropian, bisedimet për Brexit kanë ngecur rreth marrëveshjes për kufirin në mes të provincës britanike, Irlanda Veriore dhe Irlandës. Në një samit të BE-së të mbajtur në Bruksel... Читать дальше...

Shkrimi i fundit i Khashoggit bën thirrje për shtyp të lirë

Evropaelire.org 

Gazeta The Washington Post publikoi një artikull të ri të gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, në të cilin ai thotë se qeverive në Lindjen e Mesme “u janë dhënë frena të lirë për të heshtur mediat me një ritëm të shtuar”. Khashoggi u pa për herë të fundit më 2 tetor, duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll. Autoritetet turke dyshojnë se ai u vra brenda konsullatës nga agjentët sauditë, por Qeveria në Riad e mohon një gjë të tillë. Në një shënim mbi artikullin e Khashoggit, redaktorja... Читать дальше...

Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.  Përmes këtyre tri projektligjeve, po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshi edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.  Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar me 101 vota, ai për  Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98, kurse Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me 96 vota. Читать дальше...

Prania në INTERPOL "e ndihmon Kosovën në luftën e trafikimit me qenie njerëzore"

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare të policisë INTERPOL, Kosova do të jetë më e aftë në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Këto komente, ai i bëri në Prishtinë gjatë konferencës për shënimin e Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. “Kosova është e sfiduar me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, për shkak se ende nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it”, tha Haradinaj.  Me anëtarësimin e Kosovës në këta mekanizma... Читать дальше...

Vasfije Krasniqi-Goodman nderohet me titullin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndau të enjten titullin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës” për të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman. Siç bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Kosovës, Thaçi tha se "një nga brengat më të dhimbshme janë rastet e dhunimit të rreth 20 mijë grave dhe burrave shqiptarë nga forcat paramilitare dhe militare të Serbisë". Këtë javë, Vasfije Krasniqi-Goodman rrëfeu publikisht historinë e saj në Kosovë, që i ka ndodhur 19 vjet më parë. Читать дальше...


Музыкальные новости
Виктор Тепляков

Депутат ЗСК Виктор Тепляков поддержал старт Всероссийской экоакции «Особенности национальной уборки»





Персональные новости
Россия

Случай на концерте Metallica в России





Kuvendi i Kosovës diskuton projektligjet për transformimin e FSK-së

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës po mban sot seancën e radhës, ku në rend ditës janë projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë pikat 10, 11 dhe 12 të rendit të ditës, ndërsa gjithsej në rend dite janë 46 çështje për t'u diskutuar. Subjekti më i madh opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës... Читать дальше...

Zhdukja e Khashoggit: Hetuesit turq bastisin sërish konsullatën saudite

Evropaelire.org 

Hetuesit turq bastisën të enjten sërish konsullatën saudite në Stamboll - për herë të dytë këtë javë - në kuadër të hetimeve të zhdukjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, u pa për herë të fundit më 2 tetor, duke hyrë në këtë konsullatë. Të mërkurën, mediat pro-qeveritare turke publikuan akuzat se Khashoggi, banor i Shteteve të Bashkuara dhe kontribues në gazetën Washington Post, "është vrarë gradualisht, duke u gjymtuar, nga një skuadër saudite vrasëse". Читать дальше...

Gjermania ekstradoi të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare

Evropaelire.org 

Gjermania ekstradoi të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova. Severin Krasimirov u arrestua javën e kaluar në qytetin gjerman Shtade, pranë Hamburgut. Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Mlladen Borisov, tha se ADN-ja e Krasimirovit përputhet me provat e gjetura në vendin e ngjarjes.  Marinova u përdhunua, u rrah dhe u ngufat për vdekje në qytetin Ruse të Bullgarisë, më 6 tetor. Prokurorët bullgarë kanë thënë se nuk ka prova që sugjerojnë se vrasja lidhet me punën e Marinovas. Читать дальше...

Nëse mandati i FSK-së zgjerohet, NATO "rishqyrton nivelin e angazhimit në Kosovë"

Evropaelire.org 

NATO tha se nëse mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës zgjerohet, Këshilli Veri-Atlantik do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit në Kosovë. "Çdo ndryshim në strukturë, mandat apo mision të Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të vendoset nga autoritetet e Kosovës. NATO e mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës me mandatin e tanishëm", tha një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.  Komentet vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës ka iniciuar tri ligje për miratim në Kuvend, përmes të cilave... Читать дальше...

Norvegjia u kërkon falje "vajzave gjermane"

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, lëshoi një kërkimfalje zyrtare të qeverisë për gratë norvegjeze që janë keqtrajtuar nga ushtarët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Norvegjia, shtet neutral, është pushtuar nga forcat naziste në prill të vitit 1940. Rreth 50,000 gra norvegjeze mendohet se kanë pasur marrëdhënie intime me ushtarët gjermanë. Gjermanët po ashtu janë nxitur që të kenë fëmijë me to nga komandanti i forcave ushtarake, Heinrich Himmler. Himmler, njëri nga njerëzit më të fuqishëm të Adolf Hiterit... Читать дальше...

SHBA ia kërkon Turqisë incizimin në konsullatë për rastin Khashoggi

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara ia kërkuan Turqisë një audio-incizim, për të cilin kjo e fundit tha se ofron dëshmi të fuqishme se gazetari saudit, Jamal Khashoggi, është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll. “E kemi kërkuar, nëse ekziston”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Khashoggi nuk është parë prejse ka hyrë në konsullatë më 2 tetor. Arabia Saudite mohon ta ketë vrarë. Gazeta Washington Post publikoi artikullin e fundit që Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, ka shkruar përpara se të zhdukej. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Олимпиада по финансовой грамотности МГУ проходит при поддержке СберСтрахования жизни


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Россиянин Сафиуллин потерял четыре места в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Результативность, вовлечённость, трудоголизм — где грань? Книга от автора российской модели факторов вовлечённости персонала.





Путин в России и мире
Москва

Площадь трех вокзалов в Москве переименуют


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске открывается ВНС: что будет




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский допустил, что Москва и Киев начнут мирные переговоры


Навальный в России и мире
Москва

Проводивший панихиду по Навальному* священник запрещен в служении



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Metallica

Случай на концерте Metallica в России



Москва

Высланный митрополит призвал эстонские приходы оставаться верными Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net