Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 26.10.2018

Cesar Sayoci ngarkohet me pesë akuza lidhur me pakot shpërthyese në SHBA

Evropaelire.org 

Një burrë 56 vjeçar është arrestuar në Florida lidhur me rastin e dërgimit të disa pakove me material shpërthyes drejt kritikëve të presidentit amerikan, Donald Trump. Zyrtarët amerikanë e kanë emëruar të dyshuarin si Cesar Sayoc. Ai përballet me pesë akuza duke përfshirë dërgesa shpërthyese dhe kërcënim të ish-presidentëve. Presidenti Trump ka thënë se aktet kanë qenë “të neveritshme dhe nuk kanë vend në shtetin tonë”. Në ditët e fundit, 14 pako janë nisur drejt figurave të larta amerikane... Читать дальше...

Gjermania pezullon eksportin e armëve në Arabinë Saudite

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se vendi i saj nuk është i gatshëm të eksportojë armë në Arabinë Saudite derisa vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të mos hetohet ashtu siç duhet. Duke folur në Pragë, pas takimit me homologun çek, Andrej Babis, Merkel tha se është e nevojshme të qartësohet prapavija e krimit, i cili ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll. "Derisa kjo nuk bëhet, ne nuk do të dërgojmë armë në Arabinë Saudite", tha Merkel. Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite... Читать дальше...

Bolton i thotë Rusisë: Dil nga Ukraina

Evropaelire.org 

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, porositi Rusinë që "të dalë" nga Krimeja dhe Ukraina lindore, si dhe "të ndalojë ndërhyrjen" në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se Uashingtoni mund t'i vendosë sanksione të reja Moskës. "Do të jetë e dobishme nëse ndalojnë ndërhyrjen në zgjedhjet tona... dilni nga Krimeja dhe Donbasi në Ukrainë", tha Bolton për agjencinë e lajmeve Reuters gjatë një vizite në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi. Ai gjithashtu... Читать дальше...



Një i arrestuar në SHBA për dërgimin e pakove të dyshimta

Evropaelire.org 

Një burrë 56 vjeç u arrestua në Florida në lidhje me dërgimin e pakove të dyshimta te kritikët e presidentit amerikan, Donald Trump. "Mund të konfirmojmë se kemi një person në paraburgim", tha FBI përmes një postimi në Twitter.  Dymbëdhjetë pako me pajisje shpërthyese janë dërguar këtë javë në adresë të figurave të njohura, si ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe aktori Robert De Niro. Të fundit u gjetën të premten në Florida dhe Nju Jork. Incidentet vijnë më pak se dy javë para zgjedhjeve për Kongres. Читать дальше...

Erdogan i kërkon Riadit të tregojë se ku ndodhet trupi i Khashoggit

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje Arabisë Saudite që të zbulojë lokacionin ku ndodhet trupi i gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi. Erdogan tha se Riadi duhet ta zbulojë edhe identitetin e "bashkëpunuesit lokal", i cili ka marrë trupin e Khashoggit pasi ai është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor. Erdogan konfirmoi se prokurori publik i Arabisë Saudite do të arrijë në Stamboll të dielën. Më 20 tetor, autoritetet saudite kanë pranuar se Khashoggi... Читать дальше...

Më 1 nëntor edhe një seancë kundër ndryshimit të kufijve

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mendon të tërhiqet nga kërkesa e saj që Kuvendi i Kosovës të votojë kundër idesë për një marrëveshje eventuale me Serbinë për ndryshimin e kufijve. Grupi Parlamentar i LDK-së i ka dorëzuar një kërkesë të re Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku pret të miratohet rezoluta, e cila do të kërkojë që çështja e kufijve të Kosovës të mos diskutohet në dialogun me Serbinë në Bruksel. Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës... Читать дальше...

Pako të dyshimta vazhdojnë të arrijnë në adresë të kritikëve të Trumpit

Evropaelire.org 

Tri paketa të dyshimta janë kapur nga autoritetet në SHBA: dy në adresë të një demokrati dhe tjetra në adresë të një ish-zyrtari të lartë të inteligjencës. Sipas mediave amerikane, në shënjestër të tyre kanë qenë demokrati Cory Booker në Florida dhe ish-shefi i inteligjencës kombëtare, James Clapper, në Nju Jork. Lajmi vjen pasi disa pako me mjete shpërthyese janë dërguar me postë këtë javë në adresë të disa kritikëve të zëshëm të presidentit amerikan, Donald Trump. Ish-presidenti Barack Obama... Читать дальше...

Çka do të përfshijë amnistia eventuale?

Evropaelire.org 

Pas kërkesës së partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, për miratimin e një ligji gjithëpërfshirës për amnisti për të gjithë ata që janë involvuar në ngjarjet e dhunshme në Kuvend gjatë vitit të kaluar duke hedhur poshtë ofertën për pajtim kombëtar, pushteti përpiqet të shmangë formulimin ‘amnisti’, duke u fokusuar në ofertën siç e kanë quajtur pajtim kombëtar dhe falje . Në Gjykatën e Shkupit në vijim është procesi gjyqësor ndaj 31 personave, pjesëmarrës në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar... Читать дальше...



Bashkësia Islame e Kosovës zgjedh të shtunën myftiun e ri

Evropaelire.org 

Të shtunën do të zgjidhet kryetari i ri i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Procesi i zgjedhjes së myftiut të ri do të fillojë në ora 9:00. Kandidaturat zyrtare për këtë pozitë nuk janë bërë publike. Por, Radio Evropa e Lirë merr vesh se kandidatë janë myftiu i deritanishëm, Naim Tërnava, dhe zëvendësi i tij, Reshat Mexhiti. I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Reshat Mexhiti, i cili aktualisht është imam në xhaminë Bajrakli në Prizren, tha shkurt se nuk mund të flasë për këtë çështje. ... Читать дальше...

Shmangia nga tatimi përmes kuponëve të rrejshëm

Evropaelire.org 

Shmangia e lëshimit të kuponëve fiskalë, u mundëson bizneseve që t’u ikin obligimeve tatimore, duke krijuar evazioni fiskal, krim të organizuar dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës. Procesi i fiskalizimit të bizneseve në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2010. Por, ky proces nuk është përmbyllur me vendosjen e një rregulli që vlen për të gjithë njësoj, ngase ende paraqiten biznese që nuk përfillin fiskalizimin. Këta janë disa kuponë jofiskal që lëshojnë disa nga bizneset në Kosovë. ​Shtypësit jofiskalë që përdorin disa biznese në Kosovë... Читать дальше...

Meta: Shkëmbimi i territoreve shkatërron sigurinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar të enjten Qendrën Evropiane të Sigurisë “Xhorxh Marshall” në Garmish të Gjermanisë, për të folur për çështjet e sigurisë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit. Kreu i shtetit shqiptar, Meta, gjatë ligjëratës së tij theksoi se zgjerimi i NATO-s dhe kompaktësia e Bashkimit Evropian kundrejt rajonit të Ballkanit Perëndimor mbeten kyç për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit. “Ne jemi të interesuar për një rajon të paqtë... Читать дальше...

Bolton: SHBA e mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisë

Evropaelire.org 

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se Uashingtoni i ka ndërmarrë të gjitha sanksionet e nevojshme kundër Rusisë për luftën e saj me Gjeorgjinë në vitin 2008. Bolton u tha gazetarëve në Tbilisi se Shtetet e Bashkuara e mbështesin integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe pavarësinë e saj. Rusia i mbështet udhëheqjet separatiste në Osetinë e Jugut dhe Abkhazi, të cilat janë ndarë nga kontrolli i Qeverisë qendrore të Gjeorgjisë në fillim të viteve 1990. Moska... Читать дальше...

Paketë e dyshimtë arrin në Ministrinë e Jashtme greke

Evropaelire.org 

Policia greke evakuoi të premten Ministrinë e Punëve të Jashtme në Athinë, pasi një paketë e dyshimtë arriti atje me postë. Policia tha se forcat e specializuara për bomba ndodhen në vendin e ngjarjes. "Është gjetur një paketë e dyshimtë. Ajo mbërriti me postë", i tha një zyrtar i policisë agjencisë së lajmeve Reuters. Ministria e Punëve të Jashtme është në qendër të Athinës, në një kompleks përballë Parlamentit grek. Sulmet ndaj bizneseve, ndërtesave shtetërore, policisë dhe politikanëve... Читать дальше...

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për personat e pagjetur

Evropaelire.org 

Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë miratuan procedurat për pranim-dorëzimin e mbetjeve mortore, që mund të ndihmojnë në kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Marrëveshja u arrit nga Grupi Punues për Persona të Zhdukur dhe u bë e ditur pas takimit të delegacioneve të Serbisë, Kosovës dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Beograd. Delegacionet pjesëmarrëse, të udhëhequra nga Velko Odalloviq, Ibrahim Makolli dhe Fabienne Bourdieu, thanë se presin që procedurat e miratuara... Читать дальше...

Djali i Khashoggit arrin në SHBA

Evropaelire.org 

Djali i madh i gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, arriti bashkë me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara nga Arabia Saudite. Salah Khashoggi më herët nuk është lejuar të ikë nga Arabia Saudite, për shkak të kritikave të babait të tij për udhëheqjen e vendit. Jamal Khashoggi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, tri javë më parë, kanë thënë hetuesit. Prokurori publik i Arabisë Saudite do të udhëtojë drejt Turqisë të dielën. Zyrtarët sauditë e mohojnë përfshirjen e familjes mbretërore në vrasje. Читать дальше...

Kur vrasja e një njeriu dridh botën

Evropaelire.org 

Vrasja e Jamal Khashoggit – emri i të cilit për shumëkë ka qenë i panjohur më parë – ka shkaktuar valë sizmike në gjithë botën dhe ka lëkundur aleanca gjeopolitike. Përse kjo revoltë?

Macron kërkon nga shtetet lindore të mos i lënë vlerat evropiane mënjanë

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, takon të premten udhëheqësit e Sllovakisë dhe të Republikës Çeke. Përpara se të nisej drejt Bratisllavës, Macron i paralajmëroi shtetet lindore të Bashkimit Evropian që të mos bien ndesh me parimet e bllokut. Në një intervistë të publikuar në mediat çeke, hungareze, polake dhe sllovake, Macron tha se "Evropa nuk është një supermarket" dhe se shtetet lindore nuk mund të zgjedhin midis vlerave themelore të BE-së. "Evropa nuk është rrugë me një drejtim: është angazhim reciprok", tha Macron. Читать дальше...

Trump synon forcimin e kufijve për të zmbrapsur migrantët

Evropaelire.org 

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është duke planifikuar dërgimin e 800 apo më shumë trupave aktive në kufirin jugor, teksa mijëra migrantë janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara përmes Meksikës. Kur është raportuar për shqyrtimin e një vendimi të tillë nga administrata, ka pasur zëra se presidenti Trump është duke tentuar të kthejë çështjen e imigrimit në fushatë për zgjedhjet në Kongres, transmeton AP. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis pritet të nënshkruajë një urdhër për dërgim të trupave të kufi... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës miraton projektbuxhetin për vitin 2019

Evropaelire.org 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019. Të hyrat e përgjithshme buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të jenë në shumën prej 2.3 miliardë euro. Gjatë prezantimit të Projektligjit, ministri i Financave, Bedri Hamza ka theksuar se përgatitjet e këtij propozimi të buxhetit për vitin 2019 janë zhvilluar në pajtim me legjislacionin dhe janë në përputhje me të gjithë parametrat financiarë dhe ekonomikë të Kosovës. Në Projektligj parashihet rritje... Читать дальше...


Музыкальные новости
Концерт

Концерт ко дню адыгского флага привлек молодежь Черкесска





Персональные новости
Актёр

«Поборол это гнусное чувство». Актер Галкин — о своей маленькой дочке, зависти и настоящей любви





Thaçi: Në Francë nuk do të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova do të përfaqësohet nga liderët e saj në çdo takim ndërkombëtar ku merr ftesë për pjesëmarrje, pa marrë parasysh mospajtimet e Serbisë. Këto komente, Thaçi i bëri në Forumin Frankofon të Investimeve që po mbahet në Prishtinë, konferencë që bashkon kompani të ndryshme nga vendet frankofone për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik. Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor do të jetë nikoqir i shumë liderëve botërorë, në manifestimin e përvjetorit... Читать дальше...

Ndryshimet kushtetuese, opozita me amendamente për gjuhën shqipe

Evropaelire.org 

Ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut, kanë aktualizuar kërkesat e opozitës shqiptare për ndërhyrje edhe në disa nene tjera të Kushtetutës me qëllim, siç thonë ata, avancimin e pozitës shqiptare në shtet. Në Kushtetutën aktuale gjuha shqipe askund nuk përmendet si gjuhë e dytë zyrtare, por si gjuhë e ndryshme nga maqedonishtja, e të cilën e flasin mbi 25 për qind e popullatës në vend. Veç kësaj... Читать дальше...

Haradinaj: Pajtim me Serbinë, por jo ndryshim kufijsh

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk pranon ndonjë marrëveshje me Serbinë që çon drejt ndryshimit të kufijve. Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se “mund të ketë marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë, por jo marrëveshje të bazuar në territor as në kufi”. “Ato janë kamuflazh për ndarje të Kosovës. Kosova është ajo e 17 shkurtit të 2008”, ka thënë kryeministri i Kosovës. Ai po ashtu ka thënë se... Читать дальше...

SHBA synon të bllokojë tentimet e Rusisë për ruajtje të paktit për Armët Bërthamore

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë duke synuar të bllokojnë tentimet e Rusisë për të organizuar një votim në Asamblenë e Përgjithshmë të Kombeve të Bashkuara me qëllim të ruajtjes së Traktatit për Armët Bërthmore të vitit 1987, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se do ta braktisë. Diplomatët rusë kanë thënë më 25 tetor se ata  i kanë ofruar Komitetit të Asamblesë për Çarmatim një draft-rezolutë, në të cilën bëhet thirrje për ruajtje të Paktit për Raketat me Rreze të Mesme Veprimi, mirëpo... Читать дальше...

FBI-ja nis hetime në Florida pas shpërndarjes së "pakove të dyshimta"

Evropaelire.org 

Agjentët e FBI-së kanë nisur kërkimet në një zonë të shërbimeve postare afër Majamit, në tentim të zbulimit se kush ka qenë mbrapa një vargu pakosh me material shpërthyes. Pajisjet janë dërguar në adresë të tetë profileve të larta në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ish-presidentin amerikan, Barack Obama dhe aktorin Robert De Niro. Zyrtarë të paidentifkuar kanë thënë për mediat amerikane se hetuesit besojnë që të paktën një pako e tillë është dërguar në Florida. Mirëpo FBI-ja ende nuk ka publikuar detajet e hulumtimit. Читать дальше...

Jordani: 18 persona vdesin nga vërshimet e papritura

Evropaelire.org 

Vërshimet e shkaktuara nga një shi i rrëmbyeshëm në Jordani kanë lënë të vdekur të paktën 18 nxënës dhe mësues derisa 35 të tjerë janë lënduar, kanë thënë autoritetet jordaneze. Shumica e personave të vrarë kanë qenë nën moshën 14 vjeçare, kanë thënë zyrtarët. Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë helikopterë dhe zhytës, duke shpëtuar 34 persona nga vërshimet, derisa ushtria e Izraelit ka thënë të ketë nisur personal ushtarak dhe ekip shpëtimi me kërkesë të Qeverisë së Jordanisë. Autoritetet... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

РОСГВАРДИЯ ОБЕСПЕЧИЛА ПРАВОПОРЯДОК ВО ВРЕМЯ ФУТБОЛЬНОГО МАТЧА «ЦСКА» - «СПАРТАК» В МОСКВЕ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперты дали советы по выбору идеального района для семейной жизни в Москве





Путин в России и мире
Москва

Мария Захарова раскритиковала высказывание Нэнси Пелоси о Путине и протестах в США


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт «7 хитов И.С.Баха» в Эрмитажном театре



Москва

Лазарева суббота — тайны праздника 27 апреля: приметы, суеверия, запреты

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net