Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 16.10.2018

Putin do të jetë pjesë e ceremonisë së 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin do të jetë pjesë e një ceremonie që mbahet muajin e ardhshëm në Paris për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ka njoftuar Kremlini. “Më 11 nëntor ne jemi duke planifikuar të udhëtojmë në Paris. Do të marrim pjesë në ceremoni” ka thënë ndihmësi i presidentit Putin për politikë të Jashtme, Yuri Ushakov. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë shumë liderë shtetërorë, duke përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje. Читать дальше...

SHBA, e dëshpëruar me VMRO DPMNE-në në Maqedoni

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të dëshpëruara nga qëndrimi i opozitës në Maqedoni për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, në një letër dërguar kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka kërkuar që t’i mundësohet çdo deputeti të partisë së tij që lirshëm dhe pa kërcënime të shprehin qëndrimin e tyre dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për të zbatuar marrëveshjen për emrin... Читать дальше...

Ministria e Jashtme e Kosovës: Serbia po krijon lajme të rreme

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Kosovës ka akuzuar Serbinë se është duke prodhuar lajme të rreme për “zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në lidhje me Kosovën”. Duke rikujtuar se si edhe në të kaluarën autoritetet serbe kanë kryer siç ka thënë kjo ministri propagandë me njoftimet se Guniea Bissau, Liberia, Gana, kanë tërhequr njohjet për Kosovën, zyrtarët e kësaj ministrie kanë shprehur shqetësim për përhapjen e këtyre lajmeve të pavërteta në media të ndryshme të Kosovës dhe të atyre në botë. Përveç tjerash... Читать дальше...



Kremlini synon të jetë nikoqir i Kimit në Rusi

Evropaelire.org 

Kremlini ka thënë se është duke diskutuar një vizitë të mundshme të liderit verikorean, Kim Jong Un këtë vit në Rusi, transmeton AP. Yuri Ushakov, këshilltar për Çështje të Jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se Moska dhe Phenjani janë duke diskutuar kohën dhe vendin e vizitës, pavarësisht pse nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Deklaratat e Ushakov kanë ardhur pasi përfaqësuesi i lartë i administratës së Trumpit për Korenë Veriore, Stephen Biegun,  është takuar të martën me një zyrtar të lartë rus në Moskë. Читать дальше...

Beogradi qorton ambasadorin amerikan rreth deklaratës për Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “për fat të keq” nuk ka qenë i pranishëm kur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Serbi, Kyle Scott, ka thënë që Qeveria e Kosovës nuk është “e ashtuquajtur”, por qeveri e “shtetit sovran dhe të pavarur”. Vuçiq ka theksuar që ambasadori do të merrte një “përgjigje të mirë dhe të matur, e cila do të nënkuptonte mbrojtjen e interesave të shtetit të Serbisë”. Sipas tij, çfarëdo qoftë që është Qeveria e Kosovës për Uashingtonin, për Serbinë është e “ashtuquajtur”. Читать дальше...

Trump kërcënon me ndalje të ndihmës për Hondurasin

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të martën me tërheqje të fondeve dhe ndihmës për Hondurasin nëse nuk ndalon një grumbull personash që është nisur drejt Shteteve të Bashkuara. “Shtetet e Bashkuara kanë informuar ashpër presidentin e Hondurasit se nëse një grumbull personash që janë nisur drejt SHBA-së nuk ndalohen dhe nuk kthehen sërish në Honduras, nuk do të ketë ndihmë financiare dhe ndihmë tjetër”, ka thënë Trump në një postim në Twitter. Më shumë se 3,000 migrantë kanë kaluar nga Hondurasi në Guatemalë të hënën... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës krijon komision për trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka krijuar një komision ndërinstitucional që ka për qëllim të ndihmojë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. “Zyra e Kryeministrit do të ofrojë përkrahje administrative për punën e Komisionit, i cili do të analizojë, rekomandojë dhe trajtojë të gjitha çështjet që ndërlidhen me ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. Kohë më parë, Qeveria në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe organizata të shoqërisë civile kishin hartuar... Читать дальше...

Pompeo takon mbretin dhe princin saudit pas zhdukjes së Khashoggit

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është takuar me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, pas zhdukjes dhe dyshimeve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar Pompeon në Riad pasi ka folur me Mbretin e Arabisë Saudite për zhdukjen e Khashoggit, i cili është njohur si kritik i trashëgimtarit të fronit saudit, Princit, Muhammad bin Salman. Khashoggi është zhdukur pasi ka vizituar konsullatën saudite në Stamboll dy javë më parë. Pompeo ka... Читать дальше...



Efektet e ofertës së Zaevit për falje mund të jenë edhe negative

Evropaelire.org 

Njohësit e çështjeve juridike thonë se ftesa e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për “falje dhe pajtim” në asnjë mënyrë nuk duhet t'i hap rrugë amnistisë për ngjarjet e dhunshme që ndodhën në parlament më 27 prill të vitit të kaluar. Naser Ziberi, njohës i çështjeve juridike, i cili njëherësh ka ushtruar për disa mandate edhe profesionin e deputetit, për Radion Evropën e Lirë thotë se oferta e kryeministrit të Maqedonisë për “falje dhe pajtim” nuk është e qartë, ose më saktë mund të kuptohet në dy mënyra. Читать дальше...

Ligjëratat e grave myslimane në xhami

Evropaelire.org 

Dhjetëra gra myslimane në Kosovë mbajnë ligjërata mësim-besimi nëpër xhami dhe 12 prej tyre paguhen nga Bashkësia Islame e Turqisë. Predikimi i fesë edhe nga vajzat e vogla, nga njohës të çështjeve të religjionit konsiderohet si shkelje e të drejtave të tyre.

Franca beson se mund të arrihet pakti për Brexitin

Evropaelire.org 

Franca ka shfaqur dozë të lartë të besimit se marëveshja për Brexit mund të arrihet, ndonëse jo në orët e vona të së mërkurës kur edhe pritet të takohen liderët evropianë në Bruksel, pasi kufiri irlanedez vazhdon të jetë një nga çështjet kyçe për t’u zgjidhur, ka thënë një zyrtar i presidencës së Francës, transmeton Reuters. “Ne besojmë se ideja e marrëveshjes mund të arrihet, ndonëse ka mundësi të mos ndodhë të mërkurën në mbrëmje”, ka thënë një zyrtar për gazetarët. “Ne veçse e kemi thënë në Salsburg se jemi në momentin e së vërtetës... Читать дальше...

Haradinaj fton Bahtirin të përmbahet nga deklaratat rreth hapjes së urës në Mitrovicë

Evropaelire.org 

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë “duhet të hapet për qarkullim përgjithmonë dhe jo vetëm për një ditë”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ai i ka bërë thirrje kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që të përmbahet me deklaratat e tij, pasi ky i fundit kishte deklaruar se shumë shpejt kjo urë do të hapet për qarkullim dhe se aty në ditën inauguruese do të performojë edhe një këngëtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, gjatë një konference për media... Читать дальше...

Mungesa e bashkëpunimit Kosovë – Serbi, pengesë në hetimet rreth rastit Ivanoviq 

Evropaelire.org 

Mungesa e informacioneve nga autoritetet e Beogradit, sipas organeve të hetuesisë në Kosovë, po ndikon në mungesën e përparimeve rreth ndriçimit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Autoritetet kompetente të Kosovës thonë se po punojnë në mënyrë intensive për zbardhjen e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, por, sipas tyre, nuk po arrijnë të sigurojnë informata të vlefshme edhe nga Beogradi. Oliver Ivanoviq, ka vepruar në Kosovë si përfaqësues politik, por kishte edhe shtetësinë e Serbisë. Читать дальше...

Vuçiq: Po dëgjoj marrëzi për Preshevën dhe Bujanocin

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë në një prononcim për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se mendon që është e nevojshme të ngriten kufijtë mes shqiptarëve dhe serbëve. “Termi përkufizim i kufirit do të thotë që kemi kufij mes shqiptarëve dhe serbëve e që sot nuk e dijmë ku janë. Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët? Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij”, ka thënë Vuçiq. Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur... Читать дальше...

Pakistanit i kërkohet të luftojë militantët që kanë kidnapuar forcat iraniane

Evropaelire.org 

Garda Revolucionare e Iranit i ka bërë thirrje Pakistanit të luftojë militantët që dyshohet se kanë kidnapuar 14 anëtarë të forcave të sigurisë së Iranit më 16 tetor në kufirin që ndajnë këto dy shtete. “Ne presim nga Pakistani të përballet me këto grupe terroriste, të cilat mbështeten nga disa shtete rajonale dhe të lirojnë menjëherë forcat iraniane të kidnapuara”, kanë thënë zyrtarë të Gardës Revolucionare në një deklaratë televizive. Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar më herët se 14... Читать дальше...

Pse Arabia Saudite ka rëndësi për Perëndimin?

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me “dënim të ashpër” të Arabisë Saudite, nëse vërtetohet se agjentët e saj kanë vrarë gaztearin saudit, Jamal Khashoggi. Khashoggi u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor. Arabia Saudite, e cila i mohon pretendimet e zyrtarëve turq se Khashoggi është vrarë nga agjentët e saj, u zotua se do t’i përgjigjet çdo veprimi ndëshkues të Perëndimit me “veprime edhe më të mëdha”. Pasojat mund të jenë po ashtu të mëdha. Читать дальше...

Vulin dënoi deklaratën e ambasadorit amerikan për Kosovën

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e dënoi deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili e quajti Kosovën shtet sovran. Vulin tha se Scott "ka harruar se Serbia nuk është koloni" dhe se "nuk mund të shkelë dinjitetin e saj".  Të hënën, Scott, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një takim për çështje ekonomike, tha se SHBA "e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran". "Më vjen keq që ambasadori Scott nuk u përpoq të tregonte arrogancën e tij në ndonjë rast me presidentin (Aleksandar) Vuçiq... Читать дальше...

Edhe Australia mund ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Evropaelire.org 

Australia do të shqyrtojë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës së saj atje, tha kryeministri australian, Scott Morrison. Nëse ndodh, ky veprim do të pasonte politikën e ngjashme të SHBA-së, e cila ka shkaktuar kritika në nivel ndërkombëtar, vitin e kaluar. Morrison tha se Australia mbetet e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Kundërshtarët politikë thonë se komentet e tij janë një "taktikë mashtruese" për vota, përpara... Читать дальше...

Kisha Ortodokse Ruse ndërpren lidhjet me Patriarkanën e Konstandinopojës

Evropaelire.org 

Kisha Ortodokse e Rusisë tha se ndërpren të gjitha lidhjet me institucionin që zotëron autoritetin shpirtëror mbi të krishterët ortodoksë të botës, për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth Kishës në Ukrainë. Patriarkana e Konstandinopojës njohu së voni pavarësinë e Kishës së Ukrainës nga Moska. Shumë të krishterë ukrainas e akuzojnë Kishën Ruse për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës. Patriarkana e Konstandinopojës mbizotëron mbi 300 milionë të krishterë ortodoksë në gjithë botën. Читать дальше...

Vdiq bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Paul Allen

Evropaelire.org 

Paul Allen, i cili bashkëthemeloi kompaninë e teknologjisë Microsoft, vdiq në moshën 65-vjeçare. Dy javë më parë, ai njoftoi se i është kthyer sëmundja e kancerit, të cilën e ka trajtuar në vitin 2009. Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, tha së është  "zemërthyer nga vdekja e njërit prej miqve të tij më të vjetër dhe më të dashur". "Informatika personale nuk do të kishte ekzistuar pa të", tha Gates. Allen u largua nga Microsoft-i në vitin 1983, pas një mosmarrëveshjeje me Gates. Por... Читать дальше...

Rasti Khashoggi: Pompeo takon mbretin saudit

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të takojë sot në Riad mbretin Salman të Arabisë Saudite, pas kundërthënieve në rritje për fatin e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Pompeo do të vizitojë më pas Turqinë, ku Khashoggi është parë për herë të fundit në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor. Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi është vrarë nga agjentët sauditë, por Riadi e mohon këtë. Të hënën, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se "vrasësit mashtrues" mund të jenë pas zhdukjes së gazetarit. Читать дальше...

Vermeulen: Kosova mund të shkojë drejt krizës fiskale 

Evropaelire.org 

“Buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Të mos i përmendim skemat e tjera pensionale që janë duke u shqyrtuar. Po që se do të zbatoheshin edhe ato, shpenzimet do të rriteshin në shkallë të paqëndrueshme”, thotë ndër të tjera në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, Ruud Vermeulen.  Radio Evropa e Lirë: Më shume se 350 mijë qytetarë të Kosovës marrin para nga skemat sociale dhe pensionale, ky numër mund të rritet. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Футболисты ЦСКА и «Спартака» не забили голов друг другу впервые с 2003 года


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Москвичам назвали пять мест, где можно полюбоваться цветущей сакурой





Путин в России и мире
Москва

Транспортный коридор «Север-Юг» станет катализатором социального и экономического развития стран Евразии и глобального Юга


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко рассказал о планах расширения НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Розенбаум

Александр Розенбаум рассказал о дополнительном источнике дохода: "Не бомжовые заведения"



Москва

Дело о мороженом в музее: Бывшей чиновнице Минкульта дали семь лет

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net