Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 25.10.2018

Pakistani "liron" një figurë kyçe të talibanëve

Evropaelire.org 

Pakistani e liroi nga paraburgimi një komandant të rëndësishëm të talibanëve afganë, i cili është arrestuar tetë vjet më parë. Agjencia Associated Press citoi të enjten zyrtarët e inteligjencës të kenë thënë se Mullah Abdul Ghani Baradar, bashkëthemelues i talibanëve, është liruar "pas negociatave në nivel të lartë". Baradar ka koordinuar operacionet e talibanëve në jug të Afganistanit para se të arrestohej në qytetin Karaçi të Pakistanit në vitin 2010. Disa raporte thonë se lirimi i tij mund... Читать дальше...

Parlamenti Evropian paralajmëron Rusinë për sanksione të reja

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian e paralajmëroi Rusinë se sanksionet kundër saj "do të forcohen" nëse ajo e intensifikon "bllokimin de facto" të anijeve ndërkombëtare në Detin Azov - gjë të cilën Perëndimi e cilëson si përpjekje për të destabilizuar Ukrainën. Një rezolutë që u miratua të enjten u bën thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që "ta bëjnë të qartë se sanksionet kundër Rusisë do të forcohen" nëse Moska i përshkallëzon veprimet e saj. "Parlamenti Evropian i konsideron të papranueshme veprimet e Federatës Ruse në Detin e Azov... Читать дальше...

Trump e ftoi për vizitë Putinin në vitin 2019

Evropaelire.org 

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se i ka dorëzuar presidentit rus, Vladimir Putin, një ftesë nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të vizituar Uashingtonin në vitin 2019. Në një intervistë për shërbimin armen të Radios Evropa e Lirë, Bolton tha se dorëzoi ftesën gjatë takimeve të tij me Putinin në Moskë, këtë javë. Vizita e Boltonit në Rusi u dominua nga njoftimi se administrata e Trumpit planifikon të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, i vitit 1987. Читать дальше...



Turqia, vitin e ardhshëm, nis instalimin e sistemeve raketore ruse

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, tha se vendi i tij do të nisë instalimin e sistemeve raketore ruse S-400 në tetor të vitit të ardhshëm. Agjencia turke e lajmeve Anadolu citoi Akarin duke thënë se një personel i përzgjedhur do të dërgohet në Rusi, në fillim të vitit 2019, për t'u trajnuar.  Eksportuesi shtetëror i armëve në Rusi, Rosoboronexport, ka konfirmuar qysh në muajin gusht se do të nisë dërgimin e sitemeve S-400 në Turqi vitin e ardhshëm. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e... Читать дальше...

Kosova nuk do zhgënjim të sërishëm nga BE-ja për liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës, javëve të fundit kanë ndryshuar diskursin, i cili ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke shprehur një dozë skepticizmi dhe dyshimi nëse një vendim pozitiv për Kosovën do të mund të merret deri në fund të këtij viti. Megjithatë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon që ky skepticizëm i shprehur përmes diskursit të javëve të fundit, është qëndrim i cili shpërfaqet edhe... Читать дальше...

Sahle-Work Zewde bëhet presidentja e parë grua e Etiopisë

Evropaelire.org 

Parlamenti i Etiopisë zgjodhi për presidente Sahle-Work Zewde - gruan e parë në këtë pozitë. Sahle-Work është një diplomate me përvojë, e cila tani është po ashtu presidentja e vetme grua në kontinentin e Afrikës. Zgjedhja e saj në pozitën ceremoniale vjen një javë pasi kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, emëroi një kabinet me gra në gjysmën e pozitave. Pas betimit, presidentja Sahle-Work premtoi se do të punojë për ta bërë barazinë gjinore një realitet në Etiopi.

Kuvendi i Shqipërisë voton shembjen e Teatrit Kombëtar

Evropaelire.org 

Kuvendi i Shqipërisë, me 74 vota për dhe pa praninë e opozitës në sallë, ka rrëzuar për herë të dytë dekretin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për rishqyrtim të projektligjit për Teatrin Kombëtar. Me rrëzimin për herë të dytë të këtij dekreti, Kuvendi i hapi rrugë ndërtimit të një teatri të ri, duke shembur atë që është në qendër të kryeqytetit. Ky projektligj, i votuar për herën e tretë në Kuvendin shqiptar, “ka për objekt përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen... Читать дальше...

Bolton: Do ta shtrydhim Iranin

Evropaelire.org 

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Bolton, u zotua se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, "do ta shtrydhë Iranin" me presion të madh ekonomik, për shkak të, siç tha, sjelljes "keqdashëse" të tij në Lindjen e Mesme dhe në gjithë botën. Bolton i bëri këto komente në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, pas takimit me kryeministrin armen, Nikol Pashinian, në Jerevan. "Siç i thashë edhe kryeministrit, duam të bëjmë presion maksimal mbi Iranin... Читать дальше...



Deçani me asnjë qytetar në IS, kurse Hani i Elezit me njëmbëdhjetë

Evropaelire.org 

Asnjë person nga Deçani nuk ka shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, thuhet në një raport të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Sipas këtij raporti, arsye për këtë është angazhimi më i madh i komunitetit dhe i Bashkësisë Islame të Deçanit dhe moslejimi i hoxhallarëve të tjerë për të ligjëruar nëpër xhamitë e kësaj komune. “Numri i luftëtarëve të huaj nga Komuna e Deçanit është asnjë, ose të paktën gjatë periudhës së hulumtimit tonë, ne nuk kemi arritur të identifikojmë asnjë person... Читать дальше...

Kurz: Perspektiva evropiane e Ballkanit është më e mirë se kurrë

Evropaelire.org 

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, tha se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor duket më e mirë se kurrë. Ai i bëri këto komente në Budvë të Malit të Zi, teksa hapi një konferencë për ekonominë.  Kurz tha se është i sigurt se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë pas anëtarësimit të vendeve të Ballkanit. "Këto nuk janë ëndrra; është rrugë reale", tha kancelari austriak. "Austria është e interesuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen në BE, por edhe për bashkëpunimin ekonomik", tha ai. Читать дальше...

Vrasja e Khashoggit "ka qenë e parameduar"

Evropaelire.org 

Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë "e paramenduar", citohet të ketë thënë prokurori publik i Arabisë Saudite. Provat për këtë erdhën nga një task-forcë e përbashkët e Arabisë Saudite dhe Turqisë, raportoi transmetuesi saudit al-Ekhbariya, duke cituar prokurorin. Sipas burimit të njëjtë, prokurorët po marrin në pyetje disa të dyshuar. Arabia Saudite fillimisht ka mohuar se ka dijeni për vendndodhjen e Khashoggit, i cili është parë për herë të fundit më 2 tetor, duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll. Читать дальше...

Të dënuar për krime lufte në Kosovë, 34 shqiptarë dhe 4 serbë 

Evropaelire.org 

Nga 111 personat e akuzuar për krime lufte për periudhën 1999-2018, vetëm 40 janë dënuar, kurse 26 janë të arratisur, përderisa të tjerët janë ende në proces të gjykimit. Kështu u tha gjatë prezantimit të publikimit “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018” të publikuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë. Sipas këtij publikimi, që nga përfundimi i luftës e deri në tetor të këtij viti, janë proceduar 48 lëndë. Prej tyre 25 lëndë ndaj serbëve, 19 ndaj shqiptarëve... Читать дальше...

Paketë e dyshimtë me "pajisje eksplozive" arrin në restorantin e De Niros

Evropaelire.org 

Një paketë e dyshimtë, e ngjashme me ato që janë dërguar në adresë të rrjetit televiziv CNN dhe të disa demokratëve në SHBA, u dërgua edhe në një restorant në Nju Jork, i cili është në pronësi të aktorit Robert De Niro.  Televizioni NBC, duke cituar burime të policisë, tha se pajisja ka arritur në restorantin Tribeca Grill mëngjesin e së enjtes. Nëse lidhet me paketat e mëparshme, kjo është pajisja e nëntë eksplozive që u dërgua këtë javë te kritikët e perceptuar të presidentit amerikan, Donald Trump. Читать дальше...

Çmimi Sakharov i ndahet regjisorit të burgosur ukrainas

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian i dha regjisorit ukrainas, Oleg Sentsov, çmimin e tij prestigjioz për lirinë e mendimit, të njohur si Sakharov. Sentsov është i burgosur në Rusi për shkak të kundërshtimit të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska. "Përmes guximit dhe vendosmërisë, duke rrezikuar jetën e tij, krijuesi i filmit, Oleh Sentsov, është bërë simbol i luftës për lirimin e të burgosurve politikë që mbahen në Rusi dhe në gjithë botën", tha presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani. Читать дальше...

Haradinaj takoi kancelarin austriak Kurz dhe kryeministrin malazez Markoviq

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim të përbashkët me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Takimi u zhvillua në Budvë të Malit të Zi, në margjina të Konferencës për Ekonomi, në kuadër të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në takim u bisedua për bashkëpunimin dhe integrimet rajonale, për të cilat Haradinaj shprehu përkushtimin... Читать дальше...

Drejtorja e CIA-s mund të ketë dëgjuar incizimet e vrasjes së Khashoggit

Evropaelire.org 

Drejtorja e CIA-a, Gina Haspel ka dëgjuar gjatë vizitës së saj në Turqi një incizim të zërit, në të cilin dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i kanë thënë dy burime agjencisë së lajmeve Reuters. Përfaqësuesit e CIA-s dhe inteligjencës turke nuk kanë komentuar nëse Haspel ka dëgjuar incizimet. Arabia Saudite fillimisht ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e Khashoggit më 2 tetor, mirëpo një zyrtar saudit ka thënë më pas se vdekja e tij ka ndodhur në konsullatën saudite si rezultat i një përleshjeje. Читать дальше...

NATO nis stërvitjet ushtarake, Rusia në mendjen e secilit

Evropaelire.org 

Norvegjia do të jetë nikoqire e stërvitjeve më të mëdha të kryera të enjten nga NATO-ja prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, duke i rikujtuar Rusisë që aleanca mbetet e bashkuar pavarësisht dyshimeve që ka shpërfaqur në këtë aspekt presidenti amerikan, Donald Trump. Më shumë se 50,000 ushtarë, 10,000 automjete, 65 anije dhe 250 aeroplanë nga 31 shtete do të jenë pjesë e stërvitjeve ushtarake të titulluara “Trident Juncture”, të cilat kanë për qëllim trajnimin e Aleancës për të mbrojtur vendet anëtare nga agresioni. Читать дальше...

Afganistani nis hetime pas pretendimeve për viktima në një operacion ushtarak

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë thënë se kanë nisur një hetim lidhur me pretendimet se të paktën 14 civilë janë vrarë në një operacion ushtarak tokësor në lindje të Afganistanit. Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht një autostradë që lidh Afganistanin dhe Pakistanin, duke kërkuar më shumë masa kundër personave që janë përgjegjës për bastisjet e forcave të sigurisë afgane në Provincën Nangahar. Zëdhënësi i provincës, Attaullah Khogyani, ka konfirmuar se ka pasur viktima në operacionin ushtarak dhe ka thënë se një hetim zyrtar tashmë ka nisur. Читать дальше...

Ministri Lekaj anulon vizitën në Graçanicë në mungesë të simboleve shtetërore

Evropaelire.org 

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka refuzuar të zhvillojë vizitën e paralajmëruar në Komunën e Graçanicës, pasi kjo e fundit ka refuzuar të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku është planifikuar të mbahet takimi. Në një komunikatë për media të kësaj ministrie është thënë se “për Lekajn dhe kabinetin e tij është e papranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohet me simbolet e shtetit që i përkasin Republikës së Kosovës”. Përveç tjerash... Читать дальше...

Lideri italian kërkon heqje të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Evropaelire.org 

Kryeministri italian, Giuseppe Conte i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqje të sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se ai është i përkushtuar për të rritur lidhjet tregtare me Moskën, pavarësisht sanksioneve. Në udhëtimin e tij të parë në Moskë prej kur ka nisur udhëheqësinë në muajin qershor, Conte e ka cilësuar më 24 tetor Rusinë si lojtar global të rëndësishëm dhe ka ftuar Putinin që të vizitojë Italinë. Lideri italian ka thënë se beson që ndarja në mes të BE-së dhe Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë që ka nisur më 2014... Читать дальше...

Putin paralajmëron "garë të re armësh"

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se tërheqja e Uashingtonit nga Traktati për Armët Bërthamore, i nënshkruar dekada më parë, mund të nxisë “garë armësh” dhe se Kremlini do të paraqesë vendimin amerikan para Kombeve të Bashkuara për një votim simbolik. Duke iu përgjigjur vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga Pakti i vitit 1987 për Raketat me Rreze të Mesme Veprimi, Putin, ka thënë më 24 tetor se, Shtetet e Bashkuara tashmë kanë braktisur Traktatin për Raketa... Читать дальше...

Qindra persona nëpër procese gjyqësore për korrupsion

Evropaelire.org 

Mekanizmat e drejtësisë në Kosovë, thonë se aktualisht kanë në proces mbi 500 lëndë që po trajtohen dhe ndërlidhen me rastet e dyshuara të korrupsionit. Në këto lëndë janë të përfshirë më shumë se 750 persona të dyshuar.  Në Prokurorinë e Shtetit thonë se me efikasitet po kryhen gradualisht të gjitha lëndët që kanë të bëjnë edhe me krime të rënda ekonomike. Kryeprokurori i Shtetit ka një njësit të veçantë që funksionon si komision mbikëqyrës për zbatimin e planit të veprimit 2016/2018 për korrupsion dhe krime ekonomike. Читать дальше...

Trump sulmon "armiqësinë e mediave" pas lajmit për pakot shpërthyese

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje mediave “të ndalin armiqësinë e pafund” pasi disa pako me material shpërthyes janë nisur drejt adresave të figurave të larta politike. Ai i ka bërë këto deklarata pasi pakot janë dërguar në zyrën e CNN-it në Nju Jork dhe demokratëve, Barack Obama dhe Hillary Clinton. Asnjëra nga pakot nuk ka shpërthyer, mirëpo FBI-ja ka nisur kërkime për të kuptuar kush qëndron mbrapa dërgesave. Kritikët e presidentit amerikan i kanë cilësuar deklaratat e fundit të Trumpit... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

РОСГВАРДИЯ ОБЕСПЕЧИЛА ПРАВОПОРЯДОК ВО ВРЕМЯ ФУТБОЛЬНОГО МАТЧА «ЦСКА» - «СПАРТАК» В МОСКВЕ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперты дали советы по выбору идеального района для семейной жизни в Москве





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

Рэпер Баста благословил девушку на брак во время своего концерта



Москва

В Диктанте Победы приняли участие молодые сотрудники забайкальского Росреестра

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net