123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 10.10.2018

Padi të reja kundër Gruevskit dhe ish-ministrave të tij, përfshirë Osmanin

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Maqedonisë njoftoi të mërkurën për nisjen e hetimeve për raste të reja që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare. Në mesin e të akuzuarve janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Financave, Zoran Stavreski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë dhe drejtues e anëtarë të komisioneve të tenderit. Sipas Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit dyshohet... Читать дальше...

Uragani Michael - "më i keqi në 100 vjet" - zbarkon në Floridë

Evropaelire.org 

Uragani Michael - stuhi e kategorisë katër, me erëra deri në 250 kilometra në orë - zbarkoi në rajonin Penhendëll të Floridës, në Shtetet e Bashkuara. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, stuhia preku tokën pranë Plazhit Meksiko. Qindra-mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, por shumë nuk kanë ikur. Guvernatori i Floridës, Rick Scott, paralajmëroi për "shkatërrim të paimagjinueshëm", duke thënë se stuhia do të jetë më e keqja në 100 vjet. Së paku 13 njerëz kanë vdekur në Amerikën Qendrore gjatë fundjavës... Читать дальше...

Diplomati iranian ekstradohet nga Gjermania në Belgjikë

Evropaelire.org 

Një diplomat iranian, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e një komploti të dështuar për të sulmuar një tubim të opozitës iraniane, pranë Parisit, u ekstradua nga Gjermania në Belgjikë, thanë zyrtarët e sigurisë. I identifikuar si Assadollah Assadi, diplomati i vendosur në Vjenë është arrestuar në rajonin gjerman të Bavarisë, më 1 korrik. Assadi u ekstradua pasi Gjykata e Lartë Rajonale në qytetin Bamberg të Gjermanisë e miratoi këtë veprim javën e kaluar. Ai dyshohet se ka kaluar një pajisje... Читать дальше...



Partia Demokratike e Kosovës nisi zgjedhjet e brendshme

Evropaelire.org 

Partia Demokratike e Kosovës mbajti të mërkurën konventën e re zgjedhore. Zyrtarë të lartë të kësaj partie shprehën optimizmin e tyre se nga konventa zgjedhore, PDK-ja do të dalë edhe më e konsoliduar për të marrë, siç u tha, përgjegjësi të reja për drejtimin e vendit. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, tha se partia ka nevojë për mbështetje nga qytetarët e Kosovës. "PDK-ja ka nevojë që të fuqizohet edhe më tutje, por edhe Republika e Kosovës ka nevojë për një PDK të fuqishme. Partia Demokratike... Читать дальше...

Kina me rregulla më të ashpra kundër grupeve etnike myslimane

Evropaelire.org 

Autoritetet kineze nisën një fushatë kundër prodhimeve hallall, për të parandaluar Islamin që të depërtojë në jetën sekulare dhe të ushqejë "ekstremizmin" në rajonin veriperëndimor Ksinjiang, ku grupet etnike myslimane përballen me kufizime fetare. Hallall - nga arabishtja i lejueshëm - u referohet disa rregullave që i udhëzojnë myslimanët se çka është e lejueshme të përdoret si ushqim. Pekini, viteve të fundit, është duke aplikuar masa të rrepta të sigurisë në Ksinjiang kundër, siç thotë, elementeve separatiste. Читать дальше...

Ligji “problematik” për financimin e partive politike

Evropaelire.org 

Transparenca rreth financimit të partive politike ka qenë dhe mbetet një prej ngecjeve të vazhdueshme të Kosovës, që është evidentuar gati se në të gjitha raportet e progresit të Komisionit Evropian. Së fundmi, po tentohet që përmes ndryshim-plotësimit të Ligjit për financimin e subjekteve politike, financat e partive politike të bëhen më transparente. Por, edhe përkundër ndryshimeve që po i bëhen ligjit, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, ai do të vazhdojë të lë hapësirë për fshehje të burimeve të financimit. Читать дальше...

Xhamia shumëfunksionale në Prishtinë

Evropaelire.org 

Xhamia e “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë dallon shumë nga objektet e tjera fetare në Kosovë. Brenda saj ka librari, sallë leximi, sallë ping-pongu, sallë të pajisur me kompjuterë si dhe hapësira për takime të ndryshme që i shfrytëzojnë besimtarët. Imami i kësaj xhamie, Labinot Maliqi, është i njohur për aktivitetin e tij në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Policia bastis klubet e futbollit në Belgjikë

Evropaelire.org 

Disa nga klubet më të mira të futbollit në Belgjikë u bastisën nga policia për mashtrime të dyshuara në transferimin e lojtarëve. Agjentë, referë dhe zyrtarë të klubeve Anderlecht, Club Bruges dhe Standard Liege po hetohen, raportojnë mediat belge. Sipas tyre, mbi 200 policë morën pjesë në bastisjet në disa vende. Policia po ashtu bastisi prona në Francë, Luksemburg, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, thanë prokurorët. Marrja në pyetje e menaxherit të Club Bruges, Ivan Leko, u konfirmua nga klubi. Читать дальше...



Nis debati parlamentar për ndryshimet kushtetuese

Evropaelire.org 

Në Komisionin parlamentar për çështje kushtetuese ka filluar debati për ndryshimet kushtetuese, që janë të domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë, të njohur si Marrëveshja e Prespës. “Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit me Greqinë, i hap rrugë Maqedonisë të anëtarësohet në NATO dhe BE, dhe kjo është rruga e vetme“, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke elaboruar vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për ndryshime kushtetuese para deputetëve. Читать дальше...

“Në emër të lirisë”

Evropaelire.org 

Me moton “Në emër të lirisë”, mbështetës dhe pjesëtarë të komunitetit LGBT mbajtën sot Paradën e Krenarisë. Kjo është parada e dytë e këtij lloji që mbahet në Prishtinë. Kjo ngjarje kaloi pa asnjë incident.

Banka Botërore nuk do të mbështesë termocentralin "Kosova e Re"

Evropaelire.org 

Përfaqësues të organizatës joqeveritare "Balkan Green Foundation", përmes një komunikate për media, bënë të ditur se Banka Botërore nuk do të mbështesë termocentralin "Kosova e Re". Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Visar Azemi, dhe Burim Ejupi nga Instituti për Politikat Zhvillimore (INDEP) po marrin pjesë në takimet vjetore të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bali të Indonezisë. Në komunikatën dërguar mediave thuhet se gjatë një takimi me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile... Читать дальше...

Nikki Haley u largua nga OKB: Çfarë duhet të dimë?

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të martën një njoftim të papritur se ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley do të largohet nga pozita e saj. Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, Haley ka mbajtur pozitë të rëndësishme në kabinetin e Trumpit dhe është parë si diplomate e cila ka shuar dyshimet rreth mungesës së kredencialeve në çështjet e politikës së jashtme. Puna e saj diplomatike, të paktën publikisht, ka dërguar qasjen e Trumpit për politika të jashtme në takimet e Këshillit të Sigurimit. Читать дальше...

Zyrtarëve të BE-së u kërkohet të përgatiten edhe për Brexit pa marrëveshje

Evropaelire.org 

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian u paralajmëruan të mërkurën për mundësinë e daljes së Britanisë nga blloku pa marrëveshje. Procesi i njohur si Brexit duhet të përfundojë deri në mars të vitit të ardhshëm. Negociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier, dhe sekretari i përgjithshëm i Komisionit Evropian, Martin Selmayr, i njoftuan komisionarët evropianë për përparimin e bërë në negociata vetëm një javë para samitit të 18 tetorit për Brexit-in, i cili është cilësuar si "momenti i së vërtetës". Читать дальше...

Papa krahason abortin me "pagesën e një njeriu për të vrarë"

Evropaelire.org 

Papa Françesku e krahasoi abortin me "pagesën e një njeriu" për të hequr qafe një person problematik. Papa i bëri këto komente përpara mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për fjalimin e tij javor. Papa e dënoi, siç u shpreh, "shuarjen e jetës së njeriut në barkun e nënës, në emër të mbrojtjes së të drejtave të tjera". "A është drejtë të merret jeta e një njeriu për të zgjidhur një problem", pyeti Papa. Pasi masa brohoriti "jo", ai vazhdoi: "A është e drejtë të paguhet një person për të zgjidhur një problem?

Gazeta turke "identifikon skuadrën vrasëse" të gazetarit saudit

Evropaelire.org 

Një gazetë pro-qeveritare turke tha se ka identifikuar një "skuadër vrasëse" prej 15 anëtarësh, e cila, sipas saj, është dërguar në Turqi për të sulmuar një gazetar të shquar saudit. Zyrtarët turq, më herët, shprehën frikën se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Gazeta Sabah publikoi emrat dhe fotografitë e 15 shtetasve sauditë, për të cilët tha se kanë arritur në Turqi me dy avionë privatë, në ditën kur Khashoggi është zhdukur. Fotografitë duket... Читать дальше...

Apostolova: Shmangni "afatet artificiale" për liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti ambasadorët e vendeve të Kuintit, përkatësisht SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe shefen e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilët i falënderoi për, siç tha, "përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset".  “Vendi ynë është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare”... Читать дальше...

Së paku 50 të vdekur në një aksident në Kenia

Evropaelire.org 

Së paku 50 njerëz vdiqën pasi autobusi me të cilin udhëtonin nga kryeqyteti i Kenias, Nairobi, drejt Kisumusë në perëndim, doli nga rruga. Policia tha se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e automjtetit, i cili ka rënë poshtë një bregu të pjerrët. Udhëheqësi i Kryqit të Kuq në Kenia, Nicholas Kemboi, tha se në autobus ishin 52 vetë. Kohë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Kenian në mesin e vendeve më të këqija në botë për sigurinë në rrugë. Dhjetorin e kaluar... Читать дальше...

LGBT po mban Paradën e Krenarisë në Prishtinë

Evropaelire.org 

Me moton, “Në emër të lirisë”, pjesëtarët e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), po mbajnë Paradën e Krenarisë në Prishtinë. Kjo është hera e dytë që ky komunitet po mban një paradë të tillë. Masa është tubuar në sheshin "Skënderbeu" dhe më pas ka vazhduar drejt sheshit "Zahir Pajaziti". Pas marshit nëpër qendrën e Prishtinës, përfaqësuesi i komunitetit LGBT, Lend Mustafa tha se janë bashkuar për të kërkuar lirinë. “Sot në emër të lirisë i ftojmë institucionet shtetërore që të mos na e mohojnë identitetin... Читать дальше...

LGBT mbajti Paradën e Krenarisë në Prishtinë

Evropaelire.org 

Me moton, “Në emër të lirisë”, pjesëtarët e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), mbajtën Paradën e Krenarisë në Prishtinë. Kjo është hera e dytë që ky komunitet ka mbajtur një paradë të tillë. Masa u tubua në sheshin "Skënderbeu" dhe më pas ka vazhduar drejt sheshit "Zahir Pajaziti". Pas marshit nëpër qendrën e Prishtinës, përfaqësuesi i komunitetit LGBT, Lend Mustafa tha se janë bashkuar për të kërkuar lirinë. “Sot në emër të lirisë i ftojmë institucionet shtetërore që të mos na e mohojnë identitetin... Читать дальше...


Музыкальные новости
Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)





Персональные новости
Зенит

«Радио Зенит» и СПбГУПТД подписали соглашение о сотрудничестве





Gjermania ndalon të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare

Evropaelire.org 

Policia në Gjermani ka ndaluar një burrë lidhur me dhunimin dhe vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova, kanë thënë zyrtarët bullgarë. Duke folur pas një takimi në mes të Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeministrit, ministri i Punëve të Brendshme, Mlladen Marinov ka thënë më 10 tetor se burri është ndaluar një ditë më parë me kërkesë të autoriteteve bullgare. “Kemi të dhëna fizike në lidhura me vrasjen”, ka thënë Marinov, duke shtuar se hetuesit kanë gjetur të dhëna të ADN-së në rrobat dhe trupin e Marinovas. Читать дальше...

Gjermania ndalon të dyshuarin

Evropaelire.org 

Policia në Gjermani ka ndaluar një burrë lidhur me dhunimin dhe vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova, kanë thënë zyrtarët bullgarë. Duke folur pas një takimi në mes të Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeministrit, ministri i Punëve të Brendshme, Mlladen Marinov ka thënë më 10 tetor se burri është ndaluar një ditë më parë me kërkesë të autoriteteve bullgare. “Kemi të dhëna fizike në lidhura me vrasjen”, ka thënë Marinov, duke shtuar se hetuesit kanë gjetur të dhëna të ADN-së në rrobat dhe trupin e Marinovas. Читать дальше...

Dodik: Do të kërkoj njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë

Evropaelire.org 

Ambasada e Ukrainës në Bosnjë dhe Hercegovinë ka reaguar pas deklaratave të të sapozgjedhurit në presidencën tri palëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili ka thënë  se pas marrjes së detyrës do të kërkojë njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë. Ambasada ukrainase e ka quajtur jo miqësore këtë deklaratë duke theksuar se ajo mund të shkaktojë dëmtim të raporteve mes dy vendeve si dhe të vetë autoritetit të Bosnje Hercëgovinës në arenën ndërkombëtare. Kreu i Social-Demokratëve të Pavarur, Millorad... Читать дальше...

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas shpërthimit në një rafineri të naftës në Bosnje

Evropaelire.org 

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri të zotëruar nga rusët në veri të Bosnje Hercegovinës, duke lënë të vdekur një person dhe disa tjerë të plagosur. Në raportimet paraprake është thënë se tetë persona janë plagosur më 9 tetor në një shpërthim në Bosanski Brod, afër kufirit me Kroacinë. Shpërthimi ka nisur në mbrëjen e së martës duke shkaktuar zjarr të madh, i cili është shuar nga zjarrfikësit më 10 tetor. Autoritetet kanë thënë se shkaku i shpërthimit është ende duke u hetuar. Читать дальше...

Britania sfidon A.Saudite për rastin e gazetarit Khashoggi

Evropaelire.org 

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt i ka thënë Arabisë Saudite se Britania është duke pritur përgjigjje urgjente lidhur me zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Në një bisedë telefonike, Hunt ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, se “miqësia varet në vlerat e përbashkëta”. Khashoggi është parë për herë të fundit javën e kaluar duke vizituar konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, derisa Turqia beson se ai mund të jetë vrarë aty. Arabia Saudite i ka hedhur poshtë këto pretendime. Читать дальше...

Një tjetër i dyshuar mund të jetë arrestuar në lidhje me vrasjen e gazetares bullgare

Evropaelire.org 

Një i dyshuar i ri është ndaluar në lidhje me vrasjen e gazetares në Bullgari, Viktoria Marinova, kanë raportuar mediat në këtë shtet. Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov pritet të mbajë një konferencë për media më 10 tetor, në të cilën mund të konfirmojë detajet e arrestimit, ka raportuar transmetuesi gjerman, Deutsche Welle. I dyshuari, i përshkruar si burrë bullgar në mes të 20 apo 30 vjetëve, është ndaluar në Gjermani. Ai supozohet se është larguar nga Bullgaria më 7 tetor drejt Gjermanisë, ku jeton nëna e tij. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

МФК «Динамо Пушкино» вошел в топ-8 команд Всероссийского футбольного турнира «Кубок Казани»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Кабардино-Балкарии стартует крупнейшая экологическая акция «Вода России»





Путин в России и мире
Москва

Киркоров и Пелагея спели для амурчан-бамовцев в Москве


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко ограничил выплату дивидендов гражданам недружественных стран




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленскому предложили не ограничиваться Бандерой и захоронить на капище под Киевом молекулы Гитлера


Навальный в России и мире
Москва

Запрещено в служении проводившему панихиду по Навальному священнику



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Гречка

Анна Пересильд, Леон Кемстач, Светлана Иванова, Яна Чурикова, Саша Стоун и другие гости «белой вечеринки» в рамках ММКФ



Москва

Замминистра обороны Иванов будет содержаться в «Лефортово» до суда

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net