123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 02.10.2018

IS-i merr përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Afganistan

Evropaelire.org 

Grupi militant, Shteti Islamik ka pretenduar se është përgjegjës për një sulm në një tubim të fushatës zgjedhore në provincën Nangarhar të Afganistanit, transmeton Reuters. Ky grup ka bërë të ditur njoftimin përmes agjencisë së tyre të lajmeve Amaq. Grupi militant ka thënë se sulmi vetëvrasës ka lënë të vdekur 35 persona dhe ka plagosur më shumë se 50 të tjerë, pasi sulmuesi ka hedhur në ajër jelekun bombardues. Sulm i dyshuar vetëvrasës në Afganistan, 13 të vdekur Zyrtarët afganë kanë thënë... Читать дальше...

Bernie Sanders mirëpret rritjen e pagave në Amazon

Evropaelire.org 

Senatori demokratik i Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders dhe kritiku i zëshëm i kompanisë Amazon, ka përshëndetuar hapin e kësaj ndërmarrjeje për të rritur pagat minimale në 15 dollarë për orë. Ai ka thënë se edhe kompanitë tjera duhet të ndjekin këtë shembull. “Nuk është sekret se unë kam qenë kritik i ashpër i pagave dhe praktikave të punësimit në Amazon dhe i pronarit të kompanisë, Jeff Bezos”, ka thënë Sanders në një email dërguar agjencisë së lajmeve, Reuters. “Sot dua të lavdëroj për diçka që duhet. Читать дальше...

Agjencia e OKB-së tërheq stafin ndërkombëtar pas rritjes së protestave në Gaza

Evropaelire.org 

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë ka njoftuar të martën se ka evakuuar anëtarët e stafit ndërkombëtar nga Rripi i Gazës, pas rritjes së protestave të punëtorëve të shqetësuar për pushim nga puna. Drejtori i operacioneve të kësaj agjencie, Matthias Schmale ka thënë se nëntë persona të stafit ndërkombëtar janë dërguar përkohësisht në Jerusalem. Agjencia është duke u përballur me krizë të thellë financiare, pasi administrata e Shteteve të Bashkuara ka ndërprerë financimin prej 300 milionë dollarëve. Читать дальше...



Lobim intensiv për të siguruar liberalizimin e vizave këtë vit

Evropaelire.org 

Vendimi i ardhshëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, po pritet me vëmendje të shtuar jo vetëm nga qytetarët, por edhe vetë kryeministri dhe Qeveria e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka kërkuar përgjigje ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila ka qëndruar këto ditë në Bruksel, se a do të ketë vendim për liberalizimin e vizave gjatë këtij viti. Ministrja Hoxha i tha kryeministrit se deri më tani vlerësimet janë të mira... Читать дальше...

Raportohet për zjarr në një traget në Detin Baltik

Evropaelire.org 

Një operacion shpëtimi ka nisur pas raportimeve për zjarr në një target me flamur të Lituanisë në Detin Baltik me 335 persona në bord. Anija ka qenë duke lundruar nga porti gjerman, Kiel në atë të Lituanisë, Klaipeda. Operatori i anijes, DFDS ka mohuar se ka pasur zjarr apo shpërthim, duke përmendur vetëm probleme teknike. Të gjithë pasagjerët është raportuar se janë të sigurt dhe se anija do të dërgohet në Klaipeda. Fillimisht është raportuar se zjarri ka nisur në ujërat e enklavës ruse, Kaliningrad. Читать дальше...

Rritet në mbi 1,300 numri i viktimave në Indonezi

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Departamentit për Katastrofa në Indonezi, kanë njoftuar se është rritur në 1,347 numri i personave që kanë vdekur si pasojë e tërmetit dhe cunamit në këtë vend. Numri i viktimave është rritur nga shifra 844, e konfirmuar nga zyrtarët më herët.  Tërmeti, 7.5 shkallë ka goditur ishillin Suvalesi, duke nxitur një cunami që ka përfshirë qytetin bregdetar, Palu. Ndërkohë policia është duke ruajtuar dyqanet, pasi banorët janë duke kërkuar urgjentisht për ushqim dhe ujë. Kamionët e ndihmave... Читать дальше...

Vuçiq: Me Putinin më së shumti bisedova për Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë në Moskë, pas takimin me presidentin rus Vladimir Putin, se gjatë bisedës dyorëshe, së paku 45 minuta kanë biseduar për situatën në Kosovë. “Kam folur për situatën, për frikën që kemi në rast se provokimet vazhdojnë dhe në rast se do të kemi çfarë do sulmesh në jetërat dhe pronën e popullit serb në Kosovë”, tha Vuçiq për gazetarët pas këtij takimi. Ai nuk dha më shumë detaje nga përmbajtja e takimit, pasi siç tha, pse atëherë do të duhej të bisedonte në katër sy me presidentin rus Putin. Читать дальше...

Haradinaj 'i ruan' ministrat

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, rrezikon të futet në një prej krizave më të thella që nga themelimi i saj. Tre ministra nga Partia Demokratike e Kosovës, për arsye të ndryshme mund të largohen nga postet aktuale dhe këtë e ka konfirmuar vetë Haradinaj. Partia Demokratike e Kosovës paraqet subjektin më të madh në kuadër të koalicionit qeverisës, ku bëjnë pjesë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe si dhe partitë e komuniteteve joserbe. Читать дальше...



SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e një sistemi raketor të Rusisë

Evropaelire.org 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka thënë se nëse është e nevojshme, SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e një sistemi raketor të Rusisë, që Uashingtoni beson se Moska po e zhvillon duke shkelur një traktat të armëve bërthamore. Duke folur për gazetarët në Bruksel, ambasadorja Kay Bailey Hutchison i bëri thirrje Rusisë që të ndalë zhvillimin e sistemit, 9M729, i cili, sipas SHBA-së, shkel Traktatin e Forcave Bërthamore me rreze të mesme, të vitit 1987. “Është koha... Читать дальше...

Thaçi: Nuk duhet të paragjykohet rezultati i marrëveshjes me Serbinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se nuk duhet të paragjykohet rezultati i një marrëveshjeje eventuale të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, tha se po punon që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, e cila, sipas tij, do ta stabilizojë rajonin. Ai tha se për marrëveshjen përfundimtare ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare. Читать дальше...

Melania Trump nis vizitën në Afrikë

Evropaelire.org 

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka arritur në kryeqytetin e Ganës, Akra, në një udhëtim që e ka nisur e vetme, në katër shtete afrikane. Në këtë udhëtim ajo do të fokusohet në promovimin e kujdesit shëndetësor dhe programet e edukimit, të cilat financohen nga oganizatat e huaja amerikane. Ajo do të vizitojë edhe Keninë, Malavin dhe Egjiptin, duke synuar forcimin e lidhjeve diplomatike. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe këtyre shteteve janë përkeqësuar në muajin shkurt, pasi presidenti... Читать дальше...

Në Gjermani arrihet pajtueshmëri rreth ligjit të ri për migrantët

Evropaelire.org 

Koalicioni qeverisës në Gjermani është pajtuar për një ligj të ri të imigrimit, ashtu që të pranojë më shumë punëtorë që plotësojnë kushtet për punë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, duke shpresuar në përmbushjen e vendeve të punës dhe stabilizimin e sistemit pensional, transmeton Reuters. Meqë fuqia punëtore e Gjermanisë pritet të zvogëlohet në dekadat e ardhshme, për shkak të vjetërsimit të popullatës dhe uljes së numrit të lindjeve, migrantët janë duke u konsideriar shumë të rëndësishëm për t’iu ndihmuar kompanive në këtë shtet. Читать дальше...

Sulm i dyshuar vetëvrasës në Afganistan, 13 të vdekur

Evropaelire.org 

Zyrtarët kanë thënë se të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar vetëvrasës, i cili është kryer në një tubim, në kuadër të fushatës  zgjedhore në lindje të Afganistanit. Udhëheqësi i Departamentit të Shëndetësisë në Provincën Nangarhar, Najibullah Kamawal, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 13 persona janë konfirmuar të vdekur në sulmin e 2 tetorit, derisa të paktën 40 të tjerë janë plagosur. Zëdhënësi i po kësaj province, Attaullah Khoyani, ka thënë... Читать дальше...

Një grua fiton Çmimin Nobel për Fizikë pas 55 vjetësh

Evropaelire.org 

Për herë të parë në 55 vjetët e fundit, Çmimi Nobel për Fizikë këtë vit i është ndarë një gruaje. Donna Strickland nga Kanadaja është vetëm gruaja e tretë e shpërblyer me këtë çmim në histori, së bashku me Marie Curie, që ka fituar këtë çmim më 1903 dhe Maria Goeppoert-Mayer, më 1963. Strickland ndërkaq ndan çmimin e këtij viti me Arthur Ashkin nga Shtetet e Bashkuara dhe Gerard Mourou nga Franca. Ata janë shpërblyer për punën e tyre në fushën e fizikës laserike. Ashkin ka zhvilluar teknikën laserike... Читать дальше...

Imazhi i Amerikës u përkeqësua nën Trumpin

Evropaelire.org 

Imazhi i Shteteve të Bashkuara në botë ra më shumë këtë vit, pasi presidenti Donald Trump i sulmoi aleatët dhe i lavdëroi armiqtë, thuhet në një studim të Qendrës Amerikane të Kërkimeve Pew. Sipas saj, njerëzit në shumicën e vendeve u besojnë jo vetëm udhëheqësve të Gjermanisë dhe Francës, por edhe të Rusisë dhe Kinës, më shumë sesa Trumpit. Anketa me 26,112 njerëz në 25 vende e Qendrës Pew zbuloi se vetëm 27% e tyre besojnë se Trump bën gjënë e duhur në çështjet botërore, krahasuar me 30% që shprehin besim te presidenti rus... Читать дальше...

Veseli: Unë dhe PDK vendosim për dorëheqjen e Abelard Tahirit

Evropaelire.org 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk e ka miratuar ende dorëheqjen e ofruar nga ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri. Pasi që Qeveria aktuale është një koalicion i disa partive politike, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte deklaruar një ditë më parë se ishte i njoftuar me dorëheqjen e ofruar nga Tahiri, por nuk ka marrë vendim që ta pranojë apo jo atë, përderisa nuk deklarohet edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ky i fundit, ka takuar... Читать дальше...

Opozita maqedonase kundër ndryshimeve kushtetuese, kërkon kushte për zgjedhje

Evropaelire.org 

Opozita maqedonase është për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, por më parë kërkon plotësimin e disa kushteve. Duke komentuar debatet për zbatimin e marrëveshjen me Greqisë përmes ndryshimeve kushtetuese, pas referendumit në të cilin nuk u arrit pragu prej 50 për qind, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka thënë se asnjë deputet i VMRO- DPMNE-së, nuk do të votojë për kërkesën e kryeministrit Zoran Zaev. Mickovski mbetet në qëndrimin se referendumi ka dështuar, dhe madje në një postim në rrjetin social Facebook... Читать дальше...

Opozita maqedonase kundër ndryshimeve kushtetuese, kërkohen zgjedhje

Evropaelire.org 

Kryeministri Zoran Zaev nga e marta do të nis konsultimet me partitë politike lidhur me votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë. Bisedimet do të përfshijnë të gjitha partitë, si VMRO DPMNE-në e opozitës ashtu edhe partitë politike shqiptare, me qëllim sigurimin e dy të tretave, apo 80 vota në Kuvend, të cilat shumica parlamentare nuk i ka. Shumica parlamentare aktualisht ka 72 deputetë, por edhe kjo shumicë është e diskutueshme bazuar në qëndrimet e dy partive të vogla opozitare shqiptare... Читать дальше...

Sot takimi Vuçiq-Putin; Kosova në agjendë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takon sot në Moskë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Vuçiq, i cili arriti në kryeqytetin rus të hënën, përsëriti se do të kërkojë ndihmë për çështjen e Kosovës. "Do të kërkoj mbështetje konkrete politike për Serbinë, sepse pa Rusinë nuk ekziston asnjë zgjidhje për ndonjë problem të serbëve", tha Vuçiq. Vuçiq po ashtu u tha gazetarëve se koha në të cilën zhvillon takimin me Putinin është "ndër më të rëndësishmet për Serbinë në disa vitet e fundit". Читать дальше...


Музыкальные новости
Валерий Гергиев

Валерий Гергиев – о Псковщине ее творцах: Псковичи должны гордится, что такой гениальный музыкант родился здесь





Персональные новости
Яндекс

Дистрибьюция Музыки. Дистрибьюция Музыки в России. Дистрибьюция музыки в вк. Яндекс музыка дистрибьюция. Цифровая дистрибьюция музыка. Дистрибьюция музыки под ключ.





Vuçiq i thotë Putinit: Zgjidhja për Kosovën është ende larg

Evropaelire.org 

Zgjidhja për Kosovën është ende larg, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të martën në Moskë. Vuçiq tha se situata në Ballkanin Perëndimor është komplekse dhe se Serbia duron provokime, porse "dëshiron paqe dhe stabilitet" Ai e falënderoi Rusinë për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evopa e Lirë. Putin tha se në takim me Vuçiqin do të bisedohet për marrëdhëniet... Читать дальше...

Kalon mbi 1,200 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Evropaelire.org 

Numri i njerëzve të konfirmuar të vdekur nga tërmeti dhe cunami në Indonezi, arriti në mbi 1,200, tha Agjencia Kombëtare e Katastrofave. Shifra u rrit të martën nga 844, sa u raportua një ditë më parë. Tërmeti prej 7.5 shkallësh të Richterit goditi të premten ishullin Sulavesi, duke shkaktuar më pas cunami. Rajoni i goditur më së keqi është qyteti bregdetar Palu. Njerëzit atje janë në nevojë gjithnjë e më të madhe për ndihmë, ndërsa furnizimet e ujit, ushqimit dhe karburantit janë të pakta. Читать дальше...

Rasti Kavanaugh: Trump do "hetime gjithëpërfshirëse"

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do që FBI "të bëjë hetime gjithëpërfshirëse" të akuzave për sulm seksual kundër të emëruarit të tij për gjykatës të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh. Media amerikane raportoi më herët se Shtëpia e Bardhë dëshiron t'i kufizojë hetimet ndaj gjyqtarit. Trump tha se ka kërkuar që FBI të ketë "frena të lirë", porse dëshiron që hetimet "të kryhen shpejt". Christine Blasey Ford e akuzoi Kavanaugh për sulm seksual ndaj saj, në vitin 1982. Edhe akuzuesja... Читать дальше...

Rusia i kundërshton planet e Britanisë për të rritur praninë ushtarake në Arktik

Evropaelire.org 

Ambasada e Rusisë në Londër i kundërshtoi planet e raportuara të Britanisë për të rritur praninë ushtarake në Arktik, për t'iu kundërvënë, siç thuhet, agresionit në rritje të Rusisë. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, tha për gazetën The Sunday Telegraph se qeveria po përgatit "strategji të mbrojtjes në Arktik" që do të përfshijë vendosjen e 800 komandove ushtarakë dhe detarë në Norvegji në vitin 2019 dhe ndërtimin e një baze të re ushtarake atje. Gazeta tha se veprimet e Britanisë... Читать дальше...

Tensione në Indonezi pas tërmetit shkatërrues

Evropaelire.org 

Njerëzit në Palu të Indonezisë janë në nevojë gjithnjë e më të madhe për ndihmë, pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues që goditën qytetin e tyre. Furnizimet e ujit, ushqimit dhe karburantit janë të pakta dhe me rrugë të dëmtuara është e vështirë të dërgohet më shumë ose të arrihet në zonat më të largëta. "Kushtet janë të tmerrshme", tha Ridwan Sobri, një zëdhënës i Kryqit të Kuq indonezian. Korrespondentët në qytet thonë se kanë parë policinë të ketë shtënë në ajër dhe të ketë përdorur gaz losjellës... Читать дальше...

Asociacioni, në marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës është e gatshme që të punojë në përshpejtimin e procesit për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por ajo ende nuk ka marrë ndonjë draft-statut të propozuar nga ekipi menaxhues, i cili është përgjegjës për hartimin e këtij draft-statuti, thonë zyrtarët e ekzekutivit të vendit. Një propozim për draft-statutin për Asociacionin tashmë i është dorëzuar Bashkimit Evropian nga ekipi menaxhues, i cili përbëhet vetëm nga katër përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Олимпиада по финансовой грамотности МГУ проходит при поддержке СберСтрахования жизни


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина приблизилась к первой ракетке мира


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Сенсорный сад с экотропами появится в Бутырском районе Москвы





Путин в России и мире
Москва

Владимир Путин поздравил ветеранов с 50-летием начала строительства Байкало-Амурской магистрали


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко убежден, что белорусы «никогда еще так хорошо не жили»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Запрещено в служении проводившему панихиду по Навальному священнику



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



ГУАП

Делегация ГУАП во главе с ректором посетила бизнес-форум в Дубае



Москва

"Известия": Британия стремится оторвать страны Средней Азии от Москвы и Пекина

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net