Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Një tjetër dimër me ndotje të ajrit

0
Një tjetër dimër me ndotje të ajrit

Autoritetet e Kosovës ende nuk kanë një pasqyrë të saktë rreth ndotësve më të mëdhenj të ajrit.

Viteve të fundit, stina e dimrit për disa qytete të Kosovës, sidomos për Prishtinën, është karakterizuar me nivel të lartë dhe të rrezikshëm të ndotjes së ajrit.

Rezultatet rreth ndotësve që po hulumtohen nga një kompani japoneze në fushën e ajrit, do të dalin në fillim të muajit nëntor, thonë përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Por, pa këtë hulumtim institucionet thonë se ndotësit më të mëdhenj konsiderohet të jenë veturat e shumta, Korporata Energjetike e Kosovës, e cila prodhon energji përmes djegies së qymyrit, si dhe përdorimi i tij për ngrohje.

Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ushtruesit të detyrës së ministrit të MMPH Fatmir Matoshi, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas prezantimit të rezultateve preliminare mbi ndotësit kryesorë të ajrit, sipas nevojës, do të ndërmerren edhe veprime tjera në harmoni me legjislacionin në fuqi.

“Problemi i ndotjes së ajrit është një problem i shtresuar që nga paslufta dhe duke pasur parasysh që nuk ka pasur veprime dhe zbatim të kornizës ligjore nga institucionet përkatëse, ne kemi ardhur në këtë gjendje që është e pamundur që të kemi rezultate pozitive të shpejta”.

“Është mirë që Kosova tani ka edhe Task - Forcë ndërministrore për trajtimin e ndotjes së ajrit, e cila po merret pikërisht me reduktimin e ndotjes së ajrit. Ne kemi kërkuar që disa nga ministritë përkatëse të punojnë në përmbushjen e obligimeve të tyre institucionale”, thotë Sahiti.

E, për ta përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë, tani kanë filluar të ndërmerren disa hapa.

Sahiti bën të ditur se është kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që të ketë investime në zgjerimin e rrjetit të ko-gjenerimit, në mënyrë që qytetarët të mos e përdorin thëngjillin për ngrohje.

Po ashtu, nga kjo ministri, shtoni Sahiti, është kërkuar që të merret vendimi për ndërprerjen e dhënies së thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut, pasi që dyshohet se të njëjtit këtë thëngjill e kishin shitur te personat e tjerë në disa lagje të Prishtinës, ku ka pasur përdorim të madh të thëngjillit për ngrohje.

Javë më parë Task-Forca për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka miratuar propozim - vendimin për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike.

Ky vendim pritet të procedohet për miratim në Qeverinë e Kosovës.

Në anën tjetër, Lorik Muçaj nga organizata “Green Art Center”, thotë se sa i përket cilësisë së ajrit, mbetet shumë për të bërë. Sipas tij, nismat e institucioneve të Kosovës sa i përket mbrojtjes së ajrit, duhet të jetësohen.

Po ashtu, Muçaj thekson se edhe qytetarët duhet të jenë ata që të mendojnë që të kontribuojnë sa më shumë në mbrojtjen e mjedisit.

“Qytetarët tanë janë të vetëdijshëm, por nuk janë duke bërë maksimumin dhe atë që munden ta bëjnë për mjedisin. Apeloj tek qytetarët të mundohen të gjejnë alternativa më mjedisore për ngrohje gjatë dimrit. Ky është problemi kyç që neve do të na sjell edhe këtë vit ekstremin e ajrit të ndotur”, thotë Muçaj.

Video nga arkivi: Një jetë e tërë nën re të ndotura

Për degradimin e mjedisit jetësor, Kosova ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë. Në raportet e këtyre mekanizmave, Kosova ishte renditur në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Ndërkohë, një veprim tjetër për uljen e ndotjes së ajrit që institucionet e Kosovës pritet të ndërmarrin, ka të bëjë edhe me veturat, thotë Leutrim Sahiti nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Për këtë kemi një udhëzim administrativ për normat e lejuara për shkarkim në ajër që është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës, ku është duke i bërë përgatitjet e fundit për fillimin e zbatimit të këtij udhëzimi që nënkupton që çdo veturë që shkon për kontroll teknik, duhet të bëhet edhe matja e gazrave që emeton vetura dhe të gjitha veturat që tejkalojnë vlerat e përcaktuara nuk do të arrijnë të qarkullojnë në komunikacion”, thekson Sahiti.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Kosovë qarkullojnë mbi 315 mijë vetura të regjistruara, ku mesatarja e vjetërsisë së veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet.

Dimrin e kaluar cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, pati arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara. Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane vlerat e PM 2.5 ishin mbi vlerat e lejuara.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: внимание Путина к Москве дорогого стоит


Спорт в России и мире
Москва

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Ига Свёнтек

«Ну и кто сказал, что женский теннис — это скучно?» Свёнтек — после матча с Соболенко


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Бывший глава центра оценки техногенного воздействия при Росприроднадзоре Новиков арестован в Москве





Путин в России и мире
Москва

Стало известно, кто из Томской области едет в Москву на инаугурацию президента


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о мгновенном ответе Минска на любую агрессию




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В США прокомментировали подготовку покушения на Зеленского


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Григорий Лепс

О чём не любит говорить Григорий Лепс



Москва

Депутаты Госдумы прокомментировали инаугурацию Владимира Путина

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net