Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Gratë në pushtet, me 'aminin' e burrave

0
Gratë në pushtet, me 'aminin' e burrave

Agnesa Ferati nga Prishtina, është në përfundim të studimeve master në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ajo pas studimeve dëshiron të punojë në institucionet publike. Ambiciet e saj janë që në një periudhë të caktuar kohore të udhëheqë ndonjë institucion të lartë publik. Por, thotë se është e vetëdijshme që për të realizuar këtë qëllim do të jetë shumë vështirë, pasi që mendon se këto pozita i mbajnë të “uzurpuara” meshkujt.

“Pothuajse të gjithë liderët, qoftë partiakë apo edhe kandidatë për kryeministër në fushatat zgjedhore, po premtojnë se në pozita të larta do të ketë edhe gra. Por, në realitet është e kundërta. Vetëm burra ka në pozita udhëheqëse të institucioneve. Kjo është për keqardhje. Dhe tashmë është krijuar një bindje se gratë duhet të punojnë në administratë, arsim dhe shëndetësi dhe as që konkurrojnë për pozita të larta”, thotë Ferati.

Gratë në Kosovë, të cilat përbëjnë gjysmën e popullatës së përgjithshme, në bazë të ligjeve gëzojnë të drejta të barabarta sikurse në vendet tjera të Bashkimit Evropian. Ato gëzojnë të drejtën e votës, shkollimit, punësimit dhe të ngjashme. Por, përfaqësimi i gruas në Kosovë, sidomos në organet vendimmarrëse, vlerësohet se nuk është në nivelin e duhur.

Pozitat e larta vendimmarrëse në shumicën institucioneve shtetërore të Kosovës i mbajnë kryesisht burrat, duke filluar nga Qeveria.

Nga 21 ministra në Qeverinë aktuale të Kosovës, vetëm një është ministre grua, kurse nga rreth 80 zëvendësministra, janë tri gra në këtë pozitë.

Kështu thuhet në një analizë të publikuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, i kontraktuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e quajtur Analiza Gjinore e Kosovës.

Ndër të tjera, në këtë analizë thuhet se “nga 66 këshilltarë politikë, 14 janë gra dhe 52 janë burra. Për 11 ministritë për të cilat kishte të dhëna të disponueshme, vetëm një grua ishte emëruar shefe e kabinetit të ministrit, në krahasim me dhjetë burra që mbanin këtë pozitë. Kurse vetëm një grua është sekretare e përgjithshme dhe një grua ushtruese detyre e sekretarit të përgjithshëm, e 16 të tjerë janë burra”, thuhet në analizë.

Prej 37 komunave të Kosovës, asnjëra nga to nuk udhëhiqet nga një grua.

Për shkak të përfaqësimit të ulët të gruas në institucionet qeverisëse, nga shoqëria civile, Qeveria e Kosovës është quajtur edhe si ide burrash. Kurse, në raste tjera, siç është përfaqësimi në Kuvend me 30 për qind të gjinisë femërore, kjo shihet më shumë si nevojë për t’i përmbushur kuotat e kërkuara ligjore.

Iliriana Banjska, koordinatore e projekteve në Rrjetin e Grupit të Grave të Kosovës, thotë se problemi kryesor i mospërfshirjes së gruas në pozita vendimmarrëse, është mungesa e hapësirës që i japin partitë politike.

“Gruaja ende shihet si akter jo politik, si akter jo i fuqishëm në sferën publike e kjo tani ndërlidhet po ashtu edhe me vullnetin e grave që ndoshta të konkurrojnë për pozita të tilla”, tha Banjska.

Kurse Arjeta Rexhaj, drejtoreshë e Qendrës për Trajnime dhe Studime Gjinore, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky mandat qeveritar ka shkelur Ligjin për Barazi Gjinore.

Në ligj thuhet se “përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive, gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”.

 “Nuk ka asnjë verbëri më të madhe sesa po ndodh verbëria e mandatit të fundit qeveritar, ku vetë qeveria është garantuese e zbatimit të ligjit, e në anën tjetër i shkel të gjitha ligjet, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e grave në pozita vendimmarrëse”, thotë Rexhaj.

Edhe deputetja Lirije Kajtazi, zëvendëskryetare e parë e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në Kuvendin e Kosovës, thotë se Qeveria Haradinaj, po shpërfill ligjet e miratuara, duke rikujtuar se ligji kërkon që deri në 50 për qind e grave duhet të jenë pjesë në pozita vendimmarrëse.

Kajtazi beson se në Kosovë ka femra të përgatitura për pozita të tilla.

“Në Kosovë ka femra të përgatitura, të cilat mund të marrin pozita edhe ministrore edhe të gjitha pozitat e larta. Por, sa iu jepet hapësirë atyre shihet me përfaqësim, por edhe me veprim,” thekson Kajtazi.

Pavarësisht potencialit të mjaftueshëm, arsye tjetër që sipas Kajtazit, i shtynë gratë të hezitojnë të hyjnë në politikë, është fakti se në Kosovë është krijuar një praktikë që vendimet e rëndësishme të merren nëpër lokale, restorante e kafene në orët e vona të natës.

Një praktikë e tillë e vendimmarrjes, thekson ajo, nuk preferohet nga gratë të cilat do të donin që vendimet të merren nëpër institucione.

“Përderisa mbizotëron kjo logjikë, që politika bëhet jashtë institucioneve dhe në orët e vona, natyrisht që femrat të cilat kanë etikë të lartë në punë edhe në integritet personal, hezitojnë të hyjnë në politikë. Por a ka potencial, ka të mjaftueshëm”, thotë Kajtazi.

Edhe Iliriana Banjsko, thotë se ky fenomen dekurajon gratë të interesohen të konkurrojnë në ndonjë pozitë udhëheqëse.

“Kosova ka shumë gra të përgatitura në mënyrë profesionale. Por, aktualisht loja e politikës është odë e burrave. Kjo e jep edhe një përshtypje te publiku i gjerë duke i përfshirë edhe gratë se është një klub jo i qasshëm ku vendimet merren në orët e vona të natës nëpër lokale të ndryshme dhe jo në mënyrë demokratike. Kjo mund t’i dekurajojë gratë të marrin pjesë në politikë”, thotë Banjsko.

Dominimi i meshkujve në pozitat të larta publike nuk sjell barazi gjinore po diskriminimndaj gjinisë femërore, thotë Besa Gashi, studente nga Gjilani.

Sipas saj, mentaliteti patriarkal i elitës politike, por edhe shoqërisë në përgjithësi ka bërë që gratë të mos kenë pozita vendimmarrëse.

“Në Kosovë nuk ka barazi gjinore. Ndoshta është edhe mentaliteti se burri është burrë dhe duhet të udhëheq çdo pozitë të lartë, kurse gruaja të merret më punë tjera”, thekson ajo.

Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në Kosovë është diskutuar shpesh, por nuk ka ndryshuar shumë gjendjen praktike.

Pozita më e lartë e mbajtur ndonjëherë nga ndonjë grua në Kosovë është nga Atifete Jahjaga, e cila ishte presidente e vendit nga viti 2011 deri në vitin 2016.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Развиваем систему здравоохранения


Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев вышел в третий круг «Мастерса» в Мадриде, в трёх сетах обыграв Арнальди


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Шнуров

Матильда Шнурова примерила откровенный наряд в сетку



Москва

Во время акции «День добрых дел» в Подмосковье высадили свыше 7,8 тыс деревьев

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net