Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Sa kushton transformimi i FSK-së?

0
Sa kushton transformimi i FSK-së?

Transformimi dhe ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës nga 55 milionë euro në vit, sa është tani, në afër 100 milionë euro në vit, diku pas 5 apo 6 vjetësh.

Nga 1.8 miliard euro të buxhetit të Kosovës për vitin 2018, për FSK-në, këtë vit janë ndarë 55 milionë euro. Por, për transformimin e FSK-së, është planifikuar që buxheti për çdo vit të rritet me nga 5 deri në 6 milionë euro.

Sidoqoftë, kostoja e gjithë procesit të transformimit të FSK nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet përgjegjëse, pasi që siç thuhet, ende nuk ka ndonjë përllogaritje të saktë.​

Pavarësisht kostos, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se ka bazë financiare për të ecur tutje me transformimin e FSK-së. Sipas tyre, brenda 10 vjetësh, sa është paraparë të merr kohë ky proces, nga buxheti i Kosovës do të arrihet të sigurohen mjetet financiare.

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, që nënkupton kalimin nga një forcë të angazhimeve e veprimeve për emergjenca në një forcë me karakter të plotë ushtarak, është paraparë pas një vlerësimi të sektorit të sigurisë në vend dhe rekomandimeve që NATO ka dhënë për përmbushjen e kapaciteteve operacionale.

Këshilltari për ekonomi në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, thotë për Radion Evropa e Lirë se buxhetet e ardhshme të cilat do të aprovohen pas miratimit të pakos ligjore që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës do të përcillen me mjete financiare.

“Çdo obligim për formimin e Ushtrisë konsiderohet nga buxheti pas miratimit të ligjit në këtë rast për ushtrinë e Kosovës. Ne jemi të vetëdijshëm që ajo ka kosto, ndërrimi i emrit nuk nënkupton asgjë nëse nuk përcillet me mjete materiale që e mundësojnë më pas misionin që ka ushtria. Jemi të sigurt që e kemi bazën dhe do të mbështesim ashtu siç është kërkesa dhe nevoja”, thotë Shatri.

Ai thotë se janë bërë disa vlerësime për koston, por që nuk janë shifra konkrete dhe se nuk janë për opinion.

“Sipas planeve transformimi duhet të ndodhë në një periudhë 10-vjeçare dhe kjo mundëson edhe përshtatjen e nevojave buxhetore”, thotë Shatri.

Në Kuvendin e Kosovës është në shqyrtim pakoja e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo pako përfshin projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Të tri projektligjet kanë edhe implikime buxhetore.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është paparë që të ketë ngritje graduale të buxhetit të FSK-së.

“Ne jemi duke folur për një tranzicion që është në vazhdim, flitet për ndërrim të misionit e për të ndërruar misionin nuk do të thotë që të ketë mjete financiare të shumta sesa kemi aktualisht, sepse pastaj pas ndërrimit të misionit çdo ushtri edhe FSK do të zhvillohet në përputhje me fuqinë dhe buxhetin e shtetit që kemi”, thotë Shala.

Ibrahim Shala thekson se sa i përket bazës buxhetore për transformim të FSK-së, është planifikuar që buxheti i ndarë nga qeveria për FSK-në, për çdo vit të shtohet me nga 5 deri në 6 milionë euro.

Ndërkohë, Haxhi Shala kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të procedurave ligjore do të jetë edhe kostoja.

“Ne duhet ta përfundojnë pjesën ligjore dhe pastaj FSK-ja duhet të bëjë një plan 10-vjeçar, për shtimin e kompetencave të disa njësive të FSK-së. Në këtë plan në mënyrë të detajuar do të jenë të specifikuara cilëve njësi ju jepet prioritet dhe kostoja e tyre. Për të gjitha këto fondet do të gjinden, vetëm duhet të kemi bazën ligjore”, thotë Shala.

Procesi i themelimit të Forcave të Armatosura apo Ushtrisë së Kosovës deri tash ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së përkrahjes nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore.

Forcat e Armatosura të Kosovës, si pasardhëse të Forcave të Sigurisë, janë paralajmëruar të krijohen prej më shumë se tre vjetësh, pas hapjes së dritës së gjelbër nga Aleanca e NATO-s me përmbushjen e kapaciteteve operative.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин представил масштабную программу фестиваля "Пасхальный дар"


Спорт в России и мире
Москва

Московские школьники стали победителями всероссийской олимпиады по математике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве прошел ливень «летней интенсивности»





Путин в России и мире
Москва

Поведение Путина вызвало резонанс, потерянные в 90–е заводы возвращаются РФ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Шапка

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)



Москва

Километровые пробки на трассе М-12 "Восток": Водители часами стоят в очереди на заправку - Mash

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net