Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2018

Ministrat me aktakuzë fshihen pas zbrazëtive ligjore

0
Ministrat me aktakuzë fshihen pas zbrazëtive ligjore

Gjashtë nga 22 ministrat e Qeverisë së Kosovës janë me aktakuza nga organet e drejtësisë, nën dyshime të ndryshme si, keqpërdorim i detyrës, posedim i armëve dhe punësime të paligjshme.

Ka më gjatë se një vit që kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte iniciuar miratimin e një kodi, me të cilin do të ndalohej ushtrimi i funksioneve publike në rast se personat e caktuar kanë aktakuzë.

Kryeministri Ramush Haradinaj është arsyetuar para mediave se ministrat nuk i cakton ai, por partitë me të cilat është në koalicion. Ndonëse edhe nga partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëri nga ministrat ka aktakuzë të ngritur. 

Edhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka bërë thirrje që zyrtarët e akuzuar për korrupsion të largohen nga institucionet.

Ajo ka kërkuar miratimin e një ligji, me të cilin u ndalohet personave me aktakuzë ushtrimi i funksioneve publike, si dhe një ligj për konfiskimin e pasurisë për personat që vërtetohet nga gjykata se kanë përfituar pasurinë në mënyrë të paligjshme. 

Po ashtu, edhe përfaqësues të shoqërisë civile vazhdimisht kanë kërkuar që ministrat me aktakuzë të largohen nga postet publike.

Por, pavarësisht kësaj, gjatë kësaj jave Qeveria e Kosovës, ka emëruar ministër të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalën, i cili është i akuzuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Me të njëjtën akuzë është i ngarkuar edhe Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës. 

Ministra tjerë të akuzuar në Qeverinë e Kosovës janë: Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, Besim Beqaj, ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Rrustem Berisha, ministër i Forcës së Sigurisë.

Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka qenë i akuzuar për konflikt interesi, por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kurse rasti është në Gjykatën e Apelit.

Asnjëri prej tyre nuk ka aktakuzë për punën si ministër aktual.

Ehat Mifaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se një shtet që aspiron për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe synon të zbatojë standardet më të mira të Bashkimit Evropian nuk duhet të lejojë që në kuadër të saj të ketë ministra me aktakuza apo ministra që janë duke u hetuar për afera korruptive.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi gjatë monitorimit të rasteve të korrupsionit ka vërejtur raste kur i njëjti ministër në mëngjes ka qenë në sallat e Gjykatës Themelore në Prishtinë i akuzuar për korrupsion, kurse pasdite i njëjti ministër ka nënshkruar kontrata që kanë kaluar vlerën miliona euro”. 

“Ky është mesazhi më i keq për bashkësinë ndërkombëtare, për investitorët e huaj, të cilët do të kishin interes për të investuar në Kosovë. Mandej, kjo drejtpërdrejtë ndikon edhe në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thekson Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, ligjet ekzistuese në Kosovë mundësojnë të ushtrohet funksioni i zyrtarit të lartë publik edhe në rastet kur ka procedura të hapura gjyqësore, përderisa vendimi i gjykatës të mos jetë i plotfuqishëm.

Artan Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu” thotë se këta ministra duhet të japin dorëheqje morale. Sipas tij, autoritetet kompetente duhet të krijojnë bazë ligjore që në momentin kur ndaj zyrtarëve të lartë të ngrihen aktakuza për vepra penale për korrupsion të jenë të obliguar të japin dorëheqje.

“Unë konsideroj që ata ministra që kanë aktakuza nuk mund të funksionojnë njësoj për arsye se ata kanë ngarkesë për lëndën që zhvillohet ndaj tyre. Kështu që nuk mund të jenë funksional e që njëkohësisht mund të konsiderohet edhe jo etike, jo morale kur një ministër akuzohet për korrupsion dhe ai vazhdon të udhëheqë një dikaster shumë të rëndësishëm në Kosovë”, vlerëson Demhasaj. 

Ndryshe, në kuadër të angazhimeve për fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit, në muajin prill, Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-kodin e ri Penal të Kosovës, i cili pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2019.

Në këtë projekt-kod, janë propozuar amendamente të reja që ua ndalojnë personave të dënuar për korrupsion që të ushtrojnë pozita dhe funksione në administratën publike, në kohëzgjatje deri në 10 vjet nga shpallja e aktgjykimit dënues, me të cilin janë paraparë dënime më të ashpra për keqpërdoruesit e parasë publike.

Përveç ministrave në Qeverinë e Kosovës, probleme me ligjin kanë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarë komunash të Kosovës. 

Fenomeni i ministrave dhe zyrtarëve të lartë me aktakuza, nuk e përcjellë vetëm qeverinë aktuale, ngase një dukuri e tillë ishte evidente edhe në qeveritë e kaluara të Kosovës.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин назвал инновационные кластеры, которые будут созданы в Новой Москве


Спорт в России и мире
Москва

Сезон 2024 года открыт!


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Российский бизнесмен обвинил Алькараса в договорных матчах. Он направил письмо в ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире
Москва

В Москве усилят ПВО и установят сверхмощные "глушилки" для дронов в день инаугурации Путина


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Юрий Лоза

«И сам не полечу»: Лоза усомнился в том, что туристы от SpaceX отправятся в космос



Москва

Синоптики спрогнозировали небольшой дождь и порывистый ветер в Москве 5 мая

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net