Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Новости за 08.10.2019

Grenell të mërkurën në Kosovë

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, do të qëndrojë të mërkurën në Kosovë. Në agjendën mediale të Presidencës së Kosovës thuhet se Grenell do të takohet me presidentin Hashim Thaçi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar Grenellin - ambasador i SHBA-së në Gjermani - të dërguar të posaçëm të administratës për dialogun Kosovë-Serbi, më 4 tetor. Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit... Читать дальше...

Mustafa paralajmëron takim me Kurtin rreth mundësive të bashkëqeverisjes

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, paralajmëroi se këto ditë do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes. Në bazë të rezultateve preliminare nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, Vetëvendosje ka fituar numrin më të madh të votave, e pasuar me një diferencë të ngushë nga LDK-ja. Numërimi i votave të rregullta përfundoi të martën, ndërsa votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta nuk janë numëruar ende. Читать дальше...

Nuk dihet ende nëse ndeshja e Kupës së Serbisë do të zhvillohet në Zveçan

Evropaelire.org 

Nuk dihet ende nëse ndeshja midis klubit futbollistik "Crvena Zvezda" nga Serbia dhe "Trepçës" nga veriu i Kosovës - në kuadër të Ligës së Serbisë - do të zhvillohet të mërkurën në Zveçan, në veri të Kosovës, ashtu siç është vendosur me short. Këtë e ka kundërshtuar ashpër Federata e Futbollit të Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës ka një urdhër të mëparshëm - që vazhdon të mbetet në fuqi - për të mos e lejuar hyrjen e Crvena Zvezdës në Kosovë. Në stadionin në Zveçan, ndërkaq, po bëhen përgatitjet e fundit për ndeshjen... Читать дальше...



Një udhëheqës i Al Kaidës raportohet se është vrarë në Afganistan

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë thanë se një udhëheqës rajonal i organizatës terroriste Al Kaida është vrarë në një operacion të përbashkët të ushtrisë amerikane dhe asaj afgane, muajin e kaluar, në jug të Afganistanit. Asim Umar, i cili ka udhëhequr Al Kaidën në Nënkontinentin Indian (AQIS), është vrarë më 28 shtator në një kompleks të talibanëve në provincën Helmand, tha Drejtoria Kombëtare për Siguri e Afganistanit. Sipas saj, Umar ka qenë shtetas i Pakistanit, edhe pse, sipas disa raporteve, ai ka lindur në Indi. Читать дальше...

Kosnett takoi edhe udhëheqësin e LDK-së, Isa Mustafa

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, diskutuan të martën për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 6 tetor në Kosovë. Në bazë të rezultateve preliminare, LDK-ja ka dalë e dyta në këto zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje. Këto dy parti nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re, edhe pse është thënë se negociatat do të nisin pas numërimit të të gjitha votave.​ Analistët... Читать дальше...

Sulmi me kamion në Gjermani po hetohet si "akt terrorizmi"

Evropaelire.org 

Një sulm ndaj disa makinave në qytetin Limburg të Gjermanisë po hetohet si akt terrorizmi, njoftojnë mediat gjermane, duke u thirrur në burimet e sigurisë. Të hënën, një person rrëmbeu një kamion, me të cilin goditi tetë automjete që prisnin në semafor. Tetë persona u plagosën, shtatë prej të cilëve u trajtuan në spital. Një i dyshuar 32 vjeç u arrestua. Sipas mediave lokale, ai është me origjinë nga Siria dhe jeton në Gjermani nga viti 2015. Transmetuesi publik ZDF tha se hetuesit po e... Читать дальше...

PZAP: Nuk do të ketë rinumërim të votave

Evropaelire.org 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë (PZAP) tha se nuk do të ketë rinumërim të fletëvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. PZAP doli me këtë vendim pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit NISMA-AKR-PD për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi. Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të martën se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së... Читать дальше...

Sa ndryshon qasja e Prishtinës në raport me dialogun pas zgjedhjeve? 

Evropaelire.org 

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, e kanë vendosur si fituese të zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje, të pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Të dy këto subjekte politike, gjatë mandatit të fundit, ishin në opozitë, ndërkohë që tani ndodhen në rrugë drejt formimit të një koalicioni të përbashkët qeverisës. Në rast të krijimit të qeverisë së përbashkët ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, një nga çështjet dhe sfidat e para për qeverinë e re besohet të jetë vazhdimi i dialogut me Serbinë. Читать дальше...



SHBA: Presim që Qeveria e re e Kosovës të rifillojë bisedimet me Serbinë

Evropaelire.org 

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja pret që udhëheqja e re në Kosovë të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara e urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, tha ky zëdhënës për Zërin e Amerikës. "Ne mirëpresim mundësinë që të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Читать дальше...

Përfundon numërimi i votave të rregullta nga zgjedhjet e 6 tetorit

Evropaelire.org 

Në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë bëhet e ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që u zhvilluan më 6 tetor. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind. Po sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 21.24 për qind të votave, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Partia Socialdemokrate 11.57 për qind... Читать дальше...

Premtimet e Borrellit dhe realiteti i funksionimit të BE-së

Evropaelire.org 

Me të drejtë mund të thuhet se kishte një lloj shqetësimi në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe te fqinjët lindorë të Bashkimit Evropian, kur gjatë verës u njoftua emërimi i Josep Borrell si shef i politikës së Jashtme të BE-së. A do të mundet që socialisti katalanas 72-vjeçar, t’i kundërvihet Rusisë? A është interesuar madje ai për vende si Ukraina me fokusin e tij që ka të ngjarë të jetë në fqinjësinë jugore të BE-së dhe Amerikën Latine? Si dhe, ndoshta më e rëndësishmja, çfarë do të bëjë... Читать дальше...

Kurti në takim me Kosnettin: Do të jem kryeministër për të gjithë qytetarët

Evropaelire.org 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të martën se "do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës". Kurti i bëri komentet në një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, partia e Kurtit ka fituar shumicën e votave, me një diferencë të ngushtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë e dyta. Vetëvendosje dhe LDK-ja... Читать дальше...

Komisioni i Venecias rikthen përplasjet për gjuhën shqipe

Evropaelire.org 

Drejtuesit e institucioneve janë të përmbajtur në vlerësimet lidhur njoftimet se Komisioni i Venecias ka hartuar një mendim me vërejtje serioze lidhur me Ligjin për gjuhët, që kryesisht ka të bëjë me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Komisioni, siç është publikuar në opinion, ka vërejtje kryesisht për formën e zbatimit të ligjit në sistemin gjyqësor, që sipas raportit “tejkalon standardet e përcaktuara në Konventën-kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Kartës evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave”. Читать дальше...

S’ka rinumërim të votave

Evropaelire.org 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë kërkesën e disa partive politike, që në nivel vendi, të rinumërohen votat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. "Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga subjektit politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga subjekti politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga koalicioni Nisma-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të urdhërohet KQZ-ja... Читать дальше...

Rreth 24,000 turistë vizituan Arabinë Saudite në dhjetë ditë

Evropaelire.org 

Arabia Saudite mirëpriti rreth 24,000 turistë për dhjetë ditë, bëri të ditur televizioni shtetëror i këtij vendi. Më 27 shtator, autoritetet atje njoftuan se do të ofrojnë viza për qytetarë të dhjetëra vendeve të botës dhe se do t'i zbusin kodet e veshjes për vizitoret gra. "Për dhjetë ditë, rreth 24,000 të huaj kanë hyrë në Arabinë Saudite me viza turistike", reportoi televizioni shtetëror, duke u thirrur në Ministrinë e Jashtme saudite. Hapja e turizmit thuhet se është prioritet për princin saudit të kurorës... Читать дальше...

Partitë gjobiten me rreth 360 mijë euro për shkelje zgjedhore

Evropaelire.org 

Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, vlerësohet se ka qenë i organizuar mirë dhe me transparencë, por, megjithatë, subjektet politike garuese në zgjedhje janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me rreth 360 mijë euro për shkelje të ndryshme brenda këtij procesi. Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri në ditën e zgjedhjeve, më 6 tetor, janë gjobitur 13 subjekte politike. Читать дальше...

Kremlini: SHBA-ja mund të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Evropaelire.org 

Kremlini tha se Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, marrë parasysh ndikimin e Uashingtonit te Kievi. "SHBA-ja padyshim se mund ta shfrytëzojë ndikimin që ka mbi Kievin, për ta detyruar atë që t'i përmbushë obligimet që ka me Marrëveshjet e Minskut për Paqe, sa më parë që të jetë e mundur", tha të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Megjithatë, duke folur për gazetarët në Moskë, ai theksoi se Rusia nuk do ta mbështesë përfshirjen... Читать дальше...

Marrëveshja për Brexit "ka fare pak gjasa"

Evropaelire.org 

Burime të Qeverisë britanike thanë se marrëveshja për Brexit, apo për daljen e Britansë nga Bashkimi Evropian, "është në thelb e pamundur". Ky vlerësim, sipas BBC-së, pason një bisedë telefonike të kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Thuhet se Johnson foli për propozimet për marrëveshje që i ka dorëzuar te BE-ja, porse Merkel e bëri të qartë se marrëveshja e bazuar në ato propozime "ka fare pak gjasa". Sipas BBC-së, Merkel po ashtu tha se marrëveshja... Читать дальше...

Mogherini dhe Hahn: Zgjedhjet në Kosovë, të qeta dhe të rregullta

Evropaelire.org 

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, vlerësuan se zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë qenë "të qeta dhe të rregullta". Dy zyrtarët, që merren drejtpërdrejt me çështjet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, thanë se presin formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të vazhdojë të punojë në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social, në sundimin e ligjit... Читать дальше...


Музыкальные новости
Алсу

Алсу ире белән аерылышканмы?





Персональные новости
Динамо

Расплата за расточительство! ФК «Оренбург» на домашнем поле уступил ФК «Динамо» (Москва) – 1:2





SHBA-ja sanksionon organizata kineze për shkak të “abuzimit me ujgurë”

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë futur në listë në zezë 28 organizata kineze për përfshirjen e tyre të supozuar në abuzime kundër ujgurëve etnikë në provincën Xinjiang të Kinës. Organizatat tani janë pjesë e të ashtuquajturës Listë e Subjekteve, sipas së cilës atyre u ndalohet që të blejnë produkte nga kompanitë amerikane pa miratimin e Uashingtonit. Në mesin e 28 shënjestrave përfshihen agjencitë qeveritare dhe kompanitë teknologjike të specializuara për pajisje të vëzhgimit. Por, kjo nuk është hera... Читать дальше...

A gjendet Siria para një tragjedie të re?

Evropaelire.org 

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për tërheqje të forcave nga verilindja e Sirisë, duke i lënë shtegun e hapur Turqisë që të zhvillojë një operacion kundër luftëtarëve kurdë, mund ta “ringjallë” grupin militant Shteti Islamik. Ky është alarmi që u ngrit nga ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly. “Ne do të jemi tejet të kujdesshëm që kjo tërheqje e paralajmëruar nga Shtetet e Bashkuara dhe një ofensivë e mundshme nga Turqia të mos krijojë një manovër të rrezikshme që na devijon nga qëllimi... Читать дальше...

Nobeli në Fizikë u ndahet tre shkencëtarëve për zbulime kozmike

Evropaelire.org 

Tre shkencëtarë fituan Çmimin Nobel në Fizikë për zbulime që lidhen me Universin. James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz u shpallën fitues në ceremoninë që u mbajt të martën në Stokholm. Në njoftimin e Komitetit të Nobelit thuhet se gjysma e çmimit iu nda James Peebles për "zbulimet teorike në kozmologjinë fizike", ndërsa gjysma tjetër dy të tjerëve për "zbulimin e një eksoplaneti që sillet rreth një ylli". Fituesit do të ndajnë shumën prej më shumë se 900,000 dollarësh që vjen me çmimin. Читать дальше...

Misioni i BE-së: Zgjedhjet në Kosovë, të organizuara mirë dhe transparente

Evropaelire.org 

Kryesuesja e Misionit të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel, tha se zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë të organizuara mirë dhe transparente, ndërsa procesin e votimit dhe numërimit të votave e vlerësoi pozitivisht. Sipas saj, fushata zgjedhore ishte e gjallë dhe konkurruese në pjesën më të madhe të Kosovës. “Ambienti i fushatës në trevat e banuara me serbë të Kosovës u cenua nga frikësimi që i vuri në shënjestër kandidatët dhe përkrahësit që nuk ishin rreshtuar me Listën Serbe”... Читать дальше...

Britania për Brexitin pa marrëveshje: 88% e produkteve nuk do të përballen me tarifa

Evropaelire.org 

Britania ka thënë të ketë rishikuar regjimin e tarifave që do të hyjë në fuqi, në rast se largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, që i bie se 88 për qind e  importeve totale nuk do të përballen me tarifa. Me qëllim të mbajtjes së çmimeve të përballueshme për konsumatorët dhe pa shkatërruar tregjet e brendshme, Britania ka thënë se “sipas një procesi të ri të rishikimit”, ndryshimet mund të jenë të mundshme nga dita e parë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. “Mbretëria e Bashkuar është... Читать дальше...

Saturni kalon Jupiterin si planeti me më së shumti satelitë

Evropaelire.org 

Saturni ka kaluar Jupiterin, duke u kthyer në planetin me më së shumti hëna, kanë thënë hulumtuesit amerikanë. Ekipi ka zbuluar 20 hëna të reja rreth këtij planeti, duke e dërguar numrin e tyre në 82, në krahasim me Jupiterin që ka 79 satelitë natyralë të tillë. Satelitët e rinj janë zbuluar duke përdorur teleskopin Subaru në Havaji. Secili prej objekteve të zbulura në orbitën rreth Saturnit është në diametër prej rreth 5 kilometrave, dhe 17 prej tyre lëvizin në anën e kundërt të planetit.... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

«Спартак» набрал больше всех очков в играх с командами из верхней половины таблицы РПЛ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вторая ракетка Казахстана опустилась в чемпионской гонке WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Москвичам назвали пять мест, где можно полюбоваться цветущей сакурой





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о формировании взаимовыгодного международного сотрудничества


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко пообещал потенциальным агрессорам ответ всеми видами оружия




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Розенбаум

«Посмотрите на губастых»: Розенбаум жестко высмеял любительниц пластики



Москва

С Эрдоганом пора заканчивать. Турция готовится 9 мая в США нанести России предательский удар в спину

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net