Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Новости за 22.10.2019

Kroacia i plotëson kushtet e anëtarësimit në zonën Schengen

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian konfirmoi se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për t'u bërë anëtare e zonës së lëvizjes së lirë - Schengen. "Sot e përgëzojmë Kroacinë. Ajo i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar përmbushjen e të gjitha pjesëve përkatëse të Marrëveshjes së Schengenit", tha komisionari evropian për Punë të Brendshme, Dimmitris Avramopulous. Ai u zotua se institucioni i tij do të vazhdojë të mbikëqyrë përparimin e Kroacisë në këtë drejtim dhe tha se vëmendje e posaçme... Читать дальше...

Iranit i ndalohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të xhudos

Evropaelire.org 

Iranit iu ndalua pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të xhudos, për shkak të refuzimit të këtij vendi për t'u përballur me konkurrentët izraelitë. Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka lëshuar një ndalesë të përkohshme muajin e kaluar, derisa ka qenë duke hetuar raportet se Irani ka urdhëruar një xhudist që qëllimisht të braktisë një ndeshje në Kampionatin Botëror, për të shmangur përballjen me një konkurrent izraelit në raundin tjetër. "Pas ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë Kampionatit Botëror të Xhudos... Читать дальше...

Një person përplas automjetin për këmbësorë në Oslo; tre vetë të plagosur

Evropaelire.org 

Një person u arrestua pas dyshimeve se ka përplasur një auto-ambulancë të vjedhur për një grup njerëzish në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo. Tre persona, përfshirë dy foshnje binjake, u plagosën. Transmetuesi publik tregoi pamje të auto-ambulancës në qytet, ndërsa dëgjoheshin edhe të shtëna, me sa dukej nga automjeti. Rrëmbyesi i dyshuar u plagos pasi policia qëlloi në drejtim të tij. Motivi i sulmit nuk u përcaktua ende. "E kemi marrë nën kontroll një ambulancë që është vjedhur nga një person i armatosur"... Читать дальше...



Qeveria në largim parasheh punë shtesë për “Bechtel-Enka-n”

Evropaelire.org 

Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, që ka ndërtuar dy autostradat kryesore në Kosovë, përkatësisht atë që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe autostradën tjetër që shtrihet nga Prishtina në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut, pritet të qëndrojë në Kosovë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Vazhdimi i kontratës me këtë konsorcium është parashikuar nga Qeveria në largim e Kosovës, ndonëse vendimi final mbetet te qeveria e re që pritet të formohet si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Читать дальше...

Legalizohet aborti në Irlandën Veriore

Evropaelire.org 

Në Irlandën Veriore, aborti u dekriminalizua, ndërsa martesat e çifteve me gjini të njëjtë do të legalizohen. Legjislacioni që i bën ndryshimet, hyri në fuqi të martën. Martesat e para të çifteve me gjini të njëjtë do të mund të bëhen nga shkurti i vitit të ardhshëm. Deri në fund të marsit, qeveria duhet të nxjerrë rregullore për ofrimin e shërbimeve të abortit. E drejta për abort vs. e drejta për jetë Në maj të vitit të kaluar, qytetarët e Irlandës Veriore kanë votuar në referendum për... Читать дальше...

Trump i quan "linçim" procedurat për shkarkimin e tij

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se procedurat për shkarkimin e tij nga detyra janë "një linçim". Në një postim në Twitter, Trump i cilësoi ato si "proces të padrejtë". Në Shtetet e Bashkuara, linçimi iu referohet ekzektimeve jashtëgjyqësore kundër afrikano-amerikanëve, të kryera në të kaluarën nga të bardhët. Linçimi është një fjalë që "asnjë president nuk duhet ta përdorë për veten", tha kongresisti me ngjyrë, Jim Clyburn, nga Partia Demokratike.  "Kjo është një fjalë që duhet të jemi shumë... Читать дальше...

Osmani: SHBA-ja nuk do të kërkojë ndryshimin e kufirit

Evropaelire.org 

Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për koalicionin e ardhshëm qeverisës dhe për vazhdimin e dialogut. Osmani po ashtu thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë ndryshimin e kufirit me Serbinë, si pjesë e një marrëveshjeje eventuale me Beogradin.

Erdogan paralajmëron operacion edhe më të ashpër kundër kurdëve

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të vazhdojë operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë "me vendosmëri edhe më të madhe", nëse luftëtarët kurdë dështojnë të respektojnë marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Duke folur në Ankara, përpara se të nisej drejt Rusisë, Erdogan tha se të gjitha milicitë kurde duhet të largohen nga zona e sigurt, që Turqia dëshiron ta krijojë përgjatë një pjese të kufirit të saj me Sirinë. Erdogan tha se rreth 700... Читать дальше...



Mbi 150 të vrarë në protestat anti-qeveritare në Irak

Evropaelire.org 

Autoritetet në Irak bënë të ditur se 157 njerëz janë vrarë në protestat e fundit anti-qeveritare në Bagdad dhe qytete të tjera të këtij vendi. Gjetjet e publikuara nga ekipet hetuese zbuluan se në mesin e të vrarëve në dhunë janë 149 civilë dhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë. Protestat në Irak janë zhvilluar javën e parë të tetorit për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit. Presidenti irakian dënon dhunën në protestat kundër qeverisë Në raportin e ekipeve... Читать дальше...

Osmani: Marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë bekimin e SHBA-së

Evropaelire.org 

Vjosa Osmani e cila ishte kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehet optimiste se koalicioni i ardhshëm qeverisës me Vetëvendosjen do të formohet pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Ajo po ashtu flet për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen finale, për cilën thotë se nuk duhet të arrihet pa bekimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.  Radio Evropa e Lirë: Zonja Osmani, ku qëndron aktualisht procesi... Читать дальше...

Shkup: Ngecjet në negociatat me BE-në dhe zgjedhjet, efekte negative në ekonomi

Evropaelire.org 

Moscaktimi i datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian që imponoi dhe organizmin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të ketë implikime negative ndaj ekonomisë për një periudhë të caktuar, theksojnë njohësit e çështjeve ekonomike. Sipas tyre, moscaktimi i datës në masë të theksuar mund të rris dhe drojën e biznesmenëve për të investuar për shkak të bllokimit të realizmit të reformave në sistemin e drejtësisë si garantues i kapitalit, andaj... Читать дальше...

Liderët e BE-së kritikojnë mossuksesin e bllokut me Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Udhëheqës të Bashkimit Evropian kritikuan vendimin e bllokut për t'iu mos ofruar datë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. "Për mendimin tim, ky ka qenë gabim", tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në një seancë të Parlamentit Evropian të martën në Strasburg. "Tani vetëm mund të shpresoj se udhëheqësit do të nxjerrin përfundimet e duhura kur të diskutojnë procesin e pranimit, para samitit në Zagreb, që do të mbahet në maj të vitit 2020", tha Tusk. Читать дальше...

Talibanët vrasin 15 policë afganë

Evropaelire.org 

Pesëmbëdhjetë policë u vranë të martën në një sulm në provincën Kunduz të Afganistanit. Anëtari i Këshillit Provincial, Ghulam Rabbani Rabbani, tha se militantët talibanë e sulmuan postbllokun e tyre në qarkun Ali Abad. Një zëdhënës i talibanëve konfirmoi po ashtu se ky grup qëndron pas sulmit. Talibanët thuhet se kontrollojnë disa qarqe në Kunduz. Ata gjithashtu kontrollojnë gati gjysmën e territorit të Afganistanit dhe kryejnë sulme pothuajse të përditshme kundër forcave të sigurisë. Në fillim të shtatorit... Читать дальше...

BE po i përcjell negociatat Serbi-Rusi për tregtinë e lirë

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian po i përcjell nga afër negociatat e Serbisë me Rusinë për një marrëveshje për tregti të lirë, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq. Gjatë vizitës në Beograd, fundjavën e kaluar, kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, paralajmëroi nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë midis Serbisë dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik, më 25 tetor. Ky Union përbëhet nga Rusia, Bjellorusia, Kirgizia, Kazakistani dhe Armenia. Medvedev kërkon bashkëpunim ekonomik me Serbinë... Читать дальше...

Migrimet ilegale, pengesë serioze për liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mund të komplikohet edhe më shumë, parashikojnë njohësit e integrimeve evropiane. Këto mëdyshje ata i mbështesin tek qëndrimet mjaft të ngurta, siç thuhet, të Francës dhe disa vendeve tjera në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, që u reflektuan edhe me mungesën e konsensusit për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Francës, Emanuel Macron, tha se çështja e numrit të madh të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor... Читать дальше...

Përleshje në Bolivi teksa Morales i afrohet fitores

Evropaelire.org 

Përleshjet kanë shpërthyer në Bolivi teksa presidenti i këtij shteti, Evo Morales duket se është afër fitores së një mandati të dytë. Procesi i numërimit të votave është ndalur të dielën, pasi rezultati tregonte se mund të ketë balotazh. Mirëpo kur procesi ka vazhduar të hënën, Morales ka fituar mjaftueshëm vota për ta anashkaluar atë proces. Rivali i tij politik, Carlos Mesa ka thënë se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve. Disa vëzhgues e kanë cilësuar ndryshimin e rezultatit si “drastik dhe vështirë për ta shpjeguar”. Читать дальше...

Liberalët e Trudeaus fitojnë zgjedhjet, por humbin shumicën

Evropaelire.org 

Liberalët e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau kanë fituar sërish pushtetin, ndonëse kanë humbur shumicën që do t’iu duhej për ta formuar të vetëm qeverinë. Procesi i votimit ka treguar ndasi të thella në këtë shtet, pasi konservatorët e mposhtur kanë fituar votën popullore dhe Blloku Quebecois ka fituar disa zona në provincën Kuebek. Liberalët kanë fituar 156 nga 228 ulëse në Parlament, bazuar në të dhënat e Komisionit, Zgjedhjet në Kanada. Ky rezultat tregon se liberalëve u mungojnë ulëset... Читать дальше...

Netanyahu nuk arrin të formojë qeverinë e re në Izrael

Evropaelire.org 

Kryeministri izrealit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se nuk do të mund ta formojë qeverinë, duke i lënë mundësi rivalit të tij politik për ta bërë një gjë të tillë. Netanyahu ka qenë në pushtet në dekadën e fundit, mirëpo ai nuk ka arritur të krijojë koalicion me shumicën, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin shtator. Rivali i tij, Benny Gantz nga Partia Blu dhe Bardhë do të tentojë që të formojë qeverinë. “Unë kam bërë të gjitha përpjekjet për ta dërguar Benny Gantzin në tavolinën e negociatave... Читать дальше...

Perandori Naruhito ngjitet zyrtarisht në fronin japonez

Evropaelire.org 

Perandori japonez, Naruhito ka njoftuar të martën zyrtarisht për ngjitjen e tij në fron, në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë personalitete nga 170 shtete. Naruhito, 59-vjeçar, i edukuar në Universitetin Oxford, ka fituar pozitën e perandorit të 126-të të Japonisë, pasi babai i tij, Akihito ka abdikuar fronin. Ai do të jetë perandori i parë japonez që ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë ceremonisë zyrtare në një pallat në Tokio, Perandori Naruhito ka thënë: Betohem se do të... Читать дальше...

Trump: Disa trupa amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Siri

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se disa trupa amerikane do të qëndrojnë në Siri, pavarësisht kërkesës së tij për tërheqje të ushtarëve nga ky shtet. Ai ka thënë se një numër i vogël i ushtarëve do të mbrojnë territoret e naftës në Siri, derisa të tjerët do të qëndrojnë afër Izraelit dhe Jordanisë. Dy javë më parë presidenti Trump ka marrë vendim për tërheqje të trupave amerikane nga rajoni kufitar mes Sirisë dhe Turqisë. Ndërkohë, Turqia ka nisur një operacion ushtarak kundër ish-aleatëve amerikanë, kurdëve. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Учитель из Бутово стала «Гуру физкультуры»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Поездам прибавляют ходу // Как может сократиться время пути от Москвы до курортов на Черном море


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Денис Мацуев

Денис Мацуев выступит на фестивале "Владивостокские сезоны" в рамках ВЭФ-2024



Москва

В конце апреля и начале мая электрички из Твери и Конаково будут следовать только до Зеленограда

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net