Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Новости за 18.10.2019

Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme

Evropaelire.org 

Lidhur me vendimin negativ të Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, e ka fajësuar qeverinë e kryeministrit, Zoran Zaev. Kryetari i VMRO DPMNE-së, tha se lajmi për mos marrjen e datës është i keq, por për këtë dështim, sipas tij, “nuk është fajtor populli, por drejtuesit e pushtetit aktual”. “Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se shteti po hyn në një fazë të dëshpërimit, dhe e gjithë kjo është pasojë... Читать дальше...

Protestat paralizojnë Barcelonën

Evropaelire.org 

Dita e pestë e protestave dhe një grevë e përgjithshme, për shkak të burgosjes së udhëheqësve katalanas, e kanë bllokuar qytetin e Barcelonës. Policia tha se mbi gjysmë milioni njerëz janë mbledhur atje të premten, duke bllokuar rrugë dhe trena. Është raportuar për disa përleshje midis demonstruesve të maskuar dhe policisë. Më 14 tetor, Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar nëntë udhëheqës katalanas me dënime të gjata me burgim, për shkak të rolit të tyre në përpjekjet për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, në vitin 2017. Читать дальше...

Gjykata Speciale shpeshton ftesat për intervistime 

Evropaelire.org 

Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, ka rritur dinamikën e ftesave për intervistim të personave të caktuar, ndonëse nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë të personave të intervistuar deri më tash. Vetëm në muajin e fundit, të ftuar për intervistim janë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, por edhe përfaqësues politikë të Kosovës. Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett , i pyetur nga Radio Evropa e Lirë se sa është numri i të intervistuarve... Читать дальше...



Rama: Mosmarrja e datës, rezultat i mospajtimit të BE-së për arsye të saj

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha të premten se liderët e Bashkimit të sotëm Evropian "e kanë thënë më qartë se asnjëherë tjetër" se mosdhënia e datës së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është "rezultat i mosarritjes së konsensusit mes vendeve anëtare, për arsyet e tyre”. Në një konferencë për shtyp në Tiranë, Rama tha se “Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE-së dhe kërkon një transformim të vetë procesit të integrimit". Komentet vijnë një ditë pasi Këshilli Evropian... Читать дальше...

Erdogan kërcënon me rinisje të ofensivës anti-kurde, nëse marrëveshja nuk respektohet

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Ankaraja do të rinisë operacionin kundër forcave kurde në veri të Sirisë të martën në mbrëmje, nëse ato nuk tërhiqen nga "zona e sigurt". Turqia, me këmbënguljen e SHBA-së, u pajtua të enjten për të ndërprerë ofensivën derisa luftëtarët kurdë të tërhiqen rreth 30 kilometra larg kufirit të saj. "Nëse premtimet mbahen deri të martën mbrëma, zona e sigurt do të zgjidhet. Nëse dështojnë, operacioni do të rinisë sapo të bëhen 120 orë", tha Erdogan. Читать дальше...

Dhjetëra të vrarë në një xhami në Afganistan

Evropaelire.org 

Së paku 62 njerëz u vranë nga shpërthimet në një xhami në provincën Nangarhar të Afganistanit. Autoritetet thanë se nga sulmi i dyfishtë në qarkun Haska Mena mbetën të plagosur mbi 30 vetë. "Numri i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupa nga rrënojat", tha Sohrab Qaderi, anëtar i Këshillit provincial. "Në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka edhe fëmijë", tha Zahir Adil, zëdhënës i Departamentit Publik Shëndetësor në Nangarhar. Shpërthimet ndodhën gjatë faljes së Xhumasë. Читать дальше...

Tridhjetë ditë paraburgim për zyrtarin policor në veri

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit R.B., për shkak të, siç thuhet, veprave penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. “Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit R.B. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji", thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore. Gjykata konstatoi se është... Читать дальше...

LVV dhe LDK zhvendosin takimet në grupet punuese

Evropaelire.org 

Vetëm dy takime, njëri në nivel të liderëve dhe tjetri në nivelin e grupeve punuese,janë zhvilluar deri më tani ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga shpallja e rezultatit preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, në përpjekje për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Të premten është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës, duke paralajmëruar takimin e radhës për javën e ardhshme. Grupet punuese... Читать дальше...



Kostelancik: Vitin e ardhshëm, mbase një konferencë për Kosovën dhe Serbinë

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar, pas emërimit të Matthew Palmer si i dërguar i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe më pas edhe Richard Grenell, i dërguar presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, David Kostelancik, drejtor i Shërbimit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ai thekson se dy zyrtarët amerikanë do të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjen e rifillimit të dialogut... Читать дальше...

Refuzimi i Tiranës dhe Shkupit nga BE-ja konsiderohet "gabim i madh"

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pranoi se "disa vende anëtare" të bllokut nuk kanë qenë të gatshme të lejojnë fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. "Unë personalisht mendoj se ky ka qenë një gabim i madh", tha Tusk në një konferencë për media, pasi Këshilli Evropian, natën e kaluar, nuk ka arritur pajtim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën. Tusk theksoi se këto dy vende nuk duhet fajësuar për vendimin e tillë... Читать дальше...

Mallrat evropiane goditen nga tarifa të reja të SHBA-së

Evropaelire.org 

Shumë prodhime nga vendet e Bashkimit Evropian do të bëhen më të shtrenjta për blerësit në Shtetet e Bashkuara. Kjo, pasi SHBA-ja vendosi të premten tarifa ndaj mallrave të BE-së, në vlerë prej 7.5 miliardë dollarësh. Disa lloje të djathit, verës, uiskit dhe vajit të ullirit do të preken nga tarifa e re prej 25%. Bashkimi Evropian tha se nuk do të ketë zgjedhje tjetër, përveçse të përgjigjet me tarifa të ngjashme. BE-ja, vitin e kaluar, ka vendosur tarifa ndaj disa mallrave amerikane, përfshirë motorët Harley Davidson... Читать дальше...

Ministri i Jashtëm gjerman paralajmëron për garë të re armësh në botë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, paralajmëroi të premten për një garë të re të armëve në botë dhe bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të zvogëluar, siç tha, "rrezikun e përshkallëzimit". Duke folur në një konferencë në Berlin, Maas veçoi testet raketore të Koresë së Veriut, sistemet e reja të armatimit në Rusi, programin ushtarak të Indisë dhe sulmet me dronë në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, për të cilat tha se kanë mundur të shkaktojnë një luftë të shkallës së gjerë. Читать дальше...

Presidenti çek e akuzon Turqinë për krime lufte

Evropaelire.org 

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, e akuzoi Turqinë për "bashkim me terroristët" në verilindje të Sirisë dhe për "kryerje të krimeve të luftës".    "Presidenti (i Turqisë, Recep Tayyip) Erdogan i quan kurdët terroristë, por unë nuk pajtohem", tha Zeman për televizionin çek Barrandov. "Përkundrazi, unë e pyes veten nëse ata që i sulmojnë kundër dhe kryejnë vrasje të neveritshme - si ajo e politikanes kurde - janë vetë terroristë", tha Zeman. Ai iu referua vrasjes së politikanes kurde, Hevrin Khalaf... Читать дальше...

Zgjerohen protestat në Katalonjë pas burgosjes së liderëve pro-demokracisë

Evropaelire.org 

Qindra mijëra mbështetës pro-pavarësisë nga gjithë rajoni i Katalonjës, janë mbledhur të premten, teksa sindikatat kanë bërë thirrje për greva të përgjithshme, në ditën e pestë të protestës, që vjen si pasojë e burgosjes së nëntë liderëve separatistë. Agjencia e lajmeve, Reuters ka thënë se shumica e personave që janë nisur në vendin e protestave, kanë mbajtur flamuj pro-demokracisë, apo fjongo të verdha, në shenjë proteste ndaj burgosjes së liderëve të këtij rajoni. Federata Spanjolle e Futbollit... Читать дальше...

BE-ja dënon transferimin e dhunshëm të migrantëve në Bosnje

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian e dënoi transferimin e dhunshëm të qindra migrantëve në kampin Vuçjak, pranë qytetit Bihaq të Bosnjës, dhe u bëri thirrje autoriteteve që ta ndalojnë praktikën e tillë. Delegacioni i BE-së në Bosnje takoi të premten zyrtarët lokalë. "Në bisedat tona me autoritetet përkatëse e kemi bërë të qartë se kampi Vuçjak duhet të mbyllet. Jo vetëm që është një vend i pasigurt, por edhe i padenjë", tha përmes një deklarate delegacioni i BE-së. Autoritetet në Bosnje janë përballur vazhdimisht... Читать дальше...

Fitorja e Turqisë

Evropaelire.org 

Turqia është pajtuar të ndalojë ofensivën kundër kurdëve në verilindje të Sirisë, e cila, për më shumë se një javë, ka bërë kërdinë dhe ka nxitur zemërim të madh në botë. Marrëveshja është fitore për Turqinë, thonë analistët.

Liderët e BE-së pa pajtim lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Pas një debati të gjatë, liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë dështuar që të arrin pajtim për vendimin lidhur me nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë temë, në samitin e BE-së u diskutua të enjten deri në orët e vona. Edhe pse ka dominuar qëndrimi se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet dhënë vendim pozitiv, pasi kanë përmbushur kriteret e kërkuara, liderët e BE-së nuk kanë arritur konsensus. Disa liderë kanë shprehur keqardhje dhe zhgënjim për këtë dështim... Читать дальше...

Përleshje të ashpra mes policisë dhe pjesëtarëve të karteleve të drogës në Meksikë

Evropaelire.org 

Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në veri të Meksikës, pasi forcat e sigurisë kanë kapur një prej djemve të ish-udhëheqësit meksikan të rrjetit të drogës, Joaquín "El Chapo" Guzmán. Luftimet janë zhvilluar për disa orë pasi Ovidio Guzmán López  është gjetur gjatë një patrullimi rutinor në qytetin Kuliakan. Në disa pamje televizive janë parë burra të armatosur me armë të rënda, duke shtënë ndaj policisë, makinave si dhe kanë djegur disa ndalesa rrugore. Guzmán më vonë është liruar, në mënyrë që të anshkalohet dhuna... Читать дальше...

Kryeministri britanik beson se deputetët do ta miratojnë marrëveshjen për Brexit

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të tentojë të bindë ligjvënësit për të përkrahur marrëveshjen për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian në votimin që do të zhvillohet të shtunën. Johnson ka insistuar se “beson shumë” që ligjvënësit britanikë do ta përkrahin marrëveshjen e tij. Mirëpo deputetët opozitarë besojnë se ai do të përballet me pengesa teksa dërgon marrëveshjen në parlament. Kryeministri britanik pritet të fokusohet te deputetët që kanë votuar në të mirë të Brexitit, por... Читать дальше...


Музыкальные новости
Александр Розенбаум

Розенбаум высказался о пластических операциях





Персональные новости
Михаил Кутушов

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24





Kina shënon rritjen më të zbehtë ekonomike në 27 vjet

Evropaelire.org 

Ekonomia kineze, në çerekun e tretë të vitit, ka shënuar rritjen më të zbehtë në 27 vjetët e fundit, teksa ky shtet po përballet me luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara. Të dhënat tregojnë se bruto-prodhimi i brendshëm ka arritur në 6.0 për qind në periudhën korrik-shtator, në krahasim me 6.2 për qind sa ka qenë në çerekun e dytë. Ndonëse një shifër e tillë do të përbënte sukes të madh në disa kombe të industrializuara perëndimore, për Kinën ky është lajm negativ. Zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave... Читать дальше...

Rick Perry do të largohet nga pozita e Sekretarit amerikan për Energji

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Sekretari amerikan për Energji, Rick Perry, një figurë e rëndësishme në bisedimet e Trumpit me zyrtarë të Ukrainës, do të largohet nga pozita që mban në fund të vitit. Teksa ka bërë këtë njoftim, Trump ka thënë se ai do ta nominojë pasardhësin e Perryt shumë shpejt. Ai ka thënë se tashmë ka gjetur personin që do ta emërojë. “Ne tashmë kemi zëvendësimin e tij. Rick ka bërë një punë fantastike. Mirëpo ka qenë koha”, ka thënë Trump. Ky njoftim ka konfirmuar... Читать дальше...

Tatimet dhe taksat doganore diktojnë projeksionet për buxhetin

Evropaelire.org 

Të hyrat nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një shteti, që njëherësh është burimi kryesor i mbushjes edhe të buxhetit të Kosovës. Bazuar në projeksionet aktuale, parashihet që buxheti i Kosovës për vitin 2020 të jetë 2.4 miliardë euro. Institucionet përgjegjëse për mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve të ndryshme financiare janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës. Këto dy institucione, sipas zyrtarëve të tyre, edhe... Читать дальше...

Senatori Romney kritikon Trumpin për tërheqje të trupave nga veriu i Sirisë

Evropaelire.org 

Senatori republikan, Mitt Romney, i cili ka qenë  kandidat presidencial më 2012, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të braktisuar aleatët kurdë në Siri, duke thënë në Senat se kjo gjë do të mbetet shenjë në historinë amerikane. Senatori nga Utah u është bashkuar anëtarëve të tjerë të partisë së tij, të cilët po ashtu kanë kritikuar vendimin për tërheqje të trupave amerikane nga veriu i Sirisë. Pas tërheqjes së trupave amerikane, forcat turke kanë pushtuar këtë zonë për të sulmuar kurdët sirianë... Читать дальше...

Krerët e BE-së po diskutojnë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) po diskutojnë për hapjen ose jo të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bisedimet filluan rreth orës 19:00 të datës 17 tetor. Ato po zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Kjo është hera e parë që kjo çështje po diskutohet në nivelin më të lartë politik në BE. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka vendosur ta përfshijë këtë në rendin e ditës të samitit pasi ministrat e Jashtëm të BE-së, nuk... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

«Спартак» набрал больше всех очков в играх с командами из верхней половины таблицы РПЛ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Москвичам назвали пять мест, где можно полюбоваться цветущей сакурой





Путин в России и мире
Москва

Строители мостов и дорог удостоены государственных наград


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко пообещал потенциальным агрессорам ответ всеми видами оружия




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Михаил Кутушов

Токсиколог Кутушов рассказал почему возникает похмелье



Москва

В большой семье. Ногайский нож возвращается

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net