Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Новости за 31.10.2019

Çitaku mbron operacionin e autoriteteve të Kosovës në veri

Evropaelire.org 

Komentimi i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, ka nisur mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Shefi i misionit të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) Zahir Tanin, ka theksuar se dalja në këto zgjedhje, mbi 44 për qind, ka qenë më e madhja ndër vite, dhe ka përmendur se komuniteti ndërkombëtar ka vlerësuar këtë proces si pozitiv. Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, po ashtu ka lavdëruar procesin zgjedhor në Kosovë, duke thënë se gjenerata e re... Читать дальше...

Protestat në Irak: Kryeministri do të largohet nëse gjendet zëvendësimi

Evropaelire.org 

Kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi do të japë dorëheqje nëse partitë politike pajtohen për zëvendësimin e tij, ka thënë presidenti i këtij shteti, Barham Saleh, teksa po vazhdojnë protestat masive në këtë shtet. Presidenti Saleh po ashtu ka thënë se është duke hartuar një ligj të ri, për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dhjetëra mijëra persona kanë marrë pjesë në disa protesta këtë muaj në Irak, në kërkim të vendeve të punës, dhënien fund të korrupsionit dhe shërbimeve më të mira. Читать дальше...

Jeremy Corbyn zotohet se do ta "transformojë" Britaninë

Evropaelire.org 

Lideri i laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn është zotuar për të “transformuar” Britaninë teksa ka nisur fushatën zgjedhore në këtë shtet. Corbyn ka premtuar se do të “rindërtojë” shërbimin publik dhe do të shënjestrojë “menaxherët e këqij dhe ndotësit e mëdhenj”. Në një fjalim të mbajtur të enjten, ai i ka konsideruar zgjedhjet e 12 dhjetorit si mundësi “të gjeneratës për të transformuar shtetin tonë”. Corbyn po ashtu ka thënë se laburistët do të lansojnë “fushatën më të madhe në histori”. Читать дальше...



Rinisja e shpejtë e punimeve për Rrjedhën Veriore 2 zemëron Ukrainën

Evropaelire.org 

Miratimi që i ka dhënë Danimarka projektit të tubacionit Rrjedha Veriore 2, përmes së cilit gazi natyror i Rusisë do të dërgohet në Evropë, vetëm se do të rrisë ndikimin e Rusisë në rajon, ka paralajmëruar Ukraina. “Kjo nuk ka të bëjë me çështje të sigurisë, është çështje gjeopolitike”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për projektin, Rrjedha Veriore 2. Planet për krjimin e tubacionit 1,225 kilometërsh, kanë ndarë Evropën. Leja daneze u ka dhënë fund pengesave që kanë ekzistuar deri më tani. Читать дальше...

SHBA-ja dhe Kina do të njoftojnë shpejt vendin e nënshkrimit të marrëveshjes tregtare

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë shumë shpejt vendin e ri se ku ai dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping do të nënshkrujnë marrëveshje për të lehtësuar luftën tregtare që ka dëmtuar ekonominë globale. Njoftimi i tij më 31 tetor ka ardhur një ditë pasi Kili ka anuluar samitin Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që ishte planifikuar të mbahej në gjysmën e muajit nëntor. Ekzistonin shpresa që ky forum do të ndihmonte në uljen e tensioneve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës... Читать дальше...

Reeker: Ne nuk jemi të përqendruar në çështjen e kufijve

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara në idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duan që Kosova dhe Serbia të gjejnë një rrugë përpara, që “do të sillte mundësi më të mira për njerëzit në Serbi, për njerëzit në Kosovë dhe për të gjithë rajonin”. “Nëse nuk ka marrëveshje, nuk lëvizni përpara”, paralajmëron Reeker. Читать дальше...

Grupi militant, Shteti Islamik emëron liderin e ri

Evropaelire.org 

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka konfirmuar vdekjen e liderit, Abu Bakr al-Baghdadi, si dhe ka njoftuar për pasardhësin e tij. Një bashkëpunëtor i IS-it në platformën për mesazhe, Telegram ka thënë se Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është lider i ri i grupit. Forcat speciale amerikane kanë ndjekur Baghdadin në veriperëndim të Sirisë gjatë fundjavës dhe kanë sulmuar atë në kompleksin e tij.  Al-Baghdadi ka ikur në një tunel dhe ka shpërthyer jelekun vetëvrasës, duke vrarë edhe dy fëmijët e tij, përveç vetes. Читать дальше...

Reeker: Nëse s'ka marrëveshje, nuk lëvizni përpara

Evropaelire.org 

“Nëse nuk ka marrëveshje, nuk lëvizni përpara”, thotë ndër të tjera, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi.



Dhoma e Përfaqësuesve zyrtarizon vazhdimin e hetimeve për shkarkim të Trumpit

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një rezolutë për të vazhduar zyrtarisht hetimet për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump. Në këtë fazë është votuar për kalimin në fazë publike të hetimit dhe jo nëse duhet shkarkuar presidenti. Ky votim ka qenë testimi i parë formal, për atë nëse ekziston mbështetje për të shkarkuar Trumpin në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga demokratët. Shtëpia e Bardhë e ka dënuar këtë votim. Deri më tani, seancat janë mbajtur... Читать дальше...

Stoltenberg i kërkon Rusisë të largohet nga pjesa lindore e Ukrainës

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kërkuar që Rusia t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat ruse nga territori ukrainas. Duke folur në një konferencë për media në Kiev më 31 tetor, pasi ka diskuuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Stoltenberg ka thënë se Moska duhet t’i kthejë tri anije ukrainase, të cilat i kishte kapur në Ngushticën e Kërçit në nëntor të vitit të kaluar. “NATO-ja mbështet sovranitetin... Читать дальше...

Reforma dhe jo ndryshime kozmetike në sistemin e drejtësisë

Evropaelire.org 

Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka nevojë për reforma të thella, vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike që pritet të përfaqësohen në përbërjen e ardhshme të Kuvendit dhe ata të shoqërisë civile. Në debatin e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temën 'Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit, një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit', u tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të ndryshojë për të kthyer besimin e qytetarëve. Arbëresha Loxha... Читать дальше...

Kompania Qantas ndal operimin e aeroplanit Boeing 737 pasi vëren "çarje"

Evropaelire.org 

Kompania ajrore australiane, Qantas, ka ndalur operimin e llojit të aeroplanëve Boeing 737 NG, pasi ka gjetur disa “çarje” në një pjesë. Kjo kompani ka thënë më pas se edhe shumë linja tjera ajrore janë duke vëzhguar aeroplanët e tyre të po këtij lloji, ndërkohë që edhe vetë Boeing ka thënë se hapësira afër një krahu mund të jetë vend e prirur për çarje. Agjencia e lajmeve, AFP, ka raportuar se rreth 50 aeroplanë në gjithë botën janë ulur në tokë, për shkak të kësaj çështjeje. Muajin e kaluar... Читать дальше...

Palmer: Marrëveshja e Prespës, garantuese e stabilitetit në rajon

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Kështu ka deklaruar i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pas takimit në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev. “Mesazhi ynë është se SHBA-ja është partnere dhe mike e Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të përkushtuar në këto raporte me Maqedoninë e Veriut dhe integrimin e saj në NATO dhe BE”, ka deklaruar diplomati amerikan në një prononcim për mediat. Ai theksoi se gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut... Читать дальше...

KQZ-ja zbaton vendimin e Supremes për numërimin e votave të diasporës

Evropaelire.org 

Votat e ardhura me vonesë nga diaspora do të numërohen dhe do të përfshihen në kuadër të rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për rinumërim të 4 mijë e 639 votave. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka theksuar të enjten se nuk mund të komentojë vendimin e Supremes pasi "KQZ e ka për obligim ta zbatojë vendimin". Këto vota është thënë të kenë mbërritur në Kosovë me vonesë, për shkak të problemeve në trafikun ajror. Читать дальше...

Koreja Veriore teston "dy raketa balistike" në Detin e Japonisë

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka nisur dy “raketa” të paidentifikuara në det, ka thënë ushtria jugkoreane. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, objektet “duket se kanë qenë raketa balistike”. Në rast se ky njoftim konfirmohet, kjo do të shënonte herën e 12-të të testimeve të kryera këtë vit nga Koreja Veriore. Më herët gjatë këtij muaji, Koreja Veriore ka testuar një lloj të ri të raketës, që besohet se është nisur nga një nëndetëse. Raketa, në teori, është thënë se ka kapacitet për të bartur armë bërthamore. Читать дальше...

BE-ja i kërkon Kosovës që t’i raportojë për të kthyerit nga Siria

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian do t’i kërkojë Kosovës që në dy vjetët e ardhshëm t’i raportojë për personat e kthyer nga Siria, si dhe për procesin e rehabilitimit të tyre. Përmes një marrëveshjeje, të nënshkruar të mërkurën mes Kosovës dhe BE-së, Brukseli obligon autoritetet e Prishtinës që të adresojnë sfidat e paraqitura nga kthimi i luftëtarëve të huaj dhe anëtarëve të familjeve të tyre, që përfshin hetimet dhe ndjekjet penale të veprave të kryera nga luftëtarët e huaj, deri te procesi i rehabilitimit të tyre. Читать дальше...

CIA kundërshton raportin e HRW për Afganistanin

Evropaelire.org 

Forcat paraushtarake afgane të mbështetura nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) po ekzekutojnë civilë gjatë sulmeve dhe janë përgjegjës për zhdukjen e të dyshuarve, tha organizata Human Rights Watch (HRW) në një raport të saj të publikuar më 31 tetor. HRW dokumentoi 14 raste nga fundi i vitit 2017 deri në mesin e vitit 2019 në të cilat thuhej se këto grupe kryen abuzime të rënda gjatë sulmeve, siç është rasti një në provincë juglindore në të cilën një skuadër paramilitare vrau 11 burra,... Читать дальше...

Palmer: Vendi i Maqedonisë së Veriut, në Bashkimin Evropian

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Kështu ka deklaruar i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pas takimit në Shkup me kryeministrin, Zoran Zaev. “Mesazhi jonë është se SHBA-ja është partnere dhe mike e Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të përkushtuar në këto raporte me Maqedoninë e Veriut dhe integrimin e saj në NATO dhe BE”, ka deklaruar diplomati amerikan në një prononcim për mediat. Ai theksoi se gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut... Читать дальше...

A do t'u kërkohet mjekëve të zgjedhin mes sektorit publik ose atij privat?

Evropaelire.org 

Paralajmërimi për detyrimin ligjor të mjekëve që të zgjedhin mes punës në sektorin publik apo atë privat, po komentohet në mënyra të ndryshme nga vet stafi mjekësor. Duke e konsideruar gjendjen në sektorin e shëndetësisë si jo të mirë, ndër masat e para që kandidati i vetëm deri më tani për kryeministër, Albin Kurti ka paralajmëruar, është që mjekët të përcaktohen nëse duan të punojnë në institucionet publike shëndetësore apo ato private. “Nuk do të lejojmë më që mjekët t’i marrin pacientët nga... Читать дальше...


Музыкальные новости
Сергей Шнуров

Матильда Шнурова примерила откровенный наряд в сетку





Персональные новости
Анфиса Чехова

Отец из Панамы, школьная любовь и любимая еда: Елена Борщёва раскрыла все тайны на шоу ТВ-3 «Вкусно с Анфисой Чеховой»





Pentagoni publikon incizimin e sulmit ndaj Al-Baghdadit

Evropaelire.org 

Ushtria amerikane ka publikuar pamjet e para të sulmit në veri të Sirisë, që rezultoi me vdekjen e udhëheqësit të grupit të Shtetit Islamik (IS) Abu Bakr Al-Baghdadi. Incizimi tregoi forcat amerikane që gjuanin ndaj militantëve në tokë, ndërsa fluturonin me helikopterë drejt kompleksit ku udhëheqësi i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi ishte fshehur. Baghdadi iku në një tunel dhe vrau veten duke shpërthyer një jelek vetëvrasës. Pas bastisjes, kompleksi u shkatërrua plotësisht përmes municioneve. Читать дальше...

Twitter ndalon reklamat politike

Evropaelire.org 

Kompania Twitter planifikon të ndalojë të gjitha reklamat politike në të gjithë botën, duke thënë se dërgimi i mesazheve të tilla "duhet të fitohet, jo të blihet". "Ndërsa reklamimi në internet është tepër i fuqishëm dhe shumë efektiv për reklamuesit tregtar, kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën", ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Jack Dorsey. Kompania tjetër e mediave sociale, Facebook së fundmi përjashtoi ndalimin e reklamave politike. Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg mbrojti politikën e kompanisë së tij. Читать дальше...

Bullgaria ia refuzon vizën një atasheu rus

Evropaelire.org 

Bullgaria ia refuzoi vizën afatgjate atasheut rus të Mbrojtjes, një ditë pasi dëboi një diplomat rus nën dyshimin e spiunazhit. Ministria e Jashtme e Bullgarisë, më 30 tetor, tha se gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë, kishte një "mendim negativ" për të dërguarin rus, por se vendimi nuk do të thoshte që zyrtari konsiderohej person non grata (i padëshiruar). Nuk janë dhënë detaje në lidhje me arsyen e refuzimit të vizës. Diplomati tjetër që u dëbua nga vendi, ishte larguar bashkë me familjen e tij, tha ministria e Jashtme bullgare. Читать дальше...

Dhjetëra të vdekur nga incidenti hekurudhor në Pakistan

Evropaelire.org 

Të paktën 65 persona u vranë, kur një tren pasagjerësh u përfshi nga zjarri në Pakistanin qendror. Ministri i Shëndetësisë së Pakistanit, Yasmin Rashid tha se nga incidenti u plagosën më shumë se 40 persona. Autoritetet thonë se zjarri shpërtheu pasi disa nga pasagjerët ishin duke përgatitur mëngjesin në stufat e gazit që i kishin sjellë në bord të trenit, duke shkelur rregullat. Trupat e ushtrisë, si dhe mjekët janë dërguar gjithashtu për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në operacion. Rrjeti... Читать дальше...

Të rinjtë skeptikë për Gjykatën Speciale

Evropaelire.org 

Kush do të merret me krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe pse duhet besuar që Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë do t'i ndriçojë këto krime edhe pas misionit të Kombeve të Bashkuara dhe atij të Bashkimit Evropian? Këto janë pyetje, të cilat të rinjtë nga bashkësia shqiptare ia kanë bërë zyrtarëve të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar në Kosovë, që njihen si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, gjatë diskutimeve në Prishtinë, lidhur me mandatin dhe punën e kësaj gjykate. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Прокуратура Москвы: тело мужчины нашли в лесопарке в Сокольниках





Путин в России и мире
Москва

Педагогов Калмыкии приглашают принять участие в Форуме классных руководителей


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Вячеслав Бутусов

Удачные выходные в Воронеже: Вячеслав Бутусов, выставка «Агитпоезд» и экскурсия «Мир! Труд! Май!»



Москва

Шестой ежегодный «Диктант Победы» прошел в чеховской гимназии № 2

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net