123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Новости за 09.10.2019

SHBA-ja arreston punëtorin e inteligjencës për nxjerrje të informacionit

Evropaelire.org 

Një analist kundër terrorizmit në Agjencinë Mbrojtëse të Inteligjencës është arrestuar të mërkurën për shkak të ofrimit të materialeve të klasifikuara rreth një sistemi të huaj të armëve për dy gazetare më 2018 dhe 2019, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë, teksa ka dorëzuar lëndën në një gjykatë federale, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Informacioni që 30-vjeçari, Henry Kyle Frese i ka ofruar një gazetareje me të cilën ka pasur lidhje romatike, është paraqitur në të paktën tetë raportime të ndryshme... Читать дальше...

Palmer qëndron javën e ardhshme në Beograd

Evropaelire.org 

Diplomati amerikan, Mathew Palmer do të marrë pjesë në Forumin e nëntë të Sigurisë, i cili do të mbahet në Beograd nga data 16 deri më 18 tetor, njoftoi kjo organizatë joqeveritare. Më 30 gusht, Palmer është emëruar i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Rreth një muaj më vonë Shtëpia e Bardhë ka emëruar Richard Grenellin, aktualisht ambasador i SHBA-së në Gjermani, të dërguar të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori amerikan në Kosovë... Читать дальше...

Turqia nis me sulme ajrore ofensivën në Siri

Evropaelire.org 

Aeroplanët turq kanë bombarduar pozicionet kurde teksa ka nisur ofensiva në verilindje të Sirisë. Përveç sulmeve ajrore, është raportuar edhe për një varg shpërthimesh në qytetin sirian, Ras al Ain, në kufi me Sirinë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ofensiva e nisur më 9 tetor synon të krijojë një “zonë të sigurt” dhe të shënjestrojë militantët kurdë, bashkë me grupin ekstremist, Shteti Islamik në verilindje të Sirisë. Turqia ka kërcënuar një kohë të gjatë se do të nisë sulme kundër luftëtarëve kurdë... Читать дальше...



Votimi i serbëve të Kosovës, nën presion

Evropaelire.org 

Misioni mbikëqyrës i Bashkimit Evropian, në raportin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ka folur për presionet dhe frikësimet e qytetarëve të komunitetit serb, që të votojnë për Listën Serbe, të cilën e mbështetë Beogradi zyrtar. Vet qytetarët serbë të Kosovës kanë folur për situatat në të cilat janë gjetur. Një grua, e cila jeton në njërën nga komunat me shumicë serbe në jug të lumit Ibër dhe nuk ka dashur ta zbulojë identitetin e saj për publikun, ka dëshmuar... Читать дальше...

OKB: Sulmet amerikane në laboratoret afgane të drogës janë të "paligjshme"

Evropaelire.org 

Sulmet ajrore në disa laboratore të drogës të talibanëve në perëndim të Afganistanit kanë lënë të vdekur të paktën 30 civilë, duke përfshirë fëmijë, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë të dhëna të besueshme edhe për 30 vdekje tjera në muajin maj, mirëpo nuk i kanë verifikuar ato. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë shënjestruar disa laboratore të drogës të talibanëve, përmes së cilave militantët talibanë kanë siguruar fonde. Mirëpo sipas Kombeve të Bashkuara... Читать дальше...

KQZ vendos për rinumërim të votave në 313 vendvotime

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka marrë vendim që votat të rinumërohen në 313 vendvotime. Sipas Komisionit 303 vendvotime do t’i nënshtrohen rinumërimit pasi janë evidentuar gabime teknike në formularët në të cilët janë bartur votat, ndërsa në10 vendvotime tjera është vërejtur mungesa e votave të kandidatëve, të disa fletëve të formularëve të rezultateve si dhe disa mungesa të nënshkrimeve. Rinumërimin e këtyre vendvotimeve në mbledhjen e KQZ-së e ka rekomanduar Qendra e Numërimit të Rezultateve. Читать дальше...

Pompeo i kërkon BE-së ta dënojë Iranin për "gënjeshtrën" rreth anijes me naftë

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë Iranin, duke thënë se ka gënjyer rreth vendit se ku do të shkarkohet nafta e anijes transportuese, Adrian Darya. “Nafta nga AdrianDarya1 është shkarkuar në Siri, duke vërtetuar se Irani ka gënjyer Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjibraltarin… vendet e BE-së duhet ta dënojnë këtë akt, të veprojnë sipas ligjit dhe ta mbajnë Iranin përgjegjës”, ka thënë Pompeo përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Anija transportuese... Читать дальше...

Zgjerohen hetimet për rastin “Reketi”, katër të dyshuar të tjerë

Evropaelire.org 

Nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Frosina Remenski është e dyshuara e re në skandalin e njohur “Reketi”. Ajo dhe katër persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar dyshohen të jenë përfshirë në zhvatjen e 1.5 milion eurove nga biznesmeni, Orce Kamçev. Për këtë rast në paraburgim ndodhet edhe ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva dhe dy persona të tjerë, Boki Jovanovski dhe Zoran Milevski. “Prokurori kompetent nga Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar... Читать дальше...



Shkup: Politika s'ka zgjidhje për ndaljen e ikjes së të rinjve

Evropaelire.org 

Politikat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk arrijnë të prodhojnë efektin e duhur për të ndalur rrjedhën e largimit të grupmoshave të reja nga shteti, theksojnë organizatat joqeveritare që në fokus kanë të drejtat e të rinjve. Këto komente vijnë pasi në raportin e fundit të Bankës Botërore i cili u prezantua të martën, është theksuar se rreth gjysmë milioni e popullatës së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut është larguar nga vendi, prej të cilëve një e treta është kuadër me arsim të lartë. Читать дальше...

Turqia nis operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë

Evropaelire.org 

Turqia dhe aleatët e tij rebelë sirianë kanë nisur operacionin e tyre ushtarak në verilindje të Sirisë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas tj kjo ofensivë synon të eliminojë “korridorin e terrorit” përgjatë kufirit jugor të Turqisë. Erdogan ka thënë se ofensiva e ashtuquajtur “Operacioni Pranvera e Paqes”, ka për qëllim eliminimin e kërcënimit që vjen nga milicia e kurdëve sirianë dhe militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik. Milicia kurde, e njohur si grupi YPG ka... Читать дальше...

Prokurorët gjermanë kundër terrorizmit nisin hetimet për sulmin në Halle

Evropaelire.org 

Prokurorët federalë kundër terrorizmit në Gjermani kanë nisur hetimet rreth të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona në qytetin lindor Halle të Gjermanisë. Një person është arrestuar në lidhje me sulmin e 9 tetorit. Policia ka thënë se sulmuesit tjerë mund të jenë ende në arrati, pasi shumë persona është raportuar të jenë larguar nga skena e sulmit me një apo më shumë makina. Sulmi ka ndodhur afër një sinagoge, kanë thënë mediat lokale dhe dëshmitarët. Të shtëna janë dëgjuar edhe në Landsberg... Читать дальше...

NYT: Zyrtarët perëndimorë besojnë se një njësi ruse është përgjegjëse për sulmet në Evropë

Evropaelire.org 

Zyrtarë perëndimorë të sigurisë kanë identifikuar një njësi ruse të inteligjencës, që ka tentuar të kryejë vrasje dhe operacione destabilizuese në shtete të huaja, ka raportuar e përditshmja The New York Times. Gazeta ka raportuar se ndonëse zyrtarët kanë identifikuar këtë njësi në muajt e fundit, ata besojnë se ka vepruar në fshehtësi për të paktën një dekadë. Njësia me shifër, 29155, ka bazën në Moskë dhe është pjesë e agjencisë ushtarake për inteligjencë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila njihet si GRU. Читать дальше...

Deputetët britanikë zhvillojnë javën tjetër seancën vendimtare për Brexit

Evropaelire.org 

Deputetët britanikë janë thirrur që të jenë pjesë e një seance speciale të shtunën, meqë kjo ditë konsiderohet vendimtare për procesin e Brexitit, apo largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Parlamenti do të takohet më 19 tetor pas samitit të Bashkimit Evropian, në të cilin ekziston mundësia e fundit që Britania dhe blloku evropian të arrijnë një marrëveshje para 31 tetorit. Nëse arrihet ndonjë marrëveshje, kryeministri britanik, Boris Johnson do të kërkojë miratimin e deputetëve britanikë... Читать дальше...

Grenell bisedoi me liderët në Prishtinë për vazhdimin e dialogut

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Prishtinë, ku fillimisht është pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pas takimit, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se Grenell pret bashkëpunim me liderët vendorë, në lidhje me dialogun. “I dërguari i posaçëm presidencial, Grenell pret me padurim që të punojë me presidentin Thaçi dhe liderët e tjerë të Kosovës, për të ndihmuar që të arrihet paqja... Читать дальше...

Grenell takohet me Thaçin

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u takua sot në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Më vonë gjatë ditë, Grenell është paraparë që të takohet edhe me liderë të tjerë politikë në Kosovë, përfshirë edhe Albin Kurtin, partia e së cilit doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Dy persona të vdekur nga sulmi në Halle të Gjermanisë

Evropaelire.org 

Të paktën dy persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin lindor Halle në Gjermani, ka njoftuar policia. Policia ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi sulmuesi është ende në arrati. Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe ka pasur një varg armësh. E përditshmja Bild ka thënë se sulmuesi ka nisur sulmin afër një sinagoge në zonën Paulus në qytetit, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar. Policia ka rrethuar zonën Paulus.

Osmani: Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes

Evropaelire.org 

Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor në Kosovë, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Facebook se qeveria e re duhet të përbëhet nga opozita e legjislaturës së kaluar. Teksa ka falënderuar të gjithë përkrahësit e saj, Osmani ka thënë se për të nuk ka alternativë tjetër përveç koalicionit në mes të partisë që ajo i takon dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e së dielës. Të përbashkëtat dhe dallimet... Читать дальше...

Policia nuk lejon ekipin “Crvena Zvezda” të hyjë në Kosovë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka dhënë urdhër për moslejim të hyrjes së autobusit me futbollistët e klubit të futbollit Crvena Zveda (që në shqip do të thotë Ylli i Kuq) i cili ka arritur të mërkurën në vendkalimin kufitar Jarinjë në veri të Kosovës. Lojëtarët ishin nisur drejt Zveçanit për të zhvilluar takimin me Klubin e Futbollit “Trepça” nga Mitrovica Veriore, në kuadër të Kupës së Serbisë. Drejtori i Klubit të Futbollit “Trepça” nga Mitrovica Veriore, Bojan Jakshiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e... Читать дальше...

Joseph: Shtëpia e Bardhë beson se Grenell do ta bindë Gjermaninë

Evropaelire.org 

Analisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Grenell, së bashku me të dërguarin tjetër amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, qëndrojnë të mërkurën në Kosovë. Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Joseph flet edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilin e cilëson si goditje ndaj presidentit Hashim Thaçi... Читать дальше...


Музыкальные новости
Диана Арбенина

Певица Диана Арбенина опубликовала редкое фото матери





Персональные новости
Спорт

Блиц-матч по шахматам между двумя командами провели в павильоне «Спорт для каждого»





Çmimi Nobel për Kimi ndahet për punën në bateritë rimbushëse

Evropaelire.org 

Profesorët, John Goodenough, Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Kimi këtë vit. Ata kanë fituar këtë çmim për “zhvillimin e baterive rimbushëse”. Përgjatë punës së tyre, shkencëtarët është thënë se ata kanë krijuar kushte për krijim të baterive që hasen në përditshmëri. Bateritë rimbushëse janë përmendur edhe më herët si krijim për të cilin meritohet një çmim, pasi ato përdoren në telefonë, laptopë dhe makina elektrike. Shkencëtarët do të ndajnë në mënyrë... Читать дальше...

SHBA-ja aplikon kufizime në dhënie të vizave për zyrtarë të lartë kinezë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të vendosin kufizime në dhënien e vizave për zyrtarët kinezë, të cilët janë akuzuar për përfshirje në “ndalimin apo abuzimin” e myslimanëve ujgurë në rajonin Xinjiang të Kinës. Kufizimet do të aplikohen për zyrtarët e Qeverisë kineze dhe Partisë Komuniste, si dhe për anëtarët e tyre të familjes, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit, pasi Uashingtoni ka futur në listë të zezë 28 organizata kineze për përfshirjen e tyre të supozuar në abuzimet që kanë ndodhur në këtë rajon. Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë pozicionohet kundër hetimeve ndaj Trumpit 

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë zyrtarisht ka refuzuar të bashkëpunojë lidhur me hetimin për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin po e zhvillon Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët. Përmes një letre dërguar drejtuesve demokratë, Shtëpia e Bardhë e refuzoi hetimin si "të pabazë" dhe "jo të vlefshëm nga ana kushtetuese". Tri komitete të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequra nga demokratët po hetojnë presidentin Trump. Hetimi është duke u përpjekur të zbulojë nëse presidenti... Читать дальше...

Gjermania vazhdon dëbimin e azilkërkuesve afganë

Evropaelire.org 

Gjermania ka dëbuar një grup tjetër të azilkërkuesve nga Afganistani, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA. Dyzet e katër afganë arritën nga Gjermania në Kabul më 9 tetor. Ky është grupi i 28-të i azilkërkuesve që është deportuar në më pak se tre vjet, duke e ngritur në 720 numrin e afganëve që janë kthyer në vendin e tyre. Dëbime të tilla kanë ngjallur debate në Gjermani, pasi kritikët thonë se vendi i shkatërruar nga lufta mbetet shumë i rrezikshëm për t'i dërguar azilkërkuesit atje përsëri. Читать дальше...

Turqia së shpejti nis ofensivën në Siri

Evropaelire.org 

Turqia thotë se "së shpejti" do të fillojë një ofansivë në Sirinë veriore, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti përsëri vendimin e tij për tërheqjen e forcave amerikane nga zona. Raportet thonë se ushtria turke ka forcuar pozicionet e saj në kufirin me Sirinë, duke dërguar dhjetëra kamionë ushtarakë, transportues të forcave të blinduara dhe tanke që shihen duke shkuar për në qytetin e Akcakale. Ndërkohë, zyrtarët turq thanë se ushtria goditi kufirin Siri-Irak për të parandaluar forcat kurde... Читать дальше...

Palmer dhe Grenell vizitojnë Kosovën, në fokus dialogu me Serbinë

Evropaelire.org 

Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë për çështje të Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi, do të qëndrojnë në Kosovës gjatë ditës së mërkurë. Përveç vizitës së të dërguarit të posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, bëhet e ditur se në Kosovë do të qëndrojë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, lidhur me vizitën e dy përfaqësuesve të lartë amerikanë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

«Радио Зенит» – информационный партнер форума «Мы вместе. Спорт»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве прошла эковыставка Hydrate The World





Путин в России и мире
Москва

Путин спросил Беглова о причинах снижения популярности Петербурга у туристов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

«С какой целью вы пришли почтить память? Он вам родственник?» В Москве осудили девушку, которая пришла возложить цветы в память о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Рахманинов

В Югре снимут фильм о жизни композитора Рахманинова



Москва

Инженерная школа в Дмитрове на 1,1 тысячи мест примет первых учеников в сентябре

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net