Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Новости за 25.10.2019

NATO-ja konfirmon se do të mbetet e angazhuar në Afganistan

Evropaelire.org 

NATO-ja e rikonfirmoi angazhimin e saj për misionin në Afganistan dhe tha se do të sigurojë që prania e saj atje të mbetet "e qëndrueshme". Zotimi u bë të premten në Bruksel, në fund të një takimi dyditor të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Dita e dytë u përqendrua kryesisht në misionin e 16,000 trupave të NATO-s në Afganistan - vendin që po përballet me një kryengritje të intensifikuar të talibanëve dhe me pasiguri rreth strategjisë amerikane. Në fillim të shtatorit, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin... Читать дальше...

Vuçiq e falënderon Rusinë për forcimin e ushtrisë së tij

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e falënderoi Rusinë për dërgimim e raketave të sofistikuara në stërvitje të përbashkëta për mbrojtjen ajrore. Vuçiq, gjatë vizitës në një aeroport ushtarak pranë Beogradit, tha se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse tokë-ajër. "U jemi mirënjohës miqve tanë rusë që kanë rritur në mënyrë dramatike kapacitetet tona mbrojtëse", tha Vuçiq. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po... Читать дальше...

Sërish dhunë vdekjeprurëse në protestat në Irak

Evropaelire.org 

Së paku pesë njerëz u vranë në protestat anti-qeveritare të premten në Irak. Policia përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve dhe dy nga viktimat në Bagdad pësuan nga bombolat e tij. Tre protestues vdiqen pasi u qëlluan me armë zjarri nga një milici në qytetin Nasirija. Protesta u mbajtën anembanë Irakut, me kërkesat për më shumë vende pune, shërbime më të mira publike dhe fund të korrupsionit. Protesta të ngjashme në Irak janë zhvilluar edhe javën e parë të tetorit, kur nga dhuna midis... Читать дальше...



Zvogëlimi i numrit të ministrive rrezikon shumë vende të punës

Evropaelire.org 

Projeksionet e dy partive që po negociojnë rreth formimit të koalicionit qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për përgjysmimin e numrit të ministrive të qeverisë së ardhshme, nga 21 ministri sa janë aktualisht në 12, mund të sjellë reduktim të shërbyesve civilë në institucionet e Kosovës, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Në takimet e zhvilluara ndërmjet këtyre dy subjekteve politike ku po negociohet arritja e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re... Читать дальше...

Dhjetëra-mijëra njerëz të evakuuar nga zjarret në Kaliforni

Evropaelire.org 

Rreth 40,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Kaliforni, si pasojë e shpërthimit të zjarreve. Zjarrfikësit po përpiqen t'i mbajnë ato nën kontroll, pasi kërcënojnë shumë territore në veri dhe jug të shtetit amerikan. Autoritetet thanë se zjarret pritet të përkeqësohen në fundjavë. "Rrethanat janë të shumëfishta, nuk është vetëm moti i thatë - janë erërat e forta dhe lagështia e ulët", tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.   Kalifornia ende po rimëkëmbet nga zjarret e vitit të kaluar... Читать дальше...

Një ushtar rus vret tetë ushtarë të tjerë

Evropaelire.org 

Një ushtar rus vrau tetë ushtarë të tjerë dhe plagosi dy në një bazë në rajonin Zabaikale të Siberisë.  Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Sipas saj, ushtari mund të ketë pësuar sulm nervor kur ka nisur të shtënat. Ushtari - emri i të cilit nuk është bërë publik - po e ruante bazën në atë kohë.  Një komision i posaçëm, i udhëhequr nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrey Kartapolov, u tha se është nisur drejt vendit ku ka ndodhur incidenti.

Gjilani, deri në 12 orë në ditë pa ujë

Evropaelire.org 

Gjilani është një nga komunat që ka mungesën më të madhe të rezervave të ujit. Gati gjysma e banorëve, qe gjashtë muaj, përballen me reduktime të ujit, nga 6 deri në 12 orë në ditë. Nëse nuk ka reshje të shiut brenda pak ditësh, paralajmërohet se do të dalë nga funksioni penda kryesore e qytetit në fshatin Përlepnicë.

I kujt ishte Goce Delçev?

Evropaelire.org 

Moscaktimi i datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe qëndrimi i fundit i palës bullgare rreth figurës së Goce Dellçevit, vë në pikëpyetje edhe të ardhmen e Komisionit të ekspertëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ky komision duhet të gjejë një modalitet për festimin e përbashkët të figurës së Goce Dellçevit, i cili nga të dyja palët llogaritet si figurë kombëtare e tyre, si dhe duhet të angazhohet për gjetjen e një modeli të... Читать дальше...



Edhe dy arrestime për 39 trupat e pajetë, të gjetur në kamion

Evropaelire.org 

Autoritetet britanike thanë se kanë arrestuar edhe dy persona në lidhje me vdekjen e 39 njerëzve - trupat e të cilëve janë gjetur në një frigorifer kamion këtë javë, në juglindje të Anglisë. Një burrë dhe një grua, të dy nga 38 vjeç dhe nga qyteti Uarington i Anglisë, u arrestuan nën dyshimet për vrasje dhe komplot për të trafikuar njerëz, tha policia në Esiks. Vozitësi i kamionit, Mo Robinson, 25 vjeç nga Irlanda e Veriut, mbetet në paraburgim nën dyshimet për vrasje. Tridhjetenëntë trupat e pajetë janë gjetur më 23 tetor... Читать дальше...

Rusia dërgon qindra ushtarë në kufirin Siri-Turqi

Evropaelire.org 

Rusia tha se rreth 300 pjesëtarë të policisë së saj ushtarake kanë arritur në Siri, për të patrulluar në zonën kufitare me Turqinë. Ky veprim pason një marrëveshje midis Moskës dhe Ankarasë për dëbimin e kurdëve nga zona.  Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se policia ushtarake ka arritur atje nga Çeçenia, ndërsa janë transferuar edhe mbi 20 automjete të blinduara nga rajonet Rostov dhe Krasnodar, në bazën ruse në perëndim të Sirisë. Marrëveshja Turqi-Rusi ka pasuar një marrëveshje tjetër midis Turqisë dhe SHBA-së. Читать дальше...

Agjentja ruse, Maria Butina, dëbohet nga SHBA-ja

Evropaelire.org 

Një grua ruse, e cila ka pranuar se ka vepruar si agjente e paregjistruar në Shtetet e Bashkuara, do të lirohet nga burgu në Florida dhe do të dëbohet. Avokati i Maria Butinas, Bob Driscoll, tha se autoritetet amerikane të migracionit do ta shoqërojnë atë deri në Rusi. Butina është arrestuar në korrik të vitit 2018 në SHBA dhe është dënuar me 18 muaj burgim në prill, pasi ka pranuar se ka mbledhur informacione për Shoqatën Kombëtare të Pushkëve në SHBA dhe grupe të tjera amerikane, nën udhëzimet e një ish-ligjvënësi rus. Читать дальше...

BE-ja pajtohet për shtyrje të Brexit-it

Evropaelire.org 

Ambasadorët e Bashkimit Evropian u pajtuan për shtyrje të Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, por nuk do të vendosin për datën e saktë deri javën e ardhshme. Zëdhënësja e BE-së, Mina Andreeva, tha se puna për këtë çështje do të vazhdojë në ditët në vijim. Bisedimet u zhvilluan pasi kancelari britanik, Sajid Javid, pranoi se afati i 31  tetorit për Brexit-in nuk mund të përmbushet. Ligjvënësit britanikë pritet të shqyrtojnë të hënën thirrjen e kryeministrit të tyre, Boris Johnson, për zgjedhje të parakohshme. Читать дальше...

Rasti i 39 viktimave në kamion: Kina kërkon ndëshkime të rënda

Evropaelire.org 

Kina kërkoi nga Britania që "t'i ndëshkojë rëndë" ata që janë përfshirë në vdekjen e 39 shtetasve, që besohet se janë kinezë dhe janë gjetur këtë javë në një frigofer kamion pranë Londrës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha se Kina nuk e ka konfirmuar ende nacionalitetin apo identitetin e viktimave, porse është duke punuar me autoritetet lokale. "Policia britanike është në proces intensiv të verifikimit", tha ajo. Një ditë më herët u raportua se të 39 viktimat - shumica meshkuj - janë kinezë. Читать дальше...

BE-ja nuk është serioze me zgjerimin

Evropaelire.org 

Që 16 vjet, Brukseli u ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor - një rajoni të paqëndrueshëm të kontinentit - të ardhme në Bashkimin Evropian. Por, zgjerimi nuk duket se është më në agjendë.

Rrëzimi i aeroplanit Boeing 737 MAX në Indonezi u shkaktua nga një "seri dështimesh"

Evropaelire.org 

Një seri e dështimeve kanë rezultuar me rrëzimin e aeroplanit Boeing 737 Max të kompanisë ajrore, Lion Air, në tetor të vitit të kaluar , është thënë në një raport zyrtar. Si pasojë e rrëzimit të këtij aeroplani, kanë vdekur 189 persona në Indoezi. Hetuesit indonezianë kanë gjetur se fajorë kanë qenë Boeing, Lion Air dhe pilotët e aeroplanit. Aty po ashtu është thënë se aeroplanit është dashur t’i pezullohet puna pas një problemi paraprak, si dhe është përmendur se një nga pilotët nuk ka qenë i familjarizuar me procedurat. Читать дальше...

Raporti i Muellerit bëhet cak i hetimeve penale

Evropaelire.org 

Rishikimi i hetimeve rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara nga Departamenti amerikan i Shtetit, tani ka kaluar në fazën e hetimeve penale, kanë raportuar mediat amerikane. Një person që ka folur në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters, ka mohuar të deklarojë nëse është krijuar ndonjë juri e madhe për këto hetime. Raportimet e para rreth kësaj çështjeje janë parë në të përditshmen amerikane, The New York Times. Prokurori i Përgjithshëm amerikan... Читать дальше...

Johnson: Kosova dhe Serbia kërkuan angazhim më të madh të SHBA-së

Evropaelire.org 

Prishtina dhe Beogradi donin një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, madje kërkuan që edhe unë të angazhohem për këtë, tha senatori republikan në Uashington, Ron Johnson. Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Johnson tha se i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, dhe përfaqësuesi special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer kanë plan të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës... Читать дальше...

Turistët ngjiten për herë të fundit në shkëmbin e shenjtë Uluru

Evropaelire.org 

Turma të mëdha të njerëzve kanë nisur ngjitjen në Uluru të Australisë, në ditën e fundit para se të ndalohet ky aktivitet. Monoliti gjigant, që dikur është njohur për turistët si Shkëmbi Ayers, do të mbyllet përgjithmonë nga dita e shtunë. Uluru konsiderohet vend i shenjtë për banorët indigjenë, Anangu, të cilët u kanë kërkuar një kohë të gjatë turistëve të mos ngjiten. Vetëm 16 për qind e vizitorëve janë ngjitur në këtë shkëmb në vitin 2017, kur edhe është njoftuar për ndalimin, mirëpo ky aktivitet është shpeshtuar javëve të fundit. Читать дальше...

Pentagoni do të rrisë prezencën në Siri për mbrojtje të naftës nga IS-i

Evropaelire.org 

Pentagoni ka thënë se do të rrisë prezencën amerikane në rajonin verilindor të Sirisë, për të parandaluar ndonjë kryengritje të re të ekstremistëve të grupit militant, Shteti Islamik (IS), me synim të pushtimit të zonave të naftës. Ky vendim vjen disa ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga zona e kufirit Siri-Turqi, duke lejuar forcat turke të krijojnë të ashtuquajturën “zonë të sigurt”, që nënkupton edhe largimin e luftëtarëve kurdë nga ky territor. Читать дальше...

Të bërit biznes, mes lehtësive ligjore dhe burokracisë institucionale

Evropaelire.org 

Ambienti afarist i të bërit biznes në Kosovë ende ballafaqohet me sfida dhe probleme të ndryshme, me gjithë përmirësimet e vogla që janë bërë, thonë pronarë të bizneseve dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. Burim Pirraj, pronar i industrisë së mishit “Meka”, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se vetëm regjistrimi i një biznesi të ri, është një proces i lehtë për t’u realizuar, kurse mbijetesa e biznesit në fazat e zhvillimit, sipas tij, kalon nëpër sfida të shumta. Si problem kryesor në të bërit biznes... Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë nuk përditëson abonimet në gazetat Washington Post dhe New York Times

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë nuk do të përditësojë abonimet në gazetat amerikane, Washington Post dhe New York Times, të cilat presidenti amerikan, Donald Trump shumë shpesh i ka kritikuar, andaj është thënë se ai planifikon t’iu kërkojë edhe agjencive federale ta bëjnë të njëjtën gjë. “Ne nuk kemi ripërtrirë abonimet tona, kjo është e vërtetë. Kjo gjë do të ndikojë shumë në kursimet e taksapaguesve tanë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham për agjencinë e lajmeve AFP. Më 21 tetor... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Шествие трубачей и уроки танцев: что ждет посетителей парков Москвы в майские праздники


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Мария Захарова раскритиковала высказывание Нэнси Пелоси о Путине и протестах в США


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Rammstein

Минкульт Калининградской области отказался отменять шоу «Tribute Rammstein»



Москва

«Дорога в будущее»: 50 лет назад на строительство БАМа отправился первый комсомольский отряд

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net