123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Новости за 15.10.2019

BE-ja dështon të miratojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë dështuar që të japin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. “Nuk ka qenë moment i lavdishëm për Evropën”, ka thënë Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn para gazetarëve në Luksemburg më 15 tetor. Ai ka thënë se një “shumicë e madhe” e vendeve të BE-së kanë mbështetur rekomandimet e Komisionit Evropian për të nisur bisedimet mirëpo nuk është arritur pajtueshmëria e nevojshme. Читать дальше...

FMN: Ekonomia e Iranit do të zvogëlohet për 9.5 për qind këtë vit

Evropaelire.org 

Ekonomia e Iranit pritet të zvogëlohet për 9.5 për qind këtë vit, ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në krahasim me 6 për qind sa kishte thënë në një tjetër parashikim muaj më parë, teksa duket se ndikimi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ka rënduar më shumë sesa mendohej ekonominë e Iranit. Në një raport të publikuar të martën, shihet se të dhënat e FMN-së janë të afërta me ato të Bankës Botërore, e cila ka thënë javën e kaluar se ekonomia iraniane në fund të vitit financiar 2019/2020... Читать дальше...

Policia e Kosovës arreston Drejtorin e Infrastrukturës në Drenas për “keqpërdorim të pozitës"

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e Infrastrukturës në komunën e Drenasit, me inicialet I.H, cili dyshohet se për interesa personale dhe të kompanisë së tij (kompani për ndërtimin e objekteve banesore) ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar. Në një kërkim në faqen zyrtare të Komunës së Drenasit, del se aktualisht drejtori i Infrastrukturës është Idriz Hysenaj.   Në një komunikatë për media, Policia ka thënë se Hysenaj do të qëndrojë në mbajtje për 48 orë për të vendosur rreth procedurave të radhës. Читать дальше...



Mathew Palmer anulon vizitën në Beograd

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e nëntë të Sigurisë që fillon punimet të mërkurën në Beograd, kanë konfirmuar organizatorët e këtij Forumi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Arsyet e anulimit të pjesëmarrjes së Palmerit në Forum nuk janë bërë të ditura. Palmer më 30 gusht është emëruar i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Një muaj më vonë... Читать дальше...

Rusia zotohet se do të parandalojë përleshjet Turqi-Siri

Evropaelire.org 

Rusia ka thënë se nuk do të lejojë përleshje në mes të forcave turke dhe atyre siriane, teksa vazhdon operacioni i ushtrisë turke në Siri. “Kjo është thjesht e papranueshme, prandaj ne nuk do ta lejojmë këtë gjë”, ka thënë i dërguari special i Moskës për Sirinë, Alexander Lavrentyev. Ai ka thënë se zyrtarët turq dhe ata sirianë janë në kontakt në mënyrë që të anashkalojnë çdo konflikt. Sipas kritikëve, tërheqja e trupave amerikane nga ky rajon një javë më parë, i ka dhënë Turqisë “dritën e gjelbër” për nisje të operacionit. Читать дальше...

Jep dorëheqje presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit

Evropaelire.org 

Borislav Mihaylov ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Unionit Bullgar të Futbollit. Kryeministri i këtij shteti, Boyko Borissov, i ka bërë thirrje atij që të japë dorëheqje pas qasjes raciste të tifozëve bullgarë ndaj lojëtarëve anglezë në ndeshjen e zhvilluar të hënën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2020. Në ndeshjen e së hënës, që ka përfunduar me rezultat 6:0 në të mirë të anglezëve, tifozët bullgarë kanë bërë përshëndetje naziste. Unioni Bullgar... Читать дальше...

Një tjetër diplomat amerikan dëshmon para Kongresit për rastin Trump

Evropaelire.org 

Diplomati amerikan, George Kent, do të dëshmojë në hetimet që po kryen Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, kundër presidentit amerikan, Donald Trump, një ditë pasi ish-këshilltarja e tij për Rusinë, Fiona Hill është thënë të ketë deklaruar për “keqbërjet” në politikën kundrejt Ukrainës. Kent, që ka luftuar korrupsionin në Ukrainë dhe vende tjera, pritet të dëshmojë më 15 tetor në hetimet që kanë në fokus një bisedë telefonike të 25 korrikut në mes të Trumpit dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Читать дальше...

Prokuroria i vazhdon hetimet për zarfet edhe pas rezultateve të QKUK-së

Evropaelire.org 

Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Klinika Infektive në Prishtinë, kanë dalë me rezultatet e analizave për 12 personat të cilët, të dielën më 13 tetor, janë hospitalizuar në Klinikën Infektive, pasi që u ishin paraqitur reaksione alergjie teksa po verifikonin zarfet e votave të ardhura nga Serbia. Gjatë procesit të verifikimit, atyre, sipas informatave nga autoritetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u ishin paraqitur reaksione, si kruarje, skuqje në fytyrë dhe shenja të një lloj alergjie. Читать дальше...



Barnier për Brexitin: Ekziston një "linjë e hollë” për arritje të marrëveshjes në samitin e BE-së

Evropaelire.org 

Ekziston një “linjë e hollë” për të arritur marrëveshje për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian këtë javë, mirëpo fillimisht të dyja palët duhet të pajtohen për të gjitha detajet deri në fund të ditës së martë, ka thënë negociatori i bllokut evropian për Brexit, Michel Barnier. Ai ka thënë se është koha që “qëllimet e mira të kthehen në tekst ligjor”, nëse liderët evropianë mbështesin kushtet e largimit të Britanisë, në një samit që do të mbahen të enjten. Në kohën kur po shtohen bisedimet... Читать дальше...

Shkup: Partitë në fushatë pa u shpallur zgjedhjet

Evropaelire.org 

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut në forma të ndryshme kanë nisur takimet me elektoratin edhe pse vendi nuk ndodhet në fushatë zgjedhore, madje ende nuk ka asnjë marrëveshje për mbajtjen e tyre. Por, pavarësisht kësaj, partitë tashmë kanë caktuar edhe motot e fushatave me çka lënë për të kuptuar se po përgatiten për zgjedhje të reja, edhe pse deri në mbajtjen e tyre ka edhe një vit kohë. “Kemi premtuar shtet juridik, sundimin e ligjit, drejtësi të njëjtë për të gjithë. Kemi arritur të lirojmë... Читать дальше...

QKUK: Zyrtarët e hospitalizuar të KQZ-së nuk kanë "sindromë infeksioze"

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Klinika Infektive në Prishtinë, kanë përjashtuar mundësitë e ndonjë sëmundjeje ngjitëse për 12 personat të cilët janë hospitalizuar të dielën në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi janë përballur me një reaksion teksa kanë qenë duke numëruar zarfet me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë. Pas rezultateve të analizave, të cilat janë bërë publike pas 48 orëve, ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së kësaj Klinike, Linda Ajazaj-Berisha... Читать дальше...

Putin arrin në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar rreth investimeve

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar vizitën e tij të parë në këtë shtet të Gjirit Arab në më shumë se një dekadë. Putin ka udhëtuar më 15 tetor nga Arabia Saudite, për t’u takuar me princin e kurorës së Abu Dabit, Muhammad bin Zayed Al Nahyan. Në Riad Putin është takuar me mbretin dhe princin e Arabisë Saudite, teksa Moska synon të rrisë prezencën e saj në Lindje të Mesme. Putin dhe Mbreti Salman kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë të miliarda... Читать дальше...

Policia e Kosovës shkatërron mijëra bimë narkotike në Koshare

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se ka shkatërruar 4050 bimë narkotike në rajonin e Koshares. Zyra për Informim e këtij institucioni ka thënë se zyrtarët policorë kanë patrulluar këtë rajon pas informacioneve të pranuara se në Koshare ka bimë që dyshohen të jenë narkotike. “Policia ka patrulluar atë zonë dhe ka arritur të gjejë pesë plantacione të mbjella me bimë që dyshohet të jenë narkotike. Policia kufitare ka njoftuar Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët po ashtu kanë dalë në vendngjarje. Читать дальше...

Kryeminstri bullgar kërkon dorëheqjen e shefit të futbollit pas skandalit racist

Evropaelire.org 

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov i ka kërkuar presidentit të Unionit Shtetëror të Futbollit, Borislav Mihaylov, që të japë dorëheqje pas abuzimeve raciste të tifozëve bullgarë kundër lojëtarëve të Anglisë, gjatë ndeshjes së zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2020. Ndeshja, që ka përfundur me rezultat 6:0 në të mirë të anglezëve është ndalur përkohësisht nga referët për shkak shkeljeve që ka kryer turma në stadiumin kombëtar të Bullgarisë. “I bëj... Читать дальше...

BE me hamendje rreth nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në takimin e sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme po bëjnë përpjekje për të arritur pajtim për vendimin rreth nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo, krahas Brexit-it, është njëra prej temave më të rënda të takimit të sotëm të ministrave dhe ka gjasa që kjo çështje të bartet te shefat e shteteve apo qeverive të BE-së, të cilët do të takohen në Bruksel më vonë gjatë javës. Ndonëse ekziston një... Читать дальше...

Autoritetet e Kosovës në kërkim të një laboratori për ekzaminimin e zarfeve nga Serbia

Evropaelire.org 

Prokuroria e Kosovës po i vazhdon hetimet në lidhje me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, pas raportimeve se më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin reaksione alergjike pas hapjes së zarfeve. Prej tyre, 11 kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë hospitalizuar. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, tha për Radion Evropa e Lirë, se deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe se po priten rezultatet e analizave. "Sipas asaj që e kemi parë... Читать дальше...

SHBA-ja vendos sanksione ndaj Turqisë për shkak të ofensivës në Siri

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj ministrive turke dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, në përgjigje të ofensivës ushtarake të vendit në veri të Sirisë. Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, telefonoi homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm, njoftoi nënpresidenti amerikan, Mike Pence. Pence tha se ai do të udhëtojë në rajon për të diskutuar zhvillimet "sa më shpejt të jetë e mundur". Masa e SHBA-së vjen pas kritikave për tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni... Читать дальше...

UNICEF: Kequshqyerja problem për miliona fëmijë në botë

Evropaelire.org 

Çdo i treti fëmijë, nën moshën pesë vjeç, nuk ushqehet aq sa i duhet, për një rritje të shëndoshë paralajmëroi Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF). Raporti i UNICEF-it thotë se nga 676 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç, rreth 227 milionë ishin ose të kequshqyer ose me mbipeshë. Nga rreth 340 milionë fëmijë - gati gjysma, kishte mangësi në të ushqyer. Globalizmi, varfëria dhe ndryshimi i klimës janë arsyet e rritjes së numrit të vendeve me disa çrregullime të ngrënies, që kërcënojnë zhvillimin e fëmijëve... Читать дальше...

Dhjetra të vdekur nga tajfuni që goditi Japoninë

Evropaelire.org 

Tajfuni Hagibis që goditi Japoninë ka vrarë 70 njerëz derisa 15 të tjerë raportohen të zhdukur, raporton AFP. Më shumë se 200.000 anëtarë të ekipeve të shpëtimit, po marrin pjesë në kërkimin e të mbijetuarve në zonën e rrezikuar. Tajfuni shkaktoi rrëshqitje të dheut duke shkatërruar ose dëmtuar një numër të madh të shtëpive. Sipas Shërbimit Meteorologjik të Japonisë, tajfuni kishte shpejtësi deri në gati 200 kilometra në orë. Stuhia përfshiu zonën në jug të Tokios dhe solli shi të fortë dhe erë në pjesët qendrore dhe veriore të vendit. Читать дальше...

Kosova në ‘dyert' e INTERPOL-it

Evropaelire.org 

Kosova edhe një herë ia ka mësyrë anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), Asambleja e Përgjithshme e së cilës, mban punimet prej 15 deri më 18 tetor në Kili. Nikoqiri i sivjetmë i Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, ditë më parë ua ka dërguar ftesat zyrtarëve të Kosovës, për të marrë pjesë në takimin vjetor të 88 të vendeve të kësaj organizate. Megjithatë, zyrtarët e zyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës në largim, Behgjet Pacolli, nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë... Читать дальше...

Serbia vazhdon lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka biseduar me shefin e delegacionit kinez në Interpol, Daki Duan, lidhur me argumentet e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në  në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, njoftoi ministria serbe. Ministri Stefanoviq po qëndron në Kili, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, nga 15 deri më 18 tetor.  Ai i tha delegacionit kinez, se pranimi eventual i Kosovës do të çojë në një ndarje të thellë të organizatës ndërkombëtare të policisë... Читать дальше...

SHBA-ja i bën thirrje Turqisë të ndalë menjëherë ofensivën në Siri

Evropaelire.org 

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se presidenti Donald Trump bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Siri gjatë një telefonate me presidentin turk, Reccep Tayyip Erdogan. Ndërkohë u njoftua se SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj dy ministrive  dhe tre zyrtarëve të lartë të qeverisë. Ushtria turke po zhvillon një ofensivë në veri të Sirisë kundër luftëtarëve kurdë, të cilët kanë qenë aleatë të SHBA-së në luftën kundër militantëve të grupit ekstremist të ashtuquajtur Shteti Islamik..... Читать дальше...

Përbërja e re e KE-së mund të fillojë punën me vonesë

Evropaelire.org 

Fillimi i punës së Komisionit të ri Evropian, ka të ngjarë të vonohet për një muaj, sepse Parlamenti Evropian ka refuzuar tre kandidatë të propozuar nga qeveritë e BE-së për komisionerë, thanë disa zyrtarë të BE-së. Josep Borrell, shef i ardhshëm i politikës së Jashtme të BE-së, u tha gazetarëve në Luksemburg se është "e arsyeshme" të pritej një vonesë e fillimit të Komisionit të ri deri më 1 dhjetor nga data kur do duhej të fillonte punën që është 1 nëntori. Vonesa mund të ndodhë pasi duhet dhënë kohë qeverive të Hungarisë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Sitronics Group рассказала о достижениях компании в области корпоративного спорта


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Азаренко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Майами


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об открытии новых специальностей в области создания городской среды





Путин в России и мире
Москва

Путин спросил Беглова о причинах снижения популярности Петербурга у туристов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт группы "Пикник" начался с минуты молчания в память о погибших в "Крокусе"



Москва

Девятого фигуранта дела о теракте в «Крокус Сити Холле» доставили в суд

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net