123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Новости за 06.10.2019

Vuçiq: Lista Serbe fituese, votat shprehin dashurinë për Serbinë

Evropaelire.org 

“Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Beograd, pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.  “Lista Serbe ka arritur fitoren më bindësi. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet”, ka thënë Vuçiq. Читать дальше...

Mbyllja e vendvotimeve

Evropaelire.org 

Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Në orën 19:00 u mbyllën të gjitha vendvotimet. Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto zgjedhje dalja e votuesve ishte mbi 44 për qind.

Ndalohen 20 persona lidhur me procesin zgjedhor

Evropaelire.org 

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, ka bërë të ditur se gjatë procesit zgjedhor që është duke u zhvilluar, deri më tani janë vërtetuar 16 raste me 20 persona për parregullsitë të cilët lidhen me procesin zgjedhor. Në rajonin e Prizrenit janë pesë raste me pesë persona, ku të gjithë janë të ndaluar për veprën penale “cenim i fshehtësisë së votimit”. Në rajonin e Pejës, ka ndodhur një rast me dy persona të ndaluar për veprën penale “keqpërdorim i të drejtës së votimit”. Në rajonin e Gjakovës... Читать дальше...



Shtohet fluksi i qytetarëve që votojnë në orët e pasdites

Evropaelire.org 

Në orët e pasdites është rritur numri i qytetarëve që kanë dalë në votime. Numër më i madh i qytetarëve është vërejtur edhe në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë. Deri në ora 15.00, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, në Kosovë votuan 566.642 qytetarë e që në përqindje i bije 29,24 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. Sipas KQZ-së, në zgjedhje e sotme deri në orën 15.00 kanë votuar 57.630 persona më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2017.

Ndalohen shtatë persona për fotografim të votës në Prizren

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se deri në orën 17:30, janë shoqëruar në polici shtatë persona të cilët kanë fotografuar votën gjatë procesit të votimit. Shefi i Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha për Radion Evropa e Lirë se pesë nga shtatë personat e ndaluar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. “Policia e Kosovës deri më tani ka iniciuar shtatë raste të ‘cenimit të fshehtësisë së votimit’, pra në këto raste është bërë fotografimi i votës. Читать дальше...

Graçanicë, qytetarët presin ndryshime pozitive dhe qetësi

Evropaelire.org 

Qytetarët serbë të Graçanicës presin që pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës, të kenë jetesë më të mirë dhe perspektivë për të rinjtë. Ata presin edhe vendosje të marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që populli te jetojë i qetë.

Kosnett: Kosova po zgjedh për një të ardhme prosperuese

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, ka njoftuar se po vëzhgon nga afër zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter ai tha se ndihet krenar, që Kosova po zgjedh të ardhmen e saj “paqësore dhe prosperuese”. “Ekipi i ambasadës dhe unë kemi qenë në mbarë Kosovën për të vëzhguar zgjedhjet. Ndihem krenar teksa shoh Kosovën që vendos për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Kosova është shtëpia juaj”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

Në Viti arrestohet një person për keqpërdorim të votës

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti, që dyshohet për keqpërdorim të votës.  Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka thënë shkurt përmes telefonit se fillimisht janë ndalur dy persona dhe pastaj prokurori i rastit ka liruar njërin person. “Fillimisht janë arrestuar dy persona. Është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Prokuroria po merret me rastin”, ka thënë Hashani, duke mos dhënë detaje të tjera. Читать дальше...



Apostolova: Ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë

Evropaelire.org 

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Sot është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, kjo është dita ku demokracia do të tregojë të vërtetën që do të ndodhë në Kuvend. Qytetarët e Kosovës duhet të dalin dhe të votojnë, është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme", është shprehur Apostolova. Ajo ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të vizitojë disa vendvotime. ... Читать дальше...

Kosnett: Ambasada amerikane po vëzhgon zgjedhjet me 30 ekipe

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philipp Kosnett, po vëzhgon nga afër procesin në disa vendvotime nëpër qendra të ndryshme në Kosovë. Kosnett ka thënë se Ambasada Amerikane në Kosovë ka më shumë se 30 ekipe vëzhguese monitoruese në terren. “Ambasada amerikane ka më shumë se 30 ekipe në mbarë Kosovën, të cilat po vizitojnë vendvotimet. Unë personalisht do të vizitoj vendvotimet në Prishtinë, Prizren dhe Graçanicë”, tha Kosnett. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i përcjell nga afër edhe Bashkimi Evropian... Читать дальше...

Shërbim mobil për të votuar

Evropaelire.org 

Shumë persona në Kosovë, për arsye kryesisht shëndetësore, nuk mund të udhëtojnë në qendrat e votimit për të votuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po u mundëson atyre të votojnë duke iu dërguar ekipe mobile në shtëpi.

Misioni i BE-së: Procesi i votimit po shkon mirë

Evropaelire.org 

Kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, pasi ka vizituar disa qendra të votimit në Prishtinë në orët e hershme, ka bërë të ditur se procesi i votimit po shkon me rregull. “Procedura e hapjes së (vendvotimeve) ka shkuar shumë qetë. Kemi pasur disa incidente të vogla, por procedura për aq sa kemi mundur ta monitorojmë ka nisur pa asnjë problem”, ka thënë Cramon Taubadel. Cramon-Taubadel ka bërë të ditur se 58 ekipe monitoruese të BE-së... Читать дальше...

Pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet

Evropaelire.org 

Qytetarët me të drejtë vote po zgjedhin të dielën përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, nga i cili më pas do të zgjidhet edhe qeveria e ardhshme. Ata thonë se presin që vendi duhet të ecë më shpejt drejt zhvillimit ekonomik dhe liberalizimit të vizave.

Votimet në Mitrovicën e veriut

Evropaelire.org 

Qytetarët serbë në Mitrovicën e veriut po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 6 tetorit mund të votohet vetëm me dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës, çka ka ndikuar që disa pjesëtarë të komunitetit serb të ankohen se nuk po mund të votojnë, pasi që ata posedojnë vetëm dokumente të lëshuara nga Serbia.

Ndalohen dy persona për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Prokurori i Shtetit, përmes një komunikate për media ka njoftuar se në Mitrovicën e veriut janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” . "Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, pas marrjes së informacioneve se është lejuar votimi në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, nga ana e dy komisionerëve, (kryesuesi i vendvotimit dhe zyrtari për identifikim në qendrën e votimit 3805B/12D... Читать дальше...

Lista Serbe voton kolektivisht në zgjedhjet parlamentare

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë votuar së bashku në veri të Mitrovicës, menjëherë pas hapjes së qendrave të votimit. Ata kanë qenë të shoqëruar nga punonjësit e institucioneve që financohen nga Serbia. Bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 6 tetorit mund të votohet vetëm me dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës, çka ka ndikuar që disa pjesëtarë të komunitetit serb të ankohen se nuk po mund të votojnë, pasi që ata posedojnë vetëm dokumente të lëshuara nga Serbia.

Thaçi fton qytetarët të votojnë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. "Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Читать дальше...

KQZ: Procesi zgjedhor ka filluar me kohë

Evropaelire.org 

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla. “Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, në konferencën e parë për media, ka thënë se në orët e para, procesi zgjedhor ka vazhduar pa ndonjë problem. "Në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali zgjedhor dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me përjashtim të disa vendvotimeve, raste të vogla që janë vonuar për pak minuta”, ka thënë Elezi. Читать дальше...

Daka bën thirrje për mbarëvajtje të procesit zgjedhor

Evropaelire.org 

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, gjatë hapjes së votimeve, ka bërë thirrje për kujdes nga të gjitha palët për mbarëvajtje të procesit. "I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike dhe komisionerët që të kenë kujdes, pasi procesi që nga ky moment është në duart e tyre, ta kemi parasysh se çdo gjë që ndodh gjatë ditës do t’i faturohet Kosovës", tha Daka.

Ambasadori Kosnett: Votoni për veten, shtetin dhe të ardhmen

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes rrjetit social Twitter ka bërë thirrje për dalje në votime. "Në Kosovë si dhe në Amerikë, çdo votë numërohet. Secili zë ka rëndësi. Pa marrë parasysh pikëpamjet tuaja, këdo që mbështetni - më 6 tetor, dilni të votoni. Për veten, shtetin dhe të ardhmen", tha Kosnett. Mbi 1 milion e 900 mijë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, të dielën zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kosova voton Zgjedhjet... Читать дальше...

Kosova voton

Evropaelire.org 

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas edhe qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar. Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë. Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Кыргызстанцы завоевали медали на международном турнире по танцам в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Елена Рыбакина стала чемпионкой турнира WTA-500 в Штутгарте


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Сенсорный сад с экотропами появится в Бутырском районе Москвы





Путин в России и мире
Москва

Владимир Путин поздравил ветеранов с 50-летием начала строительства Байкало-Амурской магистрали


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко рассказал о планах расширения НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

В РПЦ отказались называть причины запрета в служении иерея Сафронова, отпевавшего Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Ивлеева

Блогера Ивлееву оштрафовали на 50 тыс рублей за дискредитацию российской армии



Москва

Определяющее дерби для Федотова: как заменить Дивеева, Рошу, Файзуллаева и переломить эмоции «Спартака»?

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net