123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Новости за 07.10.2019

Më 10 tetor mbahet rrethi i ri i bisedimeve SHBA-Kinë

Evropaelire.org 

Më 10 tetor pritet të mbahet një rreth i ri bisedimesh, ndërmjet delegacionit amerikan dhe atij kinez, në përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare që synon qetësimin e tensioneve ndërmjet dy ekonomive më të mëdha botërore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se temat e bisedimeve përfshijnë transferimin e detyruar të teknologjisë, të drejtat e pronësisë intelektuale, bujqësia si dhe çështje të tjera. Kina dhe SHBA-ja kanë negociuar një marrëveshje që nga janari për t'i dhënë fund një lufte tregtare... Читать дальше...

Analistët parashikojnë negociata të vështira për formimin e qeverisë

Evropaelire.org 

Me një dallim të ngushtë, bazuar në rezultatin preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Fitorja e Vetëvendosjes, sipas analistëve politikë në Kosovë, është ndëshkim ndaj partive që kanë qeverisur në të kaluarën. Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se aferat korruptive, klientelizmi dhe problemet në sektorin e shëndetësisë e arsimit, kanë shtyrë qytetarët që të votojnë për Vetëvendosjen, parti kjo që asnjëherë nuk ka udhëhequr në nivelin qendror. Читать дальше...

Qëndrimi i Borrellit për Kosovën dhe dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë në mesin e prioriteteve për shefin e ri të diplomacisë evropiane, Joseph Borrell. Ai foli të hënën në seancën e konfirmimit në Parlamentin Evropian, ku paralajmëroi se udhëtimi i parë i tij si përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian do të jetë në kryeqytetin e Kosovës - Prishtinë.



Trump thotë se Turqia do ta pësojë nëse "kalon limitet" në Siri

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me “shkatërrim total” të ekonomisë turke, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë. Forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë. Një grup ligjvënësish amerikanë shprehën shqetësime, se një tërheqje e tillë, mund t’i hap rrugë Turqisë për një operacion ndaj forcave kurde në Siri. Deri më tash, luftëtarët kurdë, të njohur si grupi YPG, kanë pasur mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja... Читать дальше...

Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi, midis prioriteteve kryesore

Evropaelire.org 

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë në mesin e prioriteteve për shefin e ri të diplomacisë evropiane, Joseph Borrell. Borrell foli të hënën në seancën e konfirmimit në Parlamentin Evropian, ku paralajmëroi se udhëtimi i parë i tij si përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian do të jetë në kryeqytetin e Kosovës - Prishtinë. Duke thënë se dialogu është zhvilluar “shumë gjatë”, Borrell premtoi se do t’i kushtojë vëmendje të posaçme këtij procesi. Ai tha se të dyja palët duhet të tregojnë përkushtim. Читать дальше...

SHBA-ja ndan 5 milionë dollarë për shkatërrimin e armëve konvencionale në Kosovë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara zotuan edhe pesë milionë dollarë për pastrimin e mbetjeve të municioneve kasetore dhe të mbetjeve të tjera shpërthyese të luftës (ERW) në Kosovë. Programi është paraparë të zbatohet brenda viteve 2020-2023. “Ky është kontributi i vetëm më i madh i financimit për shkatërrimin e armëve konvencionale nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë që kur SHBA-ja filloi programin e saj në Kosovë në vitin 1996, duke ua kthyer përfundimisht autoriteteve, tokën e kontaminuar me mbetje të minave tokësore”... Читать дальше...

BE-ja: Qeverinë e re të Kosovës e presin detyra të rëndësishme

Evropaelire.org 

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq tha se "6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë". Në reagimin e saj fillestar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në Kosovë, Kocijançiq theksoi se ishte shumë pozitiv fakti, se në këto zgjedhje, votuan më shumë qytetarë se në ato të mëparshmet në vitin 2017. Kocijançiq potencoi se qeverinë e re të Kosovës po e presin detyra të rëndësishme, duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit dhe... Читать дальше...

Thellohet bashkëpunimi mes Turqisë dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka falenderuar homologun e tij turk, Reccep Tayyip Erdogan për deklaratat e tij, se do të mbështes çfarëdo marrëveshje që mund të arrijnë serbët dhe shqiptarë. Erdogan po qëndron në Beograd ku bisedoi për rreth një orë e gjysëm me presidentin serb, Vuçiq, për bashkëpunimin dypalësh dhe situatën në rajon. Në konferencën për media, presidenti Vuçiq tha se "falë angazhimit të Erdoganit, është vendosur besim i madh midis Serbisë dhe Turqisë”. Raportet e mira mes dy vendeve... Читать дальше...



SHBA-ja tërheq trupat nga kufiri i Turqisë me Sirinë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara do të distancohen nga operacioni i Turqisë kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Në një deklaratë për media, ajo tha se tërheqja e trupave amerikane nga kufiri Turqi-Siri tashmë ka nisur. Deri më tash, luftëtarët kurdë, të njohur si grupi YPG, kanë pasur mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja, por Turqia i konsideron ata si terroristë dhe dëshiron t’i largojë nga kufiri i saj. Forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë... Читать дальше...

Shpërthim në Afganistan, disa të vrarë dhe të plagosur

Evropaelire.org 

Të paktën 10 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë pas shpërthimit të një bombe në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit. Zëdhënësi i provincës, Ataullah Khogyani, tha se 27 persona të tjerë u plagosën, në sulmin që shënjestroi një minibus, që transportonte rekrutë të rinj të ushtrisë në qytetin Xhalalabad. Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por në këtë rajon janë mjaft aktiv talibanët dhe grupi militant i ashtuquajtur, Shteti Islamik. Arritja e një marrëveshjeje të paqes... Читать дальше...

Vetëvendosje dhe LDK nga opozita drejt formimit të qeverisë

Evropaelire.org 

Dy partitë opozitare nga legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shënuan fitore në raport me partitë që ishin në pushtet. Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, është subjekti politik që duhet t’i iniciojë bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme. Nga 98 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar rreth 26 për qind, ndërkaq Lidhja Demokratike... Читать дальше...

Erdogan dhe Vuçiq takohen në Beograd

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Beograd për një vizitë dy-ditore. Ai përveç takimeve me autoritetet serbe do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nisjes së punimeve në autostradën Beograd-Sarajevë. Erdogan filloi vizitën e tij duke vizituar ekspozitën "Serbia dhe Turqia në dokumentet e Arkivit Osman dhe Arkivit të Serbisë". Pas bisedimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që zgjatën pak më shumë se një orë, ka filluar seanca e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit midis Serbisë dhe Turqisë. Читать дальше...

Bosnja pret heqjen e tarifës nga qeveria e re e Kosovës

Evropaelire.org 

Ministri i Tregtisë në Bosnje e Hercegovinë, Mirko Sharoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës - si dy forcat më të mëdha politike që dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovës - pritet që të qetësojnë raportet rajonale. Ai tha se para së gjithash Bosnja pret heqjen e tarifës ndaj mallrave të saj. "Menjëherë pas formimit të qeverisë, unë pres heqjen e tarifave. Derisa kjo nuk ndodh, atëherë do të ketë komplikim të raporteve brenda CEFTA-s... Читать дальше...

Vogel: Rezultati zgjedhor përcakton dinamikën e dialogut me Serbinë

Evropaelire.org 

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ishin model për Ballkanin Perëndimor, thotë Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit. Sipas tij, fitorja e ngushtë e dy partive opozitare reflekton pakënaqësinë e qytetarëve kosovarë me 12 vjet të qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës. Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Toby flet edhe për ndikimin që do të ketë fitorja e, siç e quan ai, një aleance të patestuar në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, ajo do ta përcaktojë edhe dinamikën e procesit të bisedimeve. Читать дальше...

Bisedimet për Brexit-in po hyjnë në fazën vendimtare

Evropaelire.org 

BE do të vendosë në fund të javës, nëse një marrëveshje e Brexit-it do të jetë e mundur, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai i tha kryeministrit britanik, Boris Johnson, se bisedimet tani duhet të vazhdojnë me shpejtësi, për të parë nëse një marrëveshje e mundshme mund të "respektojë" parimet e BE-së. Por, kryeministri britanik vazhdon të mos lëkundet në qëndrimet e tij, se një dalje e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të ndodhë më 31 tetor, edhe nëse nuk arrihet marrëveshja. Sidoqoftë... Читать дальше...

Çmimin Nobel për mjekësi e fituan tre shkencëtarë

Evropaelire.org 

Dy shkencëtarë amerikanë, dhe një anglez, janë fituesit e sivjetëm të Çmimit Nobel në mjekësi. Komiteti i Nobelit i vlerësoi zbulimet e tyre, për mënyrën se si qelizat njerëzore përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit. “Zbulimet e treshes i kanë hapur rrugën strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera", tha Komiteti. Shkencëtarët, William Kaelin, Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza, vendosën bazën për të kuptuar se si nivelet e oksigjenit ndikojnë në metabolizmin qelizor dhe funksionin fiziologjik... Читать дальше...

Qendra e Numërimit: Vazhdon pranimi i materialit zgjedhor

Evropaelire.org 

Në Qendrën e Numërimit në Fushë Kosovë është duke u bërë pranimi i materialit zgjedhor si dhe po bëhet skanimi i listave përfundimtare të votuesve. Në këtë qendër pritet të bëhet edhe numërimi i votave me kusht, ato me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Zgjedhjet 2019 - Rezultatet preliminare

Evropaelire.org 

Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Zgjedhjet u zhvilluan në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2,547 vendvotime. Nga 25 subjekte politike garuan 1,067 kandidatë për deputetë.

Rreziku terrorist në Francë mbetet i lartë, thotë ministri i Brendshëm

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, tha të hënën se rreziku terrorist në Francë mbetet i lartë. Deklarata pason vrasjen e katër policëve francezë, javën e kaluar, nga një koleg i radikalizuar.  Castaner tha se nga viti 2003, policia i ka parandaluar 59 sulme terroriste - përfshirë tre të tillë nga fillimi i këtij viti. Ai i refuzoi thirrjet e opozitës për të dhënë dorëheqje, por pranoi se janë humbur disa mundësi për të parandaluar vrasjen e stafit policor. Mickael H., 45 vjeç... Читать дальше...

Mbi 100 të vrarë në më pak se një javë në Irak

Evropaelire.org 

Së paku 104 njerëz janë vrarë në protestat antiqeveritare në Irak, në më pak se një javë, tha Ministria e Brendshme e këtij vendi. Zëdhënësi Saad Maan tha se 6,107 njerëz, përfshirë mbi 1,200 pjesëtarë të forcave të sigurisë, janë plagosur në përleshjet në Bagdad dhe qytete të tjera. Ai po ashtu tha se dhjetëra ndërtesa publike janë djegur nga protestuesit. Protestat spontane kanë nisur më 1 tetor me tubimin e irakianëve të rinj që kërkonin punë, përmirësim të shërbimeve publike dhe fund të korrupsionit. Читать дальше...

Del informatori i dytë në rastin kundër Trumpit

Evropaelire.org 

Një informator tjetër ka dalë në rastin e hetimeve që po bëhen kundër presidentit amerikan, Donald Trump, bëri të ditur ekipi ligjor që përfaqëson informatorin e parë. Avokati Mark Zaid tha për ABC News se personi i dytë është po ashtu zyrtar i inteligjencës dhe se ai ka biseduar tashmë me inspektorin e përgjithshëm. Zaid po ashtu tha se personi ka njohuri të dorës së parë për pretendimet që lidhen me bisdën telefonike midis Trumpit dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 25 korrik. Читать дальше...

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Evropaelire.org 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është bashkuar festës në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, pasi rezultateve të para zgjedhore, të cilat tregojnë se kjo parti ka fituar 26 për qind të votave. Në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë shumë aktivistë dhe qytetarë të Prishtinës.

Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor, i qetë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, në aspektin e sigurisë procesin zgjedhor e ka vlerësuar të qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjetër ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Gjatë procesit zgjedhor, sipas Policisë së Kosovës, janë evidentuar disa raste të natyrave të ndryshme të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 29 personave, prej tyre 23 persona janë ndaluar me vendim të prokurorëve kompetent të Prokurorisë së Shtetit. “Policia e Kosovës mbetet... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В гостях у Волгоградской академии физической культуры


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Елена Рыбакина провела первую тренировку в Штутгарте. Видео


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о сохранении экологии Севастополя





Путин в России и мире
Москва

Первый пуск «Ангары-А5М» с Восточного запланирован в 2027 году


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

У помощника Лукашенко по общим вопросам нашли три квартиры в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: Западу неинтересны планы Киева по атаке на Крымский мост


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Иоганн Себастьян Бах

«Бах vs Рахманинов» из цикла Битва Клавиров под величественными сводами Петрикирхе.



Москва

Прошлись с гарантией

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net