123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Новости за 02.10.2019

Marrëveshja për zgjedhje në lindje të Ukrainës nxit reagime të përziera

Evropaelire.org 

Vendimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve në zonat e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës, sipas disa kushteve të sigurisë, ka nxitur pakënaqësi, duke përfshirë protesta në Ukrainë, derisa është përshëndetur nga Kremlini. Politikanët opozitarë dhe mbështetësit e tyre në Ukrainë kanë treguar zemërimin e tyre për marrëveshjen, e cila është arritur në Minsk, bashkë me Rusinë dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila sipas... Читать дальше...

BE: Konkurset për punësime në shërbimin civil janë të paligjshme

Evropaelire.org 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë se të gjitha konkurset për punësim në shërbimin civil, të publikuara nga institucionet e administratës shtetërore, siç janë ministritë, agjencitë ekzekutive dhe rregullative, nuk mund të shkojnë përpara para se të merren vendime të tilla nga Qeveria. “Kjo është e vetmja mënyrë e ligjshme dhe e shëndoshë që nuk i ekspozon institucionet para sfidave ligjore, përndryshe do të rrezikohej që institucionet... Читать дальше...

E fejuara e Khashoggit kërkon drejtësi për gazetarin e vrarë

Evropaelire.org 

Një ceremoni përkujtimore është mbajtur në Stamboll për gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, i cili është vrarë në atë qytet një vit më parë. Khashoggi, një kritik i zëshëm i Qeverisë së Arabisë Saudite është vrarë brenda konsullatës saudite në qytetin turk, nga një ekip i agjentëve sauditë. E fejuara e tij, Hatice Cengiz, ka thënë gjatë ceremonisë se ende është në kërkim të drejtësisë. Princi saudit, Mohammed bin Salman ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasje, mirëpo një ekperte e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që të hetohet ai.



Roli i ish-këshilltarit të Trumpit në zgjedhjet në Kosovë

Evropaelire.org 

“Po të mos ishte Amerika, ne nuk do të ishim sot këtu”, thotë Tahir Hajdari, shitës i gjësendeve shtëpiake në Prishtinë. "Marrëdhëniet me Amerikën duhet të ruhen gjithmonë", porosit ai. Dashuria që kosovarët ndjejnë ndaj Shteteve të Bashkuara nuk është e fshehtë. Për të flasin edhe disa hulumtime të organizatës Gallup, sipas të cilave, qytetarët e Kosovës janë mbështetësit më të mëdhenj në botë të udhëheqjes amerikane. Politikanët e Kosovës janë të vetëdijshëm për këtë. Andaj, në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit... Читать дальше...

Putin i konsideron qesharake shqetësimet e SHBA-së për ndërhyrje në zgjedhje

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se është “qesharake” të menduarit se Moska do të tentojë të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht pse SHBA-ja ka vërtetuar se kjo gjë ka ndodhur më 2016. Putin ka thënë më 2 tetor në Moskë në një konferencë për energjinë se Këshilltari Special në SHBA, Robert Mueller ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 dhe ka shprehur shqetësim se “ne mund të ndërhyjmë sërish në të ardhmen”. “Kjo është qesharake. Читать дальше...

Bernie Sanders i nënshtrohet operimit për shkak të bllokimit të arteries

Evropaelire.org 

Bernie Sanders, kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, është dërguar në spital për t’i vënë dy stenda për shkak të bllokimit të arteries. Sanders, 78-vjeçar i është nënshtruar mjekimit pasi është përballur me dhembje gjoksi, gjatë një organizimi për fushatë në Las Vegas, Nevada. Në një deklaratë të këshilltarëve të lartë është thënë se aktivitetet e fushatës së Sandersit janë anuluar deri në njoftimin e radhës. Sanders më herët ka njoftuar se fushata... Читать дальше...

Opozita kritikon punësimet në Agjencinë për Siguri Kombëtare

Evropaelire.org 

Agjencia për Siguri Kombëtar, e cila e ka zëvendësuar Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DKS), është kritikuar nga partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut, për shkak të, siç kanë thënë, shkeljeve dhe mosrespektimit të procedurave ligjore gjatë përzgjedhjes së të punësuarve në këtë institucion. Pas këtyre kritikave të opozitës, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimoski, ka thënë për media se më 30 gusht ka përfunduar faza e përzgjedhjes së kandidatëve për punësim dhe sipas tij... Читать дальше...

SHBA do të vendosë tarifa në mallra të BE-së në vlerë të 7.6 miliardë dollarëve

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa në mallra të Bashkimit Evropian në vlerë të 7.6 miliardë dollarëve. Ky është kapitulli i fundit në betejën 15 vjeçare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shkak të subvencioneve të dhëna për kompaninë ajtore Airbus dhe kompaninë rivale amerikan, Beoing. Kjo nënkupton vënie të tarifave në mallra nga aeroplanët deri të butakët. Komisioni Evropian ka thënë se tarifat nuk do të kenë efekt të kundërt. Ky vendim është marrë nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT)... Читать дальше...



Fuqia e votës së diasporës

Evropaelire.org 

Në prag të zgjedhjeve të sivjetme parlamentare, votat e diasporës po marrin vëmendjen e shtuar të subjekteve politike si asnjëherë më parë. Më shumë se 35 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, janë regjistruar si votues nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Votimi nga diaspora ka filluar më 19 shtator dhe përmbyllet më 5 tetor. Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, llogaritet të jenë deri në 800 mijë qytetarë të... Читать дальше...

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj personit që ka "përgatitur vepra terroriste"

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.A., për shkak të veprave penale, “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, “mashtrim”, si dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Në një komunikatë për media është thënë se pjesë e pakos ka qenë një armë dhe ilaçe të ndryshme, bashkë  me një pamfletë me logo të Serbisë, “përmbajtja e së cilës ka bërë thirrje për të dëmtuarin dhe qytetarët tjerë serbë si... Читать дальше...

Rohani: Irani mbështet planin evropian për fuqizim të marrëveshjes bërthamore

Evropaelire.org 

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se Irani mbështet një plan të fuqive evropiane për të forcuar marrëveshjen bërthamore nga e cila Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë. Duke folur gjatë një takimi me kabinetin e tij në Teheran, Rohani ka thënë se plani i dërguar tutje nga presidenti francez, Emmanuel Macron i pamundëson Iranit sigurimin e armëve bërthamore, siguron mbështetje për paqe rajonale, largon sanksionet amerikane dhe pararasheh rinisjen e eksporteve të naftës iraniane. Читать дальше...

Putin: SHBA-ja nuk ka ofruar të dhëna për përfshirjen e Iranit në sulmin e rafinerive saudite

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se agjencitë amerikane të Inteligjencës ende nuk i kanë prezantuar prova Arabisë Saudite se Irani ka qenë i përfshirë në sulmet në rafineritë e naftës. Duke folur në një konferencë për energji në Moskë më 2 tetor, lideri rus ka thënë se Riadi është ende duke pritur për ndonjë hetim rreth sulmit në dy rafineri të naftës saudite më 14 shtator. “Shërbimet amerikane të Inteligjencës janë duke i shërbyer politikës së jashtme të shtetit, mirëpo ato nuk kanë ofruar të dhëna”, ka thënë Pompeo në konferencë. Читать дальше...

Pendarovski: Vizita e Pompeos, simbolikë e kthimit të madh të SHBA-së në Ballkan

Evropaelire.org 

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi nënkupton paralajmërimin e Uashingtonit për praninë më të madhe në Ballkan. Kështu kanë deklaruar në Shkup presidentet e dy vendeve, Stevo Pendarovski dhe Millo Gjukanoviq. “Mendoj se vizita është shumë e mirë në disa aspekte. Vizita e fundit e një niveli kaq të lartë amerikan ka ndodhur para 19 vjetëve nga ana e ish-sekretarit, Colin Powell. Kjo nuk është një vizitë kurtuazie. Bazuar në shtetet ku do të qëndrojë... Читать дальше...

Pompeo pranon se ka qene pjesë e bisedës Trump-Zelenskiy

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka konfirmuar se ka qenë pjesë e bisedës telefonike në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, që ka nxitur nisjen e procedurave për shkarkim të kreut të shtetit amerikan. Duke folur para gazetarëve më 2 tetor gjatë një udhëtimi në Romë, Pompeo ka thënë se ka qenë pjesë e bisedës për shkak të njohurive të tij në politikën amerikane ndaj Ukrainës. “Kam qenë pjesë e bisedës”, ka thënë Pompeo gjatë një konference për media me homologun e tij italian... Читать дальше...

Netanyahu përballet me seanca gjyqësore për rastet e korrupsionit

Evropaelire.org 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është duke u përballur me një varg seancash para se të merret vendimi nëse duhet të akuzohet për korrupsion. Avokatët e tij do të tentojnë ta bindin Prokurorin e Përgjithshëm, Avichai Mandelblit, që të mos akuzojë Netanyahun për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, në tri raste. Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznismenë të pasur dhe ka kryer favore, me qëllim që të sigurojë mbulim më të mirë në media. Mirëpo ai mohon çdo keqbërje. Читать дальше...

Në person tenton të vetëdigjet para Komisionit Evropian

Evropaelire.org 

Një person bëri përpjekje të vetëdigjej të mërkurën para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel. Personi derdhi benzinë përreth vetes, por u kap nga policia përpara se të kryente aktin. Në vend të ngjarjes dolën edhe ushtria, zjarrfikësit dhe auto-ambulancat. Pas rreth 20 minutash, sa zgjatën kërcënimet e tij për vetëdjegie, personi u prangos dhe u dërgua në spital. Gjatë asaj kohe, ndërtesa e Komisionit Evropian u mbyll. Në këtë ngjarje nuk u plagos askush.

Rashiq: Serbët e Kosovës duhet ta iniciojnë dialogun për pajtim

Evropaelire.org 

Bartësi i listës së koalicionit “Liria”, subjekt ky politik garues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Nenad Rashiq, është politikani i parë dhe i vetëm serb që ka shpallur kandidaturën për kryeministër të vendit. Siç thotë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kjo kandidaturë do të jetë test për demokracinë në Kosovë, por edhe për vetë atë si politikan. Rashiq thotë se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet dhe të nisë dialogu ndërmjet dy vendeve. Читать дальше...

Rashiq: Kandidatura ime për kryeministër, test për demokracinë

Evropaelire.org 

Kandidati i koalicionit “Liria” për kryeministër të Kosovës, Nenad Rashiq në një intervistë për REL tha se serbët e Kosovës duhet të jenë nismëtarë të dialogut për pajtimin mes dy popujve. Rashiq, kandidati i parë dhe i vetëm serb për kryeministër të Kosovës flet edhe për kushtet në të cilat po e zhvillon fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nuk mund të pritet” që Çekia ta tërheqë njohjen e Kosovës

Evropaelire.org 

Njohja e pavarësisë së Kosovës kurrë nuk e ka pasur mbështetjen unike të shoqërisë çeke, por tërheqja e kësaj njohjeje nuk mund të pritet tani, ka thënë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të parlamentit çek, Radek Vondraçek. “Njohja e Kosovës në Çeki është përcjellë me mosmarrëveshje të ndryshme dhe kurrë nuk ka pasur mbështetje të madhe në shoqërinë çeke. Dhoma e Përfaqësuesve madje i ka bërë thirrje qeverisë që të përpiqet të gjejë një zgjidhje alternative dhe ta shihte të ardhmen përmes anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Читать дальше...


Музыкальные новости
Концерт

Концерт "Crush string quartet "с программой «Мировые рок - хиты»





Персональные новости
Спартак

Metaratings: "Спартак" может уволить Абаскаля по ходу сезона, клуб ищет тренера





Trump ka sugjeruar "qëllimin e migrantëve me armë zjarri në këmbë"

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar qëllimin e migrantëve me armë zjarri në këmbë për t’i zmbrapsur nga hyrja në Shtetet e Bashkuara, është thënë në një libër të ri. Në librin e dy gazetarëve të së përditshmes, New York Times, është thënë se Trump ka propozuar metoda ekstreme për t’i ndaluar migrantët në rrugën e tyre drejt kufirit jugor të SHBA-së. Në mesin e masave është përfshirë edhe ndërtimi i një muri të elektrizuar. Ndërtimi i një muri në kufi me Meksikën ka qenë një prej objektivave kyçe të politikës së Trumpit. Читать дальше...

Imunoterapia kundër kancerit do të fillojë të aplikohet edhe në Kosovë

Evropaelire.org 

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019, rreth 1300 persona janë prekur nga kanceri, thonë në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas profesionistë shëndetësorë të këtij Instituti, numri i të prekurve me kancer këtë vit, është rreth katër për qind më i lartë krahasuar me vitet paraprake. Në përpjekje të shtimit të përkujdesjes shëndetësore për pacientët e prekur me kancer edhe në Kosovë, nga viti i ardhshëm paralajmërohet që krahas terapive standarde, do të aplikohet edhe imunoterapia. Читать дальше...

Kryeministri Johnson me ofertë përfundimtare për Brexit-in

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se nuk duhet të ketë "asnjë dyshim" se alternativa e vetme, sa u perket propozimeve për Brexit-in që do të bejë më vonë në Bruksel, do të jetë edhe largimi pa marrëveshje Duke iu drejtuar konferencës së partisë së tij në Manchester, kryeministri tha se plani i tij do të ishte një "kompromis nga Britania e Madhe", por ai shpresonte se BE-ja "do ta kuptonte atë dhe do të bënte kompromisin nga ana e saj". Komisioni Evropian tha se ata "do të shqyrtojë propozimet në mënyrë objektive". Читать дальше...

Hong Kongu shënoi ditën më të dhunshme që nga fillimi i trazirave

Evropaelire.org 

Shënimi i 70 vjetorit të sundimit të Partisë Komuniste në Kinë ishte "një nga ditët më të dhunshme dhe kaotike të Hong Kongut", ka thënë shefi i policisë së qytetit. Një protestues 18-vjeçar u qëllua nga ana e forcave të sigurisë. Protestuesit, disa të pajisur me bomba benzine dhe predha të tjera – u përleshën me policinë në disa pjesë të Hong Kong-ut. Rreth 104 persona u dërguan në spital dhe 180 të tjerë u arrestuan. Shefi i policisë, Stephen Lo, tha se 25 pjesëtarë të policisë u plagosën. Читать дальше...

Edhe një premtim për liberalizim të vizave

Evropaelire.org 

Në kohë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është zotuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda muajsh. Me zotime të ngjashme shtetasit e Kosovës janë përballur nga viti 2012. Premtimet e mëparshme për vizat i gjeni të përmbledhura në këtë video.

Dy zyrtarë amerikanë do të dëshmojnë në hetimet ndaj Trumpit

Evropaelire.org 

Dy zyrtarë të cilët janë përmendur në ankesën e informatorit amerikan për çështjen e Ukrainës, kanë rënë dakord të dëshmojnë para tri komiteteve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Këto komitete kanë filluar procesin e hetimit ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, nëse ai ka bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar ish-nënpresidentin, Joe Biden, dhe djalin e tij. Demokratët fillojnë procedurat për shkarkimin e presidentit Trump Ish i dërguari i posaçëm në Ukrainë, Kurt Volker... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Федерация бокса России на ВДНХ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о том, что не играла в Индиан-Уэллс из-за болезни: «К сожалению, восстановление заняло много времени»


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Энергетические поля компенсируют растущие потребности в электроэнергии





Путин в России и мире
Москва

Наблюдательная миссия ЕС в Армении превращается в миссию НАТО.


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

«Зеленский кричит»: польский генерал рассказал, что творится в Киеве


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Борис

Ритуальный агент Борис Свистунов: комплексная поддержка в организации похоронных услуг в Санкт-Петербурге и Ленинградской области



Москва

Реконструкция Голутвинского подводного газопровода близится к завершению

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net