Trump i kërkoi Australisë ndihmë për të hetuar Muellerin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka telefonuar kryeministrit të Australisë, Scott Morrison, dhe i ka kërkuar ndihmë për të hetuar punën e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller. Mueller ka hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, të cilat i ka fituar Trump. Mediat australiane raportojnë se Trump i ka kërkuar Morrisonit ta ndihmojë në gjetjen e provave për diskreditimin e këtyre hetimeve. Zyrtarët australianë e konfirmuan telefonatën dhe thanë se kryeministri është pajtuar të ndihmojë. Читать дальше...