Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2019

Новости за 30.04.2019

Thaçi: Taksa duhet të mbetet në fuqi

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë vetëm nëse ai proces do të jetë i pakushtëzuar. Sipas tij aplikimi i taksës prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës u ka vënë importeve të Serbisë dhe Bosnjës, ka qenë vendim i drejtë dhe se duhet të mbetet në fuqi. Kjo masë është përmendur vazhdimisht nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si arsyetim për bllokim të procesit të dialogut, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Читать дальше...

SHBA-ja pritet të shpenzojë 2 trilionë dollarë në infrastrukturë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe liderët demokratë janë pajtuar të martën për të shpenzuar 2 trilionë dollarë në rrugë, ura, ujë, dhe diga elektrike, si dhe do të takohen brenda tre javësh sërish për të diskutuar si të hartojnë planin për këto shpenzime ka thënë lideri i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer para Shtëpisë së Bardhë, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. “Ne patëm një takim shumë produktiv me presidentin e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi pas takimit. Читать дальше...

Franca shqipton 447 gjoba për ngacmime seksuale

Evropaelire.org 

Gjykatat franceze kanë shqiptuar 447 gjoba në tetë muajt e fundit bazuar në ligjin e ri për të luftuar ngacmimet seksuale që u bëhen grave në rrugë. Ligji, që ishte miratuar në gusht të vitit të kaluar, parasheh gjoba deri në 750 euro për shkelje të tilla. Gjoba e parë është shqiptuar një muaj më vonë ndaj një burri që ka prekur një grua në autobus dhe ka komentuar atë. Ministrja për Barazi, Marlène Schiappa ka thënë se numri i gjobave ka treguar se masa të tilla funksionojnë në këtë aspekt. Читать дальше...



Naruhito shpallet perandor i ri i Japonisë

Evropaelire.org 

Trashëgimtari i fronit, Naruhito, ka zëvendësuar babain e tij, Akihiton, duke u shpallur perandor i Japonisë. Naruhito, 59-vjeçar, është perandori i 126-të në fron, në një nga monarkitë më të vjetra në botë. Akihito, 85-vjeçar, ka vizituar tempullin e Kashikodokoros më 30 prill, i cili njëherësh ka qenë hapi i parë në kuadër të një vargu ritualesh që i është dashur të përfundojë para se të shpallet udhëheqës i ri. Akihitos i është dhënë titulli “perandor nderi”, mirëpo nuk do të ketë përgjegjësi zyrtare. Читать дальше...

Të mbijetuarit e luftës në Kosovë i drejtohen Kongresit amerikan

Evropaelire.org 

Vasfije Krasniqi-Goodman i ka kërkuar Kongresit amerikan që të adresojë pandëshkueshmërinë e krimeve të luftës dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut që janë kryer në Kosovë, në një seancë të mbajtur të martën në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Shteteve të Bashkuara, me temën, Viktimat e luftës në Kosovë, në kërkim të drejtësisë.” Krasniqi-Goodman është gruaja e parë, e cila ka treguar publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka nisur fjalimin e saj... Читать дальше...

Në Berlin, Shkupit iu bën të qarta detyrimet për ecjen drejt BE-së

Evropaelire.org 

Përcaktimi ligjor i statusit të Prokurorisë Speciale Publike paraqet një nga shtyllat kryesore nga e cila do të varet vendimi i Brukselit sa i përket caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, thonë njohësit e marrëdhënie ndërkombëtare. Megjithatë, ata theksojnë se insistimi i BE-së që vendet e Ballkanit Perëndimor bashkërisht të ecin drejt familjes evropiane, mund të ngadalësojë procesin integrues të vendit. Këto reagime vijnë pas mbajtjes së Samitit të Berlinit... Читать дальше...

Samiti i pritjeve, por edhe mospajtimeve të mëdha

Evropaelire.org 

Me deklarata inkurajuese, por pa ndonjë rezultat konkret, ka përfunduar Samiti i Berlinit, u cili u thirr dhe u organizua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në përpjekje për t’u dhënë shtytje proceseve të pajtimit dhe integrimit në Ballkanin Perëndimor. Pas përfundimit të takimit në një deklaratë të Qeverisë gjermanë është thënë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të çuar përpara përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe për një angazhim... Читать дальше...

Zelenskiy shpallet edhe zyrtarisht fitues i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror Zgjedhor në Ukrainë ka shpallur, Volodymyr Zelenskiyn fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke publikuar rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor të 21 prillit. Kryesuesja e këtij Komisioni, Tetyana Slipachuk ka njoftuar më 30 prill se Zelenskiy ka fituar 13,541,528 vota, apo më shumë se 73 për qind, në krahasim me presidentin, Petro Poroshenko që ka fituar, 4,522,450 vota, apo më pak se 25 për qind. Këto shifra kanë qenë në përputhje me rezultatet jozyrtare, të cilat janë... Читать дальше...



Për 260 mijë armë pa leje, vetëm 781 kërkesa për legalizim

Evropaelire.org 

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka nisur një fushatë gjashtëmujore për legalizimin e armëve të vogla dhe të lehta, të cilat i posedojnë pa leje qytetarët e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe është pezulluar zbatimi i nenit 366 të Kodit Penal (neni 374 i Kodit të vjetër Penal), i cili, në paragrafin 1, parasheh gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose dënim me burg deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje. Aty parashihet edhe dënim dy deri në dhjetë vjet burg, për... Читать дальше...

Prokuroria heton tre kosovarë, dyshohet se iu bashkuan IS-it kur ishin të mitur

Evropaelire.org 

Dy gra dhe një burrë, të cilët janë në mesin e 110 kosovarëve të kthyer nga Siria, kanë qenë të mitur në kohën kur dyshohet se kanë kryer veprën penale, bashkimi apo pjesëmarrja në organizatë terroriste. R.T ishte i mitur në kohën kur ai dyshohet se iu bashkua grupeve terroriste në konfliktin e Sirisë. Ai u arrestua nga institucionet në momentin e mbërritjes në Kosovë, natën e 19 prillit, ndërsa dy gratë, të cilat po hetohen për veprën e njëjtë penale, pjesëmarrje apo bashkim në organizata terroriste... Читать дальше...

Guaido deklaron se ka nisur "fazën finale" kundër pushtetit të Maduros

Evropaelire.org 

Lideri opozitar i Venezuelës, Juan Guaido ka thënë se ka nisur “fazën finale” të planit të tij për ta larguar nga zyra presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro duke pretenduar se ka mbështetje nga “ushtarë trima”. Zyrtarët e qeverisë së Maduros kanë dënuar hapat e Guaidos më 30 prill, duke i cilësuar si tentime për grushtet, derisa agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se është hedhur gaz lotsjellës kundër Guaidos dhe dhjetëra burrave me uniforma policore jashtë bazës ajrore në Karakas. Ministri i Informimit... Читать дальше...

Tatëpjeta e hetimeve mbi dëbimin e shtetasve turq

Evropaelire.org 

Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton rrethanat e dëbimit të gjashtë shtetaseve turq nga Kosova për në Turqi, nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore, ashtu siç pretendon presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thonë udhëheqës të këtij Komisioni. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javën e kaluar është paraqitur para këtij Komisioni për t’u intervistuar dhe ofruar dëshminë e tij lidhur me dëbimin e shtetasve turq, por ai nuk e ofroi këtë dëshmi, duke thënë se Komisioni kishte bërë shkelje të mëdha ligjore në punën e tij. Читать дальше...

Rohani: Irani do të eksportojë naftë pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

Evropaelire.org 

Irani do të vazhdojë të eksportojë naftë pavarësisht rritjes së presionit nga Uashingtoni, ka thënë presidenti iranian, Hassan Rohani në një fjalim televiziv, të transmetuar nga televizioni shtetëror më 30 prill. “Në muajt vijues, vetë amerikanët do të shohin se do të vazhdojmë eksportet e naftës”, ka thënë Rohani. “Vendimi i Amerikës që eksportet e naftës të prekin zeron është vendim i gabuar dhe ne nuk do të lejojmë që ky vendim të ekzekutohet”, ka thënë presidenti. Deklaratat e Rohanit kanë... Читать дальше...

Haradinaj: Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai këto komente i bëri pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer. “Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor... Читать дальше...

Sulmohet me thikë një mësuese në Prishtinë

Evropaelire.org 

Në shkollën fillore “7 marsi” në Prishtinë, nëna e një nxënëseje ka sulmuar me thikë mësuesen e fëmijës së saj. Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarën B.D, 38-vjeçare, e cila sulmoi me armë të ftohtë edukatoren me iniciale A.P, 49 vjeçe, e cila ka pësuar lëndime trupore. Autoritetet e rendit po e hetojnë këtë rast. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se ai ka vizituar edukatoren, e cila po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare... Читать дальше...

Rreth 45,000 fëmijë të lindur gjatë pushtimit të IS-it mund të mbesin pa shtetësi

Evropaelire.org 

Vlerësohet se rreth 45,000 fëmijë që kanë lindur gjatë udhëheqësisë së grupit militant, Shteti Islamik (IS) janë përjashtuar nga shoqëria irakiane, pasi autoritetet nuk u kanë dhënë atyre dokumente të identifikimit, ka thënë grupi ndërkombëtar bamirës, Këshilli Norvegjez i Refugjatëve. Fëmijët pa dokumente, shumica e të cilëve tani janë në kampe, pasi militantët e IS-it kanë humbur territorin e zotëruar në Irak, përbëjnë problem të rrezikshëm nëse nuk adresohen”, ka thënë Sekretari i këtij Këshilli, Jan Egeland. Читать дальше...

SHBA-ja po heton video-incizimin e Baghdadit

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) është paraqitur në një video për herë të parë pas pesë vjetësh, kur e ka bërë paraqitjen e fundit. Abu Bakr al-Baghdadi paraqitet në videon e transmetuar nga krahu mediatik i IS-it, Al-Furqan, me mjekër të çrregullt dhe ulur në dysheme pranë një muri. Ai ka të veshur një mantel të zi me një jelek të lehtë dhe mbi të dhe ka një mitraloz pranë krahut të djathtë. Tre persona të maskuar e dëgjojnë derisa ai flet. Baghdadi duke folur ngadalë dhe... Читать дальше...

Arrestohet një person i armatosur në Kristçërç

Evropaelire.org 

Policia në Zelandën e Re ka arrestuan një 33 vjeçar pasi zbuluan municion dhe një pako të dyshimtë me eksploziv, në një lokacion në Kristçërç. Në këtë qytet të Zelandës së Re, më 15 mars, një person i armatosur vrau 50 persona brenda dy xhamive. Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re ngarkohet me 50 akuza për vrasje Policia njoftoi se personi i arrestuar ka poseduar municion dhe mjete shpërthyese brenda veturës së tij. Mirëpo, policia nuk u deklarua nëse ky incident ka ndonjë lidhje me sulmin e 15 marsit. Читать дальше...

Dorëhiqet zëvëndësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së

Evropaelire.org 

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në SHBA, Rod Rosenstein ka dhënë dorëheqje, e cila do të hyjë në fuqi më 11 maj. Rosenstein e ka paraqitur dorëheqjen e tij tek Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më 28 prill. Rosenstein emëroi Këshilltarin Special, Robert Mueller për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në 2016 dhe lidhjet midis agjentëve rusë dhe fushatës së Trumpit, pasi prokurori i atëhershëm, Jeff Sessions, u tërhoq nga detyra. Ishte pritur që Rosenstein të japë dorëheqjen në mars... Читать дальше...

Perandori japonez Akihito heq dorë zyrtarisht nga pushteti mbretëror

Evropaelire.org 

Perandori japonez Akihito ka filluar ritualet për abdikimin e tij.  Akihito, 85 vjeçar, vizitoi memorialin kryesor të Kashikodokoro për të raportuar abdikimin ndaj perëndive, hapi i parë në një ditë ritualesh që do të kulmojnë në mesnatë, kur djali i tij Princi i Kurorës Naruhito do të fillojë mbretërimin e tij si perandor i ri i Japonisë. Naruhito, 59 vjeç, do të bëhet perandori i 126-të në monarkinë më të vjetër të trashëguar në botë. Në ceremoninë kryesore të abdikimit në Pallatin Perandorak... Читать дальше...

Trump dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike

Evropaelire.org 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike diskutuan propozimin turk që përmes një grupi punues të përbashkët të adresojnë mosmarrëveshjet rreth planeve të Ankarasë për blerjen e një sistemi mbrojtës raketor rus S-400, njoftoi presidenca turke. "Presidenti ngriti propozimin për krijimin e një grupi pune lidhur me sistemin e mbrojtjes S-400", thuhet në njoftim. Të dyja vendet kanë kundërshtuar njëra tjetrën për muaj me rradhë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

РОСГВАРДИЯ ОБЕСПЕЧИЛА ПРАВОПОРЯДОК ВО ВРЕМЯ ФУТБОЛЬНОГО МАТЧА «ЦСКА» - «СПАРТАК» В МОСКВЕ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соболенко: я предпочитаю смотреть мужской теннис, а не женский


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Мария Захарова раскритиковала высказывание Нэнси Пелоси о Путине и протестах в США


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певица

Певица Анастасия Стоцкая появилась на публике в откровенном наряде



Москва

Кузбасские росгвардейцы написали «Диктант Победы»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net