123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2019

Новости за 18.04.2019

Në Londër protestohet kundër ndryshimeve klimatike

Evropaelire.org 

Protestuesit që kanë bllokuar rrugët dhe urat e Londrës për më shumë se tre ditë kanë thënë se situata do të përshkallëzohet nëse Qeveria britanike nuk merr hapa kundër ndryshimeve klimatike, transmeton agjencia e lajmeve, Associated Press. Qindra protestues kanë bllokuar disa zona të qytetit, duke përfshirë Urën Vaterlu, nga dita e hënë. Në Londër nis zbatimi i pagesës për ndotje të ajrit Protestuesit kanë vendosur tenda, sisteme të zërit dhe kamionë me ushqime afër zonave ku janë duke protestuar. Читать дальше...

OBSH: Mbi 200 persona të vrarë nga luftimet në Libi

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nga luftimet mes forcave rivale në kryqytetin e Libisë, Tripoli, kanë vdekur 205 persona, duke njoftuar se ky trup do të angazhojë specialistë mjekësorë për të trajtuar të plagosurit. Përleshjet, që kanë nisur në fillim të muajit prill kanë kërcënuar nisjen e një lufte civile të shkallës së vitit 2011 kur ishte larguar nga pushteti diktatori, Moammar Gadhafi. Këto luftime kanë ndikuar edhe në shtyrjen e bisedimeve të organizuara nga Kombet e Bashkuara për pajtim... Читать дальше...



Ekipi negociator pa punë, në pritje të zhbllokimit të bisedimeve

Evropaelire.org 

Drejtuesit dhe anëtarët e Ekipit negociator të Kosovës për dialogun politik me Serbinë, thonë se për shkak të mosvazhdimit të dialogut në Bruksel ndërmjet palëve, edhe puna e ekipit ka ngecur. Ata thonë se disa nga anëtarët e delegacionit janë ende duke punuar për tema të caktuara, e disa të tjerë kanë përfunduar me punët.  Njëri nga drejtuesit e Ekipit negociator, Shpend Ahmeti, thotë se aktualisht anëtarët e delegacionit politik dhe teknik këtë kohë janë duke e shfrytëzuar për t'i bërë funksionale grupet punuese. Читать дальше...

Barr: Nuk ka pasur bashkëpunim Trump-Rusi

Evropaelire.org 

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka sqaruar procesin e redaktimit të raportit të këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se asnjë material nuk është redaktuar në bazë të “privilegjit ekzekutiv” të presidentit amerikan, Donald Trump. Barr ka thënë se hetimet e Muellerit kanë gjetur të dhëna se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Mirëpo sipas tij, gjatë hetimeve... Читать дальше...

Iraku dhe A.Saudite do të bashkëpunojnë në çështje të sigurisë

Evropaelire.org 

Arabia Saudite dhe Iraku janë pajtuar për të bashkëpunuar në çështjet e sigurisë dhe ato të inteligjencës, është cituar të ketë thënë ministri i Jashtëm iranian, Mohammed Ali al-Hakim sipas televizionit shtetëror saudit, Al Arabiya. Këto komente kanë ardhur në kohën kur Riadi është duke inkurajuar Bagdadin që të rrisë ndikimin ndaj rivalit rajonal, Iranit, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Iraku më parë ka qenë më i afërt me Iranin, fuqinë kryesore shiite në Lindje të Mesme njëherësh rivalin kyç të Arabisë Saudite. Читать дальше...

Kandidatët për president, në gjah për votat e komunitetit tjetër

Evropaelire.org 

Njohësit e çështjeve politike theksojnë se kandidatët për president shteti në Maqedoninë e Veriut kësaj radhe gjatë gjithë fushatës kanë demonstruar një kulturë të lartë komunikimi, si gjatë debateve televizive, ashtu edhe në takimet e drejtpërdrejta me elektoratin. Në këtë drejtim, Aleksandar Kërzhallovski, analist politik, thotë se gjuha unifikuese do të jetë vendimtare që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të motivohen për të dalë në votime në raundin e dytë zgjedhor, në të kundërtën, shton ai... Читать дальше...

Barr: Mueller nuk ka gjetur se Trump ka penguar drejtësinë

Evropaelire.org 

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka sqaruar procesin e redaktimit të raportit të këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se asnjë material nuk është redaktuar në bazë të “privilegjit ekzekutiv” të presidentit amerikan, Donald Trump. Barr ka thënë se hetimet e Muellerit kanë gjetur të dhëna se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Mirëpo sipas tij, gjatë... Читать дальше...



Facebook u vë ndalesë grupeve britanike të së djathtës ekstreme

Evropaelire.org 

Rrjeti social, Facebook u ka vënë ndalesë një varg individëve dhe organizatave të së djathtës ekstreme në Britani të Madhe, duke thënë se po ato kanë “shpërndarë urrjetje”. Kjo ndalesë vlen për Partinë Kombëtare Britanike, Nick Grissin, Ligën Angleze të Mbrojtjes dhe Frontin Kombëtar. Në këtë listë është përfshirë edhe partia politike, Britania e Para, e cila ka qenë praparakisht e bllokuar, mirëpo me masën e re, asaj do t’i ndalohet marrja e ndonjë ndihme nga kompanitë amerikane. Në një deklaratë të këtij rrjeti social... Читать дальше...

Kim pritet të vizitojë Rusinë gjatë këtij muaji

Evropaelire.org 

Kremlini ka njoftuar se lideri verikorean, Kim Jong Un, planifikon të vizitojë Rusinë brenda 12 ditëve të ardhshme. Në një deklaratë të shkurtër, të publikuar online më 18 prill, Kremlini ka thënë se Kim synon të vizitojë Rusinë “në gjysmën e dytë të muajit prill”, pasi ka pranuar një ftesë nga presidenti rus, Vladimir Putin. Putin pritet të vizitojë Kinën javën e ardhshme, për të marrë pjesë në një forum që mbahet në Pekin më 26-27 prill, me ç’rast pritet të takohen dhjetëra krerë të shteteve në botës. Читать дальше...

Kosova synon t’i trajtojë rastet e infarktit akut brenda dy orësh

Evropaelire.org 

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Kardiologjisë Invazive, shkalla e vdekshmërisë brenda spitaleve është rreth katër për qind. Kjo, sipas profesionistëve të fushës, është shkallë e krahasueshme me vende të zhvilluara në gjithë botën. Megjithëkëtë, kjo shkallë e vdekshmërisë po synohet të ulet edhe më shumë, pasi nga dita e enjte, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do të fillojë të implementojë projektin për trajtimin e infarktit akut brenda dy orëve me pacientë nga e gjithë Kosova. Читать дальше...

Qeveria e Kosovës ndan 20 mijë euro për katedralen Notre Dame

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 20 mijë eurosh për renovimin e katedrales Notre Dame në Francë, e cila është përfshirë nga zjarri tri ditë më parë. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo shumë ka për qëllim shprehjen e solidaritetit dhe përkrahjes nga ana e Kosovës për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris. Haradinaj propozoi që këto mjete të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë. Këtë vendim ai e ka bërë të ditur edhe përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Читать дальше...

Këshilltarja e Trumpit zhvillon bisedime në Moskë

Evropaelire.org 

Fiona Hill, këshilltarja e presidentit amerikan, Donald Trump ka udhëtuar në Rusi për të zhvilluar negociata me zyrtarë rusë, ka njoftuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më 18 prill. Hilla ka zhvilluar bisedime në Moskë më 17 prill me disa zyrtarë rusë, duke përfshirë ndihmësin e Kremlinit, Yuri Ushakov, ka thënë Peskov. Një zyrtar i ambasadës amerikane, që ka kërkuar të jetë anonim, ka konfirmuar vizitën e zyrtares Hill, për agjencinë e lajmeve, Associated Press. Hill është drejtore për... Читать дальше...

Policia arreston burrin që hyri me naftë në katedralen e Nju Jorkut

Evropaelire.org 

Zyrtarët policorë në Shtetet Bashkuara kanë njoftuar se një burrë është arrestuar pasi ka hyrë në Katedralen Shën Patrik të Nju Jorkut duke bartur lëndë ndezëse. Ata kanë thënë se roja është përballur me 37 vjeçarin, teksa ai ka hyrë në kishën që gjendet në Menhetën. Ai është thënë të ketë hedhur naftë në tokë, mirëpo zyrtarët e kanë dërguar në mbajtje. Zëvendës-komisionari policor, John Miller ka thënë se incidenti i “dyshimtë” ka ndodhur vetëm dy ditë pas zjarrit që ka përfshirë katedralen Notre Dame në Paris. Читать дальше...

Portugali: Aksident me autobus, vdesin 28 udhëtarë

Evropaelire.org 

Nga një aksident i autobusit me turistë në ishullin Madeira në Portugali kanë mbetur të vdekur 28 persona, njoftuan zyrtarët. Shumica e viktimave ishin turistë gjermanë. Autobusi, me të cilin po udhëtonin 55 persona, doli nga rruga dhe u rrokullis nga një kodër. Televizioni lokal tregoi se trupat e viktimave ishin shpërndarë mbi kodrën pranë Oqeanit Atlantik. Banorët thanë se moti ishte i mirë në kohën e aksidentit ndërsa autoritetet e sigurisë njoftuan se po hetojnë shkakun e mundshëm të aksidentit. Читать дальше...

Pritet publikimi i raportit të redaktuar të Muellerit

Evropaelire.org 

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka njoftuar se më 18 prill, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, do të bëj publik një version të redaktuar të raportit të këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Barr dhe Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein, i cili dy vjet më parë e caktoi Mueller-in si këshilltar të posaçëm, do të mbajnë një konferencë për media për të diskutuar të gjeturat e raportit. Presidenti Donald Trump... Читать дальше...

Reporterët pa Kufij: Kosova në vendin e 75 për lirinë e shtypit

Evropaelire.org 

Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit. Sipas kësaj organizate, situata politike në Kosovë është bërë gjithnjë më e tensionuar dhe e paqëndrueshme, si pasojë përafrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë që e la Qeverinë e Kosovës në izolim diplomatik. Mungesa e transparencës së qeverisë për çështjet e raporteve me Evropën ka ngjallur reagime të fuqishme nga opinioni dhe gazetarët, thuhet në raport. Читать дальше...

Korea e Veriut pranon se ka testuar një armë specifike

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut thotë se ka testuar një lloj të ri të "armës taktike", raportoi media shtetërore. Siç u njoftua, arma kishte një "mënyrë të veçantë të drejtimit të fluturimit" dhe një "breshëri të fuqishme", por nuk u dhanë më shumë detaje. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se arma ishte e rëndësishme në "rritjen e fuqisë luftuese" të vendit. Njoftimi erdhi një ditë pasi një grup monitorimi me bazë në SHBA, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se aktiviteti më... Читать дальше...

Plani i paqes për Lindjen e Mesme të pranohet me "mendje të hapur", thotë Kushner

Evropaelire.org 

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner u bëri thirrje një grupi të ambasadorëve që të mbajnë “mendjen e hapur” lidhur planin e paqes për Lindjen e Mesme të cilin pritet ta paraqesë presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Kushner ka thënë se propozimi do të kërkojë kompromise prej të dyja palëve në Lindjen e Mesme, kanë bërë të ditura burime të cilat e kanë dëgjuar fjalimin e tij. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se plani do të bëhet publik pasi të formohet qeveria e re në Izrael... Читать дальше...

Proces i ndërlikuar deri te statusi i viktimës së dhunës seksuale

Evropaelire.org 

Shteti i Kosovës ia ka njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale Pranverës nga Gjakova, 19 vjet pasi që ajo ishte përdhunuar nga pjesëtarët e forcave serbe, gjatë luftës në Kosovë. Pranvera (identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë) për shumë vite është shfrytëzuese e ndihmës psiko-sociale, të cilën ia ofron shoqata “Medica Gjakova“ nga qyteti i Gjakovës. Në vjeshtën e vitit të kaluar, pas gjashtë muajsh pritjeje, asaj i është njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Легендарный вратарь Мануэль Нойер стал амбассадором Hisense на Чемпионате Европы по футболу – УЕФА ЕВРО 2024™


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Экологический телемост регоператора МСК-НТ связал школьников Подольска и Москвы





Путин в России и мире
Москва

Алиев: доволен развитием отношений Азербайджана и России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Стало известно, что Лукашенко предложил губернатору Архангельской области на встрече в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В МИД РФ рассказали, как США отвлекли внимание от нового транша Киеву


Навальный в России и мире
Москва

Мосгорсуд оставил в СИЗО журналистку Фаворскую, обвиняемую в экстремизме за репортажи о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Брановицкий

Дистрибьюция Музыки. Дистрибьюция Музыки в России. Дистрибьюция музыки в вк. Яндекс музыка дистрибьюция. Цифровая дистрибьюция музыка. Дистрибьюция музыки под ключ.



Москва

Mash: москвич в Сочи на несколько минут захватил самолет «России»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net