123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2019

Новости за 15.04.2019

Katedralja Notre-Dame në flakë

Evropaelire.org 

Një zjarr i madh përfshiu të hënën katedralen e famshme Notre-Dame në Paris. Katedralja ndodhet në një ndërtesë gotike, të vjetër 850 vjet. (Video: Reuters)

Zjarri përfshin katedralen Notre-Dame në Paris

Evropaelire.org 

Një zjarr i madh përfshiu katedralen e famshme Notre-Dame në Paris. Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punët e rinovimit. Operacioni i zjarrfikësve është në vazhdim e sipër, por kulmi i ndërtesës gotike 850-vjeçare u shemb. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e anuloi fjalimin drejtuar kombit, njoftoi një zyrtar i Pallatit Elysee. "Jam i pikëlluar sonte që shoh këtë pjesë tonën të digjet", tha Macron në një postim në Twitter. Kryetarja e Parisit... Читать дальше...

BE-ja miraton bisedime të reja tregtare me SHBA-në

Evropaelire.org 

Vendet e Bashkimit Evropian i miratuan planet për bisedime për tregtinë me Shtetet e Bashkuara. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, janë pajtuar vitin e kaluar për reduktimin e barrierave tregtare. Vendimi i ministrave të BE-së i jep autorizim Komisionit për të bërë bisedime formale. Por, tashmë ekziston një mosmarrëveshje në lidhje me përfshirjen e mallrave bujqësore në bisedime ose jo. Nëse bisedimet mbahen, ato nuk do të ishin... Читать дальше...



Prokurorët e Hagës vazhdojnë intervistimet, ende asnjë aktakuzë

Evropaelire.org 

Kanë kaluar 3 muaj prej se njëri nga ish-eprorët e UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cena u intervistua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. Por, nga 14 janari i këtij viti, kur Cena dha dëshminë e tij, ai asnjëherë nuk është kontaktuar nga gjykata. Cena i cili jeton në qytetin e Rahovecit thotë se pas intervistimit ai nuk ka pasu asnjë kontakt as me ish-luftëtarët ose të intervistuarit e tjerë. “Unë e di për vete që jam intervistuar. Читать дальше...

Adoleshentja e IS-it merr ndihmë juridike për rastin e shtetësisë

Evropaelire.org 

Shamima Begumit, e cila i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik kur ka qenë 15 vjeçe, i është dhënë ndihmë juridike për të luftuar vendimin për t'ia marrë shtetësinë britanike. Shamima, tani 19 vjeçe, ka udhëtuar nga Londra drejt Sirisë në vitin 2015. Asaj i është marrë shtetësia britanike në shkurt, pasi është gjetur në një kamp refugjatësh në Siri dhe ka thënë se dëshiron të kthehet në Britani. Familja e saj ka thënë më herët se planifikon ta sfidojë vendimin. Sekretari i Jashtëm britanik... Читать дальше...

Ngrihen akuza për mashtrim kundër ish-shefit të Volkswagen-it

Evropaelire.org 

Ish-shefi ekzekutiv i prodhuesit gjerman të makinave Volkswagen u akuzua për përfshirjen e tij në skandalin e shkarkimit të gazrave. Prokurori publik në qytetin Braunshvajh të Gjermanisë akzuoi Martin Winterkornin dhe katër menaxherë të tjerë për mashtrim. Volkswagen tha se nuk do t'i komentojë akuzat. Winterkorn përballet me akuza edhe në Shtetet e Bashkuara, por nuk ka gjasa të gjykohet për to, pasi Gjermania nuk i ekstradon qytetarët e saj. Winterkorn, 71 vjeç, ka dhënë dorëheqje shumë... Читать дальше...

Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për viktimat e luftës në Kosovë

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave në Kosovë, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të krimeve të luftës. "Derisa Kosova përkujton 20-vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-së u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Mohimi i mizorive fyen kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik", thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane. Читать дальше...

Mungesa e pajisjeve dhe kuadrove e lë Kosovën pa Agjenci Anti-Doping

Evropaelire.org 

Kosova tashmë është pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, UEFA, FIFA dhe shumë organizata tjera botërore të sportit, por vendi ende nuk ka një Agjenci Anti-Doping. Kjo nuk ka ndodhur as shtatë vjetë pas ndryshim-plotësimit të Ligjit për Sportin, i cili parasheh themelimin e një agjencie të tillë. Përderisa sportistët dhe njohësit e sportit kërkojnë përmbushjen obligimeve ligjore, në Ministrinë për Sport thonë se nuk kanë pajisje dhe kuadro të akredituara për themelimin e Agjencisë Anti-Doping. Читать дальше...



“Llamkos”-i shitet përmes ankandit publik

Evropaelire.org 

Ndërmarrja për prodhimin dhe përpunimin e llamarinës “Llamoks” në Vushtrri u shit për 6 milionë euro të hënën përmes një ankandi publik. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë kryetari i sindikatës së punëtorëve Ragip Hasani. Hasani tha se blerësi është një kompani vendore dhe se ende nuk është e qartë nëse do të ndërrohet destinimi i ndërmarrjes. Shitja e “Llamkos”-it përmes procesit të falimentimit dhe pa kushte është bërë pasi kjo ndërmarrje dy herë i është nënshtruar procesit të privatizimit... Читать дальше...

Përmbytjet në Iran lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare

Evropaelire.org 

Përmbytjet shkatërruese në Iran kanë lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare, thanë organizatat bamirëse të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Sipas tyre, përmbytjet kanë lënë së paku 78 njerëz të vdekur dhe mbi 1,000 të tjerë të plagosur, ndërsa kanë dëmtuar rrugë, shtëpi, ura dhe toka bujqësore. "Rreth 10 milionë njerëz në 2,000 qytete dhe qyteza janë prekur", thanë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei... Читать дальше...

Finlanda përballë bisedimeve të vështira për koalicionin qeverisës

Evropaelire.org 

Bisedime të vështira priten në Finlandë, pasi Partia Social-Demokrate e opozitës shënoi fitore të ngushtë në zgjedhjet e përgjithshme, që u mbajtën të dielën. Udhëheqësi i Social-Demokratëve, Antii Rinne, tha se shpreson se qeveria e re do të formohet deri në fund të majit. Sipas rezultateve përfundimtare, Social-Demokratët e majtë fituan 17.7% të votave, ndërsa Partia e Finlandezëve e ekstremit të djathtë doli e dyta, me 17.5% të votave. Megjithatë, krijimi i një koalicioni funksional mund të jetë i vështirë... Читать дальше...

Në Sudan vazhdojnë protestat, pavarësisht përmbysjes së presidentit

Evropaelire.org 

Organizatorët e protestave në kryeqytetin e Sudanit, Kartum, thanë se "duan të çmontojnë plotësisht" shtetin që ka krijuar udhëheqësi tashmë i përmbysur, Omar al-Bashir. Një zëdhënës i tyre tha se autoritetet e regjimit të kaluar duhet të vihen në gjyq. Bashir u përmbys nga ushtria javën e kaluar, pas 30 vjetësh në pushtet, ndërsa këshilli i formuar ushtarak tha se zgjedhjet do të mbahen brenda dy vjetësh. Por, protestuesit mbeten në kampe jashtë selisë së ushtrisë në Kartum, duke kërkuar formimin e menjëherëshëm të administratës civile. Читать дальше...

Ivanov nën presion të mos amnistojë të dënuarit e 27 prillit

Evropaelire.org 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, ende nuk ka vendosur lidhur me kërkesën e të dënuarve që të amnistohen lidhur me sulmin e dhunshëm në Kuvend, më 27 prill 2017. Nga kabineti i kreut të shtetit nuk bëjnë të ditur as numrin e personave që kanë kërkuar falje. Për dhunën në Kuvend janë dënuar 16 persona me gjithsej 211 vjet burg. Në mesin e të atyre që janë shpallur fajtor për veprën penale “rrezikim terrorist të sigurisë dhe rendit kushtetues”, është edhe Mitko Çavkov, ish Ministër i Punëve të Brendshme... Читать дальше...

Thaçi: Ngadalësimi i liberalizimit të vizave, i papranueshëm

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi Bashkimin Evropian për, siç tha, vonesë të pakuptimtë në heqjen e vizave për Kosovën, vendin e vetëm në Ballkan që ende nuk ka liberalizim vizash në zonën Schengen. Thaçi takoi të hënën në Bruksel presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Një komunikatë për media, e lëshuar nga Presidenca e Kosovës, citon Thaçin të ketë thënë se, pas plotësimit të të gjitha kritereve, "ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm... Читать дальше...

Rreth 800 mijë kilogramë produkte të asgjësuara

Evropaelire.org 

Rreth 775 mijë kilogramë/litra produkte të ndryshme ushqimore dhe lëngje janë asgjësuar vetëm vitin e kaluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, kurse sasia më e madhe ka qenë mish dhe produkte të tij. Sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, arsyet e asgjësimit kanë qenë të ndryshme duke përfshirë rastet kur edhe vetë operatorët e biznesit kanë lajmëruar apo kanë paraqitur kërkesë për asgjësim të produkteve që nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum. Asgjësimi i produkteve të ndryshme... Читать дальше...

Dodik: Bashkimi i Republikës Sërpska me Serbinë do të ndodhë

Evropaelire.org 

Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se Republika Sërpska në Bosnje duhet të shpallë pavarësinë, nëse Kosova fiton ulëse në Kombet e Bashkuara. "Ne jemi të ndarë tashmë, por kjo nuk është shpallur. Bosnja është një shoqëri plotësisht e ndarë. Shteti nuk funksionon, por ka njëfarë imagjinate", tha Dodik për gazetën beogradase Veçernje Novosti. Ai tha se në zhvillimet gjeopolitike dhe rajonale do të krijohet momenti kur bashkimi i Republikës Sërpska me... Читать дальше...

I vazhdohet mandati Komisionit Hetimor për rastin e turqve të dëbuar

Evropaelire.org 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ia zgjatën të hënën mandatin Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili merret me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars të vitit të kaluar. Deputetët, me 60 vota për, një kundër dhe katër abstenime, ia zgjatën mandatin komisionit edhe për 30 ditë. Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar kanë thënë se aktin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova e kanë përcjellë shumë shkelje dhe parregullsi, qofshin ligjore, apo të kompetencave. Читать дальше...

Kodi i ri Penal i Kosovës më i ashpër ndaj korrupsionit

Evropaelire.org 

Kodi i ri Penal i Kosovës ka hyrë në fuqi që nga data 14 prill, njoftoi përmes një komunikate ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri. Ai bëri thirrje që të respektohet ligji dhe paralajmëroi masa të ashpra ndaj abuzuesve të ligjeve në Kosovë. "Abuzuesit me paratë e taksapaguesve tanë, të korruptuarit dhe ata që merren me krimin e organizuar, do të përballen me sanksione të ashpra që s’i kanë hasur asnjëherë më parë dhe nga të cilat s’do të mund të shpëtojnë dot", tha Tahiri. Читать дальше...

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet gjatë vitit 2019

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “marrëveshja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundur të arrihet gjatë vitit 2019 pavarësisht pengesave në muajt e fundit”. Në një deklaratë për gazetën britanike “The Guardian”, presidenti i Kosovës ka deklaruar se demarkacioni i kufirit me Serbinë mund të jetë pjesë e marrëveshjes, por kjo nuk nënkupton ndarje të kufirit në baza etnike. "Ne duhet të ulemi edhe me armiqtë tanë, dhe të përpiqemi të dëgjojmë njëri tjetrin, por pa asnjë parakusht", ka thënë Thaçi.


Музыкальные новости
Тимати

Блогер Алена Водонаева заявила, что Тимати нужно похудеть





Персональные новости
Игорь Маковский

Энергетики привлекают в отрасль студентов профильных специальностей





Kryqi i Kuq bën apel për informacione rreth tre punëtorëve të rrëmbyer në Siri 

Evropaelire.org 

Pesë vite e gjysmë më parë tre punëtorë të Kryqit të Kuq ndërkombëtar u rrëmbyen në Siri. Organizata nuk e bëri publike asnjëherë këtë informacion, por u angazhua fuqishëm në gjetjen e tyre. Në deklaratën e parë të detajuar mbi incidentin, thuhet se Louisa Akavi, Alaa Rajab dhe Nabil Bakdounes u rrëmbyen në tetor të vitit 2013, ndërsa udhëtonin në provincën Idlib. Zonja Akavi, shtetase e Zelandës së Re, është një infermiere 62-vjeçare e cila ka punuar në 17 misione në terren. Alaa Rajab dhe Nabil Bakdounes... Читать дальше...

Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën

Evropaelire.org 

Çështja e Kosovës do të jetë së shpejti temë diskutimi në Kuvendin e Serbisë, ka thënë kryeparlamentarja serbe, Maja Gojkoviq. Për këtë, sipas saj, janë pajtuar edhe presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministrja Ana Bërnabiq. "Ne do të diskutojmë në marrëveshje me presidentin e shtetit dhe qeverinë e Serbisë edhe çështjen e Kosovës. Këto janë tema shumë të rëndësishme dhe kështu ne tregojmë se po mbrojmë interesat e qytetarëve në parlament dhe jam e bindur se të gjithë deputetët do të marrin... Читать дальше...

Assange e përdorte ambasadën për spiunazh, thotë presidenti i Ekuadorit

Evropaelire.org 

Julian Assange e përdori ambasadën e Ekuadorit në Londër si një "qendër për spiunazh", tha presidenti i Ekuadorit, Lenini Moreno. Ai tha se deri të revokimi i azilit erdhi pasi Assange shkeli rregullat dhe jo për shkak se ndonjë vend tjetër ndikoi për të marrë këtë vendim. "Ne nuk mund ta lejojmë shtëpinë tonë, shtëpinë që hapi dyert e saj, të bëhet një qendër për spiunazh” tha Moreno. Duke folur për gazetën britanike Guardian, Presidenti Moreno tha se qeveria e vjetër e Ekuadorit siguroi lehtësira... Читать дальше...

Aktivizimi i një mjeti shpërthyes vret 7 fëmijë në Afganistan

Evropaelire.org 

Një zyrtar afgan njoftoi se 7 fëmijë kanë vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur pas aktivizimit të një mine në lindje të vendit. Incidenti ndodhi në rajonin Lagham. Zëdhënësi rajonal, Assadullah Dawlatzai, bëri të ditur se autoritetet po hetojnë mënyrën sesi fëmijët kanë rënë në kontakt me mjetin shpërthyes. Ai tha se katër nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë. Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave tha në vitin 2017 se rreth 150 njerëz çdo muaj u vranë ose u plagosën... Читать дальше...

Pompeo: Vendet që mbështesin Maduron do të paguajnë çmimin

Evropaelire.org 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo tha se Uashingtoni do të përdorë të gjitha mjetet ekonomike dhe politike për të ndihmuar Venezuelën. Presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro është duke luftuar për të mbajtur pushtetin derisa po vazhdojnë protestat masive dhe beteja politike me presidentin e vetëdeklaruar, Juan Guaido. Duke folur më 14 prill në qytetin kolumbian të Kukuta, Pompeo tha gjithashtu se vendet që mbështesin Maduron do të paguajnë çmimin. Rusia, Irani, Kina dhe Kuba janë midis vendeve që mbështesin Maduron... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

RU.TV превращает Русскую Музыкальную Премию в Мюзикл


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Кабардино-Балкарии стартует крупнейшая экологическая акция «Вода России»





Путин в России и мире
Москва

Владимир Путин поздравил ветеранов с 50-летием начала строительства Байкало-Амурской магистрали


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко убежден, что белорусы «никогда еще так хорошо не жили»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Запрещено в служении проводившему панихиду по Навальному священнику



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Елена Волкова

«Где ваши манеры?»: интервью со звездным экспертом по этикету Дианой Булатовой



Москва

Тайный бизнес Ильича

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net