123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2019

Новости за 12.04.2019

Ushtria e Sudanit: Nuk do t'i lejojmë trazirat

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e grushtshtetit ushtarak në Sudan i paralajmëruan protestuesit se do të kenë "zero tolerancë" ndaj trazirave. Një zëdhënës tha se ushtria nuk kërkon pushtet dhe se e ardhmja e Sudanit do të vendoset nga protestuesit, por shtoi se ushtria do ta ruajë rendin publik. Protestuesit vazhdojnë të mbeten në rrugët e Kartumit, nga frika se udhëheqësit e grushtshtetit janë shumë të afërt me presidentin e përmbysur, Omar al-Bashir. Ushtria tha se nuk do ta ekstradojë Bashirin për akuzat për krime lufte. Читать дальше...

Thaçi porosit serbët: Kush braktis Policinë, s’kthehet më aty

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i porositi pjesëtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë, që në rast se i braktisin këto institucione, më nuk do të kthehen aty. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Thaçi tha se të shtunën do të kalojë afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo do të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Читать дальше...

Prokuroria Speciale nis hetime ndaj ish-ministrit Teodosijeviq

Evropaelire.org 

Zyra e Prokurorit të Shtetit në Kosovë i kërkoi Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës që të hapë rastin për hetimin e ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, i cili, ditë më parë, u shkarkua nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të, siç u tha, deklaratave fyese dhe nxitëse të urrejtjes. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me media nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Hoxha tha se rasti ndaj ish-ministrit Teodosijeviq tashmë është hapur. Читать дальше...



Milionat ruse kundër shtetësisë së Kosovës?

Evropaelire.org 

Rusia ka agjendë, përmes së cilës tenton të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë, ashtu sikurse edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe ajo investon për prishjen e imazhit të vendit, kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten ka theksuar se ekziston një agjendë e Rusisë dhe tendencat për përfshirjen e Kosovës në procese, të cilat do ta nxirrnin vendin, siç ka thënë ai, “jashtë binarëve”. Haradinaj ka thënë se në forma jo të drejtpërdrejta... Читать дальше...

Suedia shqyrton rihapjen e rastit kundër Assanges

Evropaelire.org 

Bashkëthemeluesi i uebfaqes Wikileaks, Julian Assange, mund të përballet me hetime të reja të akuzave për përdhunim kundër tij në Suedi. Assange, 47 vjeç, i cili ka jetuar me statusin e azilit në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për shtatë vjet, u arrestua të enjten. Prokurorët suedezë thanë se po e shqyrtojnë rastin me kërkesën e avokates së viktimës së dyshuar. Avokatja Elizabeth Massi Fritz tha se "do të bëjë gjithçka të mundur" për të rihapur hetimet në Suedi. Assange është ngujuar në... Читать дальше...

SHBA dhe Kosova synojnë "intensifikimin e marrëdhënieve tregtare"

Evropaelire.org 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Valdrin Lluka, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me zëvendësin e ndihmëssekretarit të shtetit amerikan, Mathew Palmer. Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik thuhet se dy zyrtarët diskutuan për proceset ekonomike në Kosovë dhe për investimet amerikane, ndërsa "u rikonfirmua gatishmëria dhe nevoja e intensifikimit të marrëdhënieve tregtare" midis dy vendeve. "Gjatë takimit, ministri Lluka e ka informuar zotin Palmer rreth politikave ekonomike... Читать дальше...

Kushtet e punës në sektorin privat, shtyjnë punëtorët ta braktisin Kosovën

Evropaelire.org 

Besart Beqiri, rreth 27 vjeç, punon kamerier në një nga lokalet në Prishtinë. Besarti është i interesuar dhe po mundohet që të largohet nga Kosova për të gjetur, siç thotë ai, një punë më të mirë në vendet perëndimore. Ai tregon se dy herë ka aplikuar për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Herën e parë ka arritur ta marrë vizën Schengen, kurse aktualisht është në pritje të marrjes së ndonjë përgjigjeje në lidhje me kërkesën e re.  “Herën e parë e kam marrë dhe kam punuar atje. Por, tash hera e dytë është pritje shumë e gjatë.

Danimarka vazhdon kontrollet kufitare - shkak kërcënimi nga militantët islamikë

Evropaelire.org 

Danimarka do të zgjasë kontrollet e përkohshme përgjatë kufirit me Gjermaninë deri në nëntor, për shkak të, siç thuhet, kërcënimeve për sigurinë dhe nevojës për kontrollimin e rrjedhës së migrantëve. Lajmi u bë publik nga ministri danez për Migrimin dhe Integrimin, Inger Stojberg. "Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për rendin tonë publik dhe sigurinë e brendshme, i cili vjen nga militantët islamikë, të cilët mund të shfrytëzojnë lëvizjen e lirë brenda zonës së Shengenit", tha Stojberg në një... Читать дальше...



Nuk do të hetohen "krimet" që mund të përfshijnë forcat amerikane në Afganistan

Evropaelire.org 

Gjykata Ndërkombëtare për Krime hodhi poshtë kërkesën e bërë nga një prokurore e këtij institucioni për të hapur hetime për krime të mundshme të luftës, të kryera gjatë konfliktit në Afganistan. Në vendimin e lëshuar të premten, gjykatësit përmendën mungesën e provave. "Dhoma konstaton se hetimet mbi situatën në Afganistan, në këtë fazë, nuk do t'iu shërbenin interesave të drejtësisë, andaj e refuzon kërkesën", thuhet në vendim. Në nëntor të vitit 2017, prokurorja Fatou Bensouda ka kërkuar... Читать дальше...

Ambasadori Huntsman: Rusia t’i ndalojë lojërat me të burgosurit amerikanë

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon Huntsman, tha se nuk ka parë prova që i mbështesin akuzat për spiunim kundër Paul Whelanit, një amerikan i burgosur në Moskë. Në një intervistë për Shërbimin e Rusisë të Radios Evropa e Lirë në Pragë, Huntsman tha se shpreson se rastet e dy amerikanëve të burgosur në Rusi do të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mbi 50 milionë euro investime në shëndetësi

Evropaelire.org 

Sektori publik shëndetësor prej vitesh vuan nga mungesa e pajisjeve mjekësore për punë. Si rrjedhojë, vlerësohet se edhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për pacientët është jokualitative. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se modernizimi i pajisjeve nëpër spitale është i domosdoshëm për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët. Andaj për këtë fushë, ai thotë se tashmë janë ndarë mbi 52 milionë euro për të gjitha spitalet, kurse 26 milionë euro për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Читать дальше...

OKB: Mijëra të zhvendosur nga luftimet në Libi

Evropaelire.org 

Mbi 8,000 njerëz kanë ikur nga luftimet përreth kryeqytetit të Libisë, Tripoli, bënë të ditur Kombet e Bashkuara. "Zhvendosjet nga zonat e përleshjeve në dhe përreth Tripolit po vazhdojnë", tha zëdhënësi i OKB-së, Rheal Leblanc, për gazetarët në Gjenevë. Përveç të të zhvendosurve, Leblanc tha se "shumë familje mbeten të bllokuara në zonat e prekura nga konflikti". Javën e kaluar, komandanti ushtarak, Khalifa Haftar, ka nisur një ofensivë për marrjen e kontrollit të Tripolit nga Qeveria e kryeministrit Fayez al-Serraj... Читать дальше...

Një ish-ushtar sllovak "pranon vrasjen" e gazetarit Jan Kuciak

Evropaelire.org 

Një ish-ushtar i Sllovakisë pranoi se ka vrarë gazetarin sllovak, Jan Kuciak, dhe të fejuarën e tij, raportojnë mediat sllovake. Miroslav Marcek dhe tre të tjerë - të gjithë në paraburgim - janë akuzuar për vrasjet, të cilat kanë shkaktuar zemërim të madh në Sllovaki, ashtu si edhe ndryshime politike. Kuciak dhe Martina Kusnirova, të dy 27 vjeç, janë vrarë në shkurt të vitit 2018. Prokurorët kanë akuzuar biznesmenin sllovak, Marian Kocner, për urdhërimin e vrasjes së Kuciakut. Gazetari dhe... Читать дальше...

Talibanët shpallin ofensivën pranverore të sulmeve

Evropaelire.org 

Talibanët njoftuan se kanë nisur ofensivën pranverore të sulmeve, pavarësisht përgatitjeve që po bëhen për një takim të madh, ku do të diskutohen mënyrat për t'i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan. Në një deklaratë të lëshuar në pesë gjuhë, përfshirë anglishten, talibanët thanë se luftimet do të vazhdojnë derisa forcat e huaja të mbeten në Afganistan. Deklarata vjen pasi një zëdhënës i talibanëve tha se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka hequr përkohësisht sanksionet... Читать дальше...

Fitore e 'Izraelit të madh'

Evropaelire.org 

Benjamin Netanyahu është në rrugë për t’u bërë kryeministër i Izraelit, për herë të pestë. Rezultati i zgjedhjeve të 9 prillit konfirmoi edhe një herë animin e izraelitëve kah e djathta dhe zbehu shpresat për një zgjidhje të negociuar të konfliktit izraelito-palestinez.

Sudani në prag të një konflikti të brendshëm

Evropaelire.org 

Ushtria e Sudanit duket se nuk do ta ketë të lehtë udhëheqjen e vendit pasi rrëzoi nga pushteti dhe e arrestoi presidentin Omar al-Bashir. Kjo pasi turma të mëdha të njerëzve kanë vërshuar rrugët e kryeqytetit gjatë natës duke injoruar gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga ushtria. Protestuesit thonë se Këshilli ushtarak që mori pushtetin janë pjesë e të njëjtit regjim. Të enjten pas disa muajsh protesta të qytetarëve, presidenti Omar al-Bashir u rrëzua nga pushteti dhe u arrestua nga ana e ushtrisë. Читать дальше...

Pacolli: Gjermania e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se Gjermania zyrtare ka deklaruar që e mbështetë plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky njoftim vjen pas takimit që ka zhvilluar Pacolli në Varshavë me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Mass, ku siç thuhet, është diskutuar për mbështetjen e Gjermanisë edhe për procesin e dialogut me Serbinë dhe arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje mes të dyja vendeve. "Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass... Читать дальше...

Kryeministri Haradinaj emëron Adriana Hoxhiqin ministre të MAPL-së

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka emëruar Adriana Hoxhiqin në postin e ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal. Hoxhiq paraprakisht mbante pozitën e zyrtares ekzekutive në administratën e Komunës së Mitrovicës Veriore. "Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës", tha Haradinaj. Ky emërim vjen pas shkarkimit nga detyra të ministrit të Administratës të Pushtetit Lokal... Читать дальше...


Музыкальные новости
Алла Пугачёва

Алла Пугачева раскритиковала Лолиту после «голой вечеринки» Ивлеевой





Персональные новости
ЛокоТех

В АО "Желдорреммаш" введен единый Стандарт системы неразрушающего контроля на производстве





Kina mbledh në Dubrovnik udhëheqësit e 16 vendeve të Evropës dhe Ballkanit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kinës do të takohet me udhëheqësit nga Evropa Qendrore dhe Lindore gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në qytetin bregdetar kroat të Dubrovnikut. Kryeministri, Li Keqiang, do të marrë pjesë në takimin e ashtuquajtur 16 + 1 për të diskutuar investimet e Kinës në 16 vendet e rajonit. Evropa Lindore luan një rol kyç në infrastrukturën dhe projektin "Rruga e Mëndafshit", i cili vlerësohet deri në 1 trilion dollarë dhe ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve tokësore dhe detare për të lejuar... Читать дальше...

Vazhdojnë luftimet në Libi, OKB-ja bën thirrje për armëpushim

Evropaelire.org 

Trupat e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Libi vazhduan luftimet me forcat e Ushtrisë Kombëtare për kontrollin e kryeqytetit Tripoli. Luftimet më të reja mes grupeve rivale në Libi kanë hyrë në ditën e gjashtë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, paralajmëroi se vendi po përballet me një "situatë shumë të rrezikshme" si dhe bëri thirrje për ndaljen e armiqësive. "Ende ka kohë për një armëpushim, ndërprerje të armiqësive dhe për të shmangur më të keqen, e cila do të ishte një... Читать дальше...

Konfirmohet fitorja e Benjamin Netanyahut në Izrael

Evropaelire.org 

Komisioni Zgjedhor në Izrael ka konfirmuar se pas numërimit të gjitha votave nga zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 9 prill, partia Likud e kryeministrit, Benjamin Netanyahu ka fituar më së shumti ulëse në parlament. Në bazë të një marrëveshje koalicioni, partia Likud dhe aleatët e saj do të kenë një shumicë prej 65 votash në parlamentin me 120 vende të Izraelit. Kjo i mundëson Netanyahut të zgjedhet për herë të pestë kryeministër i Izraelit. Netanyahu dhe partia e tij Likud kishin për... Читать дальше...

Vriten 16 persona nga një sulm me bombë në Pakistan

Evropaelire.org 

Së paku 16 persona janë vrarë dhe rreth 12 janë plagosur pas një shpërthimi në jugperendim të Pakistanit. Shefi i policisë, Abdur Razzaq Cheema i tha Radios Evropa e Lirë se eksplozivi ishte i vendosur në një veturë e cila gjendej e parkuar pranë një tregu. Në mesin e vktimave janë edhe dy fëmijë dhe disa fëmijë tjerë të plagosur janë dërguar në spital. Sulmi kishte në shënjestër pjesëtarët shiit të komunitetit Hazara. Askush deri në tani nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulme të ngjashme... Читать дальше...

Partitë pajtohen se duhet të bëhen reforma zgjedhore

Evropaelire.org 

Për shkak të parregullsive, të cilat që i kanë përcjellë proceset zgjedhore në Kosovës, partitë politike që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës kanë shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të përmirësuar dhe forcuar procesin zgjedhor. Kryetarët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord edhe për themelimin e një komision ‘ad hoc’ parlamentar për të përmirësuar dhe përforcuar procesin zgjedhor, duke adresuar rekomandimet e vëzhguesve të zgjedhjeve nga BE-ja. Читать дальше...

Dështon misioni në Hënë i anijes hapësinore izraelite

Evropaelire.org 

Anija e parë hapësinore me financim privat është shkatëruar pasi u përplas në sipërfaqen e Hënën. Arsye për rrëzimin e saj ishte një defekt në motorin kryesor. Anija izraelite e quajtur Beresheet u përpoq të ulët butësisht në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës. Qëllimi i misionit ishte të merrte fotografi dhe të kryente eksperimente, informon BBC. Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

На окружном полуфинале конкурса «Это у нас семейное» Калмыкию представляют четыре семьи


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Полина Кудерметова проиграла Плишковой в первом круге турнира WTA в Руане


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Дружба» подвело итоги деятельности в сфере экологической безопасности





Путин в России и мире
Москва

На окружном полуфинале конкурса «Это у нас семейное» Калмыкию представляют четыре семьи


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: Западу неинтересны планы Киева по атаке на Крымский мост


Навальный в России и мире
Москва

В Москве арестован на пять суток историк-публицист Сергеев за пост памяти Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Comedy Club

Турбо из «Слова пацана» раскрыл правду о личной жизни на съёмках Comedy Club



Москва

Схватил за шею, пытался сбросить с 3 этажа: Мигрант напал на восьмиклассника в Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net