123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2019

Новости за 16.04.2019

Zotohen qindra miliona euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame

Evropaelire.org 

Pas një zjarri masiv që shkatërroi pjesërisht katedralen e Parisit Notre Dame, qindra miliona euro janë premtuar për të ndihmuar në rindërtimin e saj. Zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore të monumentit mesjetar në Parisin qëndror, duke përfshirë dy kullat e këmbanave, Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen. Kompani dhe përfaqësues biznesi premtuan rreth 600 milionë euro deri më tani për rindërtimin e saj. Mesazhet e simpatisë dhe mbështetjes për rindërtimin janë bërë nga e gjithë bota. Читать дальше...

Notre Dame një ditë pas shkatërrimit të pjesshëm nga zjarri

Evropaelire.org 

Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga një zjarr masiv më 15 prill. Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj, porse maja dhe çatia iu shembën.

Mediat serbe: Zjarri në Notre Dame ishte “dënim nga Zoti” për flamurin e Kosovës

Evropaelire.org 

Derisa hetuesit po kërkojnë për të gjetur shkakun e zjarrit në katedralen me famë botërore Notre Dame në Paris, dy portale serbe pohojnë se e dinë shkakun e vërtetë të zjarrit në Kishën gotike të shekullit të 12-të. Sipas tyre, shkaku është valëvitja e flamurit kosovar. Portalet Alo dhe Informer, që njihen për lidhjet e tyre të afërta me qeverinë serbe, më 15 prill publikuan raporte në faqet e tyre, duke thënë se zjarri tragjik është “Dënim i Zotit” për shkak të valëvitjes së flamurit të Kosovës... Читать дальше...



Takimi i Berlinit, shans për Kosovën dhe Serbinë

Evropaelire.org 

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është paralajmëruar të mbahet më 29 prill, në Berlin, ku nikoqir të takimit pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, është takim tradicional dhe joformal, por megjithatë, kësaj radhe nuk do të jetë i zakonshëm, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Serbi. Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në takimin e 29 prillit në Berlin, po synohet të gjenden zgjidhje për problemet në Ballkan e të cilat... Читать дальше...

Beograd: Rajko Kozlin dënohet me 15 vjet burgim për vrasjen e civilëve në Suharekë

Evropaelire.org 

Departamenti i veçantë për krime të luftës i Gjykatës së Lartë të Beogradit e dënoi me 15 vjet burg, Rajko Kozlin, ish pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, për vrasjen e 15 dhe plagosjen e dy civilëve shqiptarë në Tërnje, afër Suharekës, në mars të vitit 1999. Sipas vendimit të Gjykatës, ai së bashku me një grup ushtarësh urdhëroi, orkestroi dhe mori pjesë në vrasjen dhe plagosjen e civilëve shqiptarë. Ish-pjesëtari tjetër i ushtrisë jugosllave, Pavle Gavriloviq u lirua nga përgjegjësia. Asnjë nga anëtarët e familjes së viktimave... Читать дальше...

Imami i suspenduar

Evropaelire.org 

Imami nga Peja, Drilon Gashi, ka thënë se teoria e evolucionit mbi prejardhjen e njeriut është e vërtetuar nga shkencëtarët. Për këtë deklaratë, Bashkësia Islame e ka suspenduar Gashin. Teoria e evolucionit refuzohet edhe nga besimtarët myslimanë, edhe ata të krishterë, të cilët besojnë se Zoti e ka krijuar botën ashtu siç thuhet në Kuran dhe Bibël – duke bërë universin dhe të gjitha gjallesat brenda gjashtë ditësh.

Në QKUK kryhet një operacion i rrallë

Evropaelire.org 

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), mjekët kanë kryer një operacion specific dhe të rrallë. Operacioni u krye tek një foshnje më pak se një muajshe, e cila kishte probleme me frymëmarrje. Foshnja kishte komplikime të lindura tek muskuli i diafragmës dhe deri në ditën e operimit ishte mbajtur gjallë me anë të frymëmarrjes artificiale. Problemet e tilla paraqiten një në dymbëdhjetë mijë fëmijë. Siç bëhet e ditur në njoftimin e QKUK-së, pas konsultave mes Klinikës së Neonatologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve... Читать дальше...

Rriten çmimet e artikujve bazë, arsye edhe taksa

Evropaelire.org 

Shumë konsumatorë thonë të kenë vërejtur se në tregun e Kosovës ka pasur ngritje të çmimeve dhe kryesisht produktet që sipas tyre kanë shënuar ngritje janë ato të konsumit të përditshëm. Blerina Hajdari nga Prishtina thotë se çmimet në tregun e Kosovës kanë shënuar ngritje muajve të fundit. Ajo thotë se gjatë blerjeve ditore dhe mujore që ka bërë në familjen e saj pesë anëtarëshe, çmimet që më së shumti kanë shënuar ngritje janë vërejtur tek produktet bazike. “Kam vërejtur ngritje të çmimeve sidomos të produkteve elementare si qumështi... Читать дальше...



Rusia njeh autoritetin e ri në Sudan

Evropaelire.org 

Moska e ka njohur autoritetin e ri në Sudan pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Omar al-Bashir. Këtë e ka konfirmuar për agjencinë ruse të lajmeve RIA,  zëvëndësministri i Jashtëm i Rusisë, Mikhail Bogdanov. Këshilli ushtarak i Sudanit më 11 prill e rrëzoi nga pushteti dhe e arrestoi presidentin Omar al-Bashir. Z. Bashir, e ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989. Ai është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila e akuzon atë për... Читать дальше...

Çmimet e konsumit

Evropaelire.org 

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka thënë se shkalla e inflacionit ka shënuar rritje prej 3.3 përqind për muajin mars 2019 në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2018.

"Të uritur gjithë ditën"

Evropaelire.org 

Dekadat e konfliktit dhe thatësirat e kohëve të fundit kanë lënë shumë afganë në pamundësi për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për familjet e tyre. Radio Afganistani i Lirë foli me disa njerëz në Kabul që luftojnë çdo ditë me urinë.

Forcat pakistaneze sulmuan militantët në Peshavar

Evropaelire.org 

Gjatë një sulmi të forcave të sigurisë kundër militantëve në qytetin e Peshavarit në Pakistan kanë mbetur të vrarë një polic dhe së paku 6 militantë. Shaukat Yousafzai, një zëdhënës rajonal pakistanez, tha se njësitet speciale të policisë rrethuan një shtëpi në Peshavar pasi kishin informacione për planifikimin e sulmeve nga ana e militantëve. Militantët e fshehur brenda shtëpisë, hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë duke lënë të vrarë një pjesëtar të saj. Përgjegjësinë e morën talibanët. Luftimet zgjatën rreth 17 orë.

Reka: Është koha që Maqedonia e Veriut ta zgjedhë një president shqiptar

Evropaelire.org 

"Mendoj se me garimin tim në këto zgjedhje dërgojmë një mesazh për gjithëpërfshirje, sepse atëherë do të vazhdohej me traditën gati 30 vjeçare pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët do të jenë vetëm votues, por asnjëherë të votuar", tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kandidati për president në Maqedoninë e Veriut Blerim Reka. Reka ka diskutuar rreth konceptit të platformës për krijimin e një Republike gjithëpërfshirëse, me ligjin mbi të gjithë. Radio Evropa e Lirë... Читать дальше...

Vuçiq do të bisedojë me Putinin për situatën në rajon

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka thënë ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, se bisedimet me Kosovën nuk mund të vazhdojnë derisa të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe e vendosur nga autoritetet në Prishtinë. Sipas një njoftimi nga presidenca serbe, Vuçiq ka biseduar me ambasadorin rus për takimin e ardhshëm të tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në kuadër të forumit “Brezi dhe Rruga”, i cili mbahet më 25 deri më 27 prill në Kinë. Presidenti Vuçiq ka thënë se bisedimet... Читать дальше...

Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka shpallur epideminë e fruthit në gjithë territorin e vendit. Shkas për një vendim të tillë është rritja e numrit të personave të prekur nga kjo sëmundje dhe frika e përhapjes me pasoja më të mëdha. Sipas komisionit për sëmundjet ngjitëse, nga fillimi i vitit janë regjistruar katër viktima nga fruthi kurse 961 të tjerë janë infektuar, 60 për qind prej të cilëve janë jashtë Shkupit. Sëmundja ngjitëse më së shumti ka prekur fëmijët. “Më shumë se... Читать дальше...

Gjykata Evropiane dënon Turqinë

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka dënuar Turqinë për ndalimin "e paligjshëm" të një gjyqtari turk pas një grusht-shteti të pasuksesshëm në vitin 2016. Gjykata Evropiane në vendimin e saj thekson se dënimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese turke, Alparslan Altan, "u bazua në dyshimin se ai i përket një organizate kriminale". Gjykata ka urdhëruar Turqinë të paguajë 10.000 euro për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese. Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 50,000 vetë, duke përfshirë ushtarë... Читать дальше...

Reka: Shqiptarët duhet të jenë të votuar, jo vetëm votues

Evropaelire.org 

"Mendoj se me garimin tim në këto zgjedhje dërgojmë një mesazh për gjithëpërfshirje, sepse atëherë do të vazhdohet me traditën gati 30 vjeçare pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët do të jenë vetëm votues, por asnjëherë të votuar", tha kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka.

Zjarri në Notre-Dame çoi gjithë botën në dhimbje

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare Notre-Dame, pasi një zjarr i madh shkatërroi pjesërisht simbolin e Parisit. Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj, porse maja dhe çatia iu shembën. Zjarri u shua plotësisht paraditen e së martës. Shkaku i tij nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punimet e renovimit. Prokuroria e Parisit... Читать дальше...

Mohimi i krimeve gjatë luftës shihet si fyerje ndaj viktimave

Evropaelire.org 

Adem Ramadani, i plagosur në ditën kur ndodhi masakra e Reçakut në janar të vitit 1999, thotë se ndihet i fyer nga deklaratat e fundit të një ish-ministri të Kosovës nga komuniteti serb se ngjarja në Reçak është trilluar. Ai ka kritikuar drejtuesit e institucioneve të Kosovës që nuk janë marrë me masakrën që ndodhi në fshatin e tij, ku humbën jetën më shumë se dyzet persona.  Sipas tij, deri tash as gjykatat e Kosovës nuk kanë akuzuar asnjë person për krimet e bëra.  "Masakra e Reçakut është e njohur besoj në gjithë botën. Читать дальше...


Музыкальные новости
Владимир Высоцкий

Актриса Лужина призналась, что у нее не было романа с Высоцким





Персональные новости
Александр Бастрыкин

Бастрыкин взял на контроль дело о калечащем пациентов нейрохирурге из Москвы





Shuhet plotësisht zjarri në katedralen Notre-Dame

Evropaelire.org 

Zjarri që dëmtoi keq katedralen Notre-Dame në Paris u shua plotësisht, bëri të ditur Departamenti për Zjarre i Francës. Flakët që nisën pasditen e së hënës, rrëzuan çatinë dhe majën e katedrales. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë monumentin, i cili konsiderohet "shpirt i popullit francez". Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se do të mbajë një konferencë donatorësh për rindërtimin e katedrales. Policia tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por Departamenti... Читать дальше...

Tetë të vdekur nga stuhitë në jug të SHBA-së

Evropaelire.org 

Së paku tetë njerëz vdiqën dhe dhjetëra u plagosën, si pasojë e stuhive në disa shtete në jug të SHBA-së.  Në Teksas, dy fëmijë vdiqën nga rënia e drurit mbi makinën e familjes së tyre. Fëmijët ishin tre dhe tetë vjeç. Vdekje u raportuan edhe në Misisipi, Teksas dhe Luiziana. Disa të plagosur nuk janë ndihmuar për orë të tëra për shkak të pengesave nëpër rrugë, raportuan mediat amerikane. Paralajmërime për tornado u lëshuan edhe në Ohajo, Karolinë të Jugut dhe Virxhinia. Stuhitë kanë nisur të lëvizin tani drejt Bregut Lindor.

Trump do të sfidohet edhe nga republikanët më 2020

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të përballet me sfida brenda Partisë së tij Republikane, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Ish-guvernatori i Masaçusets, Bill Weld, shpalli kandidaturën e tij për president të SHBA-së, duke u bërë republikani i parë që do ta sfidojë Trumpin në vitin 2020. "Unë vërtet mendoj se nëse edhe gjashtë vjet kemi gjëra të njëjta nga Shtëpia e Bardhë, të tilla si në dy vjetët e fundit, do të ishte tragjedi politike", tha Weld për CNN-in. Читать дальше...

Gazeta që u sulmua fitoi Çmimin Pulitzer

Evropaelire.org 

Gazeta lokale amerikane Capital Gazette fitoi Çmimin Pulitzer për mbulimin e të shtënave masive në redaksinë e saj. Stafi i gazetës e priti lajmin duke qëndruar i heshtur për kolegët e vrarë. "Meqenëse lidhet me diçka tragjike, nuk ka eufori", tha gazetari Chase Cook. Pesë anëtarë të stafit të Capital Gazette janë qëlluar dhe vrarë qershorin e kaluar, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj gazetarëve në historinë e Shteteve të Bashkuara. Çmime Pulitzer fituan edhe gazetat New York Times... Читать дальше...

Së paku 147 njerëz të vrarë nga luftimet në Libi

Evropaelire.org 

Agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara tha se luftimet e vazhdueshme midis milicive rivale për kontrollin e kryeqytetit të Libisë, Tripoli, ka lënë së paku 147 njerëz të vrarë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se 614 njerëz janë plagosur po ashtu, prejse grupi i njohur si Ushtria Kombëtare e Libisë ka nisur një ofensivë të madhe ushtarake më 5 prill. Misioni i OBSH-së në Libi u bëri thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin shkaktimin e dëmeve kolaterale në spitale... Читать дальше...

OBSH: Rastet e fruthit u trefishuan në vitin 2019

Evropaelire.org 

Numri i rasteve të fruthit, të raportuara në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas saj, Afrika ka dëshmuar rritjen më dramatike - 700%. Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se numri aktual mund të jetë shumë më i madh, pasi vetëm një në 10 raste globalisht raportohen. Fruthi është një sëmundje virale infektive që nganjëherë mund të çojë në komplikime të rënda shëndetësore... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

На окружном полуфинале конкурса «Это у нас семейное» Калмыкию представляют четыре семьи


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Что чаще всего едят на завтрак дети Елены и Новака Джокович?


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

"Самое опасное" начнётся в пятницу: Синоптик предупредил об аномальной погоде в России





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии отечественного судостроения   


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко сравнил Всебелорусское народное собрание с «пустотой»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: Западу неинтересны планы Киева по атаке на Крымский мост


Навальный в России и мире
Москва

В Москве арестован на пять суток историк-публицист Сергеев за пост памяти Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Фрэнк Синатра

Мартин Скорсезе вернулся к идее 15-летней давности. Он снимет Леонардо ДиКаприо в роли Фрэнка Синатры



Москва

Задержан 21-летний подозреваемый в убийстве мужчины в Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net