Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2019

Новости за 27.04.2019

Vazhdojnë protestat në Francë

Evropaelire.org 

Protestuesit, e njohur si “Xhaketat e Verdha”, po protestojnë për të 24 javë me radhë në qytetet kryesore të Francës, duke kundërshtuar politikat ekonomike të presidentit Emmanuel Macron. Në Paris, disa mijëra persona morën pjesë në dy protesta paqësore. Në qytetin lindors, Strasburg, që gjendet në kufi me Gjermaninë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila ishte nisur drejt ndërtesës së Parlamentit Evropian. Në përgjigje ndaj protestave, presidenti francez, Macron, ka... Читать дальше...

Kthimi i 110 kosovarëve dhe procesi i gjatë i ri-integrimit

Evropaelire.org 

Kosova u bë një nga vendet e para në botë e cila kthen qytetarët e saj nga zonat e konfliktit në Siri. Mesnatën e 19 prillit, 110 kosovarë duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë u kthyen në Kosovë. Një ditë më pas, përmes një konference për media, ministri i Brendshëm, Abelard Tahiri, tha se operacioni për kthimin e kosovarëve ishte bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri Tahiri tha se gratë dhe fëmijët që u kthyen nga Siria kanë qenë viktima të mashtrimit. Читать дальше...

Kosnett: S'mund të mohohen krimet kundër njerëzimit në Kosovë

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të Masakrës së Mejës, tha se mohimi i ngjarjeve të tilla “ua rihap plagët të gjallëve dhe e kthen rajonin prapa”. “E dimë se ka njerëz që do të mohonin realitetin e dokumentuar mirë të mizorive të kryera në Mejë dhe vendet tjera në Kosovë. Mohimi i këtyre ngjarjeve përdhos kujtimin e të vdekurve, ua rihap plagët të gjallëve dhe e kthen rajonin prapa në përpjekjet për të ndërtuar shtete demokratike në paqe me njëri-tjetrin. Читать дальше...



Rusia bisedon me NATO-n për “bashkëveprimet ushtarake”

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha sot se shefi i Forcave të Armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov, ka folur sot në telefon me Komandantin Suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti. Siç tha ministria, Gerasimov dhe Scaparrotti kanë biseduar për “çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare”. Në njoftimin e ministrisë ruse po ashtu u tha se Gerasimov dhe Scaparrotti po ashtu “kanë shkëmbyer pikëpamjet” e tyre, mbi “gjendjen aktuale të bashkëveprimit ushtarak Rusi-NATO”. Читать дальше...

Shefi i FBI-së paralajmëron për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2020

Evropaelire.org 

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka paralajmëruar se Rusia po vazhdon përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, duke thënë se ky është një “ndikim i huaj malinj” që paraqet “një kërcënim të madh të kundërinteligjencës” ndaj Shteteve të Bashkuara. Gjatë një fjalimi në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë, Wray paralajmëroi se operacionet ruse nën direktivën e presidentit rus, Vladimir Putin, me gjasë do të intensifikohen gjatë fushatës presidenciale më 2020. “Ne e pranojmë se kundërshtarët... Читать дальше...

Të paktën 17 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në lindje të Ukrainës

Evropaelire.org 

Nga shpërthimi në një minierë të qymyrit në rajonin Luhansk të Ukrainës, kanë humbur jetën të paktën 17 persona. Liderët separatistë që kontrollojnë minierën, thanë se të gjithë trupat e minatorëve të zhdukur janë gjetur. Miniera ku ka ndodhur incidenti gjendet në fshatin Yurivka, që ndodhet në territorin e kontrolluar nga separatistët që mbështeten nga Rusia. Ministria e Emergjencave të Rusisë tha se ka dërguar ekipe të shpëtimit për në minierën Skhidcarbon, me kërkesë të liderëve separatistë të cilët kontrollojnë minierën. Читать дальше...

Partitë në pushtet presin më shumë vende në KQZ

Evropaelire.org 

Subjektet politike të koalicionit PAN, që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe partner të koalicionit qeverisës në Kosovë, ende janë duke e pritur vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e Dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 27 mars ka emëruar tetë anëtarët rinj të KQZ-së. Читать дальше...

Putin: Dekreti për marrjen e shtetësisë ruse mund të përfshijë të gjithë ukrainasit

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se administrata e tij është duke e shqyrtuar një plan, për të lehtësuar procedurën e marrjes së shtetësisë ruse për të gjithë ukrainasit, dhe jo vetëm për qytetarët në lindje të Ukrainës. Putin i bëri këto komente sot gjatë samitit për zhvillimin e infrastrukturës në Pekin. Më 24 prill, Putini kishte shpallur një dekret presidencial që lehtëson procedurën e marrjes së shtetësisë ruse për të gjithë qytetarët që jetojnë në rajonet ukrainase të Donetsk dhe Lunask... Читать дальше...



Nga shpërthimet në Shri Lankë vriten 15 persona

Evropaelire.org 

Policia në Shri Lankë thotë se ka gjetur 15 trupa, përfshirë këtu gjashtë fëmijë, pas shpërthimeve në një shtëpi, ku forcat policore po e bastisnin nën dyshimin për lidhje me sulmet terroriste të dielën e kaluar. Zëdhënësi i policisë, Rowan Gunasekara tha sot se zyrtarët policorë, të mbështetur edhe nga ushtria, kishin rrethuar një shtëpi në qytetin Sainthamaruthu, teksa janë dëgjuar një sërë shpërthimesh. Nga brendësia e ndërtesës së rrethuar nga policia, janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, tha ky zëdhënës. Читать дальше...

Taksa ka krijuar treg të ri të produkteve

Evropaelire.org 

Gjermania ka marrë tashmë vendin e parë për kah niveli i eksportit të mallrave në Kosovë. Ky shtet prin me produktet e saj në Kosovë, që prej vendimit të Qeverisë se Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, më 21 nëntor të vitit të kaluar. Para vendosjes së taksës, për dy dekada radhazi Serbia ka qenë shteti me sasinë më të madhe të mallrave në tregun e Kosovës, kurse tashmë radhitet e fundit. Në muajin mars të këtij viti, sipas të dhënave publikuara... Читать дальше...

Kremlini kritikon SHBA-në për dënimin e agjentes ruse

Evropaelire.org 

Kremlini ka kritikuar vendimin e një gjykate të Shteteve të Bashkuara, për ta dënuar shtetasen ruse, Maria Butina me 18 muaj burgim, pasi ajo pranoi se ka tentuar që të infiltrohet në qarqet politike në SHBA, për të promovuar interesat ruse, para zgjedhjeve presidenciale të 2016-s. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se “fakti që ajo është dënuar me një dënim të gjatë është i papranueshëm”. “Ne besojmë se shtetasja ruse nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë e përfshirë për atë që është akuzuar”, tha Peskov. Читать дальше...

Trump thotë se OPEC është pajtuar të rrisë prodhimin e naftës

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se Arabia Saudite dhe anëtarë të tjerë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), kanë pranuar kërkesat e tij për të rritur prodhimin e naftës, në mënyrë që të ulen çmimet në tregjet botërore. “Kam bisedua me Arabinë Saudite dhe të tjerët rreth çështjes së rritjes së prodhimit të naftës. Që të gjithë pajtohemi për një gjë të tillë”, shkroi në rrjetin social Twitter, presidenti Trump. Çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet botërore është rritur për 33 për qind... Читать дальше...

Ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, dëshmi mbi brishtësinë e shtetit juridik

Evropaelire.org 

Në dyvjetorin e ngjarjeve të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, më 27 prill të vitit 2017, njohësit e çështjeve juridike dhe të sigurisë, kanë ngritur shqetësimin mbi sundimin e shtetit ligjor, sigurinë si dhe konsolidimin e institucioneve, që sipas tyre ende nuk kanë arritur në nivelin e duhur për të garantuar siguri të qëndrueshme për qytetarët. Për ndërhyrjen e dhunshme në Kuvend të një grupi të madh të protestuesve, ithtarë të partisë VMRO-DPMNE e cila atë kohë ishte në pushtet, janë dënuar 16 persona me 211 vjet burg... Читать дальше...

Rusia i reagon SHBA-së pas sanksioneve ndaj kryediplomatit të Venezuelës

Evropaelire.org 

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuar për “politika të shantazhit”, pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Jashtëm të Venezuelës, Jorge Arreaza, si pjesë e përpjekjeve për të detyruar presidentin e kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro që të largohet nga pushteti. “Ne nxisim Shtetet e Bashkuara që të respektojnë ligjin ndërkombëtar, t’i japin fund politikës së shantazhit dhe të ndalojnë provokimin e tensioneve në Venezuelë”, thuhet në një njoftim të lëshuar më 26 prill nga Ministria e Jashtme ruse. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Huawei представила IDS на 26-м Всемирном энергетическом конгрессе





Путин в России и мире
Москва

Мария Захарова раскритиковала высказывание Нэнси Пелоси о Путине и протестах в США


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певица

Певица Анастасия Стоцкая появилась на публике в откровенном наряде



Москва

В Штабе общественной поддержки активисты написали «Письма Герою»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net