123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2019

Новости за 17.04.2019

Netanyahut i jepet mandati për formimin e qeverisë izraelite

Evropaelire.org 

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, e ka mandatuar edhe zyrtarisht, Benjamin Netanjahun, për një mandat të pestë me rradhë si kryeministër. Partia Likud e kryeministrit Netanyahu fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Izrael që u mbajtën më 9 prill.  Pas mandatit, Netanjahu ka afat 42 ditë për të formuar koalicionin qeverisës.  Presidenti Rivlin, këtë javë, organizoi konsultime pas-zgjedhore me krerët e partive, për të dëgjuar rekomandimet e tyre, lidhur me atë se kush duhet të mandatohet si kryeministër i ardhshëm. Читать дальше...

SHBA-ja me sanksione të reja ndaj Kubës, Nikaraguas dhe Venezuelës

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të heqin një ndalesë për paditë amerikane ndaj kompanive të huaja që bëjnë biznes në Kubë. “Çdo person apo kompani që bën biznes në Kubë duhet ta marrë parasysh këtë njoftim", tha Pompeo në një konferencë për media më 17 prill. Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 2 maj.  Amerikanët për dy dekada e kishin të ndaluar të padisin kompanitë që veprojnë në pronat amerikane të cilat u konfiskuan nga Kuba pas revolucionit të vitit 1959. Читать дальше...

Partitë mohojnë se po bëjnë fushatë, por janë të gatshme për zgjedhje

Evropaelire.org 

Partitë politike parlamentare, kryesisht ato më të mëdha, kanë shpeshtuar takimet me elektoratin e tyre ditëve të fundit. Sipas analistëve, partitë po mundohen të mbajnë elektoratin pranë dhe t’u tregojnë se janë gati për zgjedhje, por sipas tyre këto takime mund të shihen edhe si një fushatë elektorale e heshtur. Imer Mushkolaj, analist politik, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike, që kur kanë përfunduar zgjedhjet nuk janë ndalur me fushata te ndryshme. "Kohëve të fundit... Читать дальше...



Vdes ish presidenti i Perusë pasi qëlloi veten me revole

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia është vetëvrarë. Ai e qëlloi veten me armë kur policia shkoi për ta arrestuar në lidhje me akuzat se ka marrë ryshfet në përiudhën sa ka qenë në detyrën e presidentit. Fillimisht ishte raportuar se nga plagët e marra,  gjendja e tij ishte kritike mirëpo më pas u njoftua se Alan Garcia ka vdekur në spital. Një turmë mbështetësish u mblodhën jashtë spitalit por u ndalën nga një kordon i policisë. Vdekja e tij u konfirmua nga presidenti i tanishëm, Martin Vizcarra. Читать дальше...

Policia çeke kërkon të ngrihet aktakuzë ndaj kryeministrit Babis

Evropaelire.org 

Policia e Republikës së Çekisë tha se kryeministri, Andrej Babis, duhet të akuzohet për mashtrime të supozuara lidhur me disa subvencione të Bashkimit Evropian. Zyra e Prokurorisë së Pragës njoftoi më 17 prill se kishte marrë rezultatet e hetimit të policisë në përfshirjen e mundshme të Babisit në mashtrimin lidhur me subvencionet në vlerë prej 2 milionë dollarësh. Prokurorët tani do të vendosin nëse do të ngrenë aktakuzë ose do të hedhin poshtë pretendimet. Rasti ka të bëjë me një fermë që ka marrë subvencione nga Bashkimi Evropian... Читать дальше...

Kriza në Sudan: Omar al-Bashir dërgohet në burg

Evropaelire.org 

Presidenti i përmbysur i Sudanit, Omar al-Bashir, është dërguar në një burg të sigurisë së lartë, disa ditë pasi u rrëzua nga pushteti dhe u arrestua nga ana e ushtrisë. Raportohet se presidenti Bashir, deri më tani ishte mbajtur i izoluar në një rezidencë presidenciale. Omar al-Bashir u rrëzua nga pushteti pas disa muajsh protesta kundër tij. Ushtria njoftoi se ka marrë qeverisjen e vendit dhe se zgjedhjet e reja do të mbahen pas një periudhe tranzitore 2 vjeçare . Z. Bashir, e ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989. Читать дальше...

Ish presidenti i Perusë tentoi të vetëvritet para se të arrestohet për ryshfet

Evropaelire.org 

Ish presidenti i Perusë, Alan Garcia, tentoi të vetëvritet para se policia të arrijë në shtëpinë e tij për ta arrestuar në lidhje me akuzat për ryshfet. BBC raporton se ish presidenti Garcia e qëlloi veten në qafë dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike. Ai është akuzuar për marrjen e ryshfetit nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht. Hetuesit thonë se ai mori ryshfet nga kompania gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë, lidhur me një projekt të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqytet. Читать дальше...

Kosova me prani të madhe të azbestit, nuk ka plan si të eliminohet

Evropaelire.org 

Kulmet e qindra ndërtesave në gjithë Kosovën janë të mbuluara me materiale që kanë përmbajtje azbesti. Në rreth 60 shtete të botës, prej vitesh është ndaluar prodhimi, importi dhe përdorimi i materialeve që kanë këtë përmbajtje. Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për të bërë një studim për praninë e azbestit dhe rrezikun që paraqet për shëndetin e qytetarëve.



Ish gjenerali iranian thotë se ka luftuar në Bosnjë, me uniformën e Gjysmëhënës së Kuqe

Evropaelire.org 

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka hedhur poshtë pohimet e një ish gjenerali, i cili ka thënë se kishte veshur uniformën e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit për "qëllime ushtarake" gjatë luftës në Bosnjë. Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit është organizatë joqeveritare në Iran. Saeed Qassemi, gjeneral tashmë i pensionuar i Gardës, është një ultra-konservator i zëshëm dhe njihet për kritikat në adresë të ish presidentit reformator, Mohammad Khatami, dhe pasardhësit të tij, Hassan Rouhani. Në një intervistë me agjencinë iraniane të lajmeve... Читать дальше...

Shkup: Polemika rreth zbatimit të reformave në gjyqësor

Evropaelire.org 

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin e Prokurorisë Speciale, formën e vazhdimit të mandatit të këtij institucioni, por edhe përdorimin ose jo të bisedave të përgjuara telefonike të ish zyrtarëve si prova në proceset gjyqësore ndaj tyre. Kjo ka thelluar polemikat lidhur me sundimin e së drejtës dhe gjendjen e gjyqësorit në përgjithësi. Fushata e partive për zgjedhjet presidenciale është përqendruar edhe në këtë sferë, që konsiderohet si shumë e rëndësishme... Читать дальше...

Thaçi: Në Berlin nuk do të ketë "agjendë të fshehtë" për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën përmes një postimi në Facebook se në takimin e Berlinit, ku do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, "nuk ka asnjë agjendë të fshehtë" që çon në ndonjë marrëveshje për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. "Takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin tonë. Ne e mirëpresim dhe e përshëndesim këtë inciativë", tha Thaçi. Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës do të ndajë fonde për Notre Dame, opozita kritikon vendimin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës ndarjen e një donacioni për renovimin e Katedrales Notre Dame në Francë, në shenjë mirënjohje për ndihmën që i është dhënë në vazhdimësi Kosovës. Këtë deklaratë, Haradinaj e bëri gjatë takimit të Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve, me ç'rast shprehu mirënjohje për ndihmën e donatorëve për 20 vite radhazi në Kosovë. Katedralja mesjetare Notre-Dame, në zemër të Parisit, u përfshi nga zjarri i madh dy ditë më parë. Читать дальше...

Instagram bllokon llogaritë e komandantëve të Gardës Revolucionare të Iranit

Evropaelire.org 

Rrjeti shoqëror Instagram ka bllokuar llogaritë e disa komandantëve të Gardës Kombëtare Revolucionare të Iranit. Ky veprim sipas zyrtarëve të Instagramit është në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit. Gjithashtu janë bllokuar edhe llogaritë në gjuhën angleze të mbështetësve të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. “Ne punojmë me autoritetet qeveritare për të siguruar përmbushjen e detyrimeve tona ligjore, përfshirë edhe ato që lidhen me vendimet e fundit për Gardën Revolucionare të Iranit”... Читать дальше...

Holanda propozon pezullimin e lëvizjes së lirë për Shqipërinë

Evropaelire.org 

Një grup prej katër anëtarëve të Parlamentit të Holandës ka nisur një mocion për të anuluar përkohësisht lëvizjen e lirë për shtetasit e Shqipërisë në Zonën Shengen. Më 11 prill, parlamenti holandez ka diskutuar rreth këtij mocioni, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tani parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës për t’i propozuar Komisionit Evropian të nisë procedurat që mundësojnë pezullimin e udhëtimit pa viza për shtetasit e Shqipërisë. Ky mocion është hartuar nga anëtarë të partive... Читать дальше...

Veseli: Serbisë nuk ia falim kurrë masakrat që i bëri në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas vizitës që i bëri fshatit Poklek të komunës së Drenasit, deklaroi se Kosova nuk mund t’ia falë Serbisë masakrat që i kreu ndaj popullatës civile gjatë kohës së luftës. “Sot qëndrova në Poklek të Drenasit për të përkujtuar masakrën që kryen në këtë fshat ushtria dhe policia serbe. 54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosovë. Читать дальше...

Lavrov: Për Kosovën do ta pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, përsëriti se Moska këmbëngulë në zbatimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që përfshinë edhe dialogun e drejtëpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe respektimin e integritetin territorial të Serbisë. “Në këtë kontekst ne do të kontribojmë në çdo mënyrë të mundshme në gjetjen e zgjidhjes. Por, çfarë zgjidhje konkrete mund të mbështesë Rusia?   Ne, kemi theksuar vazhdimisht se do të pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë... Читать дальше...

A është i vonshëm sanksionimi i mohuesve të krimeve të luftës?

Evropaelire.org 

Disa ditë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ivan Teodosijeviq nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, janë shtuar reagimet kundër mohimit të krimeve të luftës që kanë ndodhur gjatë periudhës 1998-1999 në Kosovë. Teodosijeviq e ka konsideruar masakrën e Reçakut të trilluar, derisa ambasada amerikane në Prishtinë ka vlerësuar se “mohimi i mizorive fyen kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Читать дальше...

Notre Dame do të ndërtohet “edhe më bukur”

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron është zotuar se Franca do të rindërtojë katedralen Notre Dame, të shkatërruar nga zjarri, duke shpresuar se puna do të përfundohet në pesë vjet dhe se populli francez do të ndihmojë në restuarimin e simbolit të tyre kombëtar. Macron ka realizuar një adresim televiziv, pas zjarrit të madh që ka përfshirë zemrën e Parisit të hënën, duke shtyrë edhe një herë mbajtjen e fjalimeve për protestat anti-qeveritare që janë mbajtur për muaj të tërë. “Ne do ta rindërtojmë... Читать дальше...

Apple dhe Google bllokojnë aplikacionin TikTok në Indi

Evropaelire.org 

Kompanitë Apple dhe Google kanë larguar aplikacionin TikTok nga lista e tyre, i cili u mundëson përdoruesve që të krijojnë dhe shpërndajnë xhirime në Indi. Ky hap është marrë pasi Gjykata e Lartë Madras ka urdhëruar largimin e këtij aplikacioni, bazuar në shqetësimet se ai është përdorur për të shpërndarë pornografi. Gjykata më e lartë në Indi ka refuzuar të martën një apel nga pronarja e këtij aplikacioni, kompania kineze, ByteDance, që të suspendohet ky urdhër. TikTok ka më shumë se 120 milionë përdorues në Indi... Читать дальше...

Rritja ekonomike e Kinës kalon pritshmëritë

Evropaelire.org 

Ekonomia e Kinës është rritur më shpejt se që ishte planifikuar në tre muajt e parë të këtij viti, ka raportuar BBC. Bazuar në të dhënat e publikuara të mërkurën, ekomonia është rritur për 6.4 për qind në çerekun e parë në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më parë. Pekini ka arritur këtë gjë duke bërë ndryshime në taksa, si dhe duke tentuar që të mos rrisë borxhet. Aktualisht, ekonomia e dytë më e madhe në botë përballet me kërkesë më të vogël të produkteve të saj, edhe për shkak të konfliktit tregtar që ka me Shtetet e Bashkuara. Читать дальше...

Afganistani dërgon 250 delegatë në takim me talibanët

Evropaelire.org 

Qeveria e Afganistanit ka thënë se do të dërgojë 250 delegatë për t’u takuar me zyrtarët talibanë, në negociatat që mbahen në Katar këtë javë. Takimet janë planifikuar të ndodhin nga 19-21 prill dhe janë parë si pikë kthese në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare. Pjesë e delegacionit pritet të jenë zyrtarë qeveritarë, ish-udhëheqës luftarakë, politikanë opozitarë, liderë fetarë, gra, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave. Megjithatë talibanët e kanë bërë të qartë se delegatët... Читать дальше...

Shumë vende me epidemi fruthi, Kosova e paprekur deri më tash

Evropaelire.org 

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2019, në Kosovë janë shënuar shtatë raste të reja me fruth. Këto janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, sipas të cilave, në vend, këtë vit nuk ka epidemi fruthi. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka shpallur epidemi fruthi, në gjithë territorin e vendit. Sipas Komisionit për sëmundjet ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, nga fillimi i vitit janë regjistruar katër viktima nga fruthi kurse 961 të tjerë janë infektuar, 60 për qind prej të cilëve janë jashtë Shkupit. Читать дальше...

Trump i vë veto rezolutës për luftën në Jemen

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka vënë veto një projektligji të miratuar nga Kongresi amerikan, për t’i dhënë fund luftës së udhëhequr nga sauditët në Jemen. Trump e ka përshkruar këtë rezolutë si të “panevojshme” dhe tentim të “rrezikshëm” për të zvogëluar fuqitë e tij të garantuara me kushtetutë. “Kjo rezolutë është e panevojshme dhe tentim i rrezikshëm për të zvogëluar autoritetin tim kushtetues. Ajo rrezikon jetën e qytetarëve amerikanë dhe shërbyesve tanë si sot, ashtu edhe në të ardhmen”, është shprehur presidenti amerikan. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Тамбовские синхронистски заработали две медали на первенстве города Королёв


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Прямая трансляция первого матча Елены Рыбакиной на турнире в Штутгарте


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Швеция хочет ограничить доступ в Балтийское море российским танкерам





Путин в России и мире
Москва

Путин всё знал, но никого не предупредил: Немцы обвинили Москву в прорыве израильского Купола


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Булат Окуджава

К 100-летию Булата Окуджавы драмтеатр подарит зрителям спектакль - Иркутская область. Официальный портал



Москва

Инфекционист НИКИ детства предостерегла родителей от хождения «в гости на ветрянку»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net