Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2019

Новости за 04.04.2019

KFOR-i: Prania e ushtarëve shqiptarë në Mitrovicë nuk është provokim

Evropaelire.org 

Forca shumëkombëshe e KFOR-it në Kosovë, përmes një kumtese për media, ka konfirmuar se gjendja në veri dhe në gjithë Kosovën, është e qetë dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme. “Pavarësisht nga thirrjet e shumta për mospërhapje të spekulimeve të papërgjegjshme, për fat të keq thashethemet e fabrikuara vazhdojnë të qarkullojnë nëpër media dhe shkaktojnë shqetësime të pabaza tek popullata. KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht... Читать дальше...

Merkel: Do të luftojë deri në fund për një Brexit të rregullt

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ditëve të fundit ka parë diskutime thelbësore në Londër sa i përket Brexit-it dhe se ajo shpreson që kryeministrja, Theresa May, do të mund të paraqesë propozime të realizueshme gjatë javës së ardhshme. Duke folur në konferencë për media së bashku me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, Merkel përsëriti se ajo do të luftojë deri në fund për një dalje të rregullt të Britanisë nga BE-ja. Ndërkohë, ligjvënësit britanikë votuan një masë që detyron kryeministren... Читать дальше...

Selanik: Qindra migrantë po tentojnë të hyjnë në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Qindra migrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë janë mbledhur afër një kampi në Selanik dhe po planifikojnë të kalojnë kufirin me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që prej rajonit të Ballkanit, të shkojnë në vendet evropiane për të kërkuar azil. Policia thotë se më shumë se 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë misri, dhjetë kilometra në perëndim të Selanikut.  Njoftohet se në këtë pjesë migrantët kanë ngritur tenda.  Ata thanë se iu përgjigjen një thirrje... Читать дальше...



Kosova dhe Turqia me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Evropaelire.org 

Ministrat e Mbrojtjes të Kosovës dhe Turqisë nënshkruan në Prishtinë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, marrëveshja parasheh bashkëpunimin midis dy institucioneve në fushat e interesit të përbashkët. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Rrustem Berisha, dhe ai i Turqisë, Hulusi Akar konfirmuan bashkëpunimin më të madh ushtarak ndërmjet dy vendeve, thuhet në njoftim. Ministri turk është takuar edhe më kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Читать дальше...

Rusia kthen në Izrael eshtrat e ushtarit të vrarë më 1982 në Liban

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ushtarët rusë dhe ata sirianë kanë gjetur trupin e një ushtari izraelit të zhdukur gjatë luftës me Libanin në vitin 1982. Putin e bëri këtë deklaratë gjatë takimit në Moskë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Rreshteri, Zachary Baumel, ka qenë në listën e të zhdukurve së bashku me dy ushtarë tjerë izraelitë që kanë luftuar gjatë pushtimit të Libanit nga ana e Izraelit. Putin tha se eshtrat e tij iu dorëzuan autoriteteve izraelite. “Jemi... Читать дальше...

Delegacioni i (pa)kompletuar i Kosovës zotohet t’u prijë negociatave

Evropaelire.org 

Që kur ishte themeluar, më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Delegacioni shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, është kritikuar në vazhdimësi nga opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile rreth kapaciteteve dhe nivelit të përfaqësimit. Po ashtu, ishin vënë në pikëpyetje edhe kompetencat dhe përgjegjësitë e këtij Delegacioni, marrë pasur parasysh faktin që i përfshirë në procesin e dialogut me Serbinë është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Delegacioni, udhëhiqet nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti... Читать дальше...

FMN: Luftimi i korrupsionit mund t'i gjenerojë botës rreth 1 trilion dollarë

Evropaelire.org 

Frenimi i korrupsionit mund të gjenerojë çdo vit rreth 1 trilionë dollarë në të ardhurat nga tatimi në mbarë botën, thuhet në një hulumtim të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Përveç rritjes së të hyrave të qeverisë, luftimi i korrupsionit, gjithashtu mund të ndikojë në ngritjen e rezultateve në mesin e nxënësve të shkollave publike, thuhet në raport. “Më pak korrupsion nënkupton humbje më të vogël të të ardhurave dhe një kualitet më të lartë në infrastrukturë dhe edukim. Frenimi i korrupsionit gjithashtu... Читать дальше...

Rreth tetë mijë veta humbën vendet e punës për një vit

Evropaelire.org 

Leximi i gabuar i raportit të Bankës Botërore nga Qeveria e Kosovës, lidhur me nivelin e papunësisë në vend, mund të ketë qenë arsyeja që kishte shtyrë Ekzekutivin të reagonte duke i konsideruar gjetjet në këtë raport si “të pavërteta dhe të pabazuara”. Sipas Qeverisë së Kosovës, në raportin e Bankës Botërore është thënë se në vitin 2018 tregu i punës në Kosovë është zvogëluar për 17 mijë vende të punës. Por, kjo shifër nuk ishte përmendur fare në raportin e publikuar nga Banka Botërore. I... Читать дальше...



"Gylenistët", kusht i Ankarasë për Maqedoninë e Veriut në NATO?

Evropaelire.org 

Autoriteteve të Maqedonisë së Veriut u bëhet thirrje që të veprojnë në përputhje me ligjet vendore dhe marrëveshjet ndërkombëtare sa i përket kërkesës së Turqisë për dorëzimin e personave, që sipas Ankarasë, kanë lidhje me Lëvizjen Hizmet të klerikut fetar Fetullah Gulen, apo siç e quan Turqia, “organizata terroriste FETO”, e akuzuar për tentimet e dështuara për puç në vitin 2016. Kështu thotë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, në mungesë të informacioneve zyrtare lidhur me bisedimet... Читать дальше...

Aktakuzë ndaj personit që kërcënoi kryeministrin Haradinaj

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale, ka ngritur të enjten aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj të pandehurit B.E, nga Komuna e Drenasit, për shkak të veprave penale: “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas aktakuzës , i pandehuri B.E, më 23 gusht të vitit 2018 përmes një kanali në rrjetet sociale ka postuar fotografi "me përmbajtje kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, e ku... Читать дальше...

Pompeo: NATO-ja duhet t'i përshtatet sfidave të reja të sigurisë

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se NATO-ja duhet të jetë më e përshtatshme për t’u përballur me kërcënimet që ekzistojnë aktualisht në botë. “Ne duhet ta bëjmë më të përshtatshme aleancën tonë për t’u përballur me këto kërcënime emergjente siç janë: agresioni në rritje i Rusisë, konkurenca strategjike e Kinës, migrimi i pakontrolluar, sulmet kibernetike e të tjera”, tha Pompeo në hapje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Takimi në Uashington i ministrave... Читать дальше...

Forcat afgane arrestuan disa persona të dyshuar si pjesëtarë IS-it

Evropaelire.org 

Forcat e sigurisë afgane arrestuan gjashtë pjesëtarë të dyshuar të grupit militant të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) dhe i akuzoi ata për hapjen e qindra llogarive të rrejshme në Facebook dhe rrjete tjera sociale, të cilat i kanë përdorur për të rekrutuar anëtarë të ri të grupit militant. Agjencia për Siguri Kombëtare e Afganistanit tha se njëri nga të arrestuarit gjithashtu ka përdorur edhe Twiterrin, Instagramin dhe Telegramin për të rekrutuar luftëtarë dhe për të promovuar grupin militant të ashtuquajtur, Shteti Islamik. Читать дальше...

Guterres paralajmëron mundësinë e luftimeve të reja në Libi

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi për mundësinë e konflikteve të reja ushtarake në Libi. Ai iu kërkoi fraksioneve ndërluftuese t’i kthehen dialogut. Guterres tha përmes një postimi në Twitter se është "thellësisht i shqetësuar nga lëvizja ushtarake që po zhvillohet në Libi dhe rreziku i konfrontimit". Libia është përballur me trazira nga viti 2011 prej kur është rrëzuar nga pushteti dikatori, Muammar Qaddafi. Ky shtet është i ndarë në mes të Qeverive rivale... Читать дальше...

Serbia po shqyrton dërgimin e Kosovës në Arbitrazh shkaku i tarifës

Evropaelire.org 

Serbia po shyqyrton mundësinë e dërgimit të Kosovës në Arbritrazh për shkak të shkeljes së Marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA-a, duke vendosur tarifën 100 përqind për mallrat serbe. Kështu bëri të ditur kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në kuadër të Samitit dixhital që po mbahet në Beograd. "Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur interesat e Serbisë në këtë moment dhe se të gjithë ata që nënshkruan marrëveshjen (CEFTA) bartin pasojat në përputhje me kontratën e nënshkruar", tha Bërnabiq në një konferencë për media. Читать дальше...

Dalin rezultatet e para të hetimit për rrëzimin e aeroplanit etiopian

Evropaelire.org 

Pilotët e aeroplanit të kompanisë ajrore të Etiopisë, nuk kanë qenë në gjendje të kontrollonin aeroplanin derisa ai po binte në tokë. Aeroplani ka pësuar “rënie të lirë” para se të përplasej në tokë. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, pilotët "nuk ishin në gjendje të kontrollonin aeroplanin", tha ministrja e Transportit të Etiopisë, Dagmawit Moges. Sipas një raporti paraprak, para rrëzimit, pilotët “vazhdimisht” kanë ndjekur procedurat e rekomanduara nga prodhuesi “Boing”. Ministrja Moges tha... Читать дальше...

Nepotizmi dhe punësimet partiake zhgënjejnë të papunët

Evropaelire.org 

Muajve të fundit, partitë politike në pushtet është raportuar se kanë punësuar qindra militantë nëpër institucione e ndërmarrje publike, çka kishte nxitur reagime të ashpra nga diplomatët ndërkombëtarë në Prishtinë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Ndërmarrjet publike, ministritë dhe agjencitë e pavarura janë vendet në të cilat partitë në pushtet, po kritikohen se kanë punësuar familjarë apo anëtarë dhe militantë të partive të tyre. Vetëm në Telekomin e Kosovës është raportuar se janë punësuar më shumë se 100 persona... Читать дальше...

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e romingut në vendet e Ballkanit Perëndimor

Evropaelire.org 

Në Samitin e dytë Digjital, që po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të romingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova. Në Beograd, po merr pjesë një delegacion, që po kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, i cili e ka nënshkruar këtë pakt. Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Читать дальше...

Rrokaqielli që çoi në dorëheqjet e katër zyrtarëve në Bullgari

Evropaelire.org 

Një rrokaqiell në Sofje ishte prezantuar si një “shenjë ikonë” që do ta bënte Bullgarinë “një vend dinjitoz evropian”. Por, tani që rrokaqielli “Shekulli i Artë” është ngatërruar në një skandal të pasurive të paluajtshme, që përfshin edhe anëtarë të partisë qeverisëse në Bullgari GERB, është e paqartë nëse firma e ndërtimit Arteks Engineering do ta mund ta përfundojë ndërtesën 34-katëshe. E ardhmja e projektit varet nga vendimi i gjykatës për një çështje kyçe: A ka skaduar leja e ndërtimit për Arteksin në vitin 2017... Читать дальше...

Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re ngarkohet me 50 akuza për vrasje

Evropaelire.org 

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, u ngarkua me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje, që lidhen me sulmet në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re. Pesëdhjetë njerëz u vranë dhe 48 u plagosën nga të shtënat masive në dy xhami, më 15 mars. I dyshuari kryesor i sulmeve, Tarrant, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, do të paraqitet në Gjykatën e Lartë të Kristçërçit më 5 prill, përmes një video-lidhjeje nga qyteti Auklland. Pas sulmeve, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern... Читать дальше...


Музыкальные новости
Баста

Рэпер Баста благословил девушку на брак во время своего концерта





Персональные новости
Росгвардия

Генерал-полковник Алексей Воробьев высоко оценил подготовку кинологов Росгвардии к предстоящим соревнованиям по профессиональному многоборью





Ligjvënësit britanikë votojnë edhe për një shtyrje të Brexit-it

Evropaelire.org 

Ligjvënësit britanikë votuan për të detyruar kryeministren Theresa May që të kërkojë nga Bashkimi Evropian zgjatjen e procesit të daljes së Britanisë nga BE-ja, apo Brexit-it, në mënyrë që të shmanget dalja pa marrëveshje, më 12 prill. Legjislacioni tani duhet të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit dhe BE-ja pastaj do të vendosë për shtyrjen e procesit ose jo. Dhoma e Lartë do të debatojë dhe votojë sot. Data e Brexit-it tashmë është shtyrë një herë, pasi fillimisht ka qenë e paraparë për 29 mars. Читать дальше...

Një në pesë vdekje në botë shkaktohet nga dietat e këqija

Evropaelire.org 

Një në pesë vdekje në nivel global lidhet me dieta të këqija, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se konsumimi i tepërt i sheqerit, kripës dhe mishit vret miliona njerëz çdo vit. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gati një miliard njerëz në botë janë të kequshqyer, ndërsa afro dy miliardë të tjerë janë mbi peshë. Por, studimi i fundit i ekspertëve ndërkombëtarë, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet, tregon se pothuajse në të 195 vendet e anketuara, njerëzit hanë shumë nga llojet e gabuara... Читать дальше...

Biden: Do të respektoj hapësirën personale të grave

Evropaelire.org 

Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do të jetë më i kujdesshëm në kontaktet fizike me gratë, pasi u akuzua për sjellje të pahijshme. Biden postoi një video në Twitter, duke thënë se në të ardhmen do të respektojë hapësirën personale të grave. Ai tha se gjithmonë ka synuar të krijojë "lidhje njerëzore" dhe jo të bëjë dikë të ndjehet keq. Në ditët e fundit, katër gra e akuzuan Bidenin për prekje të pakëndshme. "Normat sociale po ndryshojnë. Unë e kuptoj këtë", tha Biden. Читать дальше...

SHBA paralajmëron Turqinë kundër blerjes së sistemit raketor rus

Evropaelire.org 

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e paralajmëroi Turqinë kundër blerjes së sistemit anti-raketor rus S-400, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë. Pence tha se Turqia "duhet të zgjedhë" midis të qenët anëtare e rëndësishme e NATO-s, ose rrezikon sigurinë e këtij partneriteti, duke marrë "vendime të tilla të pamatura". Turqia tha se blerja e sistemit të avancuar rus është tashmë një marrëveshje e bërë. Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë... Читать дальше...

70-vjetori i NATO-s: Krijimi, zgjerimi, ndërhyrjet...

Evropaelire.org 

Janë bërë 70 vjet që nga krijimi i aleancës ushtarake të NATO-s. Radio Evropa e Lirë i hodhi një vështrim origjinës së saj në Luftën e Ftohtë, betejave të saj të para në Ballkan, ndërhyrjes në Afganistan e të tjera.

Спорт в России и мире
Москва

Генерал-полковник Алексей Воробьев высоко оценил подготовку кинологов Росгвардии к предстоящим соревнованиям по профессиональному многоборью


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева замыкает год // 16-летняя российская теннисистка успешно стартовала на крупном турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24





Путин в России и мире
Москва

Транспортный коридор «Север-Юг» станет катализатором социального и экономического развития стран Евразии и глобального Юга


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко рассказал о планах расширения НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Владимир Высоцкий

Что Золотухин рассказывал про некрасивые тайны Таганки и почему Высоцкий его не простил



Москва

Более 3 млн руб. заработали художники в секциях АКИ на маркетах и ярмарках современного искусства

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net