Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2019

Новости за 28.04.2019

Të paktën 9 të vrarë nga një sulm me dron në Tripoli

Evropaelire.org 

Nëntë persona janë vrarë nga një sulm me dron, që operohej nga forcat lindore të Libisë. Sulmi ndodhi në një kamp ushtarak në Tripoli, njoftoi sot Qeveria e Libisë në Tripoli, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara. Në mesin e viktimave janë edhe katër civilë, të cilët po dërgonin furnizime në kampin ushtarak, në momentin kur ndodhi sulmi në orët e vona të së shtunës, tha Mustafa al-Majai, zëdhënës i Qeverisë në Tripoli. Nga ky sulm janë plagosur edhe 35 persona të tjerë, thanë zyrtarët, raporton Dpa. Читать дальше...

Samiti i Berlinit, një rast për heqjen e barrierave në dialogun Kosovë – Serbi

Evropaelire.org 

Udhëheqësit më të lartë politikë nga Kosova dhe Serbia pritet të jenë të hënën në Samitin e përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit, që udhëhiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ndonëse takimi i radhës do të bashkëkryesohet edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Samiti, edhe pse joformal, ka të bëjë me mbështetjen që Gjermania dhe Bashkimi Evropian u japin gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor [Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë... Читать дальше...

Irani paralajmëron mundësinë e tërheqjes nga traktati bërthamor

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha se Teherani mund të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), si pjesë e masave hakmarrëse, teksa Shtetet e Bashkuara kanë ashpërsuar sanksionet ndaj Iranit. “Republika Islamike ka një sërë zgjedhjesh dhe autoritetet e shtetit janë duke i shqyrtuar ato... dhe largimi nga NPT është njëra nga to”, citohet të ketë thënë Zarif për median shtetërore iraniane. Komentet e Zarifit vijnë teksa një gjeneral i rëndësishëm iranian... Читать дальше...



Ambienti i pastër, kusht për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ndodhet para sfidës më të vështirë, sa i përket përmbushjes së standardeve që kanë të bëjnë me kujdesin e ambientit jetësor. Sfidë po konsiderohet edhe aspekti financiar, por edhe kuadri profesional për këtë fushë. Nga organizata “Eco Guerilla” për Radion Evropa e Lirë bëjnë të ditur se bashkë me shumë organizata tjera që veprojnë në fushën e mjedisit në Maqedoninë e Veriut, kanë dhënë vërejtjet e tyre para misionit të Bashkimit Evropian në Shkup dhe kanë treguar me problemet mjedisore që përballet vendi. Читать дальше...

Spanjollët votojnë në zgjedhjet e përgjithshme

Evropaelire.org 

Në Spanjë, qytetarët po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme. Njëherësh, këto janë zgjedhjet e treta në katër vjetët e fundit. Votimet kanë nisur në ora 9:00 sipas kohës lokale dhe pritet të përfundojnë në ora 20:00. Fushata për zgjedhjet është karakterizuar me rritjen e lëvizjes së të djathtës ekstreme, Vox, e cila kundërshton multikulturalizmin dhe ka kërcënuar se do të heqë të drejtën e vetëqeverisjes për rajonet, të tilla si Katalonja. Kryeministri socialist, Pedro Sanchez e ka paraqitur... Читать дальше...

Pavarësisht investimeve të vogla, Kosova vend atraktiv për turistët

Evropaelire.org 

Kosova vazhdon të mbetet vend atraktiv për turistët. Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Doganës, janë shënuar më shumë se 700 mijë vizita, me 138 nacionalitete të ndryshme që kanë hyrë në Kosovë. Turizmi malor vazhdon të jetë më atraktiv. Kosova ka një sipërfaqe prej më shumë se 10 mijë kilometrash katrorë, dhe posedon rreth një mijë vende, të cilat konsiderohen atraktive për t’u vizituar dhe zhvilluar turizmin. Ndonëse janë shënuar rritje vizitash... Читать дальше...

Papa bën thirrje për evakuimin e refugjatëve nga kampet në Libi

Evropaelire.org 

Papa Françesku ka bërë thirrje për evakuimin e refugjatëve, të cilët po mbahen në kampet e ndalimit në Libi, teksa luftimet janë duke u përshkallëzuar. Duke folur sot pas lutjeve në Vakitan, Papa tha se refugjatët tashmë janë duke u përballur me kushte të vështira në këto kampe. Sipas tij, këto kushte janë përkeqësuar edhe më shumë, për shkak se luftimet po vazhdojnë. “Bëj apel, që veçanërisht gratë, fëmijët dhe të sëmurët të mund të evakuohen sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes korridoreve humanitare”, tha Papa Françesku. Читать дальше...

Vriten tre anëtarë të familjes së organizatorit të sulmeve në Shri Lankë

Evropaelire.org 

Babai dhe dy vëllezërit e Zahran Hashim, i cili dyshohet të jetë organizatori i sulmeve vetëvrasëse në Shri Lankë, janë vrarë nga policia, gjatë një bastisjeje, thanë burimet e sigurisë. Këto burime thonë se Zainee Hashim, Rilwan Hashim dhe babai i tyre, Mohamed Hashim janë në mesin e 15 persona të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri, pasi forcat e sigurisë hyjnë në një shtëpi në lindje të vendit, dy ditë më parë. Tre personat shihen në një video që po qarkullon në mediat sociale, duke bërë... Читать дальше...



Zelenskiy i thotë Putinit të “mos humbë kohë” me ofertën për shtetësi

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy i ka thënë Moskës “që të mos humbë kohë, duke tentuar t’i joshë qytetarët ukrainas me pasaporta ruse”, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mund të lehtësojë procesin e marrjes së shtetësisë ruse për të gjithë ukrainasit. Ukrainasit e kuptojnë se shtetësia ruse do të thotë “të drejtën për t’u arrestuar për protesta paqësore” dhe “të drejtën për të mos pasur zgjedhje të lira dhe konkurruese”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook... Читать дальше...

Thaçi: Në Berlin do të diskutohet për mundësinë e vazhdimit të dialogut

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se gjatë samitit në Berlin, që pritet të mbahet të hënën, do të bisedohet për mundësinë e vazhdimin e dialogut me Serbinë, që sipas tij, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare, që do të sjellë stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Thaçi, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të marrin pjesë të hënë në samitin e Berlinit. Thaçi thotë... Читать дальше...

Ministri i Jashtëm iranian planifikon të vizitojë Korenë e Veriut

Evropaelire.org 

Media shtetërore iraniane thotë se ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif po planifikon të vizitojë Korenë e Veriut, teksa këto dy shtete po përballen me sanksione të ashpra të Shteteve të Bashkuara. “Data për këtë udhëtim do të vendoset së shpejti dhe do të bëhet publike”, citohet të ketë thënë për agjencinë IRNA, ministri i Jashtëm, Zarif. Kjo agjenci nuk dha më shumë detaje. Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Iranit, që prej vitit të kaluar, kur presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e arritur më 2015. Читать дальше...

Ushtria e Sudanit dhe opozita pajtohen që të krijojnë një këshill të përbashkët

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e ushtrisë së Sudanit dhe liderët e opozitës kanë arritur një marrëveshje për të krijuar një këshill të përbashkët udhëheqës. Kjo gjë po konsiderohet një arritje e madhe në bisedimet që mund të çojnë drejt kontrollit civil në këtë shtet afrikan. “Ne jemi pajtuar për një këshill të përbashkët ndërmjet civilëve dhe ushtrisë”, thapër agjencinë AFP, Ahmed dal-Rabia, lider i protestave. Këto komente vijnë pasi të dyja palët mbajtën bisedimet e para formale, që prej se protestat masive... Читать дальше...

Sa janë aktivë të rinjtë kosovarë në ruajtjen e mjedisit?

Evropaelire.org 

Përkundër shumë fushatave të pastrimit, gjendja e mjedisit në Kosovë mbetet jo e mirë. Përderisa tregojnë se kanë qenë pjesë e aktiviteteve për ruajtjen e mjedisit, përgjegjës për gjendjen, pos institucioneve i bëjnë edhe vetë qytetarët e pavetëdijesuar.

SHBA: Nga të shtënat në sinagogë vritet një person, plagosen tre të tjerë

Evropaelire.org 

Një grua është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur, pasi një person hapi zjarr në një sinagogë në Kaliforninë Jugore, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes, tha policia. Policët e identifikuan të dyshuarin si John Earnest, 19 vjeç, banor i një qyteti pranë vendit ku ndodhën të shtënat. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por policia arriti ta arrestojë atë, pak kohë më pas. Personi, i cili e identifikoi veten si John Earnest kishte postuar online një orë para sulmit një shkrim kundër hebrenjve. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Кто отец Дианы Джокович?


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Zoomlion продемонстрировала последние достижения на выставке INTERMAT





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время движения поездов от Москвы до курортов Черноморского побережья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Пётр Чайковский

В Воткинске 7 мая отметят День рождения Петра Чайковского



Москва

Диктант победы» впервые провели в Центре для талантливых детей «Спутник» в КЧР

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net