Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Trump ia “dorëzoi” Sirinë Rusisë

0
Trump ia “dorëzoi” Sirinë Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli të mërkurën sukses në Siri. Por, me tërheqjen e papritur nga ajo që e quajti “rërë e gjakut”, Trump ua dorëzoi rajonin rivalëve - gjë që mund ta fusë Lindjen e Mesme në një sezon të ri të pasigurisë, vlerëson në një analizë të veten agjencia e lajmeve Associated Press.

Trump ka marrë vendim për tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë.

Në një adresim para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se administratat amerikane përpara tij shpenzuan shumë para dhe gjak në luftimet sektare dhe fisnore, në të cilat SHBA-ja nuk ka vend për t’u përzier.

"Kemi shpenzuar 8 trilionë dollarë në luftëra në Lindjen e Mesme, duke mos dashur kurrë t’i fitojmë ato luftëra", tha Trump.

Shpallja e suksesit erdhi një ditë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, arritën marrëveshje për ndarjen e kontrollit të një zone përgjatë kufirit Turqi-Siri.

“E vetmja pyetje është nëse presidenti Trump po vepron drejtpërdrejt me urdhër të udhëheqësve rusë dhe turq, apo ai qëllimisht është i verbër ndaj dështimeve të veta”, tha senatori demokrat, Bob Menendez, nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Trump iu përgjigj skeptikëve, duke thënë se puna e ushtrisë amerikane nuk është të jetë police në botë.

"Të tjerët kanë dalë për të ndihmuar dhe ne i mirëpresim ata”, tha Trump.

“Duke e duartrokitur në mënyrë implicite Rusinë për partneritet me Turqinë, për të patrulluar në një pjesë të kufirit sirian, Trump duket se mbështet ambicien e Moskës për të pasur ndikim më të madh në Siri”, shkruan AP.

“Duke vepruar kështu, presidenti i përmbys përpjekjet e mëparshme të Uashingtonit për të kufizuar ndikimin e Rusisë në të vetmin vend të Lindjes së Mesme, ku ka prani të përhershme ushtarake”, vlerëson AP.

Gazeta Foreign Affairs shkruan se vendimi i Trumpit për tërheqjen e Trupave nga Siria dëmton edhe reputacionin e ushtarëve amerikanë, që kanë luftuar në Siri.

Disa prej tyre janë shprehur të turpëruar, pasi kanë braktisur aleatët e tyre kurdë, me të cilët kanë luftuar kundër grupit militant Shteti Islamik.

Sipas gazetës, tri institucione të rëndësishme për politikën e jashtme amerikane - komuniteti i inteligjencës, Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni - tani i kanë dëmtuar marrëdhëniet me presidentin.

Është thënë se këto institucione nuk janë pajtuar me tërheqjen e ushtarëve nga Siria.

“Sulmet e Trumpit mbi proceset vendimmarrëse i kanë mundësuar atij të personalizojë dhe privatizojë politikën e jashtme amerikane, shpesh në mënyra që i sjellin dobi Kremlinit, më shumë sesa Shtëpisë së Bardhë”, shkruan Foreign Affairs.

Trump shpalli të mërkurën një “rezultat të shkëlqyer” në Siri dhe ai ka të drejtë “nëse iu referohet interesave” të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe atij rus, Vladimir Putin, shkruan në anën tjetër gazeta Wall Street Journal.

Sipas BBC-së, në konferencën për media, Trump ka bërë përpjekje ta shndërrojë “katastrofën diplomatike” në vlerësim politik për veten.

Përgatiti: Valona Tela






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин поздравил Мишустина с назначением на должность премьер-министра РФ


Спорт в России и мире
Москва

Фитнес прокачивает онлайн // Благодаря чему растет спрос на видеотренировки


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Хачанов победил Шевченко во втором круге турнира ATP в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Чем грозит парковка на газоне





Путин в России и мире
Москва

Кировчанин с позывным Струна стоял рядом с Владимиром Путиным 9 Мая в Москве


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Звезда «Что было дальше?» Детков о переезде: «Не думал, что из дуэта Лепса и Тимати в Лондоне буду жить я»



Москва

Ситуация под Авдеевкой на сегодня. Карта боевых действий от 11 мая 2024 года

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net