Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Delegacioni amerikan niset drejt Turqisë në kërkim të armëpushimit

0
Delegacioni amerikan niset drejt Turqisë në kërkim të armëpushimit

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të vizitojnë të enjten Turqinë, me qëllim të sigurimit të një armëpushimi për operacionin turk në verilindje të Sirisë, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për tërheqje të trupave nga kjo zonë, duke thënë se “nuk është kufiri” amerikan se dhe kurdët “nuk janë engjëj”.

“Misioni ynë është që të shohim nëse mund të arrijmë armëpushim, nëse mund të ndërmjetësojmë”, ka thënë Pompeo para gazetarëve para se të nisej.

Pence dhe Pompeo, që janë nisur me aeroplanë të ndryshëm, synojnë të zhvillojnë takime në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ndonëse nuk është bërë e qartë nëse Erdogan do të pajtohet që të zhvillojë takim me ata.

*Video: Kontradiktat e aksionit të Turqisë në Siri

Trump ka thënë se beson që Pence dhe Pompeo do të “zhvillojnë takim të suksesshme” në Turqi, pas një jave prej kur ka nisur ofensiva e Turqisë, duke thënë se dëshiron të pastrojë zonën verilindore të Sirisë nga forcat kurde për të krijuar një zonë të sigurt për refugjatët sirianë.

Vendimi i Turqisë ka ardhur pas njoftimit të papritur të Trumpit për të tërhequr forcat amerikane nga verilindja e Sirisë, zonë në të cilën kanë mbështetur luftëtarët kurdë në luftimin e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Turqia ka thënë një kohë të gjatë se luftëtarët kurdë janë një zgjatim i Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një fushatë brenda Turqisë prej vitit 1980, dhe të cilën Ankaraja, Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Nëse bisedimet dështojnë “sanksionet, tarifat dhe gjërat tjera që kemi bërë dhe do të bëjmë ndaj Turqisë do të jenë shkatërruese për ekonominë e Turqisë”, ka thënë Trump në një konferencë për media, bashkë me presidentin italian, Sergio Mattarella në Uashington.

Mirëpo ai ka thënë se PKK-ja “është më e keqe dhe përbën kërcënim terrorist më shumë sesa IS-i”.

Trump ka thënë se kurdët dinë si të luftojnë dhe nuk janë engjëj.

“Siria dhe Turqia mund të luftojnë. Siria është e afërt me kurdët. Kurdët janë shumë të mbrojtur dhe dinë si të luftojnë. Ata nuk janë engjëj, mirëpo kanë qenë me neve. Por jo, nuk janë engjëj”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan ka mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr rreth 1,000 trupa amerikane nga veriu i Sirisë, duke e konsideruar këtë vendim si “briliant në aspektin strategjik”.

Përveç kësaj, ai ka thënë se nuk e ka problem nëse Rusia i ndihmon Sirisë në konfliktin me Turqinë.

Të mërkurën, presidenti Trump ka bërë publike një letër, në të cilën ka kërcënuar Erdoganin, duke i kërkuar që të veprojë vetëm “në mënyrë njerëzore dhe të drejtë” në Siri.

Në letrën që ndonëse është publikuar më 16 tetor, i është nisur Erdoganit më 9 tetor, kur edhe ka nisur operacioni në Siri, Trump i ka thënë homologut të tij turk: “Mos u bë burrë i ashpër. Mos u bë torollak”.

Dhoma e Përfaqësuesve ka dënuar vendimin e Trumpit për tërheqje të trupave, duke miratuar rezolutë për këtë çështje.

Udhëheqësja e këtij trupi, Nancy Pelosi ka thënë se kjo gjë e ka zemëruar Trumpin.

Ky disponim është vërejtur edhe në një takim me dyer të mbyllura që është zhvilluar më vonë mes Trumpit dhe ligjvënësve demokratë e atyre republikanë, të cilët kanë synuar të rishikojnë planet e presidentit për Sirinë.

Mirëpo agjencia e lajmeve, Reuters ka cituar disa ligjvënës demokratë të kenë thënë se takimi është kthyer në gjuhë ofenduese ndaj tyre.

Trump është raportuar t’i ketë thënë Pelosit “politikane e rendit të tretë”, dhe shumë shpejt ajo me disa demokratë janë larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Prej tërheqjes së trupave amerikane, kurdët janë bashkuar me forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe vendin e tij aleat, Rusinë, e cila ka dërguar forca patrulluese në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve The Associated Press ka thënë se trupat siriane kanë hyrë në zonën Kobani, aty ku ushtria amerikane dhe luftëtarët kurdë janë bashkuar për herë të parë, me synim të mposhtjes së grupit ekstremist, Shteti Islamik, katër vjet më parë.

Përgatiti: Krenare Cubolli






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Уникальная спецтехника помогает бесперебойной работе метро Москвы


Спорт в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о строительстве спортивных объектов


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

«Рублев отдохнул психологически и в Мадриде показывает качественный теннис» — Тарпищев


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Вокруг парка на электромобиле: что будет доступно напрокат в Москве





Путин в России и мире
Москва

Президент России Владимир Путин подтвердил проведение XVI Международного военно-музыкального фестиваля «Спасская башня»


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

«Набей им морду, покажи им, что ты настоящий белорус». Лукашенко о поездке спортсменов на Олимпиаду




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



МакSим

МакSим о выступлении Трусовой под песню «Отпускаю»: «Как же мне приятно! Какой номер! Какой характер у этой девочки!»



Москва

Акция в поддержу бездомных животных состоится в Химках 1 мая

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net