Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Arrestime të reja për rastin Ivanoviq

0
Arrestime të reja për rastin Ivanoviq

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri të Kosovës, ku ka arrestuar dy persona, në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se sot (16 tetor) në orët e hershme të mëngjesit, në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion që ndërlidhet me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Kelani.

“Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore, dhe ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar, zyrtar policor (R.B), i përfshirë në urdhër-kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesëtar policor, mbetet në kërkim. Gjatë operacionit policor, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, tek i cili është gjetur një armë”, bëri të ditur Kelani.

Video nga arkivi: Pamje nga vendi ku u vra Oliver Ivanoviq

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh që gjatë aksionit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, të mërkurën, është arrestuar zyrtari i policisë, Rade Basare. Ndërkaq në Rudarë, është arrestuar Vasil Bojiq, që është i biri i shefit të operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zheljko Bojiq. Te ky i fundit janë gjetur armë.

Policia e Kosovës ka bastisur edhe shtëpinë e Zheljko Bojiqit në qendër të Mitrovicës Veriore, në të cilën nuk ka qenë i pranishëm askush në momentin e bastisjes.

Gjatë këtij operacioni, që është zhvilluar në orët e hershme, policia ka konfirmuar se ka konfiskuar edhe dy armë të tjera dhe municion.

Por, prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni në veri, është zhvilluar mbi dyshimin për krim të organizuar dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Ne kemi shkuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim. Tash, të shohim gjatë hetimeve se çfarë do të dalë. Mund të jenë edhe këta (personat e arrestuar) të përfshirë në atë rast, në një mënyrë apo në mënyrë indirekte, por për momentin ne e kemi për krim të organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Hoxha.

Në anën tjetër, lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, kanë reaguar autoritetet e Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se qëllimi i këtij aksioni ka qenë “arrestimi i shefit të operativës së Policisë së Kosovës, Zheljko Bojiq, por djalin e tij Vasilije Bojiq e kanë dërguar në drejtim të panjohur”.

Siç ka thënë ai, autoritetet e Kosovës po dëshirojnë t’i fajësojnë serbët për vrasjen e Ivanoviqit.

Lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka reaguar edhe Lista Serbe.

Përmes një komunikate për media, ky subjekt politik e ka cilësuar aksionin e policisë si “ndërhyrje brutale të formacioneve të armatosura të shqiptarëve në veri të Kosovës, me qëllim të frikësimit të popullit serb në Kosovë dhe tërheqjes së vëmendjes së opinionit shqiptar nga tentimi i pasuksesshëm i Prishtinës për t’u anëtarësuar në INTERPOL”.

“Ndërhyrja e sotme dhe arrestimet e pabazë të bashkëqytetarëve tanë është thjeshtë demonstrim i dhunës së egër të Prishtinës mbi qytetarët e pafajshëm, ndaj të cilës bashkësia ndërkombëtare po hesht”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, e cila ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

Iniciativa qytetare “Liri, Demokraci Drejtësi”, kryetar i së cilës ka qenë Oliver Ivanoviq, përmes një komunikate ka deklaruar që kanë kaluar 21 muaj që nga vrasja e liderit të kësaj Iniciative.

“Organet hetuese po deklarohen në mënyrë sporadike, gjë që po krijon përshtypjen te qytetarët se deklaratat e tyre po shfrytëzohen vetëm për veprime të caktuara politike”, thuhet në deklaratën e Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci Drejtësi”.

*Video nga arkivi: Pamje nga ceremonia e varrimit të Oliver Ivanoviqit

Gjithashtu, në komunikatë është thënë që “pushteti i ri në Kosovë, po paralajmëron që për prioritet do ta kenë luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se të gjitha komunitetet në Kosovë duhet të presin që të përmbushet ky premtim, ndërkaq që Iniciativa ‘LDD’ pret që të gjenden dhe procedohen urdhëruesit dhe vrasësit e Oliver Ivanoviqit”.

Më herët, organet e hetuesisë së Kosovës, patën deklaruar se hetimet për ndriçimin e vrasjes së Ivanoviqit janë duke vazhduar, por që ato nuk po përfundojnë me sukses për shkak se autoritetet përgjegjëse të Beogradit nuk po bashkëpunojnë.

Sipas autoriteteve të Kosovës, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit është Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Autoritetet e Serbisë, kanë hedhur poshtë këto pohime, duke thënë se Radoiçiq është intervistuar nga prokurorët në Beograd dhe se, sipas tyre, nuk është vërtetuar që ai ka marrë pjesë në këtë vrasje.

Disa ditë pas vrasjes së Oliver Ovanoviqit, autoritetet e Kosovës ia kishte dërguar katër kërkesa Qeverisë së Serbisë, por përgjigjet e palës serbe, sipas autoriteteve të Kosovës, janë kthyer të pakompletuara. Gjithashtu, autoritetet e Serbisë kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës shkëmbim informacionesh rreth hetimeve.

Por, deri më tash më shumë janë shënuar fajësime reciproke sesa bashkëpunim i ndërsjellë.

 Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018 në Mitrovicën e Veriut para selisë së partisë së tij. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: внимание Путина к Москве дорогого стоит


Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия приняла участие в обеспечении безопасности при проведении футбольных матчей в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев о победе на "Мастерсе" в Мадриде: у меня нет слов


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жителей Москвы предупредили об аномально холодной погоде





Путин в России и мире
Москва

Председатель Госдумы Володин: Путин спас Россию


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Польский судья отказался от должности и попросил защиты у Лукашенко. Он обвинил Варшаву в нечестной политике




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Кристина Орбакайте

Даже бесплатно, лишь бы в Кремле: Mash сообщил о готовности Орбакайте спеть в Москве



Москва

Уже сезон. Названы цены на билеты на курорты Черного моря из городов России

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net