Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2019

Lajmet e rreme, sfidë deri në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së V. në NATO

0
Lajmet e rreme do të vazhdojnë të jenë problem për Maqedoninë e Veriut, derisa vendi të bëhet anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Zoran Jankoviq, shef i zyrës për lidhje me NATO-n në Shkup.


“Maqedonia e Veriut ndodhet në një situatë delikate para se të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s duke iu ekspozuar rrezikut nga lajmet e rreme”, thotë Jankoviq.


Jankoviq sikurse dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut i cili ka potencuar ndikimin e lajmeve të rreme ruse përmes rrjeteve sociale si dhe për pjesëmarrjen e Kinës në fushën e teknologjive të ndjeshme, thotë se përmes lajmeve të rreme, struktura të caktuara dëshirojnë që të krijojnë perceptim te qytetarët se Aleanca Veri-atlantike nuk është rruga e duhur që duhet ta ndjekë shteti.


“Unë mund të them se ne i kemi identifikuar aktivitetet e tilla dhe bëjmë përpjekje që të ballafaqohemi me kërcënime të tilla. Ne kemi identifikuar se ato (kërcënime) janë më të përforcuara në periudha të rëndësishme të ndryshimeve, siç ishte shembull organizimi i referendumit (për ndryshimin e emrit të shtetit) apo periudha para mbajtjes së zgjedhjeve. Gjatë këtyre periudha kemi vërejtur përforcim të aktiviteteve të tilla”, thotë Zoran Jankoviq.


“Kryesisht bëhet fjalë për informacione të rreme, për dezinformata dhe aktivitete të tilla të cilat mund të ndryshojnë perceptimin e qytetarëve, si për shembull ‘Aleanca ose anëtarësimi në NATO nuk janë të dobishme për shtetin’ etj. Përmes lajmeve të rreme dhe dezinformatave përpiqen të ndikojnë te njerëzit për t’i bindur se shteti nuk është në rrugën e drejtë”, shton Jankoviq.




Ndërkaq Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Veriatlantik, për Radion Evropa e Lirë thotë se për Maqedoninë e Veriut sfidë mbeten lajmet e rreme. Ai në këtë drejtim konsideron se të gjithë faktorët me rëndësi, si institucionet ashtu dhe sektori civil, duhet të përfshihen në luftën kundër dezinformatave.


“Edhe më tutje shtet anti-NATO- këtu në radhë të parë është Rusia dhe do ta shoqërojë edhe Kina. Do t’i shfrytëzojnë në maksimum, pra këto të ashtuquajtura trende, që kanë të bëjnë me lajmet e rreme. Mirëpo unë besoj se tanimë Maqedonia e Veriut de fakto është në strukturat e NATO-s dhe kjo luftë duke qenë si pjesë e strukturave Veri-atlantike, vendi ynë do ta përballojë më lehtë”, thotë Ramadani.




Ndërkaq, shefi i zyrës për lidhje me NATO-n, Zoran Jankoviq thekson se vendet që janë drejt anëtarësimit në aleancën veri-atlantike mbeten vendet më të rrezikuara nga ndikimi rus/


“Ato përpiqen të koncentrohen tek ato vende të cilat janë vetëm partnere të NATO-s ose janë në rrugë drejt anëtarësimit të plotë në NATO”, thotë Jankoviq.


Ndërkohë Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se do të bashkëpunojnë me të gjitha organizatat që kanë përvojë serioze, njohje të lajmeve të rreme, për të krijuar një strategji sa më efikase për mbrojtjen qytetarëve nga to.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net