Dy persona të vdekur nga sulmi në Halle të Gjermanisë
Të paktën dy persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin lindor Halle në Gjermani, ka njoftuar policia.
Policia ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi sulmuesi është ende në arrati.
Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe ka pasur një varg armësh.
E përditshmja Bild ka thënë se sulmuesi ka nisur sulmin afër një sinagoge në zonën Paulus në qytetit, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.
Policia ka rrethuar zonën Paulus.