Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Новости за 24.09.2021

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron informacionet se FSK-ja do të ndërhyjë në veri

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë përmes një deklarate i ka përgënjeshtruar informacionet se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke përgatitur trupa për ndërhyrje në veri të Kosovës. Ministria i quajti të pavërteta dhe qëllimkëqija informacionet, duke thënë se këto “dezinformata janë shpërndarë në mesin e qytetarëve të pjesës veriore dhe janë publikuar nga mediumet”. “Dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta... Читать дальше...

SHBA-ja dënon deklaratat e talibanëve për rikthimin e ekzekutimeve

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër deklaratat e një zyrtari taliban, i cili ka thënë se, grupi militant do të rikthejë dënimet me ekzekutim dhe amputim të gjymtyrëve. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha të premten (24 shtator) se, veprimet e tilla do të përbënin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Më herët, Uashingtoni ka thënë se çdo njohje e mundshme e legjitimitetit të qeverisë së re të udhëhequr nga talibanët në Afganistan do të varet nga respektimi i të drejtave të njeriut. Читать дальше...

SHBA-ja tërheq kërkesën për ekstradim ndaj shefes së Huaweit

Evropaelire.org 

Një drejtuese e lartë e kompanisë kineze Huawei, që po mbahej në Kanada, do të mund të largohet pasi Qeveria amerikane hoqi dorë nga kërkesa për ekstradimin e saj. Zyrtarja kryesore financiare e kompanisë, Meng Wanzhou u arrestua në dhjetor të vitit 2018 me kërkesë të SHBA-së. Rasti i saj pati shkaktuar tensione në marrëdhëniet e Kinës me SHBA-në dhe Kanadanë. Ajo ka qenë subjekt i negociatave intensive mes diplomatëve amerikanë dhe kinezë. Të premten Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DD)... Читать дальше...



Mësimdhënësit kërkojnë të shkurtohen orët e të zgjaten pushimet

Evropaelire.org 

Mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë që të shkurtohen orët mësimore, pasi në shumë shkolla nuk ka kushte që të respektohen protokollet shëndetësore për mbrojte nga COVID-19, në bazë të cilave  parashihet që numri maksimal i nxënësve në një klasë, të mos jetë jo më shumë se 24.    Plenumi i mësimdhënësve, kërkon që të shkurtohet kohëzgjatja e orëve me prezencë fizike, nga 45 në 30 minuta, pasi siç kanë sqaruar, mësuesit kanë vështirësi të mëdha në kryerjen e mësimit në ambiente të mbyllura... Читать дальше...

Transparenca qeveritare në financimin e të akuzuarve nga Gjykata Speciale

Evropaelire.org 

Nga buxheti i Kosovës shpenzohen miliona euro për të akuzuarit e Hagës. Si janë kryer pagesat për disa prej ish-eprorëve të UÇK-së, pa transparencë? Kush prej personave të cilëve iu është konfirmuar aktakuza ka përfituar më shumë, e kush më pak? "Iustitia" është emision që transmetohet çdo dy javë dhe prodhohet nga Radio Evropa e Lirë dhe Betimi për Drejtësi. Ky emision transmetohet edhe në RTV21.

Irani thotë se do të rikthehet në bisedimet për marrëveshjen bërthamore

Evropaelire.org 

Irani thotë se “shumë shpejt” do të rikthehet në negociatat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Fuqitë perëndimore janë të shqetësuara me ngecjen e bisedimeve që zhvillohen në Vjenë, pasi raportet e Agjencisë për Energjinë Bërthamore kanë thënë se Teherani ka pasuruar edhe më shumë uraniumin, i cili nëse arrin shkallën 90 për qind, mund të përdoret për bombë bërthamore. "Ne me siguri do të vazhdojmë negociatat që i shërbejnë të drejtave dhe interesave të kombit tonë", tha ministri i Jashtëm iranian... Читать дальше...

NATO: Prishtina dhe Beogradi të ushtrojnë përmbajtje

Evropaelire.org 

NATO-ja ka kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës derisa u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut. Deklarata u bë nga zëdhënësja e NATO-s,  Oana Lungescu, përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara tash e pesë ditë, pasi serbët lokalë kundërshtojnë vendimin e autoriteteve të Kosovës për reciprocitet... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës miratoi të premten (24 shtator) masat e reja kundër pandemisë të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator. Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se duke filluar nga kjo datë vazhdon procesi mësimor në objektet shkollore. Sipas tij, në nivelin parauniversitar parakusht për prezencë fizike në klasa është që të pranishëm të jenë jo më shumë se 20 nxënës. Ai tha se detajet e zbatimit të këtyre masave do të bëhen publike përmes udhëzuesve të veçantë të cilat do t’i publikojë Ministria e Shëndetësisë. Читать дальше...



Më 26 shtator Zvicra vendos për martesat mes gjinisë së njëjtë

Evropaelire.org 

Të dielën (26 shtator) qytetarët zviceranë do të vendosin përmes referendumit nëse do të lejojnë që çiftet e të njëjtit seks të martohen dhe të birësojnë fëmijë. Sipas Euronews sondazhet e fundit thonë se 63% e të anketuarve e mbështesin reformën "Martesa për të gjithë", 35% janë kundër dhe 2% të pavendosur. Fushata ka qenë mjaft e polarizuar mes mbështetësve të komunitetit LGBT+ dhe kundërshtarëve konservatorë. Aktivistët e të drejtave LGBT+ (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe... Читать дальше...

Serbia pranon nga Kosova mbetjet mortore të tre personave

Evropaelire.org 

Serbia ka pranuar nga Kosova mbetjet mortore të tre personave me kombësi serbe, të cilët kanë vdekur gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve të 90-ta.  Njoftimin e bëri Komisioni i Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur. Dorëzimi i mbetjeve mortore është bërë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.  Siç thuhet, eshtrat e viktimave u morën në emër të familjeve nga përfaqësuesit e delegacionit të Beogradit në Grupin Punues për Personat e Zhdukur. Në njoftim nuk bëhet e ditur se nga cili lokacion janë zhvarrosur këto mbetje mortore. Читать дальше...

QKUK vërshohet nga mbetjet patologjike

Evropaelire.org 

Tashmë janë bërë tre muaj që kur nuk janë larguar mbetjet patologjike nga klinikat e qendrës kryesore spitalore të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ka raportuar para një jave për frigoriferë të mbushur me placenta në Klinikën e Gjinekologjisë, mirëpo asgjë deri më tash nuk ka ndryshuar.

BE-ja i quan të papranueshme sulmet e hakerëve të lidhur me Rusinë

Evropaelire.org 

Pas një fushate sulmesh kibernetike në disa vende evropiane, Bashkimi Evropian (BE) i bëri thirrje Rusisë të respektojë rregullat e një sjelljeje të përgjegjshme. "Disa shtete anëtare kanë zbuluar aktivitete kibernetike që janë zhvilluar me qëllim të keq dhe i kanë lidhur ato me shtetin rus", tha shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, përmes një deklarate më 24 shtator. BE-ja i vlerëson si të papranueshme aktivitetet e tilla, pasi “kërcënojnë integritetin dhe sigurinë, vlerat dhe parimet demokratike”. Читать дальше...

Rihapet procesi për Fatmir Mediun për ngjarjen në Gërdec

Evropaelire.org 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për të rinisur gjykimin për ish-ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu rreth çështjes “Gërdeci”. Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës. Njëzetegjashtë persona, përfshirë fëmijë... Читать дальше...

Prokuroria njoftohet për moszbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi për moszbatimin e vendimit të saj në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit. Pesë vite më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës, konkretisht komuna e Deçanit, pavarësisht thirrjeve për një gjë të tillë nga komuniteti ndërkombëtar. Kryetari i komunës së Deçanit... Читать дальше...

Kina ndalon të gjitha transaksionet me kriptovaluta

Evropaelire.org 

Banka Qendrore e Kinës ka njoftuar se të gjitha transaksionet e kriptovalutave janë të paligjshme. Vendimi i autoriteteve ndalon në mënyrë efektive monedhat digjitale, përfshirë Bitcoin. "Aktivitetet e biznesit me monedha virtuale janë aktivitete financiare të paligjshme", tha Banka e Kinës. Sipas autoriteteve kineze transaksionet e tilla "rrezikojnë sigurinë e pasurisë së njerëzve". Kina përbën njërin prej tregjeve më të mëdhaja në botë të kriptovalutave. Zhvillimet financiare në këtë vend... Читать дальше...

Katër viktima të reja nga COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Të premten në Kosovë janë shënuar edhe katër raste të vdekjes nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.  Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se numri i rasteve aktive me koronavirus aktualisht është 5.371. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 84 raste të reja me COVID-19. Shifra bazohet në 3.823 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë. Nga sëmundja janë shëruar 786 pacientë. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020... Читать дальше...

Asnjë gjobë, partitë shkelin masat kundër COVID-19  

Evropaelire.org 

Me dhjetëra njerëz, pa maskë e distancë, shihen në disa tubime të partive politike gjatë fushatës për zgjedhje lokale. Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, ka nisur më 16 shtator. Që nga nisja e fushatës, në disa fotografi të postuara në rrjete sociale, shihen kandidatë të partive politike për kryetar të komunave të ndryshme, që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19. Në llogarinë e tij në Facebook kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt... Читать дальше...

Vulin: Serbia nuk negocion me armë të drejtuar në ballë

Evropaelire.org 

Nëse Prishtina do bisedime me Beogradin, ajo, së pari, duhet t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu i Kosovës, sepse Serbia “nuk negocion me armë të drejtuar në ballë”, tha ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin. Vulin tha se Serbia dëshiron paqe në Kosovë, porse “xhandarmëria serbe do të respektojë çdo urdhër të presidentit Vuçiq”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. “Xhandarmëria është e gatshme, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por, çfarë është më e rëndësishmja... Читать дальше...

Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e Listës Serbe për ndarjen e ministrive

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e Listës Serbe për ndarjen e ministrive për komunitetet në Qeverinë e Kosovës. Sipas Gjykatës vendimi i kryeministrit (Albin Kurti) që komunitetit serb t’i takojë një ministri, ndërsa dy të tjera t’i takojnë komuniteteve tjera jo shumicë, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Në njoftimin e saj për vendimin, Gjykata konstatoi që “vendimi i kontestuar i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë nuk është nxjerrë në kundërshtim me paragrafët 3 dhe 5 të nenit 96 të Kushtetutës”. Читать дальше...


Музыкальные новости
Imagine Dragons

Группа Imagine Dragons выпустит новый альбом





Персональные новости
ЦСКА

РОСГВАРДИЯ ОБЕСПЕЧИЛА ПРАВОПОРЯДОК ВО ВРЕМЯ ФУТБОЛЬНОГО МАТЧА «ЦСКА» - «СПАРТАК» В МОСКВЕ





Zyrtari taliban: Ndëshkimet e ashpra dhe ekzekutimet do të kthehen

Evropaelire.org 

Një nga themeluesit e talibanëve dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islamik, kur kanë sunduar ata për herë të fundit në Afganistan, ka thënë se lëvizja e linjës së ashpër do të kryejë ekzekutime dhe amputime të duarve, ndonëse jo në publik. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, Mullahu Nooruddin Turabi, ka hedhur poshtë zemërimin për ekzekutimet e talibanëve në të kaluarën, të cilat zakonisht kanë ndodhur para turmave në stadium, dhe ka paralajmëruar... Читать дальше...

CDC në SHBA miraton vaksinat përforcuese

Evropaelire.org 

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC) miratuan dhënien e vaksinave përforcuese kundër koronavirusit për miliona amerikanë të moshuar dhe me shëndet të cenueshëm. Drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky, nënshkroi një seri rekomandimesh nga një panel i këshilltarëve, sipas të cilave, dozat përforcuese të vaksinës Pfizer duhet t’u ofrohen personave mbi 65 vjeç, banorëve të shtëpive të pleqve dhe atyre të moshave 50-64 vjeç, që kanë probleme të rrezikshme shëndetësore. Читать дальше...

Ballkani post-Merkel

Evropaelire.org 

Pas 16 vjetësh në pushtet, Angela Merkel do ta lërë kontrollin e Gjermanisë në duart e një kancelari tjetër. Ikja e saj mund të ndjehet përtej kufijve gjermanë. Çfarë mund të presë Ballkani Perëndimor nga qeveria e re?

Motra e Kimit thotë se K.Veriore mund të jetë e hapur për bisedime

Evropaelire.org 

Kim Yo-jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong-un, ka thënë se zyrtarë verikoreanë janë të gatshëm të rikthejnë bisedimet me Korenë Jugore, nëse kjo e fundit heq dorë nga “politikat armiqësore”. Kim Yo-jong është përgjigjur ndaj thirrjeve të fundit nga jugkoreanët për t’i dhënë fund edhe zyrtarisht Luftës Koreane. Konflikti, i cili ka ndarë në dysh Gadishullin Korean, ka përfunduar më 1953, me një armëpushim dhe jo traktat për paqe. Të dyja shtetet kanë qenë teknikisht në luftë prej atëherë... Читать дальше...

Dita e pestë: Bllokadat e palëvizura në veri 

Evropaelire.org 

Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara tash e pesë ditë. Nata e së enjtes ka kaluar pa incidente, ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, “vlerësohet të jetë një situatë e njëjtë me pengesat e ndryshme të vendosura me automjete, mjete të rënda transportuese, zhavorr etj, në lokacione të ndryshme drejt pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak”. Читать дальше...

Gjenerali amerikan: Duhen analizuar rrugë për rritje të kontakteve ushtarake SHBA-Rusi

Evropaelire.org 

Gjenerali ushtarak amerikan, Mark Milley, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të analizojnë mënyra për të zgjeruar kontaktet ushtarake me Rusinë, si mënyrë për të rritur besimin dhe për të shmangur llogaritjet e gabuara. Gjenerali Milley, njëherësh Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ka thënë se lejimi i vëzhguesve në stërvitjet luftarake të njëra-tjetrës, do të rriste transparencën dhe do të zvogëlonte rrezikun e konfliktit. “Neve na duhet të zbatojnë politika dhe procedura për t’u siguruar se rrisim sigurinë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Опыт проведения Всероссийской акции «Вода России» представлен на межведомственном заседании в Ташкенте





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Земфира

Сын Орбакайте и Преснякова посетил концерт Земфиры, закрыв себе дорогу в Россию



Москва

Москвичей предупредили об отключениях горячей воды с 14 мая

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net