Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Dita e pestë: Bllokadat e palëvizura në veri 

0
Dita e pestë: Bllokadat e palëvizura në veri 

Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara tash e pesë ditë.

Nata e së enjtes ka kaluar pa incidente, ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, “vlerësohet të jetë një situatë e njëjtë me pengesat e ndryshme të vendosura me automjete, mjete të rënda transportuese, zhavorr etj, në lokacione të ndryshme drejt pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak”.

Autoritetet e Kosovës, të hënën, më 20 shtator kanë nisur që veturave me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vënë targa të përkohshme, pasi kanë thënë se të njëjtën gjë Serbia po e bën tash e sa vjet.

Ndonëse asnjë incident i theksuar nuk është regjistuar që nga e hëna, nga autoritetet ndërkombëtare është bërë thirrje për shtensionim të situatës.

KFOR: Po punojmë për të siguruar ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i trupat e të cilit janë po ashtu të angazhuara për sigurinë në veri nuk kanë komentuar për situatën atje duke thënë se janë detaje operacionale.

“Misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR vazhdon që në përditshmëri të zbatojë mandatin e Kombeve të Bashkuara- sipas rezolutës 1244 të vitit 1999- për të siguruar një ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Vulin: Nuk negociojmë me armë të drejtuar në ballë

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin të premtën ka thënë se nëse Prishtina dëshiron bisedime me Beogradin, duhet të tërheq njësitë speciale të Policisë nga veriu.

Vulin tha se Serbia dëshiron paqe në Kosovë mirëpo “xhandarmëria serbe do të respektojë çdo urdhër të presidentit Vuçiq”.

“Xhandarmëria është e gatshme, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por, çfarë është më e rëndësishmja, shumë e motivuar për t’i mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, tha Vulin.

Duke komentuar thirrjen e Bashkimit Evropian për të dyja palët që t’i ulin tensionet, Vulin tha se Marrëveshja e Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë është shkelur në mënyrë flagrante dhe pyeti nëse fjala e BE-së ka ndonjë peshë dhe nëse vlen për ndonjë gjë.

“Ku është fjala e BE-së? BE-ja vlen sa nënshkrimi i saj. Ku është Asociacioni i komunave serbe? Ne kemi pritur që nëntë vjet që ata ta respektojnë nënshkrimin e tyre”, tha Vulin.

Të enjten në mbrëmje ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq vizitoi forcat ushtarake në Rashkë dhe Novi Pazar, që gjendet në kufi me Kosovën, duke thënë se trupat serbe atje ishin në gatishmëri të lartë.

Stefanoviq u shoqërua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali, Millan Mojsilloviq.

Situata në komunat veriore

Disa punonjës të institucioneve serbe, që veprojnë në Kosovë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) se ata janë "të detyruar" që përmes ndërrimeve të kujdesen për bllokimin e vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se qytetarët lokalë në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak - të cilët kanë bllokuar rrugën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të masës së reciprocitetit në targa - kanë përforcuar bllokadat me zhavorr.

Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se prej 20 shtatorit e deri në përfundim të ditës së mërkurë, më 22 shtator, ka lëshuar 6.375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në tërë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë, mbi 3.000 targa të përkohshme janë lëshuar në të gjitha vendkalimet kufitare Kosovë – Serbi, ndërkaq, numri më i madh i tyre është lëshuar në vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Искусственный интеллект станет базовой медицинской технологией в Москве


Спорт в России и мире
Москва

В Московской области прошел чемпионат Центрального округа Росгвардии по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Медведев остался лучшим среди россиян в обновлённом рейтинге ATP, Рублёв — восьмой


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Опыт проведения Всероссийской акции «Вода России» представлен на межведомственном заседании в Ташкенте





Путин в России и мире
Москва

Эксперт: корректировка порогов крупного и особо крупного ущерба по экономическим статьям оправдана и своевременна


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил, что не собирается проводить в Белоруссии мобилизацию




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

Девушке сделали предложение на концерте Басты: "Бери кольцо"



Москва

Источник 360.ru: в Нескучном саду в центре Москвы утонул человек

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net