Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Escobar: Kosova ka pasur të drejtë në reciprocitet, por u befasuam me mënyrën

0
Escobar: Kosova ka pasur të drejtë në reciprocitet, por u befasuam me mënyrën

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se ishte e rëndësishme që Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Ai po ashtu tha se Kosova ka pasur të drejtë të vendosë reciprocitetin, por Uashingtoni u befasua me mënyrë e zbatimit të këtij vendimi. 

“Dialogu i udhëhequr nga BE-ja është vendi i duhur për të gjetur zgjidhjen dhe falënderoj të dërguarin e Posaçëm të BE-së, (Mirosllav) Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë”, tha Escobar gjatë një konference për media në Bruksel më 30 shtator.

“Mësimi është që në partneritet me BE-në mund të bëjmë një përparim në ndihmën e Ballkanit që të integrohet më shumë me BE-në pas një periudhe të vështirë në të cilën kaloi rajoni”, shtoi ai.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Escobar, që njëherësh është i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se ka ende shumë punë për t’u bërë dhe se varet nga vullneti politik i palëve.

Kur u pyet se a kanë qenë të informuar nga pala kosovare se do ta vendosin masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, zyrtari amerikan tha se “Kosova ka pasur të drejtë ta bëjë këtë”, por se u befasuan me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi.

“Kosova ka të drejtë në reciprocitet dhe kjo ka qenë e ditur. Por, u zumë shumë në befasi me mënyrën e zbatimit. Por, këtë e prisnim që të ndodhë në një moment. Jemi të lumtur që siguruam uljen e tensioneve”, tha ai duke shtuar se duhet gjetur zgjidhje afatgjate për çështjen e targave.

Më 30 shtator, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak njoftoi se Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për situatën në veri të Kosovës.

Që prej 20 shtatorit, kur Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat me Serbinë dhe dërgoi njësitë speciale të policisë, rrugët në afërsi të pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak u bllokuan nga serbët lokalë.

I dërguari i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po ashtu foli edhe për moratoriumin për njohjen e Kosovës dhe ndaljen e fushatës për çnjohjet, që derivon nga Marrëveshja e Uashingtonit të arritur më 4 shtator 2020. Ai tha se mbajtja e këtij moratoriumi do ta ndihmonte dialogun ndërmjet Kosovën dhe Serbinë.

I pyetur nëse DASH-i mendon që Kosova e ka “rrezikuar sigurinë kombëtare” duke vendosur reciprocitetin për targat, siç kishin raportuar mediat në Kosovë se i është thënë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Escobar tha:

“Nuk do të komentoj për komunikimet diplomatike. Kemi kanale të komunikimit dhe kemi përcjellë porositë për përmbajtje dhe këtë palët e kanë bërë”.

Zyrtari amerikan u pyet po ashtu nëse ishte i shqetësuar për praninë ushtarake të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, me pjesëmarrjen e diplomatëve dhe ushtarakëve rusë dhe se a është opsion vendosja e zonës ajrore dhe tokësore të sigurisë rreth Kosovës.

"Kemi parë përshkallëzim nga të dyja anët e kufirit dhe kjo nuk ndihmon. Kemi parë angazhimin e faktorëve që nuk janë të përfshirë në dialog dhe nuk ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjes. Jemi në kontakt me të dyja palët dhe u kërkojmë që të përmbahen”, tha ai.

Gjatë kësaj konference për media në Bruksel, Escobar u pyet edhe për mundësinë që SHBA-ja të emërojë ndonjë të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, siç më parë ishte emëruar ambasadori Richard Grenell.

“Mbetet të shihet, por në ndërkohë unë jam përfaqësues i Departamentit të Shtetit për rajonin dhe unë do të punoj aq sa mundem, në mënyrë të hapur për të ndihmuar rajonin”, tha Escobar.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: На майских праздниках парковка в Москве будет бесплатной


Спорт в России и мире
Москва

Кыргызстанцы завоевали медали на международном турнире по танцам в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Россиянин Сафиуллин потерял четыре места в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Москвичам назвали пять мест, где можно полюбоваться цветущей сакурой





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время в пути от Москвы до курортов Черного моря


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: на территории Польши и Прибалтики готовят атаки на восток




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Прокофьев

Мариинский театр исполнил оперу Прокофьева в честь дня рождения композитора



Москва

СМИ: фигурант дела замминистра обороны РФ отказался от сделки со следствием

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net