Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Bislimi e Petkoviq në Bruksel për situatën në veri

0
Në Bruksel, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, teksa rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, për të dhjetën ditë me radhë mbeten të bllokuara.


Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar këto dy rrugë nacionale në atë pjesë në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia.


Shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi i pari do të takohet me të dërguarin e BE-së, Lajçak. Më pas i dërguari i BE-së do të takohet me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq. Nga këto takime do të varet se a do të ketë takim trepalësh apo jo.


Në Bashkimin Evropian shpresojnë se deri te takimi i përbashkët do të vijë dhe që ai do të prodhojë edhe rezultate konkrete që do të ndihmonin në uljen e tensioneve. Brukseli ka thënë se pret që kryenegociatorët, jo vetëm të jenë të gatshëm të diskutojnë, por edhe të kenë mandat të qartë që të arrijnë ndonjë rezultat në takim.




Është paralajmëruar se në Bruksel do të qëndrojë edhe Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar dhe që ai po ashtu do të jetë i përfshirë në përpjekjet e përbashkëta me BE-në për të bindur palët që të gjejnë zgjidhje.


Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka pohuar që Escobar, i cili njëherësh është edhe i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, nuk pritet të marrë pjesë në takimet trepalëshe sepse ato janë format që përfshijnë vetëm delegacionet e Kosovës dhe Serbisë si palë biseduese dhe BE-në në cilësinë e lehtësueses.


Edhe në ditën kur pritet të mbahen takimet në Bruksel, BE-ja ka përsëritur thirrjet që të ulen tensionet dhe të shfrytëzohet dialogu si platforma e vetme për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura mes palëve.




Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident në afërsi të asnjërës pikë kufitare, Jarinjë e Bërnjak. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë bllokadave, ndërkohë që misioni i KFOR-it ka rritur prezencën në këtë pjesë.


Von der Leyen: E rëndësishme që të mos përshkallëzohet situata 

Për situatën në veri, të martën më 28 shtator, nga Maqedonia e Veriut ka folur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


Von der Leyen ka kërkuar shtensionim të situatës dhe rikthim të Prishtinës e Beogradit në dialog.


“Unë jam e shqetësuar për krizën aktuale midis Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme tani që gjërat të mos përshkallëzohen dhe palët të ulen në tryezën e negociatave”, ka thënë von der Leyen pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.




Të martën, ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë refuzuar ofertën e KFOR-it, që ky mision të përkujdeset për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga atje.


Qeveria e Kosovës ka arsyetuar vendosjen e reciprocitetit duke thënë se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.


Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.


Për këto targa të përkohshme shoferët duhet të paguajnë pesë euro dhe vlefshmëria e tyre është dy muaj.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net