Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Lugina e Preshevës kërkon të përjashtohet nga vendimi për targat

0
Përfaqësuesit e shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që ndodhen në jug të Serbisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që këto komuna të përjashtohen nga vendimi për reciprocitet të targave të automjeteve.


Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi, tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa është bërë për shkak të problemeve në qarkullim të banorëve të këtyre komunave të shkaktuara nga vendimi për reciprocitetin e targave.


Ai tha se është kërkuar që të mundësohet liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët.


"Ne dërguam një kërkesë për përjashtimin e komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës nga vendimi. Nuk bëhet fjalë veçmas për shqiptarët apo serbët por për ato tri komuna që janë shumë të lidhura me Kosovën, nga të cilat njerëzit udhëtojnë çdo ditë", tha Mustafi.


Megjithatë për përfaqësuesit shqiptar të Luginës së Preshevës, vendimi i Qeverisë së Kosovës, sipas Mustafit është politikisht i kuptueshëm por zbatimi i tij është i diskutueshëm sepse shqiptarët nga Lugina e Preshevës i shndërron në pengje të Prishtinës dhe Beogradit.


"Ne mbështesim çdo vendim të Prishtinës që forcon shtetësinë e Kosovës, por kjo lëvizje na bën peng. Ajo ka goditur më shumë shqiptarët nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë lidhje familjare dhe historike me Kosovën", tha ai.




Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, shoferët me targa të Serbisë kur hyjnë të Kosovë duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS që t’i ndërrojnë ose t’i mbulojnë targat kur futen në Serbi.


Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, ka nxitur protesta të banorëve serbë në veri të Kosovës dhe reagime të ashpra të Beogradit zyrtar.


Përfaqësues të Serbisë thonë se Kosova, me këtë veprim, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në Prishtinë thonë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ka kërkuar uljen e tensioneve dhe që mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut. 





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net