Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Racizmi, klima dhe COVID-19 në fokus të OKB-së

0
Racizmi, klima dhe COVID-19 në fokus të OKB-së

Çështja e racizmit, kriza klimatike dhe përshkallëzimi i ndasive në botë do të jenë në qendër të vëmendjes në Kombet e Bashkuara të mërkurën.

Trajtimi i këtyre çështjeve vjen një ditë pasi shefi i OKB -së lëshoi një paralajmërim të zymtë se "bota është në prag të një humnere".

Për herë të parë që kur ka filluar pandemia e COVID-19, dhjetëra udhëheqës botërorë morën pjesë me prezencë fizike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në ditën e parë të hapjes së takimit të tyre vjetor.

Sipas agjencisë Associated Press, atmosfera ishte e zymtë dhe e tmerrshme.

Pandemia e COVID-19 dhe kriza klimatike ishin në qendër të fjalimeve të liderëve botërorë.

Në fjalimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara, presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua për bashkëpunim me aleatët gjatë, siç tha, “një dekade vendimtare për botën tonë”.

“Unë besoj se ne duhet të punojmë së bashku si kurrë më parë”, tha Biden para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai shtoi se "në vend që të vazhdojmë të luftojmë luftërat e së kaluarës, ne jemi duke i fiksuar sytë" në sfidat e tjera globale si pandemia e COVID-19, ndryshimet klimatike dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Adresimi i sfidave, sipas Biden "do të varet nga aftësia jonë për të njohur humanitetin e përbashkët".

Pasi paralajmëroi për kërcënimin e qeverive autoritare, Biden tha se demokracia është "mjeti më i mirë" në dispozicion.

"Autoritarizmi në botë mund të përpiqet që të shpallë fundin e epokës së demokracisë. Por, ata gabohen. E vërteta është se bota demokratike është kudo. Ajo jeton në aktivistët kundër korrupsionit, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarët, protestuesit e paqes", tha ai.

Në fjalimet e tyre presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi se "bota ka hyrë në një periudhë të trazirave dhe transformimeve të reja". Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö tha se bota gjendet në një pikë kritike ndërsa presidenti i Kosta Rikës, Carlos Alvarado Quesada deklaroi se e ardhmja po bën thirrje për më pak armë dhe më shumë investime në paqe.

Kina ka thënë se nuk do të ndërtojë më termocentrale të reja me qymyr jashtë vendit, si pjesë e një përpjekjeje për të ndihmuar botën të përmbushë objektivat e Marrëveshjes së Parisit për klimën. Ky vend ka qenë nën presion për të ndalur financimin e termocentraleve me qymyr në vende tjera.

Premtimi u mor përsipër nga presidenti kinez, Xi Jinping gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 21 shtator. Në fjalimin e tij, të cilin e kishte incizuar më herët, presidenti kinez nuk dha detaje të planeve kineze për të ndalur financimin e termocentraleve me qymyr.

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se “kush i ka shfrytëzuar në mënyrë të egër burimet natyrore" duhet të japë kontributin më të madh në luftimin e ngrohjes globale.

Gjatë një interviste për AP, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutteres ka thënë se bota mund të zhytet në një Luftë të Ftohtë të re dhe ndoshta më të rrezikshme nëse Kina dhe Shtetet e Bashkuara nuk përmirësojnë raportet e tyre.

Duke folur për tensionet e vazhdueshme midis SHBA-së dhe Kinës, Biden tha se vendi i tij “nuk po përpiqet për një Luftë të re të Ftohtë ose një botë të ndarë”.

Por, ai u zotua se SHBA-ja do ta mbrojë “me forcë” veten dhe aleatët e saj.

Racizmi

Agjenda e së mërkurës (22 shtator) do ta kthejë vëmendjen te çështja e racizmit.

Në këtë ditë është paraparë të mbahet një takim botëror për të përkujtuar 20-vjetorin e Konferencës së diskutueshme botërore të OKB -së kundër racizmit në Durban të Afrikës së Jugut.

Atëbotë konferenca ishte dominuar nga përplasjet mbi Lindjen e Mesme dhe trashëgiminë e skllavërisë.

Takimin e patën lëshuar Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Izraeli pasi në diskutimet për një projekt -rezolutë kritikohej Izraeli dhe bëhej ndërlidhja me racizmin.

Në dokumentet përfundimtare të konferencës nuk ishte përfshirë një gjuhë e tillë ndaj Izraelit, por në ato u bë thirrje për çrrënjosjen e racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës.

Dokumentet gjithashtu shprehën keqardhje për vuajtjet njerëzore të shkaktuara nga skllavëria.

Njëzet vende kanë njoftuar se do ta bojkotojnë takimin e së mërkurës, ka thënë Konferenca e Presidentëve të Organizatave të Mëdha Hebraike Amerikane.

Ky mekanizëm u bëri thirrje më shumë vendeve që t'u bashkohen atyre "në vazhdimin e luftimit të racizmit, fanatizmit dhe antisemitizmit".

Disa vende perëndimore besojnë se kritikat ndaj Izraelit dhe pushtimit të territoreve palestineze shpesh kalojnë në antisemitizëm.

Palestinezët, shtetet arabe dhe vendet e tjera thonë se kritikat për okupimin e territoreve palestineze nga Izraeli nuk përbëjnë antisemitizëm.

Antisemitizmi është një perceptim i caktuar ndaj hebrenjve, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj tyre dhe konsiderohet të jetë një formë racizmi.

Përgatiti: Kestrin Kumnova






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Мэр Москвы Собянин сообщил об уничтожении беспилотника над Подольском


Спорт в России и мире
Москва

Фитнес прокачивает онлайн // Благодаря чему растет спрос на видеотренировки


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Уимблдон

Финалистка юниорского Уимблдона-2023 получила временное отстранение за допинг


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Озоновые Дыры: Вызов современности, Взгляд Романа Терещенко





Путин в России и мире
Москва

Си отказал Макрону в просьбе, связанной с Путиным. В Москву прибыл лидер Кубы


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: тактическое ядерное оружие для Москвы и Минска — средство сдерживания




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве налоговая потребовала взыскать долг с Алексея Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Булат Окуджава

100 лет назад родился поэт и бард Булат Окуджава



Москва

Politico: Пентагон принял решение о полном выводе военных США из Нигера

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net