Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Krivokapiq: Ristrukturimi i Qeverisë, me kushte

0
Krivokapiq: Ristrukturimi i Qeverisë, me kushte

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, është pajtuar për ristrukturimin e kabinetit qeveritar, por vetëm nën disa kushte dhe njëri prej tyre është që ai të zgjedhë ministrat.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e tij më 21 shtator.

Riorganizimin e qeverisë e kanë kërkuar dy subjektet politike në pushtet, partia pro-serbe Fronti Demokratik dhe Mali i Zi Demokratik, ndërsa subjekti i tretë dhe më i vogël, Lëvizja Qytetare URA e ka  kundërshtuar idenë.

Fronti Demokratik dhe Demokratët më 16 shtator kanë njoftuar se kanë rënë dakord mbi domosdoshmërinë e ristrukturimit të Qeverisë së Malit të Zi.

Sipas tyre kabineti qeveritar duhet të ketë 18 ministri dhe jo 12 sa ka tash si dhe tre zëvëndëskryeministra të cilët gjithashtu mund të jenë edhe udhëheq të resoreve ministrore.

Zyra e kryeministrit Krivokapiq tha se ndryshimet në qeveri do të bazohen në një sërë parimesh.

"Zëvendëskryeministri aktual, Dritan Abazoviq do të jetë zëvendëskryeministri i parë, dhe të gjithë zëvëndëskryeministrat tjerë do të jenë gjithashtu ministra të linjës. Emërimi i zëvendëskryeministrit është një e drejtë e kryeministrit ”, ka  thënë Krivokapiq.

"Kandidatët për ministra të rinj propozohen nga kryeministri pas konsultimeve me shumicën parlamentare, veçanërisht duke marrë parasysh marrëveshjen e vitit të kaluar të tre listave zgjedhore, kompetencën dhe barazinë gjinore ", u tha në deklaratë.

Përveç ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Krivokapiq, ka thënë se subjektet politike që përbëjnë qeverinë e Malit të Zi vendosin një moratorium në të gjitha çështjet, për të cilat nuk ka një konsensus të gjerë shoqëror dhe që shkaktojnë ndasi të thella në shoqërinë malazeze.

"Sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë detyrat kryesore", ka thën kryeministri.

Në dhjetor të vitit të kaluar parlamenti malazez e votoi Qeverinë e re. Pas tre dekadash Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit, Millo Gjukanoviq doli në opozitë.

Rikonstruktimi i paralajmëruar i Qeverisë së Malit të Zi, i cili provokoi konflikt ndërmjet partive të shumicës në pushtet, është kritikuar nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila pret që Qeveria aktuale të mbajë Malin e Zi në kursin euroatlantik.

Një ditë pasi një pjesë e shumicës parlamentare, Fronti Demokratik (DF) dhe Mali i Zi Demokratik, propozuan një riorganizim të Qeverisë, ambasadorja amerikane në Malin e Zi, Judy Rising Reinke, ka thënë se ajo pret që kryeministri, Zdravko Krivokapiq, kryetari i parlamentit Alleksa Beçiq dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq të mbajnë premtimet që i kanë dhënë në shtator të vitit të kaluar - për të mbajtur Malin e Zi në kursin euro-atlantik dhe t’i ruajnë elementet kryesore të politikës së jashtme malazeze, si dhe të merren me reformat si një çështje prioritare, në mënyrë që të përshpejtojnë rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Më herët Lëvizja qytetare, URA u bëri thirrje Demokratëve dhe Frontit Demokratik që të njoftojnë nëse propozimi për rikonstruktim nënkupton tërheqjen e nënshkrimeve nga Marrëveshja e shtatorit të vitit 2020. Kjo marrëveshje ishte baza për formimin e të ashtuquajturës Qeveri të ekspertëve dhe në të cilën u përcaktuan parimet, sipas të cilave kursi i politikës së jashtme të vendit, anëtarësimi në NATO, njohja e Kosovës nuk do të vihen në dyshim.

URA u tha partnerëve të saj qeveritarë se në rast se do të mund të gjenin shumicën parlamentare që do të mbështeste riorganizimin e Qeverisë, ata “mund të caktonin menjëherë një seancë parlamentare”.

Nga 81 deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, tre koalicionet e drejtuara nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja qytetare URA kanë një shumicë minimale prej 41 vendesh në parlament në krahasim me opozitën aktuale të udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve.

URA ka katër deputetë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: парковка в Москве на майских праздниках будет бесплатной


Спорт в России и мире
Москва

В "Локомотиве" иронично отреагировали на ничью в матче ЦСКА со "Спартаком"


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

При каких обстоятельствах может затопить Петербург и Москву? Отвечает гидролог





Путин в России и мире
Москва

Транспортный коридор «Север-Юг» станет катализатором социального и экономического развития стран Евразии и глобального Юга


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко рассказал о планах расширения НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Билли Айлиш

В Fortnite добавят Билли Айлиш, Снуп Дога и скины Metallica



Москва

Находящегося в федеральном розыске наркодилера из Подмосковья поймали в Сочи с мёртвым дельфином

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net