Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Betohet Qeveria Rama 3

0
Qeveria e re e Shqipërisë, në krye me Edi Ramën, për herë të tretë ka nisur zyrtarisht punën, dy ditë pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë.


Kryeministri Edi Rama, bashkë me kabinetin e tij të ministrave, u betuan në Presidencën e Shqipërisë, në prani të presidentit shqiptar, Ilir Meta.


Pas betimit në Presidencë, ministrat e sapozgjedhur u mblodhën në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, ku kryeministri i dha mesazhet e para ndaj tyre dhe punës që Qeveria tij e tretë e ka para vetes.


“Unë u jap një porosi, ministër nuk bëhesh vetë, të bën kryeministri, vendin nuk ta mbaj unë, duhet ta mbash vetë, kjo vlen edhe për dyshemenë. Dyshemeja e Qeverisë është ligji, kush shkel në dërrasë të kalbur, punën e ka me organet ligjzbatuese, jo me mua, as me Qeverinë, as me partinë. Të jeni të sigurt, unë do t’ju mbështes në arritjen e objektivave të përbashkëta, do t’iu mbroj nga çdo agresion dhe kundërshtar të progresit, do t’iu ruaj edhe shpinën nga çdo erë kundër jush që mund të fryjë për shkak të detyrës. Por edhe njëherë, as mua dhe as Partinë Socialiste nuk do ta ketë pas kush do të hedhë edhe një hap jashtë ligjit”, tha Rama.


Në anën tjetër, prezenca ndërkombëtare në Shqipëri ka uruar nisjen e punës së Qeverisë së re.


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ka thënë se “SHBA pret që të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”.


Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca tha se pret që Qeveria e re të fokusohet në reformat integruese për Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në sundimin e ligjit.


“Koordinimi i fortë ndërinstitucional është kyç për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, shkruan Soreca në Twitter.




Kabineti i mandatit të tretë qeverisës të socialistëve përbëhet nga 15 ministri, nga të cilët katër ministra pa portofol. Dymbëdhjetë ministri do të drejtohen nga gratë dhe tri tjera nga burrat.


Programi i Qeverisë së re e ka drejtuar fokusin te rindërtimi pas tërmetit të vitit 2019 dhe menaxhimi i pandemisë, mirëqenia e qytetarëve; modernizimi për zhvillim të ekonomisë prodhuese, familja dhe forcimi i shtetit ligjor.


Kuvendi i ri i Shqipërisë përbëhet nga Partia Socialiste që fitoi 74 mandate, Partia Demokratike 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim katër dhe Partia Social-Demokrate tri mandate.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net